Connect with Us

Nga Ditmir Bushati/ Gjeografia e armiqësisë

Opinione

Nga Ditmir Bushati/ Gjeografia e armiqësisë

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Përplasja për targat e makinave në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe tensionet në veriun e Kosovës të nxitura nga Beogradi, tregojnë para së gjithash ngecjen e politikës së zgjerimit të BE-së, sikundër hezitimin e saj për të artikuluar pa asnjë ekuivok “njohjen e ndërsjellë”, si qëllimi final i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Më shumë sesa për targat e makinave, kjo përplasje risolli në skenë nevojën e ushtrimit të reciprocitetit si bazë e ndërtimit të marrëdhënieve ndërshtetërore. Konflikti i papërfunduar Serbi-Kosovë, ndonëse jo i vetmi në Ballkanin Perëndimor, reflekton atë që Vladimir Gligorov në vitin 2008 do ta përkufizonte si “gjeografia e armiqësisë”. Për fat të keq, ky është stadi në të cilin ndodhet rajoni, thuajse dy dekada pas zotimeve të udhëheqësve të BE-së në vitin 2003 në Selanik, për anëtarësimin e rajonit në BE, dhe vetëm pak ditë larg mbajtjes së Samitit në Brdo pri Kranju ndërmjet BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Përgjatë procesit të dialogut, me shpresën se Serbia do ta njihte Kosovën, asaj i është toleruar ndërtimi i një sistemi që bazohet në fuqinë e një individi. Kur vjen puna për linjëzimin e politikës së jashtme dhe të sigurisë, Serbisë i është lejuar të “ulet në disa karrige”. Ajo ka ndërtuar një partneritet ushtarak me Rusinë dhe tregtar me Rusinë e Kinën. Njëkohësisht, është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor i integruar në zinxhirin e vlerës së shtuar ekonomike të BE-së.

Për shkak të dobësisë së BE-së, shoqëruar me mungesën e unitetit, Serbia është toleruar gjithashtu në qëndrimet e veprimet e saj që synojnë revizionimin e historisë. Për më tepër, Serbia ka arritur të formësoj aleanca me disa vende anëtare të BE-së, të cilat gravitojnë në kundërshtim me parimet dhe vlerat që mishëron BE-ja.

Megjithëse shkaktarja kryesore e luftrave që çuan në shpërbërjen e ish Jugosllavisë në fillim të viteve ‘90, Serbia ka arritur ta mbajë rajonin në një gjendje thuajse të përhershme tensioni, duke luajtur njëkohësisht, në mënyrë hipokrite, kartën e bashkëpunimit rajonal, por duke mos pranuar asnjëherë barazinë e shteteve pjesëmarrëse në rajon.

Konflikti dominues që përshkoi shekullin e kaluar në rajon midis serbëve dhe kroatëve duket se u adresua në mënyrë europiane me pranimin e Kroacisë në BE. Mirëpo kjo e transformoi “gjeografinë e armiqësisë” nga një konflikt serbo-kroat në një konflikt mes Serbisë dhe vendeve të tjera të rajonit.

Kështu, Serbia e interpreton procesin e “normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën” të ndërmjetësuar nga ana e BE-së, si negociatë për statusin e Kosovës edhe pse shumica e vendeve të botës demokratike dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e kanë vulosur pavarësinë e Kosovës. Përmes ndikimit të Kishës Ortodokse Serbe ajo kundërshton në thelb ekzistencën e Malit të Zi; minon në mënyrë sistematike funksionalitetin e Bosnje Hercegovinës; mohon ekzistencën e Kishës Ortodokse të Maqedonisë së Veriut si një entitet i pavarur.

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi/ Për kë foli dhe kë gezoi më shumë sot Ditmir Bushati?

Shqipëria, ndonëse një vend me qasje mesdhetare dhe asnjëherë pjesë e ish Jugosllavisë, gjen veten të përfshirë në “gjeografinë e armiqësisë” në Ballkanin Perëndimor, për shkak të raportit special me Kosovën.

Është e qartë se “gjeografia e armiqësisë” ndikon në dobësinë ekonomike të rajonit dhe potencialit për të çliruar energji pozitive. Sipas një studimi të Westminister Foundation for Democracy, vendet e rajonit humbasin rreth 5.5 miliard euro në vit, për shkak të emigrimit të të rinjve të shkolluar dhe mosmarrjes mbrapsht të investimeve për edukim ndaj tyre. Ndërkohë që mungesa e investimeve serioze nga kompani shumëkombëshe, siç është rasti i vendeve të Vishegradit, rrit hendekun zhvillimor të rajonit me mesataren e BE-së.

Në kushtet kur procesi i anëtarësimit në BE të vendeve të rajonit ka ngecur, reagimi i BE-së mbetet anemik. Në mosmarrëveshjet e konfliktet e mësipërme BE-ja preferon t’i drejtohet “palëve”, paçka se njëra palë është gjithmonë e pandryshueshme. Nga ana tjetër, BE mbetet një partner politik dhe ekonomik i pazëvendësueshëm në rajon. Ndaj dhe “palët” kërkojnë ndërmjetësimin e BE-së për të garantuar marrëveshjet e nënshkruara me ndërmjetësimin e saj, apo për të gjetur gjuhën e përbashkët.

Shfaqja e ambasadorit dhe zyrtarëve të ministrisë së mbrojtjes Ruse përkrah ministrit të mbrojtjes serb dhe shefit të shtabit të përgjithshëm gjatë inspektimit të trupave serbe në kufirin me Kosovën i dha situatës një dimension tjetër. Duhet thënë se KFOR ka një mandat të qartë në lidhje me garantimin e integritetit territorial të Kosovës dhe më posaçërisht në veri të saj. Rrjedhimisht, tentativat për krijimin e skenarëve të ngjashëm me Ukrainën, Moldavinë apo vendet e Kaukazit nuk kanë asnjë shans të përsëriten në këtë kënd të Europës.

Gjithsesi, për të dekurajuar çdo sjellje në të ardhmen, vendet e rajonit anëtare të NATO-s, duke përfshirë edhe Kroacinë, duhet ta trajtojnë këtë ngjarje që lidhet me sigurinë e rajonit, në tryezën e NATO-s, siç bëjnë baltikët apo polakët sa herë përballen me sfida të ngjashme. Për këtë nevojitet një koncept i qartë strategjik që ndërtohet brenda NATO-s, në bashkëveprim edhe me aleatë të tjerë.

Ndërkohë që Serbisë mund t’i duhet më shumë kohë për të pranuar realitetin e pakthyeshëm, është e rëndësishme që BE-ja dhe NATO të mos e humbin investimin e tyrë në rajon. Sinergjia ndërmjet “karrotës” së BE-së dhe “shkopit” të SHBA-ve është domosdoshmëri për transformimin e “gjeografisë së armiqësisë” në një gjeografi të paqes e prosperitetit brenda BE-së./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Opinione

Nga Miron Çako/ A na e zgjidh problemin vetëm dënimi me vdekje?

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Krimi i fundit monstruoz i një vrasësi manjak 38 vjeç kundër një fëmije 8 vjeçar në fshatin Grecalli, patjetër i ka tronditur të gjithë qytetarët e përgjegjshëm. Prindërit dhe të afërmit e të ndjerit të mbushur me zemërim nga dhimbja pa ngushëllim po kërkojnë bashkë me mijëra firmëtarë nga shteti drejtësi kundër kriminelit monstër deri në ndëshkim kapital, me vdekje.

Në Shqipëri dënimi i fundit me vdekje me varje në mes të qytetit të Fierit ka ndodhr në 25 qershor viti 1992 për vellëzërit Cuko që masakruan familjen Puto në Libofsh. Ndikuar nga legjislacioni penal si në vendet e tjera të Bashkimit Evropian dënimi me vdekje në legjislacionin shqiptar është hequr zyrtarisht për të gjitha rrethanat në vitin 2007. Sot në botë dënimin me vdekje e aplikojnë 58 vende të ndryshme të botës.

Rikthimi i dënimit me vdekje në Shqipëri është një çështje penale që ha debat në shoqërinë tonë të “emancipuar”.

Sipas Biblës njeriu është krijesë e Perëndisë (Zanafilla 1-26) dhe askush nuk ka të drejtë të marri jetën e njeriut vetëm Ai që e krijoi. Por sipas Biblës për vrasësit që marrin jetë njerëzish dënimi me vdekje na thuhet tek Libri i Zanafillës: “Cilido që derdh gjakun e një njeriu, gjaku i tij do të derdhet nga një njeri, sepse Perëndia e ka krijuar njeriun simbas shëmbëlltyrës së tij”( Zanafilla 9-6).

Tek Dekalogu na thuhet: “Mos vrit”( Eksodi 20-13). Kuptimi i gjerë i porosisë është mos vrit pa shkak, pa arsye, për interesa dhe hakmarrje personole, por ligji nuk përjashton asnjëherë vrasjen në rrethanat e mbrojtjes personole, të familjes, vendit.

Ligji i urdhëronte gjyqtarët si përfaquesit e shtetit të bënin gjykimin e drejtë kundër vrasësit: “Në qoftë se dikush vret një person, vrasësi do të vritet në bazë të deponimit të dëshmitarëve; por nuk do të dënohet askush në bazë të deponimit të një dëshmitari të vetëm. Nuk do të pranoni asnjë çmim për shpengimin e jetës së një vrasësi që është dënuar me vdekje, sepse ai duhet të vritet.” (Numrat 35 -31-32)

Ky ligj Hyjnor i kushtëzon gjyqtarët që të mos guxojnë ta lirojnë vrasësin, sepse mbajnë mbi veten mëkatin e vrasjes dhe në sytë të Perëndisë ai gjyqtar është bërë bashkëvrasës me kriminelin e liruar.

Vrasësi i papenduar duhet të dënohet këtu në tokë si shprehje e zemërit të drejtë të Zotit: “Sepse zemërimi i Perëndisë zbulohet nga qielli për çdo pabesi e padrejtësi të njerëzve.” (Romakëve 1-18)

Dënimi i kriminelit edhe në qoftë se do i shpëtojë drejtësisë njerëzore nga fshehje apo korrupsioni gjyqsor, nuk do t’i shpëtojë dot asaj hyjnore të Zotit i cili do ti gjykojë pa mëshirë dhe do t’i japë shpërblimin e merituar me mundime të përjetëshme , kriminelit, pedofilit, vrasësit të papenduar,Zoti e thotë qartë: “Kurse .. të neveritshmit dhe vrasësit …pjesa e tyre do të jetë në liqenin që digjet me zjarr dhe squfur, që është vdekja e dytë.”( Zbulesa 21-8)

Prandaj urdhëresa Hyjnore: “Mos vrit: (Eksodi 20-13) sëbashku me urdhërin: “Vrasësi që meriton vdekjen le të vritet” (Numrat 35 31-32) janë ligje Hyjnore rregullatore shekullore për shoqërinë njerëzore mëkatare që ajo të mos të kthehet në një xhungël,pa ligje dhe respektimin e jetës njerëzore ku njeriu të hajë njeriun, por edhe hakmarja personale duhet të menaxhohet dhe të  jetë institucionale që është mbi palët dhe emocionet, por bënë gjyqin e drejtë kundër vrasësit sipas kodit penal të çdo vendi.

Por me rivendosjen e dënimit me vdekje a e zgjidhim ne shqiptarët përfundimisht problemin me krimin dhe vrasësit, pedofilët, manjakët ?

Problemi është se këta individ me deviacione mendore dhe instiktive të pamenaxhushme, si vrasës, manjak, pedofil po shohim me trishtim se po shtohen si një rrezik pontecial në shoqërinë tonë si një fenomen antisocial nga shumë faktor dhe veçanërisht nga tolerimi dhe përdorimi gjithnjë e më shumë i lëndëve narkotike, ose mediatizimi gjithnjë e më shumë i seksualitetit, pornografisë, filmave me skena dhune dhe horror në çdo orë , deri tek lajmet ku kronika e zezë e krimit është bërë lajmi dhe ushqimi i përditëshëm.

Këto faktorë negativ amoral dhe çnjerëzor kanë impakt tek të gjithë qytetarët si të rritur dhe fëmijë, sepse e para pa kuptuar ne si shoqëri humbasim moralin dhe ndjeshmërinë ndaj krimit duke e toleruar atë që pastaj na prek personalisht, e dyta gjithmonë ka njerëz mes shoqërisë që nga keqrritja, dobësia psiqike dhe ligësia e trashëguar dhe e fituar nga mëkatet e tyre nuk i menaxhojnë dot instiktet seksuale dhe vrastare që zgjohen sidomos nga shikimi i shpeshtë i akteve të pamoralshme dhe vrastare që sot janë lehtësisht të aksesushme.

Në qoftë se këta individ të dobët dhe me prirje deviante morale, sociale nuk menaxhohen me seriozitetin dhe kujdesin e duhur nga shoqëria, institucionet e reabilitimit  dhe ndëshkimi i drejtë sipas kodi penal kur gabojnë, ata duke pasur rrugën e lirë shkojnë keq e më keq sa  bëhen pastaj me probleme psikologjike,patologjike të mëdha, sa shkojnë deri në krime të frikshme seksuale dhe vrastare, madje edhe brenda shtëpisë së tyre.

Ky fenomen anti-human nuk duhet kërkuar vetëm tek ata, si vrasës, pedofil, përdhunues dhe manjakë sikur janë të lindur apo të keq edukuar, por tek e gjithë shoqëria jonë që dashje padashje e kriminalizojmë jetën tonë me veprime armiqësore ndaj njëri-tjetrit, si nga shtetari i papërgjeshëm, gjykatësi dhe avokati i korruptuar, polici harbut, mësuesi abuzues, mjeku antihuman, tregtari matrapaz, qytetari i pandershëm dhe indiferent etj kategori si këto.

Prandaj kur indiferenca qytetare po shtohet, toleranca shtetërore edhe ulja e  ndëshkimit penal nga gjyqësori ndaj kërtyre krimeve dhe kriminelëve, ku shumë prej tyre bredhin të lirë mes njerëzve, kjo patjetër e ka shtuar numrin e rasteve të abuzimeve dhe krimeve edhe ndaj fëmijëve, ku vetëm në këtë vit numërohen 162 të dhunuar abuzuar seksualisht, 63 prej këtyre nga familjarët e tyre dhe të vrarë si rasti i fundit që u vra çnjerëzisht nga komshiu.

Dënimi kapital që e meritojnë këta kriminelë, mendoj nuk do të zgjidhte përfundimisht problemin në qoftë se ne nuk do kuptojmë edhe diçka shumë esenciale, sepse këta ekzistojnë jo vetëm si produkti negativ shoqërisë , por sepse në botë ekziston padukurisht edhe djalli njerivrasës, që është shkaku i çdo të keqe dhe krimi çnjerëzor.

Këta njerëz nuk janë thjeshtë të çmendur, por janë të poseduar, të demonizuar. Tek këta njerëz, nga mëkatet e prindërve dhe mëkatet dhe krimet  e tyre, ka marrë të drejta djalli, që i ka futur në në një rreth vicioz nga krimi në krim dhe sado masa penalizuese apo edhe terapi mjeksore, trajtim psikologjik do të marrin, ,ata përsëri do mbeten të tillë, sepse djalli që është brenda tyre nuk largohet me urdhërin e psikiatrit apo psikologut, por vetëm me urdhërin e Zotit: “Unë po të urdhëroj (djall) dil prej tij dhe mos hyr më kurrë tek ai!”(Marku 8-9)

Vetëm në qoftë se këta njerëz pendohen dhe do kërkojnë ndihmën e Zotit atëhere ka shpresë për shpëtim dhe çlirim nga demoni që të mos t’i përdorë përsëri si vegla të ligësisë së tij çnjerëzore.

LEXO EDHE:  Serbia me prokuror të ri për krimet e luftës/ SHBA pret drejtësi për masakrat në Kosovë

LEXO EDHE:  Rama akuza krerëve të BE/ "Kanë thyer premtimet, vetëm flitet"



Prandaj në qoftë se ne duam t’i korrigjojmë dhe shërojmë këta individë është e domosdoshme që nëpër burgje edhe spitale psikiatrike, ku qëndrojnë dhe trajtohen me taksat tona  duhet të ketë jo vetëm mjek, psikolog, por edhe klierikë, që t’i drejtojnë këta njerëz me besim e pendim drejt Zotit, sepse Zoti si njeridashës, që do shpëtimin edhe të këtyre kriminelëve apo manjakëve.Ai thotë: “Unë nuk kënaqem me vdekjen e të pabesit, por që i pabesi të ndryshojë rrugën e tij dhe të jetojë” ( Jezekieli 33 -11).

Edhe pse këta individë duken të pashpresë për shërim nga ana njerëzore, përsëri Zoti thotë: “Ajo që për njerëzit është e pamundur, është e mundur për Perëndinë”. (Matheu 19:26).

Kërkimi i dënimit me vdekje vetëm si shprehje e urrejtjes kundër një krimineli për krimin e tij të shëmtuar vetëm si hakmarje personale, pa dëshirën dhe përpjekjen e të viktimizuarve dhe shoqërisë që këta njerëz të pendohen dhe të mund koorrigjohen, prodhon një krim tjetër, ku krimineli bëhet viktima dhe viktima kriminalizohet.

Në këtë situatë djalli armiku ynë i përbashkët përsëri ka fituar kundër njerëzve duke i lënë në armiqësi në hakmarrje dhe gjakmarrje si një reth vicioz të gjallët, por dëmton edhe shpirtrat të cilët gjykohen nga drejtësia e Zotit mbas vdekje: “Sepse të gjithë ne duhet të dalim përpara gjykatores së Krishtit, që të shpaguhet gjithësecili për ato punë që ka bërë me anë të trupit, qoftë mirë, qoftë keq”.(2 Korinthasve 5-10)

Hakmarrja e të gjallëve që duan ta përmbushin me çdo kusht vdekjen e kriminelit për paqtimin e shpirtrave të viktimizuar, kur është personale, dhe jo institucionale mund të përfundojë me një krim të ri që të penalizon , por ky krim i ngarkohet edhe shpirtit të të vdekurit dhe kjo barrë e vështirëson atë shpirt që gjykohet nga Zotit, i cili na thotë: “Mua më përket hakmarrja, unë kam për të shpaguar, thotë Zoti” (Romakëve 12 -19).

Ne të gjithë jemi mëkatar:“Sepse të gjithë kanë mëkatuar dhe nuk e kanë arritur lavdinë e Perëndisë” (Romakëve 3:23) dhe për këtë meritojmë ndëshkim Hyjnor, prandaj nga ana personale Zoti na kërkon një kusht për faljen e mëkateve tona por edhe të afrmëve tanë që Zoti po i gjykon: “Sepse në qoftë se ju ua falni njerëzve gabimet e tyre, Ati juaj qiellor do t’jua falë edhe juve; por në qoftë se ju nuk ua falni njerëzve gabimet e tyre, as Ati juaj nuk do t’ua falë juve gabimet tuaja.(Matheu 6 12-15)

Kjo nga ana personale dhe e shoqërisë nuk do të thotë kapitullim përpara krimit dhe kriminelëve, sepse Zoti na ka ndaluar nga hakmarrja personale por ka urdhëruar autoritet shtetërore si shërbëtorë të të Zotit të bëjnë drejtësi sipas ligjeve dhe kodit penal, ashtu siç apostull Pavli na thotë: “Eprori (shteti ) është shërbëtor i Perëndisë për ty për të mirë; por po të bësh të këqija, druaj, sepse nuk e mban kot shpatën; sepse ai është shërbëtor i Perëndisë, hakmarrës plot zemërim kundër atij që bën të keqen”.(Romakët 13-4)

Disa njerëz bëjnë fajtor Zotin kur ndodhin fatkeqësi edhe krime të tilla, ata në dëshpërim e sipër  thonë: “Pse o Zot nuk më ndodhi kjo gjë mua, çfarë faji kishte fëmija im?”

Zoti u përgjigjet me heshtjen e tij: “Unë këtu isha, por ju ku ishit?”

Në të vërtet fatkeqësisht ne si shoqëri jemi larguar shumë nga Zoti, jemi bëri jo vetëm apostatë dhe ateistë, që nuk interesohemi për besimin, por edhe okultistë, blasfemues kundra Zotit.

Çdo ditë me ndërgjegje i shkelim  porositë Hyjnore dhe bëjmë atë që është e keqe në sytë e Zotit duke bërë punët e djallit sikur ai të ishte ati ynë, ashtu si Krishti na kujton: “Ati juaj është djalli dhe ju doni të bëni vullnetin e atit tuaj”( Joani 8-44) .

Zoti nuk hakmerret me ne, por na lë të lirë në zgjedhjen tonë me egoizëm eusforik. Kjo situatë sipas ligjeve shpirtërore i jep automatikisht të drejta djallit mbi jetët tona dhe fëmijëve tanë, duke na mbushur me energji negative ndaj njëri- tjetrit dhe urryer njëri-tjetrin.Kjo urrejtje diabolike patjetër kur gjen vend  prodhon produkte të tillë çnjerëzore, kriminale, sespe: “Ai (djalli) ishte njeri-vrasës që nga fillimi.” (Joani 8 -44)

Mbrojtja më e mirë në këtë shoqëri të prishur moralisht dhe të çfazuar mendërisht nga apostazia dhe mëkatet nuk është e rëndësishme vetëm vendosja e rendit  të fortë apo edhe rikthimit e dënimit me vdekje për kriminelë të tillë, sepse kjo shoqëri në këtë gjëndje amorale dhe armiqësore patjetër do prodhojë gjithnjë e më shumë të tjerë të sëmurë mendorë, manjakë, pedofilë, kriminelë,prandaj na nevoitet urgjentisht pendimi dhe besimi tek Zoti, i cili na shpëton dhe na mbron nga i ligu dhe veglat e tij, kurse fëmijët i mbron besimi dhe lutja e prindit.

Ai prind që beson dhe i lutet Zoti për vete apo për fëmijën, kurrë e keqja nuk do ta gjejë të papërgatitur, madje ajo as do ta prek dot atë dhe fëmijën e tij, sepse psalmisti na siguron: “Duke qenë se ke thënë: “O Zot, ti je streha ime, dhe e ke bërë Shumë të Lartin strehën tënde, nuk do të të gjejë asnjë e keqe, asnjë plagë nuk do t’i afrohet çadrës sate. Sepse ai do të urdhëroi Engjëjt e tij të të ruajnë në të gjitha rrugët e tua.” (Psalmi 91: 9-11)

Kur një fëmijë pagëzohet në Kishën Orthodhokse në emrin e Krishtit, Zoti i dërgon engjëll rojtar që e mbron ditën dhe natën nga djalli, të ligjtë dhe rreziqet e papritura. Prandaj edhe besimtarët orthodhoks i luten engjëllit rojtar çdo ditë: “O engjëll i shenjtë, mbrojtës i shpirtit tim të mjerë dhe i jetës time të vuajtur …mos i lësho vend djallit të lig për të pushtuar dhe sunduar trupin tim.” (Urata e engjëllit mbrojtës)

Dikush ka thënë : “Në qoftë se nënat do luteshin Zonjës Shën Marisë Nënës së Zotit Jisu Krisht për fëmijët e tyre, kriminelët nuk do ishin kaq shumë dhe nuk do zotëronin në këtë masë që e zotërojnë sot botën”.( Autor anonim)

Prindër, jo vetëm që duhet të keni shumë kujdes dhe t’i mbroni fëmijët tuaj nga shumë rreziqe që ka shoqëria sot, por duhet ta dini se edhe të vetëm nuk mund t’ja dilni dot t’i prindëroni, edukoni dhe mbroni fëmijët tuaj nga shumë reziqe të dukshme dhe të padukshme, duhet të luteni Perëndis për fëmijët dhe t’i çoni tek Zoti, që ju thotë ju prindërve: “Lërini fëmijët të vijnë tek unë dhe mos i pengoni” (Matheu 19-14)

Kurse për ata që i skandalisin dhe u bëjnë keq fëmijëve, i dhunojnë, abuzojnë ,i vrasin Zoti ju thotë me zemërim: “Ai që do të skandalizojë një prej këtyre të vegjëlve që besojnë tek unë, do të jetë më mirë për atë t’i varet në qafë një gur mulliri dhe të zhytet në thellësi të detit” (Matheu:18;6-7)./  CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

“Të mbështetëm e na çove në humbje”/ Vrenozi-Bashës: Hap krahun, nëse të ka mbetur një fije burrëri

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

FJALE ZEMRE (Nga Ilir Vrenozi)

Kur i bashkohesh një luftë, i bashkohesh nje burri të fortë, i bashkohesh një lideri,  në rastin tonë kemi dy burra.. Sali Berishën dhe Lulzim Bashën. A do mend me cilin burrë të bashkohesh në kjo lufteë, a do mend në cilin prej këtyre dy burrave ke besim që të sjellë fitoren, s’do as laps as leter , dihet se kush lideri ynë historik!

Të ndoqëm të dhamë besim e të mbeshtetem o Lul gjatë gjithe ketyre viteve, e nuk na çove kurrë në asnje fitore, sado e vogel, në çdo beteje vëtem në humbje na çove, nuk na qeshi buza kurrë, dhe ka 8 vite që Edi Rama po tallet me ne demokratet,  tani të lutem mos na perça më, po te duash sado pak PD-ne , sado pak demokratet mos e bëj mutin mullar, jep doreheqjen si burrat para dates 11-te dhe leri demokratet te bashkohen rreth Sali Berishes,  te forcohen dhe te rrezojnë Edi Ramen, Lul, hapi rrugen Sali Berishës të fillojme nga protestat ne Janar e për pak muaj të rrezojmë Edi Ramen nga pushteti..



Me beso Lul, demokratet në keto momente kanë nevojë per nje burrë, per një burrë qe t’i udhëheqë drejt fitores, por fatkeqesisht nuk je ti, koha jote mbaroi,  ai quhet Sali Berisha, me të mirat e me te keqijat e tij… dhe fajin per kete e ke ti vetë Lul, sepse ti me humbjet e tua te njepasnjeshme na bere ne demokrateve te kthejme koken nga legjenda, nga lideri yne historik, mos na pengo te lutem,mos na perça te lutem ne qofte se te ka mbetur pak burreri, mos i përca më demokratet, mos më.

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi/ Për kë foli dhe kë gezoi më shumë sot Ditmir Bushati?

LEXO EDHE:  Takimi i ministrave të BE-së/ Ballkani Perëndimor pjesë e axhendës

Dhe vej nderin tend ne vënd duke dhene doreheqjen, do ishte me e mira qe do beje, me beso,  por para dates 11 dhjetor aman, e di pse, sepse Sali Berisha po i hyri nje beteje i hyn për të fituar, kurrë për të humbur, sidomos brenda llojit ai se njeh humbjen, sepse eshte lider i lindur, te lutem në nder të të gjithe ne demokrateve te thjeshte qe te kemi mbeshtetur deri me 25 prill, hapi rrugën liderit tonë në PD,  sepse koha nuk pret.. hap krahun Lul ne qofte se te ka mbetur nje fije burreri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Luan Rama/ Dy punë të pambaruara, si vetë jeta e Shaban Hysës

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Nga Luan Rama 

Profile artistësh: DY PUNË TË PAMBARUARA, SI VETË JETA E SHABAN HYSËS …

Vepra e Shaban Hysës ka një veçori që nuk e ndeshim shpesh ndër piktorët e tjerë të brezit apo të kohës së tij; ka veçorinë ku piktori, arkitekti i skenës, skenografi, kostumografi dhe etnografi jo vetëm ndihmojnë e plotësojnë artistin, por edhe i japin veprës së tij vlerë dhe dimensione universale.

Duke qenë racionale në thelbin e vet, ajo është edhe shumë e organizuar në harmonizimin pothuaj deri në kufijtë e perfeksionit të të gjithë elementëve përbërës, ç’ka është produkt i një arsyetimi të peshuar gjatë, shumë më parë se artisti të na sjellë në trajtën e lëndës artistike, përjetimin e tij shpirtëror, ndjesitë apo emocionet që e “urdhërojnë” dhe udhëheqin në procesin krijues.

Talenti dhe mjeshtëria e vizatimit si një prej dhuntive të veçanta të Shaban Hysës, i japin atij bazën mbi të cilën vjen e formohet artisti me gjithë kompleksitetin e elementëve të domosdoshëm, madhështinë e të cilit e gjejmë në pothuaj të gjithë veprën e pasur që ka lënë, e që është ndër ne sot në një farë mënyre jeta e tij e pambaruar, jeta që vazhdon, një privilegj i artistëve, të cilët, ndryshe prej njerëzve të zakonshëm, kanë edhe jetën e veprës së tyre, e cila është e pakohë.

Që prej vizatimeve të para e skicave të thjeshta e deri tek tablotë e përmasave të mëdha, nga portreti e deri tek kompozimet monumentale, nga natyra e qetë e tek peizazhet mahnitës, nga detaji më periferik i skenografisë së një vepre skenike e deri tek shumëllojshmëria e motiveve dhe e ngjyrave të kostumografisë, që janë padyshim kontribute fondamentale të tij të një vlere të veçantë në të gjithë fondin tonë kombëtar të etnografisë, shfaqet piktori meditativ e lakonik i linjave elegante, por edhe mjeshtri i harmonisë së ngjyrave dhe i karakterizimit psikologjik të veprës me një peshë imponuese.



LEXO EDHE:  Rama akuza krerëve të BE/ “Kanë thyer premtimet, vetëm flitet”

LEXO EDHE:  Fjolla Morina: Ja arsyeja pse u largova nga Kosova

Por,  po aq na vjen edhe skenografi novator e modern, i një cilësie mjeshtërore në ruajtjen dhe harmonizimin e raporteve të vëllimit dhe hapësirës nga njëra anë, dhe kostumografi elegant e plot shije nga ana tjetër, që na plotësojnë në këtë mënyrë portretin e Shaban Hysës si artist në gjithëkuptimshmërinë e këtij përcaktimi, me një profil shumë të spikatur dhe lehtësisht të dallueshëm për nga individualiteti.

Ndër disa vepra të tij, që kam fatin t’i kem në koleksionin tim dhe që po jua bëj të njohura duke i publikuar sot edhe për ju, më të veçantat e më të rëndësishmet për mua janë dy prej tyre.

Dhe kjo jo vetëm prej faktit se në ato dy punë artisti zgjodhi të kishte për model dhe frymëzim vajzën time, por, më shumë ngaqë ato janë në fakt edhe dy punët e fundit të tij, të mbetura të pambaruara e ku ai ka lënë përjetësisht mbi telajo një emocion dhe përjetim krejt unik, gjë që duket jo vetëm në mënyrën e konceptimit, por edhe për këndvështrimin, për thellësinë dhe horizontin që u jep atyre.

Duke i parë ato punë sot, 16 vjet  më pas që prej kur piktori nuk pati më mundësi të përdorte penelin e të hidhte ngjyrat mbi to, në të gjithë lirizmin që i dominon, gjen edhe një përmasë metafizike deri në trajtën e ontologjisë në trajtimin artistik të tyre, që iu jep veprave një vlerë të veçantë, pasi nuk e gjejmë këtë element kaq të dukshëm në vepra të tjera të piktorit.

Edhe pse ato janë dy punë të pambaruara, në fakt janë një vepër, e cila ne vjen e pambaruar siç ndodh me shumë vepra të piktorëve të mëdhej, të cilët edhe jetën e kanë si veprën e tyre; të pambaruar, të pakryer. E kanë gjurmë vazhdimësie.

LEXO TE PLOTE