Connect with Us

Nevoja ulëritëse e projektit të pashpallur nga Berisha

Politikë

Nevoja ulëritëse e projektit të pashpallur nga Berisha

Publikuar

-

cna lajme politike

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se ka ngjallur jo pak shpresë tek demokratët, tek militantët e PD-së, tek trupa elektorale e kësaj partie, e cila prej shumë vitesh ndihej si e vdekur. Humbje pas humbje, tashmë PD-ja ishte në një udhëkryq, një rrugë e vështirë e cila pas dorëzimit të mandatit të tretë tek socialistët ka një problematikë mjaft të vështirë.

Ish-kryeministri Sali Berisha tashmë ka zhvilluar pesë takime, këto duke filluar nga Tirana, në Fier, në Vlorë, në Durrës dhe në Shkodër. Takime që kanë ngjallur shumë entuziazëm. Takimi i djeshëm në Shkodër ishte mjaft sinjifikativ për turin e Berishës.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show
 Takimi i Berishës në Shkodër

Qartazi ish-kryeministri dhe ish-presidenti duket se është njeriu që ngjall entuziazëm dhe jep garanci për një projekt të duhur për Partinë Demokratike. Një projekt që nuk iu nevojitet vetëm demokratëve. Një projekt që i nevojitet Shqipërisë. Opozita i duhet Shqipërisë. Opozita i duhet edhe Qeverisë, për të qënë më e mirë.

Por, pas këtyre pesë takimeve duket se nuk po shohim një projekt të qartë. Pra, nuk po shohim se cilat do të jenë rregullat apo forma që do të çojë në një Parti Demokratike, ndryshe.

Ish-kryeministri në të gjitha takimet e tij ka hedhur një ide, ka sulmuar ashpër Qeverinë, ka pranuar se PD-ja i ka humbur zgjedhjet, dhe se Edi Rama ka bërë manipulime. Gjithashtu ka thënë se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është i dështuar. Ka përcjellë çdo mesazh të demokratëve ndaj Bashës.

Por, takim pas takimi po shkojmë në një retorikë. Sot demokratët, shqiptarët, ndoshta edhe ata që janë në pushtet, kanë nevojë të dëgjojnë dhe të lexojnë projektin e bashkimit të PD-së. Idenë e qartë të përkthyer në rregulla nga ish-kryeministri, apo idenë sesi do të ecet më tej në rrugën e bashkimit duke e reformuar nëpërmjet një strukture ndoshta, e cila do të vendoste qartazi “pikat mbi i”.

Pra, “pikat mbi i” për mënyrën sesi do të bëhej ky bashkim.

Sepse nuk është thjeshtë një bashkim mekanik. Mënyrën sesi do të hapet Partia Demokratike. Si do të afrohen njerëzit e saj. Cila do jetë gara që do të zhvillohet. Si do të vendoset për të ecur nesër më tej në garat përballë kundërshtarit.

Pra, rregulla të qarta, të shkruara nga një ekip profesionistësh. Një statut i cili do të bashkonte vlerat e demokratëve. Një statut që do të bashkonte kontributet e secilit. Ku jo si sot, që një kryetar që vjen fshin historinë e partisë. Vjen një tjetër e heq atë që ka. E vjen sërish një tjetër dhe sjell atë që do.cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

LEXO EDHE:  Besnik Mustafaj paralajmëron dështimin e Reformës/ Basha dhe Rama kundër ndryshimit të sistemit

Këto nuk duhet të ndodhin më dhe ajo që është nevoja më e madhe e demokratëve është ta shohin “Projektin Berisha”. Çfarë ofron, si do të zgjidhen problematikat e këtyre tetë viteve në opozitë. Dhe si do të ecet drejt bashkimit, për të ofruar një alternativë dhe program fitues në zgjedhjet e ardhshme. Kjo është mënyra sesi mund të ecet përpara.

Dhe për këtë njerëzit kanë nevojë ta dëgjojnë.

Në pesë takime kanë dëgjuar problematikat e qeverisjes, zgjedhjet, Lulzim Bashën, e të tjera si këto.

Tani është koha për të folur për projektin e Partisë Demokratike.

Nuk mjafton mbledhja e firmave, nuk mjafton më tashmë artikulimi i Doktorit.

Duhet që demokratët dhe shqiptarët të shohin dhe të lexojnë qartë cili do të jetë programi, forma, rruga, rregullat e shkruara dhe marrëveshjet që do të sjellin në mënyrë të rregulluar dhe statutore një bashkim të madh të PD-së dhe atë që mund të quhet rruga e bashkimit, zmadhimit, hapjes së PD-së dhe ecjes së saj drejt fitores.

Por, kjo do një projekt dhe një strategji mjaft të qartë, të mbështetur nga të gjithë. Një projekt për të cilin Berisha në fakt ka mbështetje nga të gjitha palët. Tani ka ngelur vetëm që ta shpalosë dhe t’ua sjellë njerëzve. T’ua sjellë demokratëve si alternativë për opozitën që i mungon Shqipërisë./CNA.al

Berisha, premtime demokratëve në Shkodër/ “Vota juaj do të dalë në dritë”

Berisha thirrje demokratëve/ “Koha është kritike, duhet të bashkohemi”

“Nga e gjetët këtë, nga personazhet e Franc Kafkës!”/ Berisha tallet me Bashën para demokratëve

“Basha i pashpresë”/ Berisha: Pa ne këtu, Shqipëria ka një narkokryetar dhe një peng

“I nderuar kryetar”/ Berisha çon peshë zemrat e demokratëve në Shkodër

“Ai që nuk e merr pushtetin me zgjedhje, e merr me çdo formë tjetër”/ Çfarë paralajmëron Berisha?

Berisha: Bashkëqeverisja do ishte fatalitet, duhen zgjedhje të lira

Berisha mes shkodranëve/ “Nuk ka qeveri që ju ka diskriminuar më shumë se ajo e Ramës”

“Basha është satelit i Qeverisë”/ Berisha: Rama kopjoi modelin tim për të fituar

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Open Balkan/ Edita Tahiri: Rama po ndihmon për krijimin e Serbisë së Madhe

Publikuar

-

Nga

Ish-zv.kryeministrja e Kosovës Edita Tahiri ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po kontribuon për krijimin e Serbisë së Madhe me iniciativën e Ballkanit të Hapur. Në studion e “Debati me Alba Alishani” në A2 CNN, ajo pati kritika pati edhe për BE që nuk po përshpejton integrimin e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa zgjidhjen e sheh te SHBA, pasi Kosova dhe Shqipëria nuk mund t’ i përballojnë të vetme presionet. Sipas saj duhen konsulta strategjike gjithë shqiptare që të mos lejohen gabimet që po bën Shqipëria zyrtare në këto kohë.

Për Tahirin Ballkani i hapur është për hegjemoninë serbe në Ballkan me ndihmën e Rusisë, e cila sipas saj po mbështet Serbinë edhe për destabilizimin e Bosnjës, ku tensionet janë në pikën e vlimit me rrezik të shpërthimit të konflikteve.

Prej dy vjetësh kjo iniciativë po ecën në mënyrë të reduktuar dhe me shumë kundërshti. Dhe sot nuk ka pasur gjëra të reja përveç vlerave të Ballkanit përmes nismave të reja rajonale që janë nën ombrellën e BE. Ballkanin e hapur e shoh si një përpjekje për të krijuar një Neo Jugosllavi, por po shoh që Ballkani i hapur duhet të ndërrojë emrin dhe të jetë Ballkani i hapur për hegjemoni serbe në Ballkan me ndihmën e Rusisë. Ky takim i treshes për t’ i krijuar idenë që janë bashkëpunues  dhe brengosen për rajonin. Serbia nga ana tjetër e mbështetur nga Rusia po destabilizon Bosnjën, tensionet janë në pikën e vlimit me rrezik të shpërthimit të konflikteve”, tha Tahiri.

LEXO EDHE:  Kërkesa që Basha do t’i dërgojë Kolegjit Zgjedhor/Çfarë ndodh nëse nuk e pranon?

LEXO EDHE:  Video-denoncim/ Avionë me drogë në Divjakë?!



Tahiri thotë se nisma e Ballkanit të hapur do të dështojë dhe paralajmëroi se Rama dhe Vuçiç do të mbajnë përgjegjësi për të këqijat që e presin Ballkanin.

Pak më herët vendosi ushtrinë pranë kufi me Kosovën dhe habitem që Rama shkon në Beograd pa i thënë Serbisë largo ushtrinë nga kufiri me Kosovën. Ballkani hapur jo vetëm do të dështojë, por po i shërben Serbisë për të krijuar për Serbinë e Madhe dhe do të jenë përgjegjësi për të këqijat që  e presin Ballkanin. Është rikthyer retorika e Milosheviçit që të gjithë serbët të jenë nën një shtet dhe të mbrohen dhe këto skenarë po lejohen”, tha ajo.

Shpresën për të ndaluar Serbinë dhe Rusinë në Ballkan, Tahiri e shikon te SHBA, pasi BE thekson ajo nuk ka strategji të shpejtë për integrimin e vendeve të Ballkanit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Analisti i Bashës e pranon: Premtova vizë, pasaportën ma humbën shokët

Publikuar

-

Nga

Analisti i Lulzim Bashës, njëherësh anëtari i kryesisë së PD-së Fitim Zekthi, është strukur nën petkun e Rilindjes dhe Mero Bazes, të cilët kanë marrë përsipër të mbrojnë të akuzuarin për mashtrim, përkundër fakteve, përkundër dokumentave, dosjes hetimore që ndodhet në organin e akuzës dhe në Gjykatë.

Koha kalon, por dosja mbetet aty, dosja është aty dhe ne do ta sjellim ditë pas dite me data dhe vite,  pavarësisht se Fitim Zekthi gjen kurajon sërish që të gënjejë.

Ashtu siç ka gënjyer edhe në formularin e dekriminalizimit .

“Bëhet fjalë për një gjyq para 20 viteve në mungesë. Gjatë fushatës se vitit 2001, kur Çim Peka punonte me mua dhe ishte në fushatë, dikush i kërkoi drejtuesve të fushatës tonë (nuk po jap emra) një vizë. Drejtuesit e fushatës tonë i thanë dikujt në Tiranë. Unë i dërgova pasaportën të cilën ata e humbën”, deklaron së fundmi Zekthi.

Gënjeshtrat e radhës të Zekthit

Zekthi thotë se bëhet fjalë për një gjyq që ka ndodhur para 20 vitesh.

Së pari, nuk ka qenë para 20 vitesh por në vitin 2003 si kallëzimi penal ashtu edhe procedimi në Prokurori dhe më pas në Gjykatë.

Pra, nuk ka një vendim gjykate të para 20 viteve, por nw vitin 2003,  kur është kallëzuar për mashtrim nga kushërira e tij se i  ka marrë 2 milionë lekë për nxjerrjen e një vize turistike dhe është zhdukur pa adresë, duke mos i kthyer më as paratë dhe as dokumentin e identifikimit, që është një pasaportë.

Së dyti, Fitim Zekthi pranon që ka marrë pasaportën dhe është humbur, por justifikohet se ia  kanë humbur të tjerët.

Një fakt që tregon të vërtetën e raportuar në CNA.al se ia ka marrë kushërirës së tij dokumentin e identifikimit bashkë me paratë, gjë që se mohon.

Pra, fakti që ka marrë pasaportën ekziston.  Faktin që ka marrë dhe paratë se mohon, por kapet pas gjyqit, pasi është gjykuar në mungesë.

Gjykuar në mungesë ose jo, Fitim Zekthi është dënuar për mashtrim, në të gjitha shkallës e gjyqësorit.

LEXO EDHE:  Posti i zv.kryetarëve të gjykatave/ Korça dhe Puka përfundojnë zgjedhjet

LEXO EDHE:  Kërkesa që Basha do t'i dërgojë Kolegjit Zgjedhor/Çfarë ndodh nëse nuk e pranon?

Gjykata e Apelit, një vendim të cilin do të sjellim ditët në vijim e ka rrëzuar kërkesën e Zekthit për të shuar dënimin.

Zekthi, gënjen kur  thotë se është aministuar, por i referohet, si akuzë e vjetër.

Mashtrimi ka ndodhur, paratë janë marrë bashkë me pasaportë dhe vizë nuk është nxjerrë.



Pra, faktet janë.

Nuk është akuzë, por fakt skandaloz sesi një person, i cili merr para nga të afermit dhe i mashtron për viza dhe më pas kallëzohet në polici, ështe person publik dhe madje bën edhe si demokrat i ndershëm.

Absurditeti nuk mbaron këtu.

Nga njëra anë, Zekthi pranon dënimin, nga ana tjetër thotë kam dalë i pafajshëm nga amnistia.

Askund në asnjë vend të botës, përveçse në Afrikë, një i dënuar si mashtrues, që u merr para të afërmëve me anë të mashtrimit nuk do guxonte të dilte në publik e jo më të ishte në kryesinë e një prej forcave kryesore politike.

Sepse me justifikimin e tij Fitim Zekthi, pranon që ka marrë pasaportën dhe nuk mohon dënimin, gjithashtu nuk thotë asnjë fjalë për paratë.

Në fakt prokurorët janë treguar dashamirës sepse me atë proces mund të kishte dhe akuzë për trafikim, pasi trafikantët, nuk bëjnë asgjë më shume  se sa marrin para të afërmëve, qytetarëve, kujtdo,  u nxjerrin viza e më pas i çojnë në perëndim apo gjetkë.

Fakti, se ka thënë që “jam dënuar si mashtrues e nxjerr të pafajshëm, apo mjafton të mashtrosh dhe ta deklarosh më pas dhe je njeriu i duhur për kryesinë e PD-së?/ CNA.al

Dokument-Si u denoncua për mashtrim analisti i Bashës/ Fitim Zekthi mori paratë dhe u zhduk

Dokument-Si u denoncua për mashtrim analisti i Bashës/ Fitim Zekthi mori paratë dhe u zhduk

Dokumenti-Fitim Zekthi kërkoi 2 milionë lekë për një vizë angleze/ Zbardhet dëshmia e denoncueses

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese/ Xhafaj: Basha të kërkoj falje publike, Meta të dekretoj zgjedhjet e pjesshme

Publikuar

-

Nga

Gjykata Kushtetuese vulosi sot 30 qershorin, duke hedhur poshtë padinë e Shoqatës së Bashkive.

Në një lidhje me Skype në edicionin e lajmeve ‘Ora 19:00’ me Juli Krisafin në Syri Tv, deputeti i PS, Fatmir Xhafaj u shpreh se vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të shërbejë si një moment reflektimi.

Ai i kërkoi Lulzim Bashës që të dalë dhe të kërkojë falje publikisht.

Ndërsa presidentit Meta, Xhafaj i bëri thirrje që të dekretojë datën për zgjedhjet e pjesshme në bashkitë ku aktualisht nuk kanë kryetar.

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë themelore për një demokraci të shëndetshme Gjykata Kushtetuese legjitimoi zgjedhjet e 30 qershorit. Është konfirmim i qëndrimit të PS për këtë proces. Nga ana tjetër është një ndëshkim publik dhe moral për të gjithë ata që e bojkotuan. Bojkoti është një akt i papranueshëm për demokracinë dhe shtetin e të drejtës.



LEXO EDHE:  Protesta e opozitës/ Basha: Duam Vetting të vërtetë dhe jo fasadë

LEXO EDHE:  Kryeministri nuk heq dorë nga inceneratorët/ Rama-Bashës: Po pastrohen haletë gjigante

Është moment reflektimi për ata që iniciuan këtë akt të rëndë anti-kushtetues.

Lulzim basha ka detyrimin moral ndaj qytetarëve të këtij vendi, anëtarëve të PD, që të dalë dhe të kërkojë një ndjesë publike.

Presidenti duhet të shpallë urgjentisht datën e zgjedhjeve për 6 bashki të vendit ku nuk janë në ushtrimin e detyrës kryetarët.

Ky vendim është moment reflektimi për të gjitha palët e përfshira në këtë proces“, u shpreh Xhafaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE