LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në kërkim për mashtrim dhe pastrim parash/ Arrestohet 33-vjeçari në Kavajë

2 Tetor 2021, 08:57, Kronika CNA
Në kërkim për mashtrim dhe pastrim parash/ Arrestohet

Policia ka arrestuar një 33 vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Shtetasi me inicialet, A.F, 33 vjeç banues në Kavajë akuzohet për veprat penale ?Mashtrim? i kryer në bashkëpunim dhe  ?Pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal me qellim mashtrimin? dhe ?Pastrimi i parave?.

Njoftimi i policisë

Falë bashkëpunimit mes Policisë së Kavajës dhe Policisë së Durrësit si dhe shkëmbimit në kohë reale mes Interpol Tirana, Fast Kosova dhe Fast Albania, kapet dhe vihet në pranga një tjetër person në kërkim ndërkombëtar.

Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Kosovës, 33-vjeçar, i shpallur në kërkim për veprat penale “Mashtrimi? i kryer në bashkëpunim, ?Pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal me qellim mashtrimin? dhe ?Pastrimi i parave?.Shërbimet e Policisë Kavajë në bashkëpunim me DVP Durrës, pas ndjekjes dhe koordinimit të veprimeve  bënë kapjen në Plazhin e Durrësit dhe arrestimin provizor me qëllim ekstradimi të shtetasit:A.F., 33 vjeç, banues në Kavajë.

Ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore Prishtinë (Departamneti Special), ka caktuar masën e sigurisë ?Arrest me burg?, për veprat penale ?Mashtrimi? i kryer në bashkëpunim, ?Pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal me qellim mashtrimin? dhe ?Pastrimi i parave?, parashikuar nga Legjislacioni Penal i Republikës Kosovës.

Interpol Tirana, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Kosovës./ CNA.al

Lajmet e fundit nga