Connect with Us

Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Aktualitet

Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Vendi ynë do të ndikohet nga mot i kthjellët dhe i freskët dhe temperaturat e ajrit do të vijojnë që të ulen.

Sipas MeteoAlb qarkullimi i masave ajrore nga veri-verilindja e kontinentit do të diktojë mot të kthjellët dhe të freskët në vendin tonë.

Herë pas here do të shfaqen vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë territorin por me te theksuara vranësirat paraqiten në zonat malore.

LEXO EDHE:  Vranësira dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por do të pësojnë rritje të lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 26°C.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h kryesisht nga drejtimi Lindor – Verilindor duke sjell në brigjet e detit Adriatik dhe Jon dallgëzim të ulët./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

“Ulen aksidentet rrugore dhe fatalitetet”/ DPSHTRR: Duhet punë në këto dy drejtime

Publikuar

-

Nga

Në javën e ndërgjegjësimit për sigurinë rrugore drejtoria  e përgjithshme e transportit rrugor njofton se gjatë 10 mujorit të parë të vitit 2021 janë ulur aksidentet me pasoja fatale, krahasuara me të njëjtën periudhë të 2018, 2019-ës, pasi në vitin 2020 qarkullimi ka qenë i kufizuar për shkak të Covid.

Përmes një postimi, DPSHTRR thekson se kjo ka ardhur për shkak të rritjes së ndërgjegjësimit të drejtuesve të mjeteve, por edhe punës së policisë. DPSHTRR thekson se duhet më shumë punë me ndërgjegjësimin e këmbësorëve dhe infrastrukturën e sinjalistikën rrugore.

10-mujori 2021 dhe krahasimi me po atë periudhë të 2018, 2019-ës (viti 2020 ka qenë me qarkullim të kufizuar nga masat anti-Covid19) për aksidentet rrugore me pasoja, fatalitetet, moshat e përfshira, kategoritë e përdoruesve të rrugës dhe disa nga shkaktarët kryesorë.

Edhe pse kemi rreth +110,000 mjete rrugore më shumë, të regjistruara gjatë 2020-ës dhe 2021-shit (në 12+10 muaj) si edhe

+120,000 drejtues mjeti më shumë që kanë marrë lejedrejtimi për herë të parë në këto 22 muaj,



LEXO EDHE:  Moti/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Mos dilni pa çadër nga shtëpia

kemi ulje të numrit të aksidenteve rrugore me pasoja dhe ulje të fataliteteve!

Shifra mjaft pozitive tregojnë ulje të aksidenteve me pasoja nga drejtuesat e mjetit të moshës deri 24 vjeç dhe shumë më pak aksidente nga drejtues mjeti të moshave 25 deri 34 vjeç! Kemi ulje të ndjeshme të aksidenteve nga moshat e reja, ulje edhe nga moshat 35 deri 60 vjeç! Rritja e vetëdijes, kujdesi i shtuar nga të sapopatentuarit, mjete më të sigurta nga një kontroll teknik më cilësor, edukimi më profesional nga Autoshkollat dhe testimet më të përgjegjshme nga Komisionet e DPSHTRR, kanë dhënë rezultat!

Ndikim ka patur edhe puna më e mirë e Policisë Rrugore me masat e kontrollet e shtuara ndaj kundravajtësve!

Statistikat sinjalizojnë rritje fatalitetesh nga pakujdesia e këmbësorëve në kalimin e karexhatave, tregues që kërkon punë me ndërgjegjësimin, infrastrukturën e sinjalistikën rrugore, edukimin dhe kujdesin me këtë kategori vulnerabël!”, thuhet në postim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksioni i policisë/ Arrestohen 16 persona në Tiranë, zbardhen detajet

Publikuar

-

Nga

Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. K., 36 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit në kërkim R. M., 48 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëjetueses.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-Sh. D., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë te ftohta dhe 1 aparat i dyshuar si bllokues valësh;

-A. P., 19 vjeç dhe E. H., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, Policia iu gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2 doreza metalike;

K. Sh., 20 vjeç dhe K. R., 27 vjeç pasi gjatë kontrollit fizik, Policia iu gjeti dhe iu sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

——–

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit në kërkim E. S., 28 vjeç, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka dhënë vendimin “Arrest në shtëpi”, dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e Policisë nuk është konstatuar në banesë.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi i shtetasit D. Gj., 28 vjeç, sepse gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjet dhe iu  sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

LEXO EDHE:  Shenja më e dashur e horoskopit/Zbuloni 10 karakteristika

LEXO EDHE:  Rikthehehen vranësirat, pasdite shi/ Njihuni me parashikimin e motit nga MeteoAlb

——–

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– I. T., 60 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje;



– A. I., 21 vjeç pasi për motive të dobëta është konfliktuar duke e goditur me gurë dhe më pas e ka qëlluar me thikë shtetasin S. Gj., 19 vjeç.

——–

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. A., 20 vjeç dhe proceduan penalisht një shtetas të mitur 17-vjeçar pasi janë konstatuar duke hapur një mjet.

——–

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– I. U., 52 vjeç pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes:

 

– H. N., 52 vjeç pasi u kap me disa kuti me veshje, pa faturë shoqërimi të mallit.

——–

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin e shtetasve Q. M., 52 vjeç dhe E. L., 40 vjeç pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Buxheti për bujqësinë dhe peshkimin/ Gjergj Luca: Rama ka bërë maksimumin për ne, apel ministres Krifca

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca po prezantojnë buxhetin 2022 për peshkatarët. Në fjalën e tij kryeministri bëri një ekspoze të situatës së kaluar të këtij sektori dhe reformave që Ramës po e rimëkëmbin peshkimin në vend.

Rama tha se janë rritur eksportet me 239% dhe shtoi se do të ketë mbështetje të drejtpërdrejtë financiare për peshkatarët për riparimin e anijeve.

Ndërkohë që nga ana e tij, biznesmeni dhe sipërmarësi i “Fish City” Gjergj Luca ka shprehur mirënjohjen për mbeshtetjen e deri tanishme në fushën e peshkimit, duke bërë me dije edhe shtrirjen e veprimtarisë së tyre jashtë territorit të vendit.

Gjatë fjalës së tij nga takimi, Luca kërkoi mbështetjen e ministres së Bujqësisë Frida Krafica për të ecur përpara me prodhimet “Made in Albania”, ndërsa ka theksuar se veprimtaria do të shtrihet deri në Afrikë dhe Libi, pasi janë të pajisur me mjete dhe nuk u mungon asnjë gjë për tu barazuar me kinezët dhe turqit.

Fjala e plotë e Gjergj Lucës:

Këto janë debatet tona më të përditshme zoti kryeministër që ne i diskutojmë me njëri tjetrin sa herë ulemi, sepse peshkimi është një nga bizneset më tëvështira. Edhe po ta krahasosh me minierat ne nuk dimë se kujt t’i vëmë peshën më të rëndë përsa i përket kushteve të vështira,përsa i përket problemeve të detit dhe të gjitha këto halle dhe shqetësime ne ja u kemi shprehur dhe kjo është vizita e katër e juaja. Edhe nëse ju kujtohet vizita e parë, ne që të gjithë bashkë kemi vendosur një parullë atje dhe ka qenë dëshira e të gjithëve për t’iu falenderuar dhe për t’iu thënë se po vjen një burrë që ka mbajtur fjalën me ne. Po vjen një burrë që ne një çerek shekulli kemi lëvizur me një flamur të grisur në të gjitha portet e Europës, duke lypur naftë dhe arritja frontametale e jona ka qenë nafta. Sepse nafta neve na barazoj me të gjitha tregjet dhe nafta ne na barazoj me të gjitha asat e Europës.



Ne sot jemi në bursë. Tani çfarë ndodh? Kjo e shkretë naftë ka shumë kosto tek ne dhe shpesh herë ne bëjmë debate me njër tjetrin për pjesën e TVSH. Sepse ne vetë kemi kërkuar në qeverinë shqiptare që të jemi transparent, kemi kërkuar që ne të ngarkohemi me TVSH e naftës dhe mundësisht të vëmë një minimum mbi prodhimin dhe të paguajmë 30% më tepër se sa prodhimi për të qenë transparent me ju që na dhatë këtë mundësi kaq të madhe për të marrë këtë furnizim në port.

Tani ka një ngërç zoti kryeministër që ne e diskutojmë me njëri tjetrin. Është problemi i markatave. E gjithë bota, peshkun e çon në parkata dhe në momentin që firma bën distribucionin e peshkut nëpër të gjithë territoret apo në eksport, merr përsipër që të ngarkohet me TVSH dhe të shkarkohet me TVSH.

Ne jemi të detyruar, që deri sa sistemi i kësaj lloj TVSH të hyjë në një lloj rregullsi që peshku të kontrollohet në markatat bazë siç e ka Italia apo Greqi mund të ketë vetëm një portë hyrëse dhe porta hyrëse të jetë e kontrolluar nga shteti. Të jetë i kontrolluar nga polici tatimor, nga veterineri,  të jetë i kontrolluar i gjithë prodhimi. Por asnjëri nga ne këtu që jemi coptuar nuk mundet dot që të hyjë të kontrollojë sepse gjithësecili ka magazina të vogla. Është ky ngërçi apo jo?

Mangazinat që e blejnë dhe unë jam një nga mangazinat, ne duhet të demostrojmë që duhet të paguajmë TVSH-në e asaj që vetë prodhojmë, vetfaturohet anija, atëhere problemin ju mund ta keni me mangazinat, mund ta keni me mua që jam porositës i madh, mund ta keni me mallin, me besimin nuk e keni me shtetin. Dhe ata që dalin në rrugë, nuk thonë faleminderit se i shtojnë 200 mijë euro bujqësisë. Është viti i parë që ne shohim këtë arritje dhe asnjëri nuk del të përmendë 200 milion për 4 vjet dhe dalin të gjithë flasin per TVSH-në që nuk e mban as ferma as fshatari, kjo është e turpshme. Të merren me njerzit që punojnë gjithë ditën është e turpshme. Tani, unë dua të shpjegoj diçka tjetër meqënëse është edhe kryeministri. Këto detet tona janë bërë të vogla për ne. Ne kemi barka të mëdha, kemi mjete të mëdha. Kjo mbështetje që na keni dhënë na ka ngacmuar dhe ne jemi bërë dy grupe dhe jemi nisur drejt Afrikës. Këtu unë shpreh mirënjohje sepse me naften ne kemi hyrë në bursë, dhe hyrja në bursë do të thotë që për ne nuk ka më kufij. Është e gjitha fushë e hapur beteje. Mund të jemi edhe në Atlanitik.

Tani po shohim për të hyrë në Libi. Për të hyrë në të njëjtat vende ku turqit dhe kinezët janë “agresivë” pse mos jemi edhe ne agresivë. Tjetër privilegj është që flamuri, kur ne shkojmë dhe gjuajmë në ato vende ne na japin të drejtën e origjinës së tokës. Është njësoj sikur ke një serë në tokë. Kjo është më e rëndësishme, që ne duhet të bëjmë hapin, një bum para që anijet tona të vlejnë të peshojnë atje ku ka më shumë prodhim dhe ta përpunojmë në Shqiprëri. Dhe produkti është “Made in Albania” sepse këtë të drejtë na i jep flamuri. A ka mundësi shteti shqiptar tani, që ka sjellë edhe ministren këtu e cila nuk sheh as majtas dhe as djathatas, kam qenë unë një ndër ta që i kam kërkuar të bëjmë një investim për qershitë tani, ti motër a ke ndërmend të bësh ndonjë gjë për ne, ke mundësi ti të bësh ndonjë gjë për ne? Të lutem. Ai zotëria atje ka bërë maksimumin për ne, tani kërkojmë nga ty, kemi nevojë për ju. Dhe dua të them diçka nëse bujqësinë e keni pasur barazim, peshkimin do e keni në ngritje 30%. Ëshë është puna dhe djersa e të gjithëve këtu…Faleminderit./CNA.al

LEXO TE PLOTE