LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Korrupsioni me punësimet në Arsim/ Gjykata lë në burg dy të arrestuarit në Dibër

2 Tetor 2021, 14:30, Kronika CNA
Korrupsioni me punësimet në Arsim/ Gjykata lë në burg dy

Gjykata ka dhënë sot masën e sugurisë ?Arrest me burg? për dy të arrestuarit Fitim Farruku dhe Halit Shehu pak ditë më parë pas një operacioni të SPAK në Dibër.

Fitim Farruku, shef finance në Këshillin e Qarkut, Lulzim Dani polic bashkiak në Bashkinë Dibër, bashkëshorti i Drejtoreshës së Zyrës Vendore të Arsimit si dhe Halit Shehu, specialist pyjesh, akuzohen për rryshfet.

Prokuroria e Posaçme njoftoi se hetimet nisën pasi Halit Shehu tentoi të fillojë punë si mësues. Për këtë arsye ai ka kontaktuar Fitim Farrukun, të cilit i dha 100 mijë lekë. Ky i fundit i ka premtuar kundrejt shpërblimit që t?i sigurojë ndikim te drejtuesit e Zyrës Arsimore që të punësohet si mësues.

Pas marrjes së zarfit me lekë Fitim Farruku takoi burrin e drejtoreshës së Arsimit, Lulzim Dani.

Sakaq, Halit Shehu dhe Shefi i Financës së Këshillit të Qarkut, Fitim Farruku u arrestuan 2 ditë më parë. Burri i Brikena Danit, Dr. e Arsimit Dibër, Lulzim Dani u shoqërua dhe u la i lirë. SPAK përgjoi telefonat dhe përgjim ambiental, nuk arriti të provonte korrupsionin nga Lulzim Dani./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga