LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fillon zbatimi i marrëveshjes për krizën në veriun e Kosovës

2 Tetor 2021, 18:59, Kosova & Bota CNA
Fillon zbatimi i marrëveshjes për krizën në veriun e

Mëngjesin e së shtunës forcat paqeruajtëse të KFOR-it u vendosën në këto vendkalime, sipas marrëveshjes së arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për t?i dhënë fund krizës në veriun e Kosovës.

Tensionet përfshinë zonën më 20 shtator pasi që serbët lokal dhe Beogradi reaguan me zemërim ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës, për të zbatuar reciprocitetin për përdorimin e targave të makinave.

Qeveria vendosi që nga 20 shtatori, makinat që hyjnë nga Serbia në Kosovë, duhet të marrin targa të përkohshme, njësoj sikundër veprohet në Serbi me makinat nga Kosova për më shumë se dhjetë vjet me radhë. Ajo dërgoni atje njësitë e posaçme për të siguruar zbatimin e vendimit.

Protestuesit serbë vendosën barrikada në rrugë ndërsa Beogradi ngriti shkallën e gatishmërisë ushtarake.

Të enjten palët arritën në Bruksel një marrëveshje trepikëshe, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, e cila parashihte atë që edhe ndodhi gjatë ditës së sotme ? largimin e barrikadave dhe njësive të posaçme të policisë nga vendkalimet kufitare.

Sipas marrëveshjes nga e hëna me 4 tetor, do të zbatohet vënia e fletë ngjitëseve në targat e makinave deri në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare dhe një grup punues do të fillojë nga puna më 21 tetor për të gjetur një zgjidhje të përhershme.

Forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja, sipas marrëveshjes morën përsipër sigurimin e vendkalimet kufitare për dy javët në vijim.

Policia e Kosovës tha nëpërmjet një komunikate se ?gjendja e sigurisë në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, pas largimit të pengesave, lirimit të rrugëve për qarkullim dhe lëvizje të lirë, i është kthyer normalitetit, përderisa njësitet policore patrulluese përfshirë ato kufitare, vazhdojnë me realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore?.

I ngarkuari me punë në ambasadën amerikane në Prishtinë, Nicholas Giacobbe, tha se zbatimi i marrëveshjes së ndërmjetësuar nga BE-ja është një përparim i mirë për Kosovën dhe Serbinë. Ai theksoi se prania e KFOR-it është e përkohshme dhe se brenda dy javësh pret që operacionet kufitare t?i rikthehen normalitetit. ?Koha për të shfrytëzuar këtë momentum dhe për tu ri angazhuar me zell në bisedime?, shkroi ai në rrjetin Twitter.

Ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey, u shpreh i kënaqur me zbatimin e marrëveshjes, duke nënvizuar se ?liria e lëvizjes dhe tregtisë është themeli i integrimit rajonal dhe përparimit ekonomik. Tani duhet të përqendrohemi në një zgjidhje të qëndrueshme?, shkroi ai.

Marrëveshja e së enjtes u përshëndet nga diplomatët perëndimorë, ndërsa u kritikua ashpër nga partitë opozitare në Kosovë, të cilat thanë se me këtë, qeveria e Kosovës hoqi dorë nga sovraniteti në veriun e vendit.

Marrëveshja e 30 shtatorit që fillon të zbatohet nga sot, pritet të ulë tensionet, por ajo pasqyron vetëm një pjesë të mospajtimeve të thella ndërmjet Kosovës që ka shpallur pavarësinë më 2008 dhe Serbisë e cila kundërshton shtetësinë e saj./voa

Lajmet e fundit nga