Connect with Us

E kishte kthyer banesën në pikë shitje droge/ Arrestohet shqiptari në Itali

Kronika

E kishte kthyer banesën në pikë shitje droge/ Arrestohet shqiptari në Itali

Publikuar

-

cna lajme kronike

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi është kapur me drogë.

Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, 36-vjeçari shqiptar aktivitetin kriminal e kryente nga shtëpia dhe dyqani ku punonte. Ndonëse nuk bëhet i ditur identiteti, shqiptari ishte i arrestuar më parë për trafik droge.

Mësohet se gjatë kontrollit në shtëpi e tij, policët gjetën 127 gr kokainë si mjetë që shërbejnë për paketimin e dozave. Tashmë shqiptari ndodhet pas hekurave në pritje të masës së sigurisë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Vdekja e 4 turistëve rusë/ Ekspertiza mjeko-ligjore rrëzon shkakun nga përdorimi i tepruar i klorit

Publikuar

-

Nga

Emisioni ‘Në shënjestër’ i gazetares Klodiana Lala ka zbardhur detaje mbi shkaqet e vdekjes së 4 turistëve rus në një hotel luksoz në zonën e Qerretit në Kavajë.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, “në trupat e viktimave, u konstatua prania e monoksidit të karbonit në masën mbi 75 përqind”.

Ekspertiza ka rrëzuar dyshimet e ngritura më herët, se vdekja mund të kishte ardhur nga përdorimi i tepruar i klorit.

Një kompani e certifikuar ndërkombëtarisht e ka rrëzuar këtë pistë, ndonëse institucionet u përplasën mes tyre për kryerjen e këtyre ekspertizave me argumentin se kampionët e ujit dhe të klorit për t’u ekzaminuar nuk ishin marrë në formën e duhur ligjore.



Ndërkohë që nga ekspertiza e kryer ka rezultuar se rusët nuk kanë patur ndonjë reaksion apo helmim nga ushqimi që mund t’u shkaktonte atyre vdekjen.

Por edhe pse Mjekësia Ligjore ka përcaktuar shkakun e vdekjes së katër rusëve, duket se Prokuroria nuk është e bindur për shkakun e vërtetë të humbjes së jetës së tyre. Për këtë arsye organi hetues ka thirrur në ndihmë Ministrinë e Mbrojtjes. Dhe më konkretisht Shërbimin Sekret të Ushtrisë, me qëllim për të kryer një eksperiment hetimor në të njëjtat kushte që ka ndodhur ngjarja. Ku përmes këtij eksperimenti do të duhet të provohet nëse dioksidi i karbonit, është shkaktuar në ajër si pasojë e keqfunksionimit të kaldajës në hotel dhe mungesës së sistemit si duhet të ventilimit, apo për arsye të tjera.

LEXO EDHE:  E thotë Gjykata e Apelit në Itali: Përdorimi i tepërt i celularit shkakton tumor në kokë

LEXO EDHE:  E përplasi makina teksa udhëtonte me biçikletë/ Vdes në spital 27-vjeçarja (Emri)

Është ky eksperiment që do të mund të përcaktojë përfundimisht shkakun e vërtetë të vdekjes së 4 turistëve rusëve. Si edhe për t’i dhënë fund misterit që mbulon ende humbjen e jetës së tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plagoset në një qendër poligoni/ Ndërron jetë 24-vjeçari

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Një i ri 24-vjeçar ka humbur jetën pas plagosjes në një poligon në Obiliq të Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur për Gazetën Express, nga mjeku i Urgjencës në spitalin e Prishtinës, Naser Syla.



Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45 të mbrëmjes së sotme. Nga ana tjetër, policia vijon hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Pajisnin me identitet grek shqiptarët/ Shkatërrohet banda në Greqi, mes 20 të arrestuarve edhe zyrtarë

Publikuar

-

Nga

Nëntë oficerë policie, një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarit, 1 punonjës i gjendjes civile, 1 avokat dhe 8 qytetarë janë arrestuar nga policia greke n ë kadër të një operacioni të madh.

Nga hetimet e deritanishme në këtë grup kriminal rezultojnë të përfshirë 34 policë. Këta shtetas kanë funksionuar si grup kriminal prej 26.04.2013 deri në 30.11.2021.

Ata pajisnin me dokumenta të rregullta identifikimi dhe patenta shtetas shqiptarë, që rezultojnë me precedentë të rëndë kriminale.

Gjithashtu, ata lehtësonin lëvizjen e këtyre personave drejt shtete e të ndryshme të zonës Schengen, aty edhe ku në disa raste janë arrestuar.

Identetiti që u jepej klientëve ishte kryesisht ai i homogjenëve nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik. Për çdo dokument identifikimi paguhen 30 000 euro, ndërkohë që policia ka arritur të sekuestrojë gjatë operacionit 600 000 euro.



Vetëm ne kasafortën e zyrës së Drejtorit të Policisë së Aspropirgos, Jorgo Bello, janë gjetur dhe sekuestruar 320 mijë euro të pa jusitifkuara. Fitimet e grupit llogariten në 5 mln euro. Grupi pajisi me identitet të rremë kriminelin nga Delvina.

LEXO EDHE:  Drogë dhe armë me vete/Arrestohet i riu në Pogradec

LEXO EDHE:  Trafikonte pjesë mototike/ Arrestohet 53-vjeçari

Marius Spiro Dhiamandi, 37-vjec, lindur në Delvinë dhe banues në Athinë, u ekzekutua me armë zjarri në karburantin në pronësi të bashkeshortes së tij në datë 16 nëntor.

Ai ishte dënuar me parë për një sasi kokaine në shtetin grek ndërsa ishte akuzuar edhe për një vrasje, për të cilën kishte marrë pafajësi. Hetimet e policisë kanë zbuluar se Dhiamandi zotëronte edhe identitetin Stergios Mazmebidis, grek me origjinë nga ish-Bashkimi Sovjetik.

Një i kërkuar nga Interpol dhe 8 shqiptarë të arrestuar në BE me identitet fals.

Të pajisur me indetitet fals rezultojnë edhe një shtetas shqiptar i kërkuar nga Interpol dhe 8 shqiptarë të arrestuar në vendet e BE nga policisë europiane.

LEXO TE PLOTE