Connect with Us

100-vjetori i themelimit të Kryqit të Kuq shqiptar/ Meta e vlerëson me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”

Aktualitet

100-vjetori i themelimit të Kryqit të Kuq shqiptar/ Meta e vlerëson me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”

Publikuar

-

cna lajme aktuale

Presidenti Ilri Meta ka vlerësuar Kryqin e Kuq shqiptar me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, me rastin e 100- vjetorit të themelimit të tij.

Meta ka theksuar se vlerësimi shkon në nderim dhe në kujtim të gjithë themeluesve, drejtuesve e vullnetarëve ndër vite dhe për të rinjtë, anëtarët, vullnetarët dhe stafet tejet profesionale, të cilët me veprimtaritë e shumta humanitare, të kryera në situata emergjente, kanë ndihmuar me shpërndarjet masive të ndihmave.

Njoftimi i plotë:

Me rastin e 100-vjetorit të themelimit, me mirënjohje për kontributet e spikatura fisnike në shërbim të njerëzve në nevojë dhe në vlerësim për të gjithë veprimtarinë e pandërprerë vullnetare dhe humanitare për dhënien e ndihmës së parë, përgjigjes në raste tragjedish e katastrofash natyrore, si dhe për promovimin e shkëlqyer të kauzës së dhurimit të gjakut, pata sot privilegjin t’i akordoj shoqatës humanitare më të vjetër dhe më prestigjioze në vendin tonë, Kryqit të Kuq Shqiptar, Dekoratën e lartë ‘Nderi i Kombit’.

LEXO EDHE:  Meta thirrje qytetarëve: Çdo sjellje e pakujdesshme mund të jetë fatale!

Vlerësimi shkon në nderim dhe në kujtim të gjithë themeluesve, drejtuesve dhe vullnetarëve ndër vite, të cilët në periudhat më të vështira të shekullit të kaluar, u kujdesën për fëmijët e varfër dhe shtresat më të përvuajtura, përmes Strehëve Vorfënore, Këshillimoreve, Shkollës së Infermiereve, hapjes së çerdheve, azileve dhe shtëpive të fëmijëve në mbarë vendin.

Gjithashtu, ky vlerësim shkon për të rinjtë, anëtarët, vullnetarët dhe stafet tejet profesionale, të cilët me veprimtaritë e shumta humanitare, të kryera në situata emergjente, kanë ndihmuar me shpërndarjet masive të ndihmave, me mobilizimin e fuqishëm gjatë krizës së Kosovës në vitin 1999, me ndihmën e dhënë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, me mbështetjen e dhënë “Aleancës për Dhurimin e Gjakut” dhe tashmë, në situatën e krijuar nga pandemia e COVID-19.

Urime edhe në 100 vitet që vijnë!/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Kriza në PD/ Ish deputeti fajëson Bashën: Kjo është e vërteta

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish deputeti i PD Kletis Krutja ka komentuar krizën në PD, duke bërë përgjegjës për këtë situatë Lulzim Bashën.

Në një intervistë për emisionin Log me Endri Xhafon, Kruja deklaroi se Berisha ka marrë një nismë që nuk ka kërkuar të ketë në krah asnjë, ndërsa shtoi se kriza në PD nuk ka ardhur nga ish kryeministri por nga humbja e zgjedhjeve.



Nëse këtë do ta diskutojmë sikur Basha nuk është më ai që ishte para disa muajve, pastaj sigurisht që mund të flasim për këto që flisni. Ato që ka thënë Basha për LSI dhe Metën janë ende. Nuk janë argument këto që thotë Basha. Një gjë është e vërtetë. E vërteta është që presidenti u  detyrua të ekspozohej për shkak të pafuqisë së aksionit që ndërmori Basha me djegien e mandateve. Berisha ka ndërmarrë një nismë për të cilën nuk ka kërkuar të ketë askënd në krah.  Të gjitha këto deklarata tregojnë që kjo s’është një krizë e e krijuar nga Berisha por nga zgjedhjet e 25 prillit. Po të rikthehemi në kohë kjo është një krizë që ka ardhur nga zgjedhjet”, u shpreh Krutja./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bylykbashi: Partia Demokratike nuk është repart ushtarak

Publikuar

-

Nga

“Partia nuk është repart ushtarak”, tha deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, duke kritikuar mënyrën se si kryetari i partisë Lulzim Basha e udhëheq atë.

Ai shtoi se Bashës i ka mbetur një grup deputetësh të cilët do të marrin vendimin e duhur në momentin e duhur.

“Unë besoj se një numër i rëndësishëm i deputetëve që janë aty do të marrin qëndrimin e duhur; janë kolegë dhe unë i respektoj edhe nësë marrin vendimin tjetër. Unë nuk e kam problemin se çfarë mendonjë ata, e kam problemin se çfarë mendon Basha për mënyrën se si funksionon partia. E gjitha është nën këmbët e tij”, tha Bylykbashi.



“Është një garnizon, madje edhe po të dëgjoni leksikun e tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar, mbledhje kryesie apo në mbledhje edhe më të zgjeruara, vazhdimisht flet me një gjuhë të themi luftarake. Pra e koncepton partinë si repart ushtarak. Partia nuk është repart ushtarak. Individi më i thjeshtë, anëtari më i thjeshtë në parti, ka aksionet e tij 30 vjeçare në atë parti”, theksoi Bylykbashi.

LEXO EDHE:  Publikohet video/ Meta përleshet me policinë: Do ju çoj në burg me duart e mia

LEXO EDHE:  Po e gënjejnë apo po na gënjen Presidenti?

Ai shtoi se deputetët nuk duhet të cilësohen si “të Bashës”, për arsye se ata janë deputetë të PD-së.

“Në fakt ata nuk janë deputetët e Bashës, nuk duhet të jenë deputetët e Bashës. Ata do të duhej të ishin deputetë të Partisë Demokratike. Deputetë që janë zgjedhur nga anëtarësia, që kanë punuar me ta për t’u zgjedhur duke marrë votën”, tha ai./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kuvendi Kombëtar/ Këlliçi: Ja pse 18 dhjetori është ilegjitim

Publikuar

-

Nga

Deputeti i PD Belind Këlliçi duke komentuar situatën në PD u shpreh se kryedemokrati Lulzim Basha e ka ‘humbur trenin’ për të thirrur i pari Kuvendin Kombëtar.

Në një intervistë për Report Tv, Këlliçi deklaroi se Basha duhet të kishte vepruar përpara Berishës, prandaj kuvendi i thirrur nga kreu i PD-së më 18 dhjetor është ilegjitim.

Një rithemelim të PD, kthim të saj në binarët e demokracisë, rikthimin institucioneve brenda PD amendimin e statutit të PD dhe adaptimin e tij me partitë simotra në PPE. Berisha njihet për epitete e shpeshta dhe krahasimit, por ai ka përmendur futjen e nenit Basha, ka të bërë me vendosjen e një neni ku kryetari Partisë kur humb duhet të japë dorëheqjen, ku është parë në ndonjë vend në botë që kryetari që humb 4 palë zgjedhje nuk jep dorëheqje.



U mbledh kryesia por Basha harron që kjo kryesi për mua është ilegjitime sepse një pjesë e madhe e atyre funksioneve nuk janë të zgjedhur me votim të fshehtë mes dy kandidaturave, përfshirë edhe pozicioni tim edhe pse e kam nuk po e ushtroj, Sekretar për Emigracionin dhe Diasporën nuk e kam ushtruar fare, kam marrë pjesë vetëm në një mbledhje. Basha e humbi trenin për të thërritur i pari kuvendin Kombëtar në datë 10 nëntor nëse zoti Basha do ta kishte bërë një ditë para se Berisha të dorëzonte firmat, Basha do ishte legjitim për të thirrur kuvendin, por këtë tren e hubmi.

Po tenton të thirrur një kuvend anti-kushtetues. Basha tha se nuk do mbledhim kuvend për të shqyrtuar vendimet e SHBA , në një formular që ka nxjerr sot me ca kam parë kërkon pjesëmarrjen e delegatëve dhe citon edhe marrëdhëniet me SHBA. Kush nga këta 400 delegatë qenka kundër marrëdhënies me SHBA, Ajo që ne kërkojmë është rikthimi i demokracisë në PD”, u shpreh Këlliçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE