Connect with Us

Varianti Delta shtoi viktimat/ Bilanci i shtatorit dy herë më i lartë se i vitit të shkuar

Shëndeti

Varianti Delta shtoi viktimat/ Bilanci i shtatorit dy herë më i lartë se i vitit të shkuar

Publikuar

-

Ministria e Shëndetësisë raportoi të premten për vdekjen e 7 pacientëve të tjerë me COVID-19 duke e mbyllur bilancin e muajit shtator me 207 viktima – 104 më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Ministria tha se viktimat e së premtes ishin të moshave nga 47 deri në 79 vjeç nga Tirana (2), Fieri (2), Vlora, Burreli dhe Gjirokastra.

Autoritetet thanë se 647 persona rezultuan pozitivë nga 4,139 teste të kryera (pozitiviteti 15.6%).

Pozitiviteti mes të testuarve i 24 orëve të fundit rezulton në ulje krahasuar me mesataren e përgjithshme të gjithë muajit shtator (16.1% – nga 153,751 teste 24,845 persona pozitivë).

Vitin e shkuar autoritetet shqiptare kryenin më pak teste. Saktësisht 6 herë më pak. Sidoqoftë të dhënat zyrtare tregojnë se infeksioni nga varianti fillestar (i Wuhanit) i COVID-19 solli më pak vdekje në Shqipëri gjatë muajit shtator të vitit të kaluar.

Gjatë shtatorit 2020 u kryen 25,404 teste, prej së cilave rezultuan pozitivë 4,293 persona (pozitiviteti 16.8%) ndërkohë që humbën jetën 103 pacientë.

Shqipëria vuajti shpërhapje të madhe të variantit Delta gjatë muajit gusht 2021. Gjatë kësaj periudhe u pikasën 13,304 raste me infeksion.

LEXO EDHE:  Nisja e vitit të ri shkollor në Greqi/ Qeveria merr masa shtesë, shpërndahen dhe maska falas për nxënësit dhe mësuesit

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i rasteve ishte 3 herë më i lartë, por kjo kaloi pa shumë vëmendje nga opinioni publik pasi numri i vdekjeve ishte relativisht i ulët, madje më i ulët se i vitit të shkuar (127 gusht 2020;  41 gusht 2021).

Shtatori dha një panoramë më dramatike të situatës. Një pjesë e atyre që u infektuan gjatë gushtit vuajtën rëndim të shëndetit duke iu drejtuar spitaleve. Nën këtë dinamikë u regjistruan edhe viktimat me ditën më tragjike 29 shtatorin (17 viktima) – kaq viktima nuk raportoheshin prej 6 muajsh në Shqipëri.

Lehtësuese për situatën duket fakti se pozitiviteti po vjen në rënie dhe po kështu edhe rastet aktive po bien. Autoritetet kanë bërë thirrje vazhdimisht që popullata të vijojë të vaksinohet në mënyrë që numri i hospitalizimeve të mbahet nën kontroll dhe po kështu vdekjet të mënjanohen.

Prej fillimit të pandemisë në Shqipëri kanë humbur jetën 2,705 persona – ose 1.6% e personave që kanë rezultuar zyrtarisht pozitivë në teste./Euronews

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

Shtrëngimi i masave nga 4 janari/ Brataj: Shteti duhet të mbrojë qytetarët

Publikuar

-

Nga

Po përhapet me shpejtësi/ Brataj tregon simptomat e variantit Delta, i ngjashëm me gripin normal

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, ka folur për situatën e pandemisë në vendin tonë dhe mutacionin e Omicron.

I ftuar në A2, ai tha se fushata e vaksinimit nuk duhet të ulë ritmet, madje do t’i shtojë me masat e reja që përfshijnë administratën dhe disa kategori punonjësish nga 4 janari.

“Nuk ka vend për alarmizëm, në këtë moment Omicron nuk ka një rrezikshmëri të veçantë. Deri më tani nuk ka të shtruar dhe pjesa më e madhe e të infektuarve janë asimptomatik”. Brataj shpjegon se virulenca e Omicron, që duket më e lartë se Delta, nuk është diçka shqetësuese në vetvete, po ashtu mutacionet. “Mund të jemi disi të qetë nga pikëpamja e sëmundshmërisë. Sa më i shpejt është në transmetim, aq më pak janë format e rënda, sepse në një pandemi aq më e egër është virulenca, dhe aq më lehtë izolohet”.  



Por vigjilenca nuk duhet të mungojë. “Sigurisht ka infektime, dhe nuk janë shifrat reale që shohim, sepse njerëzit nuk kërkojnë ndihme, mendojnë se është rrufë sezonale, ato që shtrohen përfaqësojnë vetëm rastet e rënda. Tashmë ecuria e pandemisë shihet nga viktimat dhe shtrimet në spital”, thotë ai.

Brataj nuk mendon se masat nga 4 janari mund të quhen shtrënguese. “Gjermania, që marrim çdo herë si shembull, mendon ta bën më detyrim, dhe po çon pacientet në Itali, Austria e njëjta gjë, Greqia ven gjoba për të pavaksinuarit, Ne nuk po kalojmë në masa ekstreme, por detyra e shtetit është të mbrojë të gjithë qytetarët. Kur filloi shkolla, u duk se do kishim konflikt të hapur dhe çadra dhe pak vaksinime. Pastaj pame që studentet nuk shkonin në çadra se ishin të vaksinuar, normalisht në qytetet e tyre. Në fakultetin e Mjekësisë në dy muaj  nuk kemi asnjë vatër sepse vaksinimi ishte mbi 90%”, thotë Brataj. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Alarmi nga Omicron/ Alimehmeti flet për simptomat: Nuk ka asnjë rast të rëndë

Publikuar

-

Nga

Mjeku i njohur epidemiolog, Ilir Alimehmeti ka folur për situatën e pandemisë në në vend dhe variantin e ri të quajtur Omicron.

Në njën dalje televizive ai tha se lajmi i mirë është që nuk ka asnjë rast të formës klinike të rëndë.

Sa i përket raportimeve të dy javëve të fundit, ai konfirmoi rënien e rasteve por theksoi se nuk është një kurbë e vërtetë.

“Ne do donim të ishim sa më pak. Aktualisht është një fazë rënëse. Shifrat e rasteve të reja po bie lehtësisht, u bë dy javë. Kjo shihet në rastet aktive. Le të shpresojmë të biem në mënyrë të vazhdueshme”, tha ai.



Sa i përket mutacioni të quajtur Omicron ai renditi disa nga informacionet që ekzistojnë deri tani.
“Dimë që Afrika e Jugut është një rritje të rasteve por Botsëana një shtet tjetër që e ka raportuar është në rënie. Nga terreni flitet për forma të lehta dhe kur shkojnë gjurmohen një përqindje e tyre rezulton asimptomatike që është aleati më i mirë i përhapjes. Botsëana thotë se 16 raste ndër 19 janë asimptomatikë. Lajmi i mirë është që nuk ka asnjë rast të rëndë, asnjë rast në spital dhe asnjë rast në oksigjeno terapi”, tha mjeku Alimehmeti.

Por si lind një mutacion?

LEXO EDHE:  Sërish shifra shqetësuese në vend/ Mbetet i lartë numri i viktimave

LEXO EDHE:  Covid në institucionet arsimore/ Infektohet dhe një tjetër edukatore në Delvinë

“Metoda më e shpeshtë që ndodh mutacioni është në pacientë që kanë një sistem imunitar të dobësuar. Kur infektohen është një mundësi që këta ta mbajnë virusin për një kohë shumë të gjatë, edhe 200 ditë dhe 300 ditë. Janë raste unike, por çfarë bëjnë duke u replikuar kaq gjatë virusi në trupin e njeriut fillon dhe krijon mutacion. Kjo është arsyeja që i themi njerëzve të vaksinohen.
Tek këta persona rekomandohet doza e tretë 28 ditë pas dozës së dytë, pikërisht për këtë arsye”, tha ai.

Lidhur me mundësinë e ardhjes në Shqipëri të Omicron, Alimehmeti u përgjigj me disa pyetje. “Ne duhet të presim, a është më i transmetueshëm, a shkakton formë të rëndë, a e kapërcen imunitetin e ofruar nga vaksina, a e kapërcen imunitetin e krijuar nga format e kaluara të tjera?
Transmetueshmëria është e lidhur vetëm me këtë fakt që Afrika e Jugut ka një rritje. Është një popull rreth 60 mln banorë, 3 mln e gjysmë e kanë kaluar, por janë shifra të ulëta sepse sierovalenca ka nxjerrë 70%. Ky shtet ka pasur dhe një variant që ka qenë varianti Beta. Nuk kishin efektivitet vaksinat. Por Beta nuk erdhi kurrë në Europë, nuk zuri rrënjë. Ka qenë para Deltës”, tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Vaksinë me detyrim në supermarket/ Anëtarja e Komitetit Teknik paralajmëron ashpërsim të masave

Publikuar

-

Nga

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi ditën e sotme vaksinë me detyrim për punonjësit e administratës publike, ata të qendrave tregtare dhe të supermarketeve. Në të kundërt,  ata do duhet të paraqesin çdo 5 ditë test PCR.

Lidhur me këto masa ka folur anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mirela Cami  në një dalje televizive ku ka shpjeguar se përse u mor ky vendim.

Sipas saj në këto vende ka fluks të madh njerëzish, por edhe për shkak të përhapjes së variantit Omicron në Europë dhe afrimin e sezonit të dimrit.



“Në fakt në prezanitimin që u bë në lidhje me situatën epidemiologjike u tha që situata ka qenë e qëndrueshme nuk ka pasur rritje të rasteve të pozitivitetit. Lidhet edhe me qarkullimin e Omicron në Europë dhe për t’i paraprirë kësaj gjëje, vaksinimi është i vetmi instrumentet që garanton mbrojtje. Flasim për supermarkete sepse aty ka fluks të madh dhe lëvizje qytetarësh, vaksinimi është i vetmi instrument që garanton mbrojtjen e jetës së tyre”, tha Cami.

LEXO EDHE:  Policia bën kërdinë gjatë fundjavës/ Gjobiten 1710 qytetarë pa maska, masa dhe për lokalet

LEXO EDHE:  Hollivud, trëndafilat e kuq nderojnë viktimat nga COVID-i

Cami theksoi se doza e tretë përforcuese e vaksinës nuk është e detyruar, por rekomandohet për të gjithë personat mbi 18 vjeç për rritur imunizimin.

Ndërkohë, ajo shtoi la të hapur mundësinë se nëse do të kemi një përkeqësim të situatës epidemiologjike masat anti-COVID mund të forcohen./CNA.al

LEXO TE PLOTE