Connect with Us

ONE Telecommunications mbështet teknologjinë dhe inovacionin

Lajme

ONE Telecommunications mbështet teknologjinë dhe inovacionin

Publikuar

-

ONE Telecommunications është gjithmonë një partner i rëndësishëm në eventet teknologjike, ndaj këtë herë nuk mungoi në “ThinkTech”, forumin inovativ dedikuar risive teknologjike dhe mundësive që u ofrohen të rinjve në këtë sektor.

Në këtë forum, mori pjesë znj. Ralitsa Guri, Kryetare e Bordit Drejtues të One Telecommunications, e cila foli për rëndësinë e lundrimit në një rrjet të sigurt. Interneti është burimi më i madh i informacionit dhe komunikimit, por si i tillë është i mbushur me kërcënime të vazhdueshme për sigurinë dhe mbrojtjen e të dhënave.

“Përdorimi i rrjetit është bërë pjesë e pandashme e jetës tonë. Transferimi i vazhdueshëm i të dhënave na ekspozon gjithmonë ndaj rrezikut. Vetëm vitin e shkuar teknologjia na ka mundësuar të bllokojmë 16,000 sulme të rrezikshme. Teknologjia ka rreziqet e saj, por na jep edhe zgjidhjet për tu mbrojtur. One është kompania e parë që ka përqafuar iniciativën “Clean Network”, e cila synon të mbrojë të dhënat e përdoruesve. Për të pasur një rrjet të shpejtë dhe të sigurt kushton shumë, por është detyra jonë për ta garantuar këtë.” u shpreh znj. Guri gjatë forumit “ThinkTech”.

Në rrugëtimin 1-vjeçar, ONE solli ndryshimin e duhur në teknologji, duke përmirësuar rrjetin dhe duke e shtrirë atë në të gjithë territorin e vendit, për të ofruar një shërbim më të mirë, pa prekur të ardhurat e abonentëve. Për këtë arsye One Telecommunications është certifikuar si “Best in Test” nga lideri ndërkombëtar i testimeve Umlaut.

LEXO EDHE:  “Pushtimi” nga teknologjia/ Princi Harry ka një këshillë për ju

Prioriteti i One mbetet ndërlidhja e njerëzve dhe komunikimi i vazhdueshëm. Për ta mbajtur këtë lidhje të pandërprerë, ONE ka investuar në rrjetin më të mirë duke u përmirësuar për të arritur tek çdo klient. Modernizimi i rrjetit në teknologjinë Ericsson dha mundësinë që të gjenerohen produkte shumë novatore, siç janë internet më i mirë për shtëpinë, telefona të mençur me pagesa të ulëta mujore, etj.

Qasja inovative e One ka mundësuar ofrimin e produkteve të personalizuara për grupmoshat e klientëve. Ndaj me paketat e reja Ultra Unlimitet, abonentëve u është dhënë mundësia për të mos i ndalur asnjëherë telefonatat, mesazhet, dhe të jenë gjithmonë online.

Një ekip i dedikuar dhe vizionar, i përbërë nga 60% vajza dhe gra, ka bërë të mundur që teknologjia të mbërrijë kudo. Shërbimi në dyqanet e One përmirësohet çdo ditë, duke trajnuar vazhdimisht stafin e shitjeve si dhe duke rimodeluar 90% të dyqaneve në funksion të eksperiencës më të mirë të klientit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lajme

Nga Miron Çako/ Masturbimi është një grep dhe tallje e djallit!

Publikuar

-

Nga

Pornografia që mund ta përcaktojmë si një “pandemi” në këtë brez të pabesë edhe imoral nxit jashtëzakonish masturbimin. Sipas një sondazhi të institutit Kinsey: 72% e përdorin pornongrafinë për masturbim.

Po çfarë është masturbimi?

Masturbimi është stimulimi seksual i organeve gjenitale vetjake, si tek meshkujt edhe tek femrat, për të arritur kënaqësi seksuale, me duar ose objekte, zakonisht deri në pikën e orgazmës.

Është llogaritur se rreth 97% e meshkujve dhe më shumë se 90% e femrave janë masturbuar para moshës 21 vjeç në adoleshencë dhe më herë në pubertet duke filluar nga mosha 12 -25.

Tek disa njerëz burra ose gra masturbimi është bërë një vartësi sa ata/ato nuk heqin dorë madje edhe kur kanë mundësi të kenë mardhënie seksuale me partnerë ata ndjejnë më shumë kënaqësi seksuale në pornografi dhe në masturbim duke braktisur jetën e rregullt seksuale.
Sipas statistikave :rreth 78% e popullsisë mashkullore, duke pasur një partner të rregullt, vazhdojnë të masturbohen, dhe 13% madje deklaruan se e pëlqejnë këtë praktikë më shumë se seksin.

Edhe pse Psikanaliza e ka përcaktuar si një nga fazat natyrale të jetës seksuale madje e ka promovuar si terapi që nga shekulli i 19−të, psh për të kuruar esterizmin tek femrat, dhe mjekësia, psikologjia dhe seksologjia e ka pranuar si auto-erotizëm, përsëri vetë termi “masturbim” do të thotë “të përdhunosh me dorë veten”, pra diçka jo natyrale dhe perverse.

Pavarësisht se masturbimi tolerohet dhe nxitet nga disa mjek, psikologë, seksologë, si i nevojshëm për shëndetin mendor edhe fizik përsëri studime të mirëfillta kan treguar se masturbimi kur ai bëhet një vartësi është një patologji serioze, sëmundje mendore dhe fizike.
Konkretisht duke qënë se masturbimi mund të filloj në moshë të papjekurisë seksuale si, puberteti, adoleshenca e hershme, kohë kur trupi nuk është i përgatitur për proçeset seksuale dhe shqetësimet që përjetohen gjatë masturbimit, patjetër do të kemi një sforcim psikologjik edhe fizik të individit që do të ketë pasoja të mëvonshme të rritjes, po ashtu edhe kur bëhet në moshë të madhe kur trupi është tashmë i lodhur dhe i konsumuar nga jeta masturbimi mund të çojë në probleme serioze shëndetsore dhe jetësore, sepse gjatë masturbimit sistemi kardiovaskular vuan, kjo gjë që çon në sulme të hershme në zemër, zhvillim të takikardisë, zbehje, dhimbje në zemër dhe infrakte.

Po ashtu masturbimi nxit krijimin e shpejtë të diabetit , prostatës, dëmtim të mushkërive, dëmtimin e sistemit riprodhues, çon në infertilitet, impotenca rritet, dëmton kujtesën, shikimin, çon në humbje të zërit, gjumit, çon në plakje të parakoshme, në nervozizëm, neuroza, depresion, etj pasoja si një reaksion zinxhir në psiqikën edhe trupin e masturbuesit duke dëmtuar cilësinë e jetës natyrale edhe normale.
Masturbimi nga lashtësia

Në antikitet masturbimi konsiderohej një praktikë e natyrshme. Paganët e kanë toleruar masturbimin si një tabu madje sipas tyre ata e kanë huazuar nga perënditë. Psh për egjiptasit universi filloi me një akt auto-erotik masturbimi të perëndisë egjiptiane të krijimit Atum, i cili i gjeneroi qëniet e para përmes spermës së tij të nxjerrë nga vetja me masturbim.

Filozofi cinik Diogjeni (shekull IV pK.) mësonte njerëzit se trukun e masturbimit në fillim ja mësoi “zoti”, Hermesi, si një lehtësim dhe kënaqësi djalit të ti Pan dhe ai ja mësoj disa barinjve të rinj edhe kështu u hap ndër njerëzit. Filozofi Diogjen “Ciniku” masturbohej në publik, sepse për të ishte një nevojë fizike si ushqimi dhe pija dhe kur njerëzit i thonin nuk ke turp ai përgjigjej: “Sa mir do ishte të fërkoja edhe barkun që të më largohet uria”.
Por edhe para Krishtit kishte opinione të ndryshme mes popujve me kultura të ndryshme pagane. Psh në Kinë, masturbimi konsiderohej i padëmshëm për gratë, por i rrezikshëm për burrat, sepse harxhonte energjitë jetësore.

Veçanërisht tek judejntë një popull monoteist me ligje Hyjnore masturbimi dhe derdhja e spermës jashtë ishte një mëkat kundër Krijuesit, sepse mohonte seksualitetin mes burrit edhe gruas dhe urdhërin Hyjnor: “Të jeni të frytshëm dhe shumëzohuni, mbushni tokën e nënshtrojeni”(Zanafila 1 -28).

Në Bibël nuk kemi të përcaktuar masturbimin në mënyrë specifike por aty përmendet emri i Onanit biri Judës që sipas tregimit biblik ai e hidhte spermën jashtë sepse nuk donte të kishte fëmijë sipas ligjit me gruan e vëllait të vetë që i kishte vdekur: “Atëherë Juda i tha Onanit: “Shko te gruaja e vëllait tënd, martohu me të dhe krijoi trashëgimtarë vëllait tënd”.Por Onani, duke ditur se këta pasardhës nuk kishin për të qënë të vetët, kur bashkohej me gruan e të vëllait, e hidhte farën e tij përtokë për të mos i dhënë pasardhës vëllait të tij. Kjo nuk i pëlqeu Zotit, që e bëri të vdesë edhe atë(Zanafilla 38: 8-10).

Kjo histori shërbeu si bazë për dënimin që i bënë judejntë edhe më vonë të krishterët vetë-kënaqësisë seksuale si masturbimit dhe mjeteve të kontracepsionit.
Nga emrit i Onanit mori emrin edhe mëkati i masturbimit në greqsht “onanizmoi” .

Levitiku përcakton se çdo derdhje kotë e spermës nga një mashkull, kur ka ereksion të pavullnetshëm apo edhe kur është me një grua konsiderohet si një veprim i papastër:“Në rast se një njeri ka një lëshim fare, ai do të lajë tërë trupin e tij në ujë, dhe do të jetë i papastër deri në mbrëmje. Çdo rrobë dhe çdo lëkurë mbi të cilat ka farë do të lahet me ujë, dhe do të jetë e papastër deri në mbrëmje.Në rast se një burrë bie në shtrat me një grua dhe ka një lëshim fare, do të lahen që të dy me ujë dhe do të jenë të papastër deri në mbrëmje”(Levitiku 15 16-18).
Interpretimi tradicional i rabinëve i këtij pasazhi vlen për të gjitha mënyrat e derdhjes më kotë të spermës aq më shumë kur bëhët fjalë për masturbimin që konsiderohej mëkat kundër Krijuesit edhe Ligjit dhe duhet dënuar.



Mishnah thotë: “se nëse një mashkull prek penisin e tij me dorë (për të kontrolluar për një papastërti rituale), dora e tij “duhet të pritet”.
Për hebrejntë bashkimi seksual ekziston nga Krijuesi që të lindin fëmijë dhe të krijojnë një familje duke forcuar marrëdhënien midis burrit dhe gruas. Prandaj, kënaqësia e dëshirës seksuale (sidomos te meshkujt) vetëm për seks mohohet nga tradita hebreje.
Prandaj edhe sot rabinët edhe studuesit e ligjit judaik janë kategorik në kënaqësinë seksuale pa qëllim dmth hedhje e spermës jashtë, ose në masturbim. Psh Shulchan Aruch dhe Kitzur Shulchan Aruch thonë: ” Se hedhja e spermës konsiderohet një mëkat më i madh se çdo mëkat tek Torahu (Pendateku).
Sipas Schumel :”Vetë-kënaqësia tek meshkujt me skadimin e një farë është ekuivalente me gjakderdhje dhe idhujtari, vonon ardhjen e Mashës (Mesias) dhe parandalon lidhjen me më të lartën, me Zotin”
Këndvështrimi i krishterë për masturbimin.
Krishterimi që nisi nëpërmjet mësimeve,veprës shpëtimtare të Krishtit, Birit Të Perëndisë dhe Birit të Njeriut, në një taban Judaik si përmbushja e Ligjit e Dhiatës së Vjetër me hebrejntë dhe nisja e Dhiatës së Re me të gjithë njerëzimin ka të njëjtim qëndrim për seksualitetn mes të krishterëve nga e gjithë bota.
Seksualiteti nuk duhet të ushtrohet vetëm si kënaqësi egoiste pa qëllimin e lindjes së fëmijëve dhe bashkimin në çift dhe këtu nënkuptohet edhe abuzimi seksual me masturbimin.

Mësimet e Krishtit nuk u morën me detaje si bënin farisejntë edhe skribët, por treguan shkakun dhe ku duhet të parandalohen pasojat e mëkatit të epshit që fillojnë në mendje në zemër të prishur nga lakmia.
Ai ju thoshte turmave:“Ju keni dëgjuar se u tha: “Mos shkel kurorën”. Por unë po ju them se kushdo që ka shikuar një grua me dëshirim, tashmë ka kryer kurorëshkelje me të në zemrën e vet.” (Mateu 5:28)
Shikimi i një gruaje me epsh është i ndaluar nga Krishti, sepse është shkaku primar që e çon individin në kurvëri, kurorëshkelje, në deviacione perverse dhe në masturbim.

Krishterimi ashtu si judejntë seksualitetin e shikon si një dhuratë nga Krijuesi për bashkimin e çiftit në një mish dhe lindjen e një njeriu , prandaj mendohet se mbrapa çdo orgazme është mundësuar lindja e një njeriu të ri në botë sipas vullnetit të Zotit në bashkëpunim me njerëzit.

Kurse mastubimi dhe çdo shpërdorim i spermës më kot heq shenjtërinë e seksualitetit dhe qëllimin sipas rregullit të Krijuesit që u përsëritën nga Zoti Jisu Krishti: “Dhe ai, duke u përgjigjur u tha atyre:”A nuk keni lexuar ju, se ai që i krijoi që në fillim, i krijoi mashkull dhe femër? Dhe tha:”Për këtë arsye njeriu do ta lërë babanë dhe nënën e vet dhe do të bashkohet me gruan e vet; dhe të dy do të jenë një mish i vetëm”. Dhe kështu ata nuk janë më dy, por një mish i vetëm; prandaj atë që Perëndia ka bashkuar, njeriu të mos e ndajë”. (Zanafilla 2:24)
Edhe sipas mësimit të Apostullit të kombeve Shën Pavlit seksualiteti jo vetëm nuk është i keq madje është i nevojshëm për njerëzit që nuk mund ta menaxhojnë dot epshin. Ai shkruante:“Mirë është për njeriun të mos prekë grua. Por, për shkak të kurvërimit, le të ketë secili gruan e vet dhe secila grua burrin e vet.(Korintasve: 7- 1) dhe :”Burri duhet të përmbushë detyrën e tij martesore me gruan e tij, dhe gjithashtu bashkëshortja me bashkëshortin e saj. Trupi i gruas nuk i përket vetëm asaj por edhe burrit të saj. Në të njëjtën mënyrë, trupi i burrit nuk i përket vetëm atij, por edhe gruas së tij. Mos e privoni njëri-tjetrin, përveç me pëlqimin e ndërsjellë dhe për një kohë, në mënyrë që ju t’i kushtoheni lutjes. Pastaj bashkohuni përsëri në mënyrë që Satani të mos ju tundojë për shkak të mungesës së vetëkontrollit tuaj.(1 Korintasve7: 3-5)

LEXO EDHE:  Intervista/ Rasmusen: Si Perëndimi duhet t’i kundërvihet fushatave dezinformuese të Kinës dhe Rusisë

LEXO EDHE:  Teknologjia, mësuesit dhe nxënësit

Apostulli na thotë përsëri:”Pra, nëse hani, nëse pini, nëse bëni ndonjë gjë tjetër, të gjitha t’i bëni për lavdinë e Perëndisë”(I Korintianët 10-31), në këto fjalë nënkuptohet edhe seksualiteti sipas regullit të Krijuesit.

Kurse abuzimi me seksualitetin vetëm për veten, kënaqësi personale, e kthen seksualitetin nga ekstravers drejt tjetrit në intravers drejt vetes, kjo çon autoamatikisht në kurvëri, tradhëti bashkëshortore në masturbim deri në perversion, në një mëkat epshi, kurvërie që ndan njeriun si nga Krijuesi, nga tjetri, bashkëshorti dhe bashkëshortja, nga e natyrshmja dhe e bën një qënie egoiste të izoluar të denatyralizuar që përjeton vetminë dhe dënimin e ferrit që në këtë jetë, sespe ai del kundër dëshirës së Perëndisë: “Sepse kjo është dëshira e Perëndisë, shenjtërimi juaj; të hiqni dorë nga kurvëria; të dijë gjithësecili prej jush të mbajë enën e tij me shenjtërim e me nder; jo në pësim dëshirimi, ashtu si edhe kombet që s’njohin Perëndinë (1 Selanikasve. 4:3-5).
Edhe Etërit e Shenjtë kanë këtë mendim si apostulli.Psh Shën Klementi i Aleksandrisë (150-215 pK) thotë: “Për shkak të rëndësisë se saj në trashëgimin e njeriut, sperma nuk duhet të derdhet kot, as të dëmtohet e as të shpërdorohet”.
Qëndrimi i Kishës Orthodhokse për masturbimin.

Për Kishën Katholike Apostolike Orthodhokse seksualiteti konsiderohet si një dhuratë nga Perëndia. Seksualiteti e gjen përmbushjen e tij në marrëdhënien martesore të bekuara në Misterin e Martesës, dhe për këtë arsye abuzimi me dhuratën e seksualitetit njerëzor jashtë martesë, në bashkëjetes, apo në tradhëti të martesës,ose për shkak se akti i masturbimit është i vetëdrejtuar dhe nga natyra e tij i paaftë për të shprehur dashurinë dhe shqetësimin për një person tjetër, shihet si një shtrembërim i përdorimit të dhuratës së seksualitetit dhe konsiderohet një mëkat epshi i vdekshëm që prish marëdhënien e besimtarit me Zotin dhe Kishën si Trupi i Krishtit dhe e ndan mëkatarin që kryen këtë mëkat epshi nga Kungata Hyjnore (Trupi dhe Gjaku i Krishtit) dhe bëhet një pengesë serioze për shpëtimi në Krishtin, nqs nuk rrëfehet me pendim dhe nuk hiqet dorë përfundimisht prej tij.

Sipas Ligjit Kishtar të Kishës Orhtodhokse, nëse një klerik shkakton sekretimin e spermës me anë të masturbimit, ai dënohet me pezullim nga shërbimi për një vit. Ai pritet ta heqë këtë zakon, por nëse vazhdon ta praktikojë, atëherë largohet përfundimisht nga detyra.
Nëse masturbatori është laik ose murg, atëherë ai dënohet me një largim prej dyzet ditësh nga kungimi, të cilin do ta duhet ta kalojë me kreshmë dhe njëqind metani në ditë.
Kanuni i tetë i shën Joan Kreshmuesit i cakton një laiku që bie në këtë mëkat, përveç përjashtimit nga Kungata e Shenjtë, njëqind metani çdo ditë për dyzet ditë, së bashku me një dietë që nuk përmbante asgjë tjetër përveç bukës dhe ujit.

Këto masa disiplinore nuk janë të pandryshushme por janë fleksibël sipas rastit. Ati shpirtëror i ndriçuar nga Perëndia jep sipas personit,vartësisë dhe përpjekjes për ndryshim një masë disiplinore që i përshtatet mëkatarit të penduar, sepse qëllimi nuk është qortimi me ndëshkim por shpëtimi i mëkatarit.
Masturbimi është një lak dhe tallje demoniake .
Masturbimi nuk është thjesht një vartësi instiktive por një ndikim dhe tallje demoniake, këtë e thonë shenjtorët e Kishës Orthodhokse.
Shën Nikodhimi Agjioriti(1749-1809) mbi masturbimin thekson me të drejtë se : “ky mëkat hap mendjen dhe shpirtin ndaj ndikimit demonik”.

Shën Meletios Pohuesi për vetkënaqësinë na thotë: “ata që vetëkënaqen, (masturbohen) spermën e tyre e sakrifikojnë për djallin”.
Shën Joani i Shkallës thotë te Libri Shkalla , kapitulli 15 për masturbimin që rrëzon murgun , asketin :“Kam mendimin se për dy shkaqe që do t’jua paraqes më poshtë, demonët vrasës dhe tërëmjerë e kanë zakon të na luftojnë dhe të na rrethojnë ne të mjerëve në mëkatet jo sipas natyrës. Shkaku i parë është se i disponojnë më me lehtësi të gjitha mjetet dhe së dyti, për këtë rënie pësojmë një ndëshkim më të madh. Këtë e di mirë asketi i madh që më parë zotëronte mbi gomerët e egër dhe që më pas, zotërohej dhe tallej prej tyre, ai që më parë ushqehej me bukë qiellore dhe pastaj u privua nga ky hir kaq i madh dhe gjëja më e denjë për t’u lavdëruar”
Dhe përmend pastaj një ndodhi nga Shën Andoni i Madh që i rrëfente murgjërve: Duke vajtuar hidhurazi, profesori ynë Andoni tha: “Një shtyllë e madhe ra”. Por e fshehu i lumuri mënyrën e rënies. E dinte mirë sigurisht i lumuri se dikush mund të ndotë trupin e tij me kurvëri, pa u ekzistuar nga një trup i huaj”.

Masturbimi vërtet është një lak dhe tallje demoniake që e shtyn njeriun të kurvërojë me vetë trupin dhe psiqikën e tij të përmbytur nga fantazia erotike, duke e larguar nga realiteti dhe kënaqësia natyrale , heteroseksuale, sa e denigron në një të sëmurë psiqik me pasoja psikologjike dhe fizike ndonjëherë të pariparueshme dhe e bënë të denjë për mundimet e Ferrit, sepse Zoti e tha: “dhe kurvëruesit … do të kenë pjesën e tyre në liqenin që digjet me zjarr edhe squfur, që është vdekjae dytë”. (Zbulesa 21-8)

Kaq ndikim mund të marri djalli tek i varuri nga masturbimi saqë demoni i kurvërisë nuk do ta lëri të qetë viktimën e tij derisa të masturboj jo njëherë por disa herë në ditë edhe kur nuk ka material pornografik derisa ta shkatërrojë plotësisht. Ai nuk mund të fle dot pa kryer aktin e masturbimin.Madje edhe kur ai /ajo të ketë mundësi për akt seksual në çift nuk do lërë të kënaqet por demoni do ta nxisë të braktisë partneren/in për tu masturbuar fshetas. Në këtë rast kemi me një demonizim, histeri, që nuk ka psiqatër, psikolog,a seksolog që mund të shpëtojë viktimën vetëm se lutja tek Zoti Jisu Krisht dhe egzorçizmi në Kishë.

Prandaj nuk gabojmë as e teprojmë që masturbimin ta quajmë grepin dhe rrjetën e djallit që ka kapur shumë njerëz, fëmijë, burra edhe gra si ushqim për Ferrin, dhe kush ka rënë në atë rrjetë mashtrimi pak prej tyre i`a dalin të shpëtojnë, ashtu si na thotë profeti Abakum : Ai (djalli)i zë të gjithë me grep, i zë me rrjetën e tij dhe i mbledh me rrjetën e tij të peshkimit; pastaj kënaqet dhe ngazëllon. Prandaj i bën flijime rrjetës së tij dhe djeg temjan për rrjetën e tij, sepse me to pjesa e tij është e madhe dhe ushqimi i tij i bollshëm.A do të vazhdojë ai, pra, të zbrazë rrjetën e tij dhe të masakrojë kombet pa mëshirë?”(Abakuku 15-16)
Mos e justifikoni apo neglizhoni masturbimin në asnjë mënyrë, por përpiquni ta ndaloni, pendohuni dhe kërkoni ndimën e Zotit, sepse jo vetëm po shkatërroni shpirtin ,mendjen dhe trupin tuaj, por jeni kapur si gjah nga grepi, rrjeta e djallit njerivrasës dhe prej tij mund t’ju shpëtoj vetëm Krishti që tha:”Gjëra të pamundshme për njerëzit janë të mundshme për Perëndinë” Lukai 18-27.”Amin./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Studimi/ Gjuha e urrejtjes në Shqipëri, e përhapur masivisht

Publikuar

-

Nga

Në Tiranë u publikua sot një studim i thelluar mbi Gjuhën e urrejtjes, fryt i i bashkëpunimit midis Komisionerit kundër Diskriminimit, Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës.

Sipas studimit, afro 60 për qind e të anketuarve mendojnë se gjuha e urrejtjes mbizotëron masivisht në vend.

Madje, në grupe më të ndjeshme prej diskriminimit, nëntë nga dhjetë të anketuar mendojnë se gjuha e urrejtjes është shumë e përhapur.

Studimi i publikuar sot bazohet në reagimet e mbi 1 mijë e 800 personave të anketuar dhe sjell të dhëna në nivel kombëtar për situatën e gjuhës së urrejtjes, perceptimet, përvojat dhe besimin në institucionet që duhet të merren me gjuhën e urrejtjes. Sipas studimit, afro 96 për qind e njohin gjuhën e urrejtjes.

Pjesa më e madhe e tyre, afro 70 për qind, pohuan se programet më të zakonshme televizive që përhapin më shpesh gjuhë të urrejtjes janë debatet politike dhe më pak shfaqjet e realitetit.

Më shumë se gjysma e të anketuarve mendojnë që motivet më të zakonshme që ngacmojnë gjuhën e urrejtjes janë varfëria, statusi social, opinioni politik dhe paraqitja fizike.

Gra janë ato që mendojnë më shumë se gjuha e urrejtjes nxitet nga paraqitja fizike, ndërsa burrat mendojnë se gjuha e urrejtjes nxitet më shumë nga opinioni politik.

Afro gjysma e të anketuarve mendojnë se etnia dhe raca janë dy motivet kryesore që nxisin gjuhën e urrejtjes.

Rezultatet e studimit nxjerrin në pah se në radhët e komunitetit LGTBIQ mendojnë gjerësisht që fobia ndaj tyre është motivi më i zakonshëm që nxit gjuhën e urrejtjes.

Një tjetër formë e gjuhës së urrejtjes shihet nga studimi edhe njollosja e reputacionit të mirë të dikujt, pasuar nga nxitja e urrejtjes dhe sharjet ose fyerjet etnike.

Sharjet etnike, nxitja e urrejtjes dhe shakatë për pakicat etnike perceptohen masivisht afro në 70 për qind, si forma të gjuhës së urrejtjes.

“Gjuha e urrejtjes përdoret më së shumti në media sociale, shkolla, universitete dhe vendet e punës. Më shumë se gjysma e të anketuarve pohojnë se kanë reaguar me veprime, kur kanë qenë dëshmitarë të gjuhës së urrejtjes ndaj dikujt tjetër. Aleanca kundër urrejtjes ka shumë punë për të bërë në Shqipëri” – thotë Robert Gajda, komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi.



LEXO EDHE:  Interneti mbushi 50 vjeç/ Historia gjysëm shekullore e teknologjisë që ndryshoi botën

LEXO EDHE:  Prindërit në epokën dixhitale

Afro 60 % e të anketuarve nga grupet në nevojë e kanë përjetuar personalisht gjuhën e urrejtjes dhe po aq kanë dëgjuar për të tjerë që e kanë përjetuar.

Pra, grupet në nevojë janë më aktive për të ndërmarrë veprime në rast se janë dëshmitarë të ndonjë situate me gjuhë të urrejtjes në krahasim me popullatën e përgjithshme.

“Një aleancë kundër gjuhës së urrejtjes është ngritur dhe po punon në dy drejtime: anti-diskriminimi dhe liria e shprehjes. Puna nisi me largimin e gjuhës së urrejtes nga fushata zgjedhore dhe tani po vazhdon me shmangien nga rrjetet sociale dhe jeta e përditshme” – thotë Jutta Gutzkow, kreu i Zyrës së Këshillit të Europës në Shqipëri.

Të anketuarit nga radhët e rinisë përjetojnë gjuhë të urrejtjes online në krahasim me të anketuarit më të moshuar.

Studimi tregon se vetëm 20 për qind nuk i janë ekspozuar ndonjëherë gjuhës së urrejtjes online.

Afro 30 për qind e qytetarëve kanë përjetuar disa herë dhe 32 për qind të tjerë deklaruan se e kanë përjetuar shpesh.

Kjo kategori është mjaft e lartë në grupin LGTBIQ saqë gjysma e tyre deklarojnë se i janë ekspozuar gjuhës së urrejtjes online.

“Është përgjegjësi e të gjithëve ne, që të luftojmë fjalimet e urrejtjes, sepse jetojmë në një shoqëri demokratike me përgjegjësi qytetare për këdo. Aleanca kundër gjuhës së urrejtjes po bën një punë të mirë sa u takon veprimtarisë së medias, politikës, parlamentit. Gjuha e urrejtjes ekziston kudo në Europë, jo vetëm në Shqipëri, por Tirana duhet të bëjë pjesën e saj, përballë treguesve shqetësues që sjell studimi” – thotë Lenka Vitkova, përfaqësuese e Delegacionit të Bashkimit Europian.

Më shumë se gjysma e të dëmtuarve nga gjuha e urrejtjes shohin më së shumti familjen dhe miqtë si mjete kryesore për të kërkuar ndihmë, dhe më pas shkojnë tek mjeku, psikologu dhe policia, shoqatat e shoqërisë civile.

Afro 70 për qind e personave të shënjestruar nga gjuha e urrejtjes vuajnë nga ankthi dhe depresioni, humbja e vetëbesimit.

Pjesa dërrmuese e të anketuarve mendojnë që ky nivel i lartë i gjuhës së urrejtjes ka qenë i pranishëm gjithëmonë, por vetëm një në dhjetë thotë se është pandemia e COVID-19 ajo që e ka shtuar gjuhën e urrejtjes./voa

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Digitalb shantazhon AMA-n”/ TiBO nxjerr faktet nga prishja e njëanshme e kontratës

Publikuar

-

Nga

Kompania TiBO ka reaguar ditën e sotme sa i takon prishjes së kontratës së njëanshme nga ana e Digitalb.

Përmes një njoftimi, teksa ka nxjerrë gjithë kronologjinë e datave të bashkëpunimit dhe prishjes së kontratës, TiBO shprehet se Digitalb përmes Top Channel po shantazhon AMA-n, ndërsa shton se çështja mes dy kompanive është në gjykim.

TiBO thekson se padi ndaj Digitalb është bërë pas dëmit të madh financiar që u shkaktua nga prishja e njëanshme e kontratës.

Postimi i plotë i TiBO:

TIBO shpreh shqetësim për zhvillimet e fundit sa i përket çështjes së bashkëpunimit me Digitalb.

Opinioni publik e di se në muajin maj Digitalb prishi, pa shkak e në mënyrë të njëanshme, kontratën e bashkëpunimit me TIBO-n duke shkelur edhe të gjitha klauzolat për periudhat e parapaguara. Për ndalimin e ndërprerjes së sinjalit për klientët, dëmin e shkaktuar, fitimin e munguar dhe penalitetin prej €2 milionë të parashikuar në kontratë, TIBO ka paditur Digitalb në Gjykatën e Tiranës.

Por teksa çështja është në gjykim, shqetësimi kryesor për kompaninë TIBO është kthyer veprimtaria e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), e cila ka qenë e njëanshme. Ajo nuk ka vepruar dhe as shqyrtuar ankesat e TIBO-s për ndërprerje të sinjalit nga Digitalb për abonentët që e kishin parapaguar shërbimin.

AMA ka treguar se vepron nën trysninë e Digitalb duke lejuar që përmes televizionit kombëtar Top-Channel të shantazhojë tregun për të imponuar marrëveshje të pabarabarta.

Kjo vijon prej disa kohësh me kronikat e porositura, mbetje të gjeneratës së shkuar të tregut gjobëvënës mediatik, por TIBO ka maturinë e duhur ta sqarojë opinionin me detaje dhe rend kronologjik rreth çështjes që ka nxjerrë nga binarët Digitalb-in nga frika për të paguar dëmet që ka shkaktuar keq-menaxhimi i tyre.

Përgjigja e TIBO-s në lidhje me qasjen e Digitalb-it, (Top-Channel-it etj.) është detyrim për abonentët dhe partnerët e saj, të cilët kanë të drejtën të dinë të vërtetën.

Kronologjia e çështjes TIBO-Digitalb:

20 janar 2020 – TIBO dhe Digitalb nënshkruajnë kontratë bashkëpunimi (deri në dhjetor 2029). TIBO parapaguan shërbimet që do të marrë nga Digitalb-i deri në qershor 2022.

22 prill 2021 – Në paranojë nga një humbje e mundshme e tenderit të Serie-A, Digitalb ngre pretendime dashakeqe ndaj TIBO-s duke kërcënuar me ndërprerje sinjali.

22 maj 2021 (e shtunë) – Digitalb i ndërpret pa shkak sinjalin TIBO-s. Ndërprerja bëhet pa lidhur komunikim me platformën, e cila pëson “black-out”. Për të rikthyer sinjalin TIBO vë në punë kartat “back-up” të autorizuara nga marrëveshja me Digitalb.

24 maj 2021 – TIBO i drejtohet AMA-s dhe Autoritetit të Konkurrencës (AK) për ndërprerjen e sinjalit nga Digitalb në shkelje të kontratës.

25 maj 2021 – Digitalb i kërkon TIBO-s takim për të negociuar të drejtat e Serie-A. TIBO përgjigjet duke theksuar se nuk i gëzon ato pasi nuk ka marrë pjesë në tender. TIBO kërkon gjithashtu që në takim të flitet për mundësitë për të rregulluar bashkëpunimin pas dëmit të shkaktuar me ndërprerjen e sinjalit më 22 maj.

31 maj 2021 – Digitalb njofton prishjen e njëanshme të kontratës së bashkëpunimit me TIBO-n. Prishja bëhet në anashkalim të klauzolave kontraktuale. Më vonë Digitalb shkëput edhe sinjalin e transmetimit.

1 qershor 2021 – TIBO i thekson Digitalb-it klauzolat kontraktuale, hyrjen në fazën tranzitore të garantimit të shërbimit për klientët që kanë parapaguar, si dhe penalitetin prej €2 milionë të parashikuar për prishje të njëanshme.

8 qershor 2021 – AMA i thotë TIBO-s se nuk ka kompetencë të vendosë për mos-marrëveshje kontraktuale dhe se për këto çështje vendos vetëm gjykata.

16 qershor 2021 – TIBO padit Digitalb-in në Gjykatën e Tiranës duke kërkuar sigurimin e sinjalit për periudhën tranzitore, dëmshpërblimin për prishjen e njëanshme të kontratës dhe fitimin e munguar.

11 gusht 2021 – TIBO i kërkon AMA-s, AK-së, Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) dhe Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) garantimin e sinjalit sipas kushteve të kontratës (deri në një vendim të gjykatës).

12 gusht 2021 – TIBO i përcjell AMA-s, AK-së, AMF-së dhe AKEP-it kontratën me Digitalb-in së bashku me ankesat përkatëse për çështjen. Në të dy rastet TIBO nuk merr përgjigje nga këto autoritete.



LEXO EDHE:  Video/ Pas robotëve të seksit tani vijnë dhe striptistet robot të Las Vegas

LEXO EDHE:  Intervista/ Rasmusen: Si Perëndimi duhet t’i kundërvihet fushatave dezinformuese të Kinës dhe Rusisë

16 gusht 2021 – AMA nis hetim ndaj TIBO-s mbi pretendimet e Digitalb-it se “piraton kanalet e saj”. Me këtë hetim AMA shpërfill ligjin që thotë se asnjë institucion nuk ka të drejtë të pranojë për shqyrtim një mos-marrëveshje që është duke u shqyrtuar në gjykatë.

19 gusht 2021 – TIBO i përcjell sërish AMA-s klauzolat kontraktuale dhe një seri dokumentesh që parashikojnë fazën tranzitore të transmetimit/ritransmetimit.

23 gusht 2021 – TIBO i shpreh AMA-s shqetësimin për trajtim të pabarabartë për çështjen.

30 gusht 2021 – TIBO përcjell të tjera dokumente dhe materiale faktike për dëmin e shkaktuar nga Digitalb me ndërprerjen e njëanshme të kontratës.

31 gusht 2021 – AMA i thotë TIBO-s se nuk ka kompetenca të shqyrtojë ankesa apo pretendime mbi çështjet kontraktuale dhe se këto çështje i shqyrtojnë gjykatat. Sidoqoftë ajo i kërkon TIBO-s të ndërpresë transmetimin e kanaleve të Digitalb në platformën e saj, pavarësisht se ato parashikohen në kontratën e janarit 2020 që ka kaluar në shqyrtim nga Gjykata e Tiranës.

13 shtator 2021 – TIBO i tregon sërish AMA-s si qëndron çështja me Digitalb dhe i shpreh gatishmërinë për një zgjidhje tjetër të ndërmjetësuar prej saj nëse AMA e detyron Digitalbin të respektojë detyrimet e kontratës.

20 shtator 2021 – AMA i thotë TIBO-s se po e heton për llogari të Digitalb-it për të verifikuar nëse transmetimet në TIBO në respektim të të drejtave televizive, por ajo nuk citon detyrimet kontraktore që ka Digitalb-i ndaj TIBO-s.

27 shtator 2021 – TIBO i rikujton AMA-s klauzolat kontraktuale me Digitalb-in. Ajo i citon ligjin se nuk ka kompetenca të shqyrtojë apo vendosë mbi çështje që janë në gjykatë dhe se, sipas detyrimeve të kontratës, në platformë i ka njoftuar abonentët që pas datës 1 qershor 2022 nuk do të kenë mundësi t’i aksesojnë kanalet e Digitalb-it.

27 shtator 2021 – AMA gjobit TIBO-n me 1 milionë lekë pa marrë në konsideratë pretendimet kontraktuale, shkresat e mëparshme dhe faktin se është në shkelje të kompetencave.

6 tetor 2021 – TIBO ankimon gjobën e AMA-s dhe kërkon sërish që Digitalb t’i garantojë sinjalin për transmetimin e kanaleve deri në qershor 2022.

30 shtator 2021 – AMA nis hetim për TIBO-n pas ankesës së Tv Klan, e shtyre nga Digitalb, rreth transmetimit të eventeve sportive.

5 tetor 2021 – TIBO përgjigjet duke cituar kontratën me Digitalb dhe klauzolën për periudhë tranzitore në rast të prishjes së saj.

11 tetor 2021 – AMA gjobit TIBO-n me 2 milionë lekë duke anashkaluar faktin se kanalet sportive ishin pjesë e kontratës me Digitalb.

12 tetor 2021 – AMA nis hetim për TIBO-n pas ankesës së Top-Channel, e shtyrë nga Digitalb, rreth transmetimit të kanaleve Top-Channel, Top-News dhe Melody TV.

15 tetor 2021 – TIBO përgjigjet me shqetësim se hetimet dhe gjobat në seri të AMA-s po bëhen në lidhje me të njëjtën çështje mos-marrëveshjeje, kontratën TIBO-Digitalb, prishja e së cilës është në shqyrtim nga Gjykata e Tiranës.

18 tetor 2021 – AMA nis hetim për TIBO-n pas pretendimit të Digitalb se “TIBO piraton kanalet Big Brother”.

25 tetor 2021 – TIBO përgjigjet se është e pamundur të aksesohen nga abonentët e platformës së saj kanalet “Big Brother”.

29 tetor 2021 – AMA thërret për seancë dëgjimore përfaqësuesit e TIBO-s. Gjatë seancës konstatohet se gjatë monitorimit të platformës TIBO, AMA ka përdorur aplikacione të kundërligjshme që thyejnë sistemin. Drejtori i Drejtorisë së Mbikëqyrjes, Ervin Çelaj, refuzon të mbajë procesverbal për takimin.

29 tetor 2021 – TIBO i paraqet AMA-s një regjistrim monitorues certifikuar nga një zyrë noteriale ku tregohet se kanalet “Big Brother” nuk aksesohen në platformën e saj.

1 nëntor 2021 – AMA gjobit TIBO-n me 2 milionë lekë duke anashkaluar të gjitha pretendimet dhe ankesat e kompanisë për mënyrën e kundërligjshme të monitorimit.

Me shpresën se AMA dhe autoritetet e tjera përgjegjëse do të dinë si t’i bëjnë ballë trysnisë së Digitalbit, TIBO ka besim se çështja do të marrë zgjidhjen e duhur në rrugë ligjore.

Të zgjedhësh TIBO-n është zgjedhja e duhur!/CNA.al

LEXO TE PLOTE