LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mesazhi i fortë i Sorecës/ Një drejtësi e pavarur, kusht për inegrimin e Shqipërisë në BE

1 Tetor 2021, 08:23, Aktualitet CNA
Mesazhi i fortë i Sorecës/ Një drejtësi e pavarur, kusht

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, gjatë fjalës së tij në një konferencë të titulluar ?Roli i Institucioneve Vetëqeverisëse të Drejtësisë? ku të pranishëm ishin dhe anëtarë të medias, u ndal te Reforma në Drejtësi.

Soreca theksoi se BE do të vijojë të ndihmojë Shqipërinë për të çuar përpara Reformën në Drejtësi.

Soreca gjithashtu i ka drejtuar një mesazh të fortë politikës, ndërsa thekso se konsolidimi i Reformës në Drejtësi duhet të jetë kryefjalë dhe se një drejtësi e pavarur është kusht thelbësor për integrimin në BE.

Po ashtu Soreca theksoi se duhet të zgjaten afatet për organet e vetingut dhe se Kuvendi duhet të nisë konsultimet me të gjithë aktorët.

“Do të kem takim me mazhorancën e opozitën, pas takimit qe pata me Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja për ecurinë e reformës së drejtësisë. Duhet zgjatja e afatit të organeve të vettingut, por Kuvendi duhet ta konsultojë me të gjithë aktorët. Konsolidimi i Reformës në Drejtësi duhet te jete kryefjale. Duhet të ruhet integriteti dhe pavarësia e sistemit të drejtësisë. Një drejtësi e pavarur, kusht thelbësorë për integrimin në BE. BE do të ndihmojë Shqipërinë me 50 milion euro për Reformën në Drejtësi”,-tha Soreca./CNA.al

Lajmet e fundit nga