Connect with Us

Kushi jep lajmin/ “Nga e hëna do të zhvillohet mësim normal, pa turne”

Aktualitet

Kushi jep lajmin/ “Nga e hëna do të zhvillohet mësim normal, pa turne”

Publikuar

-

cna lajme aktuale

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ka deklaruar se nga e hëna e ardhshme, në të gjitha shkollat e vendit, do të zhvillohet mësim normal, pa turne dhe me kohëzgjatje normale të orëve mësimore.

“Duke filluar nga dita e hënë e javës së ardhshme, në të gjitha shkollat e vendit, do të zhvillohet mësim normal, pa turne dhe me kohëzgjatje normale të orëve mësimore.

LEXO EDHE:  Standartet higjieno-sanitare/ Manastirliu inspektime në shkolla

Por, përgjegjësia jonë e përbashkët është edhe më e madhe për të zbatuar masat e nevojshme që mbrojnë shëndetin e të gjithëve: vazhdimi i procesit të vaksinimit, mbajtja e maskave, dezinfektimi i mjediseve, ruajtja e higjienës, në mënyrë që mos të jemi të detyruar t’i rikthehemi më skenarit të mësimit me turne”, ka deklaruar ministrja./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Nga ujësjellësit tek Bypass i Vlorës/ Balluku: Hapet rruga për ndërtimin e projekteve të reja

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në fjalën e mbajtur deklaroi se Qeveria ka miratuar 3 vendime për shpronësimet e banorëve që preken nga ndërtimi i infrastrukturës, në Vlorë, Patos dhe Roskovec.

“Kaloi 3 akte që janë të lidhur me shpronësimet në Bypass e Vlorës për të përfunduar punën e nisur në fillim sezonit veror 2022, shpronësimet në Patos për të vazhduar me projektin e shëtitores në kuadër të rilindjes së qytetit dhe në Roskovec që lidhet me punimet për ujësjellësin”, shprehu Balluku.

Më tej ajo nuk la pa përmendur as reformën e thellë që do të prekë ujësjellësit, për të ofruar shërbime sa më cilësore.

LEXO EDHE:  OBSH-ja tërheq vëmendjen se pandemia nuk ka mbaruar

LEXO EDHE:  Standartet higjieno-sanitare/ Manastirliu inspektime në shkolla



 “Në Roskovec është pjesë e strategjisë për të investuar në të gjithë ujësjellësit në Shqipëri. Ne kemi nisur një reforme të thellë të sektorit që do të përfundojë brenda 12 muajsh dhe do të nis një mënyrë të re menaxhimi. 

Fondet e investuara në sektorin e ujit kanë rritur kushtet teknike të ujësjellësve, por nuk janë indikatorët që ne prisnim pas punës dhe shumës së madhe të investuar.

Pa cenuar pushtetin vendor, por duke pasur parasysh që shërbimet cilësore janë prioritet dhe do të nisim reformë për sektorin e ujit për të rritur menaxhimin në secilën Bashki’, shtoi Balluku./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Grabitja dhe dhunimi i biznesmenit në Krujë/ Gjykata jep vendimin për autorin

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Gjykata e Krujës ka dhënë masën e sigurisë “burg pa afat” për Saimir Kuçin, i arrestuar si një nga autorët e dyshuar për grabitjen e ndodhur në Nikël në banesën e biznesmenit Nazmi Çangu.

Kujtojmë këtu se grabitja e Çangut ndodhi në orët e para të mëngjesit të 24 tetorit.



Autorët që dyshohet se janë më shumë se 2, kanë hyrë nga pjesa e pasme e banesës duke prerë telat rrethues në dy vende të ndryshme.

LEXO EDHE:  Kur do vijë fundi i pandemisë?/ Pipero: Në mars do ketë rënie të infektimeve

LEXO EDHE:  Ekonomia humbi 560 milionë euro nga pandemia/ Si e “shpëtoi” rritjen, pastrimi i parave

Pasi kyçën në dy dhoma anëtarët e familjes, autorët dhunuan në mënyrë barbare biznesmenin Nazmi Çangu. Sipas tij, ata i morën një armë gjahu Shotgan, bizhuteri e monedha floriri, si dhe para që kapnin vlerën e afro 120 mijë eurove.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Shkundet” arsimi në Elbasan/ Shkarkohet drejtoresha e ZVAP

Publikuar

-

Nga

Është shkarkuar nga detyra drejtoresha e Zyrës Vendore të Arsimit Publik në Elbasan, Anila Çota dhe në vend të saj është emëruar Ermir Çela.

Ermir Çela është pedagog i jashtëm pranë departamentit të Matematikës në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan dhe mbante detyrën e Drejtorit në Gjimnazin “Konstandin Kristoforidhi”.



Sipas BalkanWeb pritet të nisë një valë shkarkimi e pjesës dërrmuese të drejtorëve të institucioneve dhe të mjaft drejtorive me qëllim rritjen e performancës së punës e mbi të gjitha ofrimin e shërbimeve./CNA.al

LEXO TE PLOTE