Connect with Us

KÇK merr në dorë drejtësinë/ Skema e grupit të strukturuar Politikë-Polici-SPAK

Aktualitet

KÇK merr në dorë drejtësinë/ Skema e grupit të strukturuar Politikë-Polici-SPAK

Publikuar

-

SPAK, GJKKO, drejtësia e re do të bëjë namin, do të zhduket grupi “KÇK”.

Nuk kishte ditë,  një vit më parë që mos të dëgjoje një deklaratë të tillë nga kryeministri Edi Rama.

Rama shprehej se paketa “Anti KÇK” do ua bëjë jetën ferr kriminelëve.

Sipas tij, Policia e Shtetit ishte e angazhuar si asnjëherë më parë në këtë nismë të re dhe kjo është një sprovë për SPAK.

Po çfarë ndodhi?  U bë një fushatë me “OFL”me polic të armatosur lart e poshtë nëpër Shqipëri, një vajzë bionde me syze të zeza, mori të gjithë vëmendjen, më pas në lojë hyri SPAK, për të cilin thuhej se do bënte namin.

cna lajme aktualitet

E gjithë kjo rezultoi një skemë e mirëorganizuar, nga një grup i strukturuar në trekëndëshin politikë-Polici-Drejtësisë.

Këtë e thonë faktet dhe shfryrja e këtyre aksioneve të tumbetuara, lart e poshtë.

Tallja me qytetarët

Është tallje  e hapur  me qytetarët jo vetëm nga politika por edhe nga drejtësia.

Si mundet SPAK, një stukturë, më të cilët ndërkombëtarët  e kanë si shtëpinë e tyre, duke apeluar që ti besojmë, të mos jetë në gjendje të luftojë krimin?

Dy janë opsionet ose janë të paaftë ose zbatojnë urdhra politik, për show, urdhra të cilat më vonë harrohen.

Siç duket  shprehja “çudia tre ditë zgjat”, iu shkon për shtat prokurorëve të SPAK.

Ja fakti.

cna lajme aktualitet

Gjykata e Apelit kundër Krimit të Organizuar e Korrupsionit ka pushuar çështjen lidhur me sekuestrimin e kompleksit ‘Gold’ të Altin Hajrit në Shijak.

Pas këtij vendimit, kompleksi luksoz që ishte sekuestruar fillimisht më kërkesë të OFL-së, i kthehet pronarit.

‘Me referimin në parashikimin e pikës 1, shkronja b), të nenit 46 të ligjit 98/2016 si dhe, në interesin e treguar nga media, komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, mbi ankimin e Prokurorit të Posaçëm, përkundrejt vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka rrëzuar kërkesën për konfiskimin e pasurive të subjektit të aktit normativ A. H., sot më datë 01.10.2021, kolegji i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi:
Pushimin e shqyrtimit të çështjes nr. 124 akti, datë 26.04.2021, regjistruar në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar mbi ankimin e Prokurorit të Posaçëm ndaj vendimit nr. 9/80, datë 12.03.2021 të gjykatës së Posaçme të shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shkak të heqjes dorë nga ankimi.”, thuhet në njoftimin e GJKKO-së së Apelit.

LEXO EDHE:  Henri Çili: Mandati i dytë i Ramës është një “prapa-kthehu”

 Kush  është Altin Hajri, që rrëzoi SPAK-un

cna lajme aktualitet

Në Shkurt të vitit 2020 , Anti KÇK”  nisi  punën duke zbritur në terren dhe konkretisht në kompleksin “Golden” në Shijak.

Altin Hajri ishte në kërkim për pengmarrjen dhe vrasjen makabre të Jak (Jani) Prengës më 17 janar  dhe efektivët e “Operacioni Forca e Ligjit” zbarkuan në Shijak dhe i  sekuestruan  kompleksin.

Bashkë me “Golden” në sekuestro  u vunë edhe tre shtëpi në emrin e tij dhe pikën e karburantit “Alti Oil 2008”.

Menjëherë pas kësaj procedure u raportua dosja për hetim kishte kaluar në Prokurorinë e Posaçme.

Por nuk kaloi shumë kohë edhe Prokuroria e Posaçme hoqi dorë nga ankimimi e po kështu edhe Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar e Korrupsionit, pasi e konsideronte të paligjshëm sekuestrimin nga OFL.

Për këtë shfryrje operacioni nuk ka asnëj deklaratë zyrtare nga SPAK, ansjë llogaridhënie ndaj publikut, me taksat e të cilit paguhen dhe bëjnë show./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“30 qershori legjitim”/ Lisandër Hoxha ‘shigjeton’ Bashën, i kujton pazaret

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar pretendimet e presidentit Ilir Meta dhe opozitës sa i takon zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. Gjykata ka vendosur që 30 qershori ka qenë legjitim.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe ish nënkryetari i FRPD Lisandër Hoxha, i cili shkruan se përgjegjësi për këtë marrëzi do e marrë përgjigjen më 11 dhjetor.

“Miq, fatkeqesisht Gjykata Kushetuese rrezoi mundesine e perseritjes se zgjedhjeve lokale!

Pra, do te qeverisemi ne te gjitha bashkite e vendit nga socialistet, deri ne vitin 2023.



LEXO EDHE:  Basha akuza të rënda/“Në restorantin e Kryeministrisë drekojnë krerët e bandave”

LEXO EDHE:  Internet falas për qytetarët/ Rama: Besoj se nesër do kemi lajm të mirë

Pyetja ime eshte: Perse i lame bashkite pa gare? Çfare fituan demokratet nga ky veprim? A ndikuan 34 mije nenpunes shtese dhe e gjithe infrastruktura e bashkive ne rezultatin e 25 Prillit?

Kush e ka fajin per kete marrezi?

Ketyre pyetjeve do u pergjigjemi me 11 Dhjetor.

E djathta duhet te kthehet ne misionin e saj larg marrezive, mediokritetit ne perfaqesim dhe pazareve.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjykata Kushtetuese “vulosi” 30 qershorin/ PS: Dita e mësimit historik

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

PS ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila i ka konsideruar të vlefshme zgjedhjet vendore të 30 Qershorit 2019, duke rrëzuar kërkesën e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, që kërkonte shpalljen antikushtetuese të procesit zgjedhor.

Përmes një reagimi në rrjete sociale kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla shkruan se sipas tij sot është dita e mësimit historik se fjala sovran nuk është fjalë boshe dhe se askush nuk mund t’ja marrë qytetarëve sovranitetin siç thekson ai “për hesape të turpshme”.

Si Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, përshëndes vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila çertifikoi plotësisht ligjshmërinë e Zgjedhjeve Vendore të 30 Qershorit 2019. 30 Qershori 2019 u çertifikua si dita e mesimit historik se fjala sovran nuk eshte nje fjale boshe dhe askush me kurre s’mund te tentoje t’ia marre popullit sovranitetin per interesa te uleta dhe hesape te turpshme politike. 30 Qershori 2019 ishte dita e njerezve te zakonshem, qe pavaresisht votojne apo nuk votojne, respektojne te drejten e tyre themelore per te zgjedhur dhe kurre nuk mund te detyrohen nga askush te heqin dore nga kjo e drejte. Ato zgjedhje vendosën perfundimisht popullin mbi partite dhe per te mbyllur perfundimisht nje histori te gjate lojrash te partive me popullin”, shkruan Balla.

LEXO EDHE:  Shqipëria u ngjit ne çatinë e botës për drogën/ Berisha: Vëllai i Ramës solli bandat e kokainës

LEXO EDHE:  Pedagogia Kuçana akuza “bombë”/ “Rama më ka kërcënuar”



Një meritë të veçantë, Balla shkruan se ka edhe Kuvendi.

Mbajtja e zgjedhjeve në datën e përcaktuar nga Kushtetuta, ishte një meritë e të gjitha institucioneve të cilat Ligji themelor dhe ligjet e tjera ngarkojnë me organizimin e zgjedhjeve. Natyrshëm Kuvendi i Shqipërisë ka një meritë të veçantë, sepse mori përgjegjësitë e duhura me qëndrimin e prerë në respekt të ligjshmërisë”, shton Balla.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makina përplas këmbësorin në Pogradec/ 54 vjeçari në gjendje të rëndë

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në rrugën e fshatit Volorekë, Pogradec.

Mësohet se një automjet ka përplasur një 54 vjeçar, këmbësor. I aksidentuari ndodhet në spital në gjendje të rëndë, ndërkaq, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.

Pogradec/Informacion paraprak



Më datë 04.11.2021, rreth orës 17:15, në rrugën e fshatit Volorekë, Pogradec, shtetasi B. M., duke drejtuar mjetin tip “Mercedes Benz”, ka përplasur shtetasin A. D., rreth 54 vjeç, banues në Pogradec, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në Spitalin e Pogradecit në gjendje të rëndë shëndetësore.

LEXO EDHE:  Vaksina anti-Covid/ Këta janë pesë personalitetet që do vaksinohen të dielën

LEXO EDHE:  Shqipëria u ngjit ne çatinë e botës për drogën/ Berisha: Vëllai i Ramës solli bandat e kokainës

Drejtuesi i mjetit, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

LEXO TE PLOTE