Connect with Us

Drogë dhe armë pa kontroll në rrjetet sociale/ Kush do kujdeset për të rinjtë shqiptarë?

Sociale

Drogë dhe armë pa kontroll në rrjetet sociale/ Kush do kujdeset për të rinjtë shqiptarë?

Publikuar

-

Ngjarja e bujshme e tre ditëve më pare ku një 21 vjeçar bëhet autor i një krimi, dhe vrasës i një polici, vëmendja e sociologëve, psikologëve  dhe ekspertëve përqëndrohet  tek fenomeni që po zgjerohet dita ditës .

Ajo që sot quhet Trend, Model, apo dhe thjesht Show, ka një pasojë. Kush duhet të ndërhyjë? Kush duhet të përkujdeset? Ku duhet drejtuar gishti? Kush është përgjegjës?

Një i ri shqiptar, një adoleshent dashur pa dashur kthehet shumë thjesht në një objekt i rrezikshëm për shoqërinë shqiptare.

Rrjetet sociale, mediat sociale, modelet që ndjekim çdo ditë, personat që kanë influencë të gjerë tek të rinjtë shqiptarë kthehen ne probleme shqetësuese sepse janë këta të rinj të cilët duke i ndjekur çdo ditë në telefonat celularë apo Smart Phona do kërkojnë patjetër ta ndjekin atë duke e konsideruar si gjënë më normale.

Dhe kjo gjeneron në përdorim dhune dhe përhapjen e krimit. Ekspertët theksojnë se duhet ngritur një system monitorimi që të vëzhgojë për të parandaluar fenomenin.

LEXO EDHE:  Armë dhe municione në banesë/ Arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

Dhe familja  shqiptare, duket se e kanw shumw tw vwshtirw pwr tw kontrolluar fwmijwt nw rrjete sociale.

Këngëtarë apo influencues të tjerë që sot kanë marrë emrin Blogera, i diktojnë të riut se si ai duhet (nuk) të jetojë.

Çfarë duhet të bëjë, si duhet të argëtohet duke dhënë shembuj të gabuar se si ata duhet të bëjnë një jetë luksoze, rrethuar nga femra, para , droge dhe armë.

Edhe autori i krimit i tre ditëve më parw, pavarwsisht se rridhte nga një familje e varfër, ngjarjet që kishin ndikuar në ndërgjegjen e tij, që nga sjellja e dhunshme e babait ndaj nënës deri tek shoqërimi me njerëzit e “gabuar”, rrjete trafikantësh dhe kontigjente kriminale, ka rënë pre e këtij fenomeni.

Duke i parë si persona të pambrojtur,  janë të lehtë për ti futur në trafikun e drogës duke i përdorur si karem apo si shënjestra dhe mburoja ndaj policisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sociale

Rikthehen vranësirat/ Temperaturat nuk bien, mbeten 24 gradë

Publikuar

-

Nga

Vendi ynë gjatë paradites do të jetë me kthjellime dhe vranësira të lehta në bregdet dhe zonën e ulët, por me kthjellime dhe vranësira më të theksuara paraqitet moti në shtrirjen Lindore.

Ndërsa në orët në vijim vranësirat do të shtohen lehtësisht në të gjithë zonën malore, por nuk do të krijojnë mundësi për reshje.

LEXO EDHE:  Avioni që u rrëzua në Vermosh transportonte drogë/ Gjurmët e gishtërinjve “tradhëtojnë” autorët

LEXO EDHE:  Avioni që u rrëzua në Vermosh transportonte drogë/ Gjurmët e gishtërinjve “tradhëtojnë” autorët



Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 24°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor duke sjell në det dallgëzim mbi 2 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ngacmimet seksuale/ Irena Shanaj: Psikologët e shkollave publike të mos qëndrojnë në rolin e spektatorit

Publikuar

-

Nga

Rastet e fundit të abuzimeve me fëmijët, ku më i rëndi ishte ai i Pogradecit, ku drejtori i shkollës akuzohet se ngacmoi seksualisht dy nxënëse të mitura, ka marrë vëmendjen e gjithë opinionit publik.

Psikologia Irena Shanaj, e ftuar në emisionin Debat me Alba Alishanin në A2 bëri thirrje për fuqizimin e rolit të ofruesve të shërbimit psikologjik. Shanaj, gjithashtu iu bëri thirrje psikologëve në shkollat publike që të mos qëndrojnë në rolin e spektatorit, por të reagojnë për të goditur fenomenet që pengojnë zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve.



Rastet e fundit janë një kambanë alarmi për shoqërinë tonë dhe institucionet arsimore. Në punën tonë hasim shpesh abuzime, bullizmin dhe jemi përpara një nevoje imediate për të njohur interesin e fëmijës. Duhet të kujdesemi për zhvillimin e shëndetshëm të një fëmije në të gjitha aspektet. Ndërhyrjet tona duhet t’i bazojmë në zhvillimin e fëmijës, aftësitë e tij.

Duhet të kujdesemi për personat kujdestarë të fëmijëve dhe të japim një fokus të veçantë ndaj abuzimit. Për fatin tim të mirë punoj në një kolegj që i jep rëndësi shërbimit psikologjik dhe janë të informuar mbi rolin e psikologut dhe vijnë nxënës, prindër për gjithçka që mendojnë se duhet të referohet. Ndryshimin duhet ta fillojmë nga vetja dhe ju referohem ushtruesve të shërbimit psikologjik. Uroj, por që më ndodh rëndomtë të dëgjoj një pasivitet dhe mungesë skrupoloziteti të ofruesve të shërbimit psikologjik. Shikoj një fenomen spektatori dhe do të doja të raportohen raste të tilla. Jo vetëm të diskutohen, por të referohen në institucionet respektive”, tha Shanaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Abuzimi i fëmijëve në shkolla/ Sociologia: Temat me natyrë seksuale të vështira të trajtohen nga shqiptarët

Publikuar

-

Nga

Çështja e abuzimit me fëmijët në familje dhe në shkolla, është diskutuar sot nga sociologia Entela Binjaku, e cila u shpreh se temat me natyrë seksuale janë të vështira të trajtohen nga shoqëria shqiptare.

Sociologia në një intervistë për Debati me Alba Alishanin në A2CNN theksoi se ka pasur një ndërgjegjësim vitet e fundit dhe denoncimet janë rritur, por kjo tregon edhe shkallën e lartë të këtij problemi.



Mendoj se dukuria nuk është re. Kemi vite që kërkojmë më shumë vigjilencë nga të gjithë aktorët. Sa i takon temës me natyrë seksuale, shoqëria jonë e ka të vështirë ta trajtojë, aq më tepër kur bëhet fjalë me të mitur. Sa i takon shqetësimeve që lidhen me ngacmimet seksuale në shkolla, mendoj se ai është një shqetësim që duhet trajtuar shumë seriozisht.

Sot te njerëzit shoh një lloj kurajoje për të kërkuar ndihmë. Kur rasti del në media, kjo ndodh sepse qytetari ka ezauruar çdo hallkë tjetër dhe mbetet zgjidhja e fundit. Ndërgjegjësimi që është bërë, besoj se deri diku ka filluar të japë efektet e veta dhe kjo shihet te denoncimet e larta, të cilat tregojnë edhe shkallën e lartë të këtyre rasteve. Megjithatë, jo të gjithë qytetarët mund ta kenë këtë kurajën, sërish ka hezitim”, u shpreh Entela Binjaku./CNA.al

LEXO TE PLOTE