Connect with Us

“Dorëzohet” SPAK/ Apeli i GJKKO pushon çështjen për konfiskimin e pasurive të Altin Hajrit

Kronika

“Dorëzohet” SPAK/ Apeli i GJKKO pushon çështjen për konfiskimin e pasurive të Altin Hajrit

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Apeli i GJKKO ka pushuar dosjen për konfiskimin e pasurive të Altin Hajrit, mes të cilave edhe resorti “Golden”.

Mësohet se SPAK hoqi dorë nga ankimimi dhe për këtë arsye Apeli i GJKKO pushoi çështjen.

Më herët edhe GJKKO kishte hequr dorë nga sekuestrimi i urdhëruar nga OFL pasi  e kishte argumentuar të paligjshëm.

Kujtojmë këtu se resorti “Golden”, kompleksi luksoz i reklamuar për dasma fitoi reputacion famëkeq në janar, kur trupi i masakruar i 49-vjeçarit Jan Prenga, një peng i zhdukur i mosmarrëveshjeve të trafikut ndërkombëtar të kokainës, u filmua për herë të fundit në garazhin e tij.

LEXO EDHE:  Kërkohet “koka” e prokurorit të SPAK/ “Biznemeni i kokainës zbret” në KLP

Sipas OFL, resorti “Golden” i përkiste Altin Hajrit, njërit prej të akuzuarve për rrëmbimin e Prengës. Por një hetim gjyqësor zbuloi një strukturë të ndërlikuar pronësie, përpara se të rrëzonte kërkesën për konfiskim të Prokurorisë.

Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kompleksi “Golden” ishte ndërtuar me burime të ligjshme dhe i ishte nënshtruar më parë hetimit pasuror në kuadër të ligjit “Antimafia”.

Kalvari gjyqësor me kompleksin “Golden” përfaqëson një dështim për operacionin “Forca e Ligjit”, i trumbetuar fort nga Qeveria./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Vijon “furtuna” në Policinë e Shtetit/ Zbardhen lëvizjet e reja

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Pas emërimit të Gledis Nanos, në krye të Policisë së Shtetit, vijojnë ndryshimet.

Kështu mësohet se lëvizjet në Policinë e Shtetit kanë prekur edhe komisariatet në rrethe.

Në Mat mësohet se është emëruar shef i komisariatit Kryekomisari Ervin Hasrama në vend të Gazmend Demrozi, i cili është transferuar në të njëjtin pozicion në Kuçovë.

LEXO EDHE:  Teatri Kombëtar/ Aleanca depoziton në SPAK 6 akuza, Budina: I kemi të gjitha të filmuara

LEXO EDHE:  I pranishëm në ekzekutimin e Artan Santos/ Dëshmia e mikut të bankierit: Dyshoj se është vrarë nga një femër



Po ashtu ndryshime ka edhe në Komisariatin e Bulqizës.

Arben Sula ka lënë drejtimin e këtij komisariati duke u zëvendësuar me Florian Rrasa./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Konflikt për motive të dobëta/ Plagoset me thikë i mituri jashtë ambienteve të shkollës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Në spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur i plagosur një 17 vjeçar. Sipas njoftimit të policisë, 17 vjeçari është konfliktuar për motive të dobëta, jashtë ambienteve të shkollës me shokun e tij të klasë.

Në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur i  dëmtuar me mjet prerës thikë, shtetasi J.F., 17 vjeç. Nga veprimet paraprake rezulton se është konfliktuar   jashtë ambienteve të shkollës me shokun e tij të klasës me shtetasin E. N., 17 vjeç për motive të dobëta.



LEXO EDHE:  Kërkohet “koka” e prokurorit të SPAK/ “Biznemeni i kokainës zbret” në KLP

LEXO EDHE:  Teatri Kombëtar/ Aleanca depoziton në SPAK 6 akuza, Budina: I kemi të gjitha të filmuara

I dëmtuari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Falë veprimeve të shpejta të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër u bë e mundur kapja e autorit të ngjarjes dhe shoqërimi i tij për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Operacioni “Limit”/ Gjykata jep vendimin, 110 vite burg për 15 të arrestuarit

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit te Organizuar dhe Korrupsionit, ka dhënë sot vendimin, 110 vite burg në total, për 15 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Limit”.

Kujtojmë këtu se Operacioni i koduar “Limit” u krye nga ish-Prokuroria për Krime të Rënda, rreth dy vite me pare, në bashkëpunim me policinë e Shtetit dhe autoritetet greke.

Kreu i këtij grupi të goditur në Greqi, dyshohet të jetë Nikolin Kapurani. Të arrestuarit akuzohen për “Trafikim të narkotikëve”, “Prodhim dhe shitje të drogës”,  “Kultivim të bimëve narkotike”, “Mbajte pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Moskallëzimi i krimit”, “Përkrahje e autorit të krimit”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Gjatë operacionit janë sekuestruar kanabis, kokainë, laboratorë për kultivim të bimëve narkotike, fara kanabis, fishekë luftarakë, si dhe janë asgjësuar parcela me bimë narkotike të kultivuara.

LEXO EDHE:  Vettingu për politikanët/ Duma: Po i themi SPAK na heto

LEXO EDHE:  Drejt postit të kryeprokurores së Apelit/ Si ka ndryshuar pasuria e Rozeta Qirjaqit

Ky operacion u krye në funksion të procedimit penal të regjistruar në vitin 2016, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve “, kryer në bashkëpunim.

Gjatë periudhës së hetimit 2016 – 2019, është shkëmbyer në kohë reale informacion me partnerët tanë nëpërmjet SELEC-ut për aktivitetin kriminal të personave të përfshirë në këto grupe kriminale dhe si rezultat, nga autoritetet policore greke janë arrestuar 34 persona, të cilët ushtronin aktivitetin kriminal të trafikimit dhe shpërndarjes të narkotikëve./

Denimet:

Sokol mesini       10 vite

Enkeledi Sadik   8 vite

Kristo cobaj        8 vite

Hysni sadik          6 vite



Bektash zenel   6 vite

Andrea caca       9.4 vite

Besjan zenel      8 vite

Bilbil shqalsi        8 vite

Eljon jaho            8 vite

Emiljano Kalemi 8 vite

Aleksander Pepi 8 vite

Festim Çorbaxhi 8 vite

Gjergji Muke     3.4 vite

Romeo Tare      3.4 vite

Rexhep Pipek  8 vite CNA.al

LEXO TE PLOTE