Connect with Us

Covid-19 i merr jetën nënës 24 vjeçare

Kronika

Covid-19 i merr jetën nënës 24 vjeçare

Publikuar

-

cna lajem kronike

Nuk ka mundur të jetojë 24 vjeçarja, nëna e re e cila një ditë parë u detyrua të bënte lindje të parakohshme.

Nëna e re ishte dërguar me urgjencë drejt Turqisë për tu kuruar pasi ishte infektuar me Covid-19.

Por nuk e ka fituar dot betejën duke lënë jetime foshnjën e saj 1 ditëshe.

Mjekët bëjnë me dije se 24 vjeçarja nuk ishte vaksinuar për shkak se ishte shtatzënë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Zjarr i madh në Vlorë/ Rrezikohen disa banesa

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike, rajon

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e sotmë në Vlorë, në lagjen Pavarësia.

Sipas raportimeve, fillimisht janë përfshirë nga flakët disa kallamishte, ndërsa zjarri i favorizuara nga era ka përfshirë  një ndërtesë të pabanuar.

Si pasojë e flakëve rrezikohen edhe banesat e tjera aty pranë.



Ndërkaq, në vendngjarje kanë shkuar dhe forcat zjarrfikëse.

LEXO EDHE:  Dhjetë arsyet pse duhet të vaksinoheni ndaj Covid-19

LEXO EDHE:  15 milionë euro nga BERZH për përballjen me COVID/ Manastirliu: Do të forcojë kapacitetet e sistemit shëndetësor

Deri më tani, nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e zjarrit.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makina përplas këmbësorin në Pogradec/ 54 vjeçari në gjendje të rëndë

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në rrugën e fshatit Volorekë, Pogradec.

Mësohet se një automjet ka përplasur një 54 vjeçar, këmbësor. I aksidentuari ndodhet në spital në gjendje të rëndë, ndërkaq, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.

Pogradec/Informacion paraprak



Më datë 04.11.2021, rreth orës 17:15, në rrugën e fshatit Volorekë, Pogradec, shtetasi B. M., duke drejtuar mjetin tip “Mercedes Benz”, ka përplasur shtetasin A. D., rreth 54 vjeç, banues në Pogradec, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në Spitalin e Pogradecit në gjendje të rëndë shëndetësore.

LEXO EDHE:  Ambasada gjermane mbyll sportelet/ Ja çfarë do të ndodhë me aplikantët

LEXO EDHE:  15 milionë euro nga BERZH për përballjen me COVID/ Manastirliu: Do të forcojë kapacitetet e sistemit shëndetësor

Drejtuesi i mjetit, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tentohet të rrëmbehet një person në Vlorë/ Krimi godet sërish

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Policia e Vlorës ka njoftuar se dy shtetas, 34 dhe 31 vjeç kanë tentuar të marrin forcërisht në makinë një tjetër shtetas.



“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë shpallën në kërkim shtetasit S. S., 34 vjeç dhe S. J., 31 vjeç, të dy banues në fshatin Armen, Vlorë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, për motive të dobëta kanë tentuar të marrin në makinë forcërisht shtetasin A. S. Vijon puna për kapjen e tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE