LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Besiana Kadare lirohet nga detyra e ambasadores shqiptare në OKB

1 Tetor 2021, 11:31, Politikë CNA
Besiana Kadare lirohet nga detyra e ambasadores shqiptare në OKB

Presidenti Ilir Meta ka fimosur vendimin e lirimit nga detyra e ambasadores shqiptare në OKB, për Besiana Kadare.

Zonja Besiana Kadare, u lirua nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, rezident, dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Republikën e Kubës, jorezident”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Besiana Kadare ka një CV të pasur në diplomacinë shqiptare. Ajo ka qenë pjesë e misionit të OKB-­së në vitet 2002- ­2005, ndërkohë që ka mbajtur postin e ambasadores në Francë dhe në UNESCO.

Në CV­-në e saj thuhet se: ?E emëruar sekretare e Parë në Misionin e Republikës së Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork (2002- ­2005)?./CNA.al

Lajmet e fundit nga