Connect with Us

Vaksina anti-Covid dhe gratë shtatzëna/ Mjeku tregon kategoritë ku duhet shmangur

Shëndeti

Vaksina anti-Covid dhe gratë shtatzëna/ Mjeku tregon kategoritë ku duhet shmangur

Publikuar

-

Zëvendës Drejtori i ISHP, Dritan Ulqinaku, i ftuar në “Repolitix”, foli lidhur me vaksinën anti-Covid tek gratë shtatzëna.

Ulqinaku u shpreh se nga 0-3 muajshe ideale do të ishte për gratë shtatzëna të shmangin vaksinën, megjithatë nuk përbënë problem dhe një vendim i kundërt. Kjo për shkak se embrioni është në një fazë delikate të tij.

“0-3 muaj të parë duhet ta shmangi, është periudhë në të cilën embrioni është në faze delikate. Nuk ka efekt anësorë, por ne e sugjerojmë, nuk është e domosdoshme. Por në muajit e tjerë, mund të bëhet është e sigurt.

LEXO EDHE:  Rritet numri i viktimave nga Covid-19/ Ndërron jetë një pacient në Sanatorium

Vaksinimi para shtatzënisë, sepse nuk ekziston kjo që thonë që mbetesh sterilë. Nuk ndikim, kjo është e vërtetuar.”, tha ai. /CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

Rritet sërish numri i rasteve të reja/ Ja sa kanë humbur jetën sot

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 1513 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 228 qytetarë, ndërsa kanë ndërruar jetë 5 shtetas.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:110 në Tiranë, 10 në Fier, nga 9 qytetarë në Vlorë, Sarandë, Berat, nga 8 qytetarë në Mallakastër, Lushnje, Durrës, nga 6 qytetarë në Shkodër, Kavajë, Tepelenë, nga 5 qytetarë në Elbasan, Gjirokastër, 4 në Skrapar, nga 3 qytetarë në Përmet, Divjakë, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Lezhë, Kamëz, Korçë, Dimal, Gramsh, nga 1 qytetar në Kuçovë, Dibër, Krujë, Kurbin, Kukës, Has, Malësi e Madhe.

Janë 6694 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetar nga Fieri 38 vjeç, një qytetare nga Pogradeci 70 vjeçe, një qytetar nga Korça 70 vjeç, një qytetar nga Berati 85 vjeç, një qytetar nga Vlora 90 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 594 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 190,378 që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE:  Shifra shqetësuese në shtetin fqinj/ Humbin jetën 9 të infektuar, konfirmohen 137 raste të reja

LEXO EDHE:  Mbeten të larta shifrat e të infektuarve/ Ja sa persona humbën jetën sot

Statistika (1 Dhjetor 2021)



Raste të reja ditore 228
Të shëruar në 24 orë 594
Të shtruar në spitale 148
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 1513

Testime totale 1,395,649
Raste pozitive 200,173
Raste të shëruara 190,378
Raste Aktive 6,694
Humbje jete 3,101

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3373
Fier 679
Gjirokastër 531
Shkodër 462
Berat 393
Durrës 349
Elbasan 292
Vlorë 210
Korçë 156
Lezhë 136
Dibër 65
Kukës 48

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Shqipëria drejt kufizimeve?/ Manastirliu paralajmëron masa të reja anti-covid

Publikuar

-

Nga

cna lajme shendetesi

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nga qqendra e Vaksinimit në Arenën Kombëtare, ka deklaruar se vaksinimi mbetet thelbësor në kushtet e përballjes me variantet e reja, siç është Omicron, që ka rritur shqetësimin në të gjitha vendet.

Ndër të tjera ajo ka parlajmëruar edhe marrajen e masave të reja në vendin tonë.

Tani me variantin e ri Omicron ende ka shumë të dhëna që priten e besoj që javën në vijim institucionet ndërkombëtare do vijojnë kenë më shumë të dhëna për rrezkishmërinë në raport me infektimet në raport me hospitalizimet.

Emërues i përbashkët është vaksinimi, sa më shumë të vaksinuar aq më shumë jemi të mbrojtur e aq më pak lejojmë që variantet e reja të vijojnë mutaiconet, vaksinimi pengon dhe lindjen e mutacioneve, ndaj edhe është fjala kyce e OBSH”, ka thënë Manastirliu.

LEXO EDHE:  Mbeten të larta shifrat e të infektuarve/ Ja sa persona humbën jetën sot

LEXO EDHE:  Rekord të infektuarish në vend/ Humbin jetën dhe 13 pacientë



Sipas saj varianti i ri është shqetësues, por jo për t’u futur në panik.

“Ne jemi duke vlerësuar të gjitha masat që kemi aktualisht, zbatimin e masave si janë duke u zbatuar, prandaj do kemi një kalibrim të tyre padyshim duke pasur parasysh dinamikën e situatës epidemilogjike.

Kalibrimi i masave do jetë njëtrajtshëm duke vlerësuar dhe vendimet që do merren.

Do shikojmë të gjitha masat e zbatueshmërinë e tyre për të vlerësuar se si shkojmë dhe në sezonin e dimrit që kemi hyrë që do kërkojë akoma më shumë masa”, ka thënë më tej Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Si do të ndikojë varianti Omicron këtë dimër në Evropë?

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

Nga Helen Collis “Politico.eu”

Një variant i ri i koronavirusit, ka nxitur një mori investigimesh dhe ndërhyrjesh sa i përket udhëtimeve, pasi ekspertët po synojnë të kuptojnë saktësisht se sa serioz është në të vërtetë ky mutacion. Varianti, i quajtur Omicron nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, u zbulua për herë të parë nga sekuenca gjenomike në Afrikën e Jugut, dhe u nda me një bazë të dhënash ndërkombëtare më datën 22 nëntor.

“Ky variant ka një numër të madh mutacionesh, disa prej të cilave janë shqetësuese. Dëshmitë paraprake sugjerojnë një rrezik të shtuar të ri-infektimit me këtë variant, në krahasim me variantet e tjera shqetësuese”- deklaroi OBSH nëpërmjet një deklarate bërë të premten.

Xheni Harris, drejtuese e Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Britaninë e Madhe tha më herët se ky është“varianti më shqetësues që kemi hasur deri më sot”, dhe se është duke u zhvilluar një“hulumtim urgjent” për të kuptuar më shumë.

Në përgjigje të shqetësimeve të ngritura nga shkencëtarët, qeveria britanike, e pasuar ngatë tjerët në Evropë, njoftoi kufizime të rëndësishme për të udhëtuar nga Afrika e Jugut, Botsvana, Lesoto, Esvatini, Zimbabve dhe Namibia. Por varianti është përhapur tashmë në Evropë, me një rast të zbuluar në Belgjikë.

Po pse shkencëtarët janë aq shumë të shqetësuar mbi këtë variant?

Varianti Omicron, i njohur ndryshe edhe si B.1.1.529, përmban rreth 50 mutacione, pra një numër shumë të madh. Më shumë se 30 prej tyre gjenden në proteinën që vesh nga jashtë virusin SARS-CoV-2, dhe që ndërvepron me qelizat njerëzore përpara hyrjes në to, dhe që është pjesa që synojnë të godasin edhe shumica e vaksinave anti-Covid.

Ndërsa disa prej këtyre mutacioneve janë vërejtur edhe në variantet e mëparshme shqetësuese “disa prej atyre janë vërejtur rrallë së bashku në të njëjtin lloj varianti” thotë Fransua Ballo, drejtor i Institutit Gjenetik të Kolegjit Universitar në Londër.

Sekuencimi gjenomik i variantit në Afrikën e Jugut, ka identifikuar deri më tani 100 raste me Omicron, përfshin qytetet e Johanesburgut dhe Pretorias. Më herët, normat e përgjithshme ditore të rasteve me Covid-19 ishin të ulëta në atë pjesë të vendit, ndërsa janë rritur gjatë 7 ditëve të fundit, nga 273 në më shumë se 1.200.

A do të më mbrojë ende vaksina ime?

Bazuar në numrin dhe llojet e mutacioneve që vërehen tek varianti Omicron, shkencëtarët mendojnë se imuniteti nëpërmjet vaksinimit apo infektimit të mëparshëm, mund të mos mbrojë në një mënyrë shumë efektive kundër ri-infektimit nga Omicron.

“Bazuar në përbërjen e tij gjenetike, ne parashikojmë se B.1.1.529 mund ta anashkalojë pjesërisht imunitetin e ofruar nga vaksinimi dhe infektimi i mëparshëm”- thotë Ballo.Kjo për shkak se mutacionet në Omicron “janë shoqëruar në variante të tjera që i shmangen imunitetit”- vë në dukje Sharon Pikok, drejtore e “COG-UK Genomics UK Consortium”.

Por duhet të kalojnë disa javë para se ta dimë me siguri këtë gjë.“Për të kuptuar ndikimin e tij tek imunitetet, në Afrikën e Jugutpo kryhen me shpejtësi studimet laboratorike. Shkencëtarët po shohin sesi neutralizohen antitrupat nga ky variant,si dhe ndërveprimet me qelizat T, për të konfirmuar nëse ka një imunitet të reduktuar në analizat standarde laboratorike, por ato do të duan disa javë që të përfundojnë”-thotë Pikok, që është gjithashtu profesor i shëndetit publik dhe mikrobiolog në Universitetin e Kembrixhit.

A ka gjasa që ky variant të bëhet dominues në Evropë?

Në këtë fazë nuk mund të thuhet me siguri asgjë. Të dhënat aktuale tregojnë një rritje të rasteve, sidomos në provincën Gauteng të Afrikës së Jugut.“Tabloja epidemiologjike, sugjeron që ky variant mund të jetë më i transmetueshëm, dhe disa mutacione tëOmicron, janë në përputhje me transmetueshmërinë e zgjeruar”- thotë Pikok.

LEXO EDHE:  Shqipëria në “listën e zezë” të OBSh/ Ish deputeti i PD-së “kryqëzon” Ramën

LEXO EDHE:  Mbërrijnë mbi 100 mijë doza vaksinash Pfizer në Kosovë



Por nuk ishte ende e qartë, nëse kjo ishte për shkak të vatrave super-përhapëse,apo nëse varianti Omicron mund të konkurrojë që tani me variantin Delta. “Për ta konfirmuar këtë gjë, duhen studime të mëtejshme”- thekson Pikok.

A është më vdekjeprurës ky variant?

Të dhënat për këtë janë ende në pritje, dhe ka shumë të ngjarë të vijnë nga mbikëqyrja e vazhdueshme e situatës në Afrikën e Jugut. Disa ekspertë hipotetizojnë se nëse Omicron do të jetë është më i transmetueshëm, ai mund të jetë më pak i rrezikshëm. Pasi nga pikëpamja evolucionare një virus rrezikon që të zhduket, në rast se ai është shumë efektiv në vrasjen e bujtësit të tij.

Kjo mund të jetë e vërtete edhe për nën-degën e Deltas, AY.4.2, që po fiton shumë terren në Britani. Ndërkohë, disa ekspertë të tjerë sugjerojnë se përgjigja imunitare qelizore e shkaktuar nga vaksinat, mund të mjaftojë për ta luftuar virusin edhe me mutacionet e tij të shumta.

Monika Gandi, mjeke e sëmundjeve infektive në Universitetin e Kalifornisë, SHBA, thotë se meqë reagimi imunitar i qelizave është shumë kompleks- duke gjeneruar lloje të reja antitrupash edhe kundër varianteve të reja – ekziston mundësia që vaksinat të mbeten mbrojtëse.

Si mund ta mbrojmë veten?

Nuk dihet ende se deri në çfarë mase varianti Omicron, mund t’i shpëtojë imunitetit të vaksinës. Ekspertët i nxisin njerëzit që vaksinohen plotësisht, duke përfshirë edhe dozat përforcuese, në rast se kualifikohen për to. Britania e Madhe dhe Evropa, kanë ndërmarrë veprime të shpejta në përpjekje për të frenuar përhapjen e variantit Omicron, përmes ndalimit të përkohshëm të fluturimeve dhe futjes së masave të reja të karantinës.

“Veprimi i hershëm, është shumë më i mirë se ai i vonë”- thotë Evan Birnej, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Laboratorit Evropian të Biologjisë Molekulare, dhe drejtor i Institutit Evropian të Bioinformatikës EMBL. “Mund të ndodhë që ky variant të mos jetë një kërcënim aq i madh sa Alfa dhe Delta, por pasojat e mundshme të mosveprimit mbi këtë skenar,mund të jenë serioze”-shtoi ai.

Nëse kemi nevojë për vaksina të reja, sa kohë do të duhet për t’i zhvilluar ato?

Vaksina më e përdorur në Evropë, ka qenë ajo e BioNTech/Pfizer. Këto kompani po hulumtojnë mbi variantet që priren t’i shmangen vaksinave, përfshirë Omicron.“Ne presim të dhëna nga testet laboratorike brenda 2 javësh. Ato do të na japin më shumë informacione, nëse B.1.1.529 mund të jetë një variant që mund të kërkojë një rregullim të vaksinës sonë, sidomos nëse ky varianti përhapet në mbarë botën”- tha një zëdhënës i BioNTech.

Ndërkohë shefi ekzekutiv i Pfizer, Albert Burla, tha në shtator se të dyja kompanitë mund të zhvillojnë në “më pak se 100 ditë” një version të ri të vaksinës kundër një varianti të ri. Kompanitë e kanë bërë tashmë këtë për variantin Beta, i identifikuar për herë të parë në Afrikën e Jugut dhe për atë Delta. Por duke qenë se vaksina aktuale ka mbetur efektive kundër këtyre varianteve, nuk ka pasur ende nevojë për të nxjerrë në treg një version të modifikuar.

Në fillim të këtij muaji, BioNTech njoftoi se po zhvillonte një qasje prototip për të vlerësuar zhvillimin, prodhimin dhe proceset rregullatore për variantet e vaksinave specifike, në mënyrë që vaksinat  e reja të prodhohen shumë më shpejt.“Ideja është të jemi një hap përpara virusit”-tha Burla në shtator.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

https://www.politico.eu/article/nu-coronavirus-new-variant-vaccine-africa-europe-travel-winter-november-december-2021/

LEXO TE PLOTE