Connect with Us

SPAK mbyll hetimet për grupin e “Dajës”/ Zbardhen emrat që udhëhiqeshin nga “zoti i drogës”

Kronika

SPAK mbyll hetimet për grupin e “Dajës”/ Zbardhen emrat që udhëhiqeshin nga “zoti i drogës”

Publikuar

-

SPAK ka mbyllur hetimet për 8 personat e arrestuar nga operacioni italo-shqiptar “Kulmi”.

Bëhet për, Ilirjan Duçkollalri,  Julian Bejdollari, 43 vjeç, Aurel Kalari, 53 vjeç, Ilirjan Zaimi, 51 vjeç, Mariglen Duçellari, 65 vjeç, Kleo Bregu, 55 vjeç, Rexhino Muçaj, 25 vjeç, Alban Koshi, 53 vjeç dhe Orhan Duçellari, 46 vjeç.

Gjatë operacionit ‘Kulmi” u sekuestruan 3,5 tonë kanabis dhe një sasi e konsiderueshme kokaine me vlerë 40 milionë euro.

37 urdhër arreste u ekzekutuan, të cilat janë finalizuar në vitin 2021,  Shqipëri-Itali, ndërsa në qytetin e Vlorës u sekuestrua edhe një gomone.

Baza e grupit kriminal për trafikun e drogës, nga hetimet ka rezultuar Vlora dhe lënda narkotike transportohej kryesisht nga deti Adriatik por edhe në rrugë tokësore, përmes rulotëve dhe mjeteve të tjera.

Grupi i Ilirjan Duçellarit

“Mariglen Shusha dhe Donial Drolli me bashkëpunimin e tyre kanë bërë të mundur të identifikohet i Ilirjan Duçellari me emrin “daja” dhe të gjithë pjesëtarët e grupit kriminal shqiptarë, përgjegjës për trafikimin e lëndës narkotike në dy plantacionet e të sekuestrimit të saj në Bari, duke dhënë rrethana për faktin penal dhe bashkëpunëtorët e përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Shusha dhe Drolli kanë konfirmuar rrethana fakti se pjesën më të madhe të lëndës narkotike të sekuestruar nga D.I.A. në Bari më 17 Dhjetor 2016, e zotëronte drejtuesi i grupit kriminal shqiptar Ilirjan Duçellari Zaimi i njohur në Shqipëri, si Lani e “sy bardhi” e i thirrur “daja” nga pjesëmarrësit e grupit kriminal bareze, të cilën e përdorte për të arritur objektivin e përbashkët ë shpërndarjes së lëndës narkotike në Itali, si formë respekti për funksionin komandues që luante a për pozicionin që kishte në furnizimin me lëndë narkotike; ishte “sponda” shqiptare për grupet kriminale bareze, në gjendje të furnizonin e të garantonin lëndën narkotike në qytetin e Barit në Puglia e në krahinat e tjera në mënyrë konstante e të vazhdueshme.

E kanë përshkruar si ai që vendoste strategjitë operative të trafikimit e financonte kostot në Shqipëri e në Itali duke marrë përsipër personalisht rreziqet, humbjet e mundshme, u jepte urdhëra pjesëtarëve të grupit kriminal shqiptar për kryerjen e aktiviteteve të lidhura me të, nëpërmjet Mariglen Shushas vendoste e drejtonte aktivitetet e shkarkimit, ruajtjes dhe shpërndarjes së lëndës narkotike në Itali”, thuhet në dosje.

Në 8 mars të vitit 2017 ata kanë transportuar 1 20 kg lëndë narkotike kanabis me një gomone oqeanike. Në momentin e mbërritjes në Itali janë arrestuar nga policia. Drejtuesi i grupit ku ata bënin pjesë ka marrë përsipër shpenzimet për mbrojtjen duke paguar 4000 euro avokatin Italian.

Elton Hamza i ka thënë hetuesve se kishin garanci nga policia lokale për transportimin dhe ambalazhimin e lëndës narkotike dhe trafkimin nga brigjet shqiptare në Itali.

“Bashkëpunëtori i drejtësisë Elton Hamza ka deklaruar faktin e sigurisë dhe garancisë nga Policia Lokale për kultivimin e bimëve narkotike, transportimin e lëndës narkotike, kultivimin e lëndës narkotike në rrugë tokësore nga vendi ku ishte ambalazhuar deri tek vendi ku ngarkohej në mjetin lundrues si dhe gjatë realizimit të trafikimit të lëndës narkotike nga brigjet shqiptare në Itali”, thuhet në dosje.

 Ilirjan Duçellari kishte pushtet dhe “blinte” punonjësit e policisë me shuma të mëdha eurosh, vetëm për t’a lejuar që të transportonte lëndë narkotike në shtetin fqinj.

Kujtojmë se i penduari i drejtësisë, Marenglen Shusha, rrëfen se ‘Lani’ apo Ilirjan Ducellari apo Zaimi kishte persona të ndryshëm që ruanin gomonen kur kalonte në det dhe të tokë dhe në momentet e aksionit paguante për fikjen e radarëve.

LEXO EDHE:  Dosja 184, SPAK “shpëtoi” Qeverinë/ Prokurorja që dyshohet se mbajti të njëjtën linjë

“Nga toka, Lani kishte persona të ndryshëm, po sidoqofte ishte armik me Drejtorin, ndërsa përsa i përket detit, Drejtorinë e Kufirit, ishte impenjuar një person me emrin Festim, qe unë e di se punon për policinë. Është një person i shëndoshë, me flokë të shkurtra, e di që ka nje lokal në rrugën ku është lokali i Lanit, e në atë periudhën vinte ke ne me nje Klas E, me ngjyrë gri, në 2005-2006.

Ky ka ardhur disa herë, ka folur në tavolinën afër për të garantuar, për të siguruar pjesën e detit, e, me sa mbaj mend, nja dy herë ka ardhur bashke me nje person tjetër, që ka thene qe edhe ai ishte një që punonte në polici, ishin moshatar, me floke te bardha, me duket se quhej Gjergji, nëse nuk gaboj, e se ky Lani a Festim do t’i jepte 15.000 Euro për të siguruar pjesën e detit, e lekët i kam parë.

 Momenti në të cilin ia ka dorëzuar nuk e di, sepse për ngjarjen e 2015 une isha në Itali e siç kam thëne, nese nuk gaboj, ky Festimi, pasi Ilirjani është spostuar si Zevendes Drejtor në Dibër, me duket se edhe Festimin e kane spostuar gjithmone si Shefi Policise Komisariatit ne Diber.

Unë di që kur gomonia arrinte nga Italia në Divjakë, apo kur gomonia shkonta nga Italia në Divjakë, ky radar fikej e për rreth 40 min, 1 orë, ky radar fikej e sipas muhabeteve të bëra ke ‘Lani’ edhe makinat e policisë tokësore edhe ato të kufirit , sipas meje, ama policia e kufirit ka tip makina Land Rover, policia e kufirit është ajo që kontrollon bregun, e Lani më thotë që policia bënte.. themi.. vërente gjatë ngarkimit.

Domethënë donë të thotë që këta polica, për shembull janë ata që rrinë zakonishtë në postën e kufirit, unë nuk e di sa janë në vendin që fikin radarin, e mendje se janë një person a dy, rrinin aty kur gomonia ngarkohej.

 Pjesa tjetër e punonjësve të policisë ishte në zonën ku ishte radari..edhe nga ana tjetër e detit, edhe nga ana e tokës kanë marrë 30 000 euro për punën që është kapur në 2015, sepse kur është bërë sekuestrimi afër Delta Forcë, asnjëri prej djemve si ka kërkuar lekë Lanit, sepse unë mund ti thoja shumë mirë:

 ‘Unë e bëra, kam shkuar e kam mbaruar , ose djemtë që kanë angazhuar vetëm shtetit dhe e di që 15 000 janë paguar për tokën e 15 000 për ujin, domethënë detin … e për pjesën detare, themi për ujin, ka folur me Festimin, ndërsa për pjesën tokësore, ai , Ilrijanin e kishte aty, e kishte 24 orë mbi 24 të pranishëm…

Ilirjani ka marrë pjesë kur gomonia është nisur e ka marrë pjesë normalisht, sepse e thashe3 edhe dje, që është marrë hard disku nga hoteli… sepse ishte parë Ilirjani… sepse është kontaktuar , kontaktonte me numra të tjerë, jo vetëm numrat që unë sillja këtu me vetë, por edhe numrat e tjerë, që ishin atje, që ishin numrat për Geni, për pjesën e detit, për atë të tokës…”, ka rrëfyer i penduari i drejtësisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Përplasen makinat në Fushë Krujë/ E pëson dhe këmbësori nga kurioziteti

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Fushë Krujë –Vorë.

Mësohet se automjeti tip “Mercedec” me targa aa 699 ar është përplasur me ‘Pasatin’ me targe aa 008 db, dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Ndërsa një qytetar i cili është afruar për të parë aksidentin, i ka prerë rrugën një makine tip “Renault” aa 285 px që po udhëtonte në drejtim të Fushë Krujës.

LEXO EDHE:  SPAK “shkrin” Krimet e Rënda/ Prokurorët që transferohen në rrethe

LEXO EDHE:  “Çmendet” Braçe, sulmon SPAK/ Del në krah të kryebashkiakut të dënuar



Si pasojë janë plagosur këmbësori Ramazan Xeka dhe Blerina Kaçorri pasagjere.

Sakaq të plagosurit janë dërguar ne spitalin e Traumës Tiranë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

I dënuar me 10 vjet burg/ Kapet në Tiranë grabitësi i shumëkërkuar

Publikuar

-

Nga

Një 33-vjeçar i dënuar me 10 vite burgim për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, është vënë në prangat e policisë.

Preng Gjoni, ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë në vitin 2016, e ka dënuar me 10 vite burgim për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

“Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr.2, operacioni policor i koduar “Palestra”.

Kapet dhe ndalohet 33-vjeçari i dënuar me 10 vite burgim për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.



Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.2, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, bazuar dhe në informacionet e marra në rruge operative se në një palestër në rrugën “Jordan Misja” ndodhej një person në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacioni policor “Palestra” në kuadër të cilit ndaluan shtetasin:

Preng Gjoni, 33 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Sarandë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë në vitin 2016, e ka dënuar me 10 vite burgim për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

Shtetasi Preng Gjoni, do ti dorëzohet Komisariatit të Policisë Sarandë, për veprime të metejshme.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Bllokohen nga Policia 5 kamionë me lëndë drusore/ Procedohen penalisht 9 persona

Publikuar

-

Nga

Bllokohen nga Policia, 5 kamionë që transportonin rreth 40 metër kub lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Procedohen penalisht 8 shtetas, për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, “Fshehja e të ardhurave“ dhe “Ushtrimi i aktivitetit tregtar pa licencë“.

Gjithashtu, procedohet penalisht edhe 1 teknik pyjesh në bashkinë Shkodër, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet policore të Komisariateve të Policisë Shkodër dhe Malësi e Madhe, kanë bërë të mundur bllokimin e 5 kamionëve që transportonin pa dokumentacionin përkatës, 40 metër kub lëndë drusore të prerë në mënyrë të kundërligjshme, konkretisht:



Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë së Malësisë së Madhe janë proceduar penalisht shtetasit E. N. dhe Q. M., pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, në fshatin Hot të Malësisë së Madhe, duke transportuar me kamionët e tyre lëndë drusore, pa dokumentacionin përkatës;

LEXO EDHE:  Dënohet korçari se i dha ryshfet policit/ SPAK “thyen” arkën e shtetit: 500 lekët të kalojnë atje

LEXO EDHE:  “Çmendet” Braçe, sulmon SPAK/ Del në krah të kryebashkiakut të dënuar

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër, janë proceduar penalisht shtetasit N. Z., R. K., A. C., M. B., A. L. dhe A. S., pasi janë kapur duke transportuar me tre kamionë, lëndë drusore, pa dokumentacion përkatës.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht edhe shtetasi D. P., teknik pyjesh në bashkinë Shkodër, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi si përgjegjës i zonës ku është konstatuar prerja dhe grumbullimi i lëndëve drusore, nuk ka marrë masat e nevojshme për parandalimin e kësaj veprimtarie.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër do të vijojë kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë dhe në këtë kuadër apelon për qytetarët që të mos presin dru në mënyrë të paligjshme, pasi do të përballen me ligjin.

LEXO TE PLOTE