LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si qëndron e vërteta e lobimit të Lulzim Bashës në SHBA?!

30 Shtator 2021, 09:22, Politikë CNA

Si qëndron e vërteta e lobimit të Lulzim Bashës në

Ditët e fundit në skenën politike shqiptare, është rikthyer çështja e financimeve me firmën e Lulzim Bashës në një kompani lobimi në SHBA, për të siguruar një foto me presidentin Donald Trump dhe mbështetjen në Kongresin Amerikan.

Pra, Basha ka lobuar në SHBA, me financime nga off shore ruse.

Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të vitit 2017, Lulzim Basha publikoi në rrjetet sociale një foto me ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Në media u raportua se fotoja e Trump me Bashën ka kushtuar jo pak, por rreth 20 mijë dollarë.

Presidenti Trump ka qënë në një mbrëmje për mbledhje fondesh për një kandidat të partisë së tij. Trump ka bërë foto me cilindo që ka qenë i pranishëm dhe ka paguar 20 mijë dollarë, pra një foto në një kalim nga 2 sekonda që ka bërë secili i pranishëm.

Basha ka blerë një biletë për të hyrë në këtë mbrëmje dhe çmimi i një bilete për të hyrë në event është 10-20 mijë dollarë (në varësi te pozicionit ku do të ulesh).

Por, dardha e ka bishtin prapa dhe pas publikimit të fotos me Trump, plasi edhe skandali i lobimeve me para të financuara nga kompani off shore ruse.

Pra, skandali i lobimeve me Nick Muzin në SHBA, ku janë paguar 1 milion e 25 mijë dollarë, për të cilin Lulzim Basha tre herë kur foli ka dhënë tre versione të ndryshme .(Lexo këtu)

Në muajin nëntor të vitit 2017, agjencia e lajmeve BIRN publikoi një material të plotë mbi fondet që PD kishte paguar për të siguruar mbështetje në administratën e lartë amerikane.

Ndërkohë, vetëm dy javë pas publikimit të këtij denoncimi është publikuar një foto e Lulzim Bashës. Në media dhe nga politika u raportua se kreu i PD-së po udhëtonte drejt Edinburgut, kryeqytetit të Skocisë.

Më tej, në muajin mars 2018,  revista investigative amerikane “Mother Jones” publikoi një investigim të plotë për financimin me 675 mijë dollar nga PD për kompaninë Muzin, me firmën dhe negocimin personal të Lulzim Bashës, për të siguruar mbështetje në SHBA.

Në këtë artikull publikohen fakte sesi Lulzim Basha, ka ofruar pagesa të majme për promovimin e tij në SHBA.

Në të njëjtin shkrim thuhet se Basha ka kontraktuar një lobist Amerikan të quajtur Nick Muzin, i cili është edhe një ish-ndihmës i fushatës së Donald Trump. Kontrata mes Muzin dhe Partisë Demokratike është firmosur nga Basha, për të lobuar për PD-në në muajt mars, prill dhe maj, e për këtë ai do të merrte 25 mijë dollarë për shërbimet që do të kryente brenda këtij harku kohor. (Lexo këtu)

Denoncimi u publikua edhe të Zëri i Amerikës, New York Times dhe bëri një zhurmë të madhe në Shqipëri. Askush nuk foli për detajin që lidhet me foton e Lulzim Bashës, raportuar në dhjetor të vitit 2018 dhe një vizitë të tij të mundshme në Edinburg, ku sipas mediave amerikane ka qendrën kompania Binniata Trade LP, e cila në skandalin e denoncuar ka paguar 150 mijë dollarë për PD-në, kompanisë amerikane Muzin.

CNA.al i shkoi më tej investigimit dhe në muajin mars të vitit 2019, janë publikuar dokumentet zyrtare të Departamentit të  Drejtësisë në SHBA, ku sipas deklarimeve të bëra nga Kompania Lobiste Muzin Capitol LLC, regjistruar në 14.11.2017 rezulton se:

Kompania ruse Biniatta Trade LP do ti paguante STONINGTONE STRATEGIES sipas marrëveshjes 4 shuma.

Në dokument shkruhet (nenvizuar me te kuqe) Fees and Expenses pra tarifa dhe shpenzime: 150 mijë usd për çdo muaj për një periudhë tre mujore, në 15 mars, 15 prill dhe 15 maj, në total shumën prej 450 mijë usd.

Më tej shkruhet se Biniata Trade LP do paguajë Stonington Strategjies shumën 500.000 usd si tarifë speciale deri në mbylljen e marrëveshjes në 23 mars 2017.

Lulzim Basha ka paguar 450 mijë usd në tre muaj dhe shumën 500 mijë usd si special fee nga kompania Ruse offshore dhe janë plot 950 mijë USD. Plus 75 mijë usd paguar nga PD, janë plot 1.025.000 usd paguar nga PD dhe Lulzim Basha për lobim në SHBA.

Nga ana tjetër Lulzim Basha në lidhje me këto pagesa ka deklaruar disa versione të ndryshme.

Lulzim Basha në emisionin Opinion deklaroi se nuk e njihte kompanine Binniata, por kontrata e firmosur prej tij e ka të shkruar emrin e Binniata-s dhe të deklaruar nga kompania Muzin. 

Nga ana tjetër, është edhe gjykimi i pambyllur në Shqipëri. Basha pretendon se autoritetet përgjegjëse, kanë hetuar dhe akuzat sipas tij kanë qënë shpifje.

Por, e vërteta qëndron në faktin se çështja është mbyllur me procedurë dhe nuk është një gjykim i mbyllur. Nuk është pyetur Nick Muzin dhe nuk u morën zyrtarisht dokumentet.

Fotoja e Lulzim Bashës me presidentin Trump është e provuar, deklarimet në Departamentin Amerikan të Drejtësisë nga kompania Muzin janë të provuara, pagesat e Binniata tek Muzin, të konfirmuara.

Dhe ky është një skandal që ngelet njollë e zëzë në politikën shqiptare.

Sa më thellë të analizohet, aq më shumë detaje dalin. Kompani ruse, burime të dyshimta, udhëtime të rastësishme në zonat e këtyre kompanive, por edhe heshtje dhe qëndrime kontradiktore të vetë Lulzim Bashës./CNA.al

Si qëndron e vërteta e lobimit të Lulzim Bashës në

Si qëndron e vërteta e lobimit të Lulzim Bashës në

Si qëndron e vërteta e lobimit të Lulzim Bashës në

Si qëndron e vërteta e lobimit të Lulzim Bashës në

Intervista e plotë/ Flet miku i Bashës që akuzohet nga FBI: Nga rrëmbimi i Gylenit tek dënimi me 20 vite burg

Shtrëngohet laku për Lulzim Bashën/ Kreu i PD drejt prangave?

INVESTIGIMI/ Rusët financuan për foton e Lulzim Bashës me Trump

Arrestohet në SHBA biznesmeni turk afër Lulzim Bashës

Shënim/ Skandalet me lobimet dhe pse Basha nuk shkon dot në SHBA?

MEGA-SKANDALI dhe dokumenti/ Lulzim Basha pagoi 950 mijë usd nga kompania Ruse offshore, prokuroria uli shifrën

Lajmet e fundit nga