Connect with Us

Shkolla ngatërron numrat e Amzës, ngelës në gjimnaz por me shkollë të lartë

Denoncim

Shkolla ngatërron numrat e Amzës, ngelës në gjimnaz por me shkollë të lartë

Publikuar

-

Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar mbrëmjen e sotme historinë e 3 personave të cilët dikur kanë qenë në të njëjtën klasë në shkollën e mesme profesionale “Arben Broci” në Shkodër në vitet 2002-2007.

Problemi i tyre është se numrat e Amzës rezultojnë të ndryshëm nga numrat që kanë në diplomën e pjekurisë.

Madje njëri prej tyre rezulton që sipas numrit të gabuar të Amzës të jetë ngelës, edhe pse ka përfunduar studimet e shkollës së lartë.

Mirand Pali: Kam mbaruar studimet në vitin 2007, dega mekanikë e përgjithshme. Gjatë këtij viti kisha dëshirë që të vazhdoja fakultet të dytë pranë Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Në momentin që u interesova më kërkuan që duhet të fotokopjohej dhe noterizohej diploma e shkollës së mesme dhe e shkollës së lartë. Pasi vajta tek një noter aty afër universitetit, kërkova të noterizoj dokumentacionin përkatës dhe më thanë që diploma e shkollës së mesme që të noterizohet duhet të riciklohet me vulën e Drejtorisë Arsimore të Shkodrës. Vajta te drejtoria, diploma mbrapa mban vulën e Drejtorisë Arsimore të Shkodrës në vitin 2007 dhe firmën e drejtorit që ka drejtuar këtë shkollë nga viti ’90 deri në vitin 2014, kur ka dalë në pension. Më kërkuan që ta sigloj me firmën e drejtorit aktual. Kur erdha tek shkolla, më konfirmuan që dokumenti është fals. Në momentin që njoftova policinë, drejtori tha prit të shikojmë regjistrat e vjetër dhe më nxorri një Amzë tjetër që ndryshon një numër; unë e kam 6633 që kjo Amzë i përket një personi tjetër, ndërsa Amza ime është 6333. Diploma e shkollës së mesme mban një numër të regjistrit 3344, ndërsa tek vërtetimi që është i njëvlefshëm me diplomën Amza është 6333 dhe numri i regjistrit të veçantë nuk ekziston. Amza ime i është dhënë dikujt tjetër.

Aleksandër Vukelaj: Edhe ne e njëjta problematikë. Pasi numri i Amzës që unë kam në diplomë i rezulton dikujt tjetër këtu, jo në emrin tim.

Aleksandër Kronaj: Edhe neve e njëjta gjë, mua më kanë nxjerrë ngelës. Me këtë diplomë jam i regjistruar në fakultet në vit të dytë edhe tani jam ngelës në shkollë të mesme.

Gazetarja e emisionit Stop, Domenika Bajraktari, shkoi në shkollën “Arben Broci” së bashku me 3 zotërinjtë dhe takuan drejtorin aktual të shkollës profesionale.

LEXO EDHE:  Foto/ Faqja e preferuar e Ramës denoncon Veliajn

Aty zbuluan se ka gabime me numrin e Amzës për të gjithë nxënësit e atij brezi. Nga verifikimet rezulton se në numrat e Amzës janë bërë ndërhyrje.

Drejtori i shkollës, Zamir Lacej-Ndodhet tek numri rendor 433, tek gërma “S” ndodhet Saimond Hysaj, i regjistrum në vitin 2005-2006, e shohim masanej në çfarë dege dhe ka numrin e amzës, që i ka vu ai i krimit ekonomik.

Gazetarja-Ky ka filluar në 2005-2006?

Drejtori I shkollës, Zamir Lacej-Po, atëherë Aleksandër Vukelaj është këtu, shife çfarë numri ka!

Gazetarja-6341!

Mirand Pali-Ky mban 6641.

Gazetarja-Kronaj, ja ku je këtu 6324..

Mirand Pali-Këtu është 6624.

Mirand Pali-Nxënës klase, i korrigjum me korrektor, është nxënës klase, shokë i joni.

Mirand Pali-Jo nuk është i joni ai, po Mark Ndoj i korrigjuar, ëë Saimir ky është i joni, po Saimir Ibrahimi nga Kruja, Viktor Zefi pukjan, e kena pas edhe këtë.Erzen Boga nga Burreli, i korrigjum edhe ky.

Gazetarja-I keni patur në klasë këta?

Mirand Pali-Patjetër, të gjithë shokë klase, 6341, i korrigjum edhe ky.

Gabime janë vënë re edhe në regjistrat e shkollës. Nga viti i parë deri në vitin e 4 në regjistra nuk ka numra Amze, ndërsa në atë të vitit të 5-të numri i Amzës përkon me diplomën që kanë zotërinjtë.  /tvklan

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Denoncim

Italiani lë punonjësit e fasonerisë të pasiguruar, mashtrimi që ka bërë

Publikuar

-

Nga

Në redaksinë e emisionit “Stop” është drejtuar një zonjë, që prej 3 vitesh punon në një rrobaqepësi-fasoneri në Fier me administrator një qytetar italian Benito Lanari.

Zonja ka konstatuar se që prej Janarit deri në Shtator 2021 nuk janë paguar kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, për pasojë nuk ka mundur të përfitojë pagesën e raportit. Madje për muajin Gusht as nuk ishte deklaruar si punonjëse.

“Kontrolloj në e-albania dhe nga janari i këtij viti dhe deri në momentin që flasim unë nuk i kisha të paguara kontributet. Për më tepër vë re që në muajin Gusht pronari i fasonerisë Benito Lanari nuk na kishte deklaruar fare si punonjës. Unë kisha punuar gjithë muajin Gusht. Nuk guxova t’ia shpreh shqetësimin administratorëve sepse gjatë gjithë kësaj kohe që kemi punuar, kur është hasur që kemi pasur probleme në punë kur kemi tentuar ndonjëherë të flasim, na është thënë shkurtimisht që dera ja ku është dhe mund të largoheni. Kështu që të rrezikoj vendin e punës, nuk guxova. Për këtë arsye i jam drejtuar emisionit “Stop””, tha punonjësja.

Si funksionon fasoneria?

“Ne paguhemi me pagën minimale. Për 3 vite nuk është diskutuar asnjëherë të kemi rritje page, vetëm paga minimale, përveç kësaj, nuk është se po presim rritje page, por të paktën kontributet të na paguheshin”, tha punonjësja.

Pas një verifikimi “Stop” konstatoi, se italiani Benito Lanari ka hapur nipte njëri pas tjetrit dhe ka shumë detyrime të pashlyera.

Ai ka ardhur në vitin ’99 për herë të parë për të hapur biznesin fason. Ky është i vetmi Nipt i mbyllur pa detyrime në shtetin shqiptar. Në vitin 2013, Lanari hap një Nipt të dytë që figuron aktiv. Aty ka detyrime të papaguara të detyrimeve shoqërore dhe shëndetësore. Në 2015, Lanari figuron ortak në një kompani tjetër në Durrës dhe ky Nipt është pezulluar në 2018, por me detyrime të pashlyera.

LEXO EDHE:  Foto/ Faqja e preferuar e Ramës denoncon Veliajn

LEXO EDHE:  Qyteti 6 muaj pa okulist/ Nëndrejtori i spitalit: A njeh njeri, bjere se i ka marrë Gjermania

Në 2017, biznesi fason kaloi në Tiranë dhe Lanari rezulton ortak me një Nipt të ri, aktiv dhe me detyrime në shtet. Në vitin 2018, ai zgjedh Fierin për të hapur një Nipt të ri, i pesti, me një tjetër emër tregtar. Sërish e njëjta histori, ende aktiv dhe ka detyrime në shtet. Niptin numër 6, Lanari e ka hapur sërish në Fier, por në vitin 2019. Këtu është situata e denoncuar në “Stop”.

“Stop” u drejtua në Inspektoratin e Punës, ku u pranuan shkeljet, por çështja, sipas këtij institucioni, i takon Drejtorisë së Tatimeve.



Gazetarja: Ky Administrator nuk ju bën pagesën e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore, po flasim për një ambient të mbyllur. Unë sot vë në diskutim dhe trajtimin, që ju bëhet…

Përgjegjësi i Inspektoratit të Punës Fier: Po flasim për “Ago e Filo” apo..?

Gazetarja: “Ago e Filo” dhe “Parabola” janë e njëjta gjë, kemi të njëjtin administrator, thjeshtë kemi mbylljen e një Nipti dhe hapjen e një tjetri, SHPK.

Përgjegjësi i Inspektoratit të Punës Fier: Duhet t’i hap, që t’i shikoj!

Gazetarja: Hapi!

Përgjegjësi i Inspektoratit të Punës Fier: Si t’i hap? Dua dhe unë pak kohën time!

Gazetarja: Sa të duhet?

Përgjegjësi i Inspektoratit të Punës Fier: Më duhet një çikë kohë, prandaj të them!/tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncimi në Fiks Fare/ Lindur në Tepelenë banues në Tiranë, gjendjes civile e dërgon në Papër-Cërrik pa dijeninë e tij

Publikuar

-

Nga

Pëllumb Aliaj i lindur dhe i rritur në Buz të Tepelenës tregon për emisionin Fiks Fare se që prej vitit 2010 rezultonte banor i Njësisë Administrative nr.5 në qytetin e Tiranës në bazë të një kontrate qiraje që kishte vënë në dispozicion për regjistrimin e vendbanimit të tij në gjendje civile.

Prej vitesh zotëria ka marrë çdo shërbim të nevojshëm pranë kësaj gjendje civile, në momentin që zotërisë i duhej të rinovonte pasaportën, punonjësit e gjendjes civile i thonë se nuk mund të merrte më shërbime aty, sepse kishte kaluar banor në fshatin Papër të Cërrikut Bashkia Elbasan. Pëllumbi thotë se ai nuk ka lidhje me atë zone, madje as nuk ka qenë ndonjëherë dhe se nuk ka bërë asnjë aplikim për lëvizje të tillë.

Për të parë se çfarë ka ndodhur në të vërtet me ndryshimin e adresës së vendbanimit të z. Pellumb Aliaj gazetarët e Fiks Fare ju drejtuan Gjendjes Civile nr.5 Tiranë, për të pyetur se nga kush është bërë kjo lëvizje. Punonjëset thanë se nuk është përgjegjësi e tyre, pasi kjo lëvizje nuk është bërë nga zyra e tyre, por nga sistemi i adresave në varësi të Ministrisë së Brendshme konkretisht Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile.

LEXO EDHE:  Qyteti 6 muaj pa okulist/ Nëndrejtori i spitalit: A njeh njeri, bjere se i ka marrë Gjermania

LEXO EDHE:  Video-Denoncohet “sjellja banditeske”/ Shitësi dhunon pensionistin që bleu limona



Duke qenë se në bazë të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile të vitit 2010 vërtetohet se Pëllumb Aliaj është banor i Njësisë Bashkiake nr 5 dhe së fundmi ka rezultuar banor i Cërrikut qarku Elbasan, lëvizje kjo pa dijeninë e vetë shtetasit, redaksia e Fiks Fare përmes një kërkese për informacion ju drejtua Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile për t’u informuar se me kërkesë të kujt është bërë kjo lëvizje dhe përse duhej të dërgohej në Cërrik-Elbasan dhe jo në vendlindjen e tij,pas përfundimit të kontratës së qirasë. Pa asnjë shpjegim tjerër shoqërues në kthim përgjigje u tha se “Rasti u zgjidh, nga zyra përkatëse e Gjendjes Civile si dhe u njoftua edhe vetë shtetasi.” Duke falenderuar Fiks Fare qytetari thotë se nga zyra e kësaj gjendje civile është njoftuar për ndryshimet e reja dhe se i ishte thënë se kishte qenë vetëm një problem teknik./tch

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Fiks Fare/ Të rinjtë me çrregullime të spektrit autik të braktisur, në Shqipëri nuk ka qendër zhvillimi për adultët

Publikuar

-

Nga

Lindita Kosturi dhe Çlirim Zajmi prindër të dy fëmijëve të diagnostikuar me çrregullime të spektrit autik kanë kërkuar ndihmën e emisionit “Fiks Fare” për të shprehur një shqetësim.

Ata ngrenë zërin se po vuajnë mungesën e një qendre zhvillimi për fëmijët e tyre, pasi për moshën mbi 18 vjeç nuk ka asnjë qendër të tillë. Ata tregojnë se kur fëmijët e tyre kanë qenë më të vegjël janë trajtuar me terapi dhe seanza zhvillimi, por tani që kanë kaluar moshën 18 vjeç nuk gjejnë përkrahjen e një institucioni ku mund t’i dërgojnë. Prindërit thonë se u duhet që fëmijët e tyre të kenë patjetër dikë mbi kokë, pasi herë pas here shfaqin shenja agresiviteti. Kjo ndodh jo vetëm me familjarët, por mund të lëndojnë edhe njerëz të ndryshëm apo edhe veten.
Çlirimi thotë se e bija trajtohet me një kemp prej 120 mijë lekësh të vjetra dhe aq të ardhura nuk mjaftojnë as për shërbimet e saj dhe as për seancat e terapive. I gjendur në këto kushte ai shprehet se është i detyruar të lërë punën dhe t’i përkushtohet vajzës së tij. I pyetur nëse ka patur një mbështetje institucionale ai shpreh pakënaqësira dhe thotë se fëmijët me çrregullime të tilla nuk kanë nevojë vetëm me datën 2 Prill në ditën kombëtare të Autizmit, por u duhet vëmendje në 365 ditë të vitit, kjo jo për mëshirë, por për nevojat që ata kanë.

Erges Eskiu, Logoped dhe terapist zhvillimi në lidhje me mungesën institucionale për fëmijët me autizëm thotë se ata kanë nevojë të trajtohen dhe të ndiqen me terapi private dhe shtetërore. “Një fëmijë me autizëm ka nevojë për përkujdesje dhe kjo për prindin është e vështirë, pasi i duhet që njëri të mos jetë në marrëdhënie pune. Asistenca që marrin këta fëmijë doja të bëja thirrje që të jetë më e madhe, pasi nuk mjaftojnë 200 mijë lekë të vjetra as për terapi. Fëmijët me nevoja të veçanta kanë nevojë për kujdestari të veçantë. Është më mirë që fëmijë të jetë në një institucion për t’u socializuar. Qendra trajtimi për adultët ka qenë vetëm një qendër në zonën e quajtur Prush dhe që duhej të financohej nga vetë prindërit. Është shumë e vështirë për këta fëmijë sepse pas moshës 18 vjeç e kanë shumë të vështirë se ku duhet të drejtohen dhe për fat të keq u duhet të mbyllen në shtëpi. Është e rëndësishme të hapen institucione të reja me staf të kualifikuar” u shpreh për Fiks Fare z. Eskiu.

LEXO EDHE:  Fiks Fare!/ Shefi i Kardiologjisë në QKUK ushtron profesionin pa diplomë e pa licencë

LEXO EDHE:  Skandali me sanitaren/ Reagon për herë të parë Rama



Ndërsa Besmira Zenelaj, Psikiatre pranë Qendrës Kombëtare të Zhvillimit për fëmijët dhe adoleshentet thotë se në këtë qendër trajtohen vetëm grupmoshat nga 0-18 vjeç. Në trajtimin e tyre përfshihet psikiatri, pediatër zhvillimi, rehabilitimi psikosocial. Momentalisht në këtë qendër trajtohen 120 fëmijë për probleme të ndryshme të shëndetit mendor dhe jo vetëm. “Ne funksionojmë me hospitalizime ciklike për fëmijët që nuk kanë mundësi të marrin shërbimet ne vende të largëta. Për moshën mbi 18 vjeç nuk bëhet fjalë më për zhvillimin e tyre, sepse mendohet që në këtë moshë kanë arritur mjaftueshëm zhvillim” shpjegon znj. Zenelaj. Ajo thotë se për të rinjtë me probleme specifike mbi 18 vjeç janë qendrat komunitare ku përbëhen nga mjek psikiatër. Këto qendra komunitare që janë tre vetëm në Tiranë të përbërë nga punonjës social , psikiatër dhe një psikolog e shtrijnë shërbimin vetëm me vizita dhe jo me hospitalizim. Pra nëse një i ri me çrregullime të spektrit autik pëson një krizë merr vetëm shërbimin e shpejtë në këto qendra e më pas duhet të rikthehet sërish në shtëpi.

Këta prindër duan që fëmijët e tyre edhe pse kanë kaluar moshën 18 vjeçare të kenë ende qendra në të cilat mbi të gjitha ata të socializohen./tch

LEXO TE PLOTE