Connect with Us

Rruga e veçantë e Suedisë/ Shfuqizohen masat ndaj COVID-19

Bota

Rruga e veçantë e Suedisë/ Shfuqizohen masat ndaj COVID-19

Publikuar

-

Rregullat strikte ende po zbatohen në shumë vende të Evropës, ndërsa kufizimet në Suedi janë hequr tërësisht. Rruga e Suedisë ishte dhe është e veçantë.

Skandinavët janë të ngjashëm në vështrim të parë: shumë përparimtarë, të mësuar me mirëqenie, me taksa jashtëzakonisht të larta për birrën. Por sigurisht që kjo përshtypje e parë është gabim i madh. Në realitet, dallimet mes kombeve skandinave janë aq të mëdha sa edhe vet thellësia e një Fjordi norvegjez.

Kjo fillon me përshkrimin e vet skandinavëve ndaj njeri-tjetrit. Kur flet me një danez mëson pa e pyetur fare se suedezët janë arrogantë. Suedezët, nga ana tjetër, i konsiderojnë danezët si ekscentrikë. Të dy popujt i ndërlidh zilia ndaj norvegjezëve të pasur për shkak të rezervave të tyre të mëdha të naftës dhe gazit.

Modeli i qytetarit të vetëdijshëm

Por çfarë i bën gjërat edhe më të ndërlikuara është se në fakt disa stereotipe dhe paragjykime janë paksa të drejta. Kështu suedezët zhvilluan modelin e tyre të kontrollit të pandemisë. Nuk ishin politikanët ata që vendosën se çfarë të bënin për të përballuar sëmundjen tinzare. Ata ia lanë fushën shkencëtarëve.

Ata dhanë këshilla përmes mediave se si duhet të sillen qytetarët: lani duart, mbani distancë. Rekomandime që suedezët mund t’i ndjekin por nuk janë të detyruar. Një mbyllje e rreptë ose gjoba të larta për shkeljet, si në vendet e tjera, nuk i përshtaten modelit suedez të qytetarit përgjegjës që kujdeset vet për mbrojtjen e tij. Me pasoja fatale, siç u pa më vonë.

Së pari, shkencëtarët e Suedisë qetësonin popullsinë: Nuk ka gjasa që pandemia të përhapet në vendin me dendësi të ulët popullsie. Restorantet, shkollat ​​dhe dyqanet mbetën të hapura. Por virusi nuk u ndal në kufijtë e Suedisë. Ai u përhap si kudo në botë, veçanërisht në shtëpitë e të moshuarve. Shkalla e infektimeve dhe vdekjeve ishte dukshëm më e lartë se në vendet fqinje. Gjëja e mahnitshme është se ky dështim nuk minoi autoritetin e ekspertëve të Suedisë. Madje ata kontestojnë deri më sot ato që thotë Organizata Botërore e Shëndetit, se mbajtja e maskave mbron nga korona.

Fundi i masave ndaj koronavirusit

LEXO EDHE:  Vaksinat përkundrejt varianteve të reja të Covid-19/ A do ta arrijë ndonjëherë bota imunitetin e tufës?

Nga 29 shtatori suedezët – si danezët dhe norvegjezët më parë – kanë hequr pothuajse të gjitha kufizimet ndaj koronavirusit. Ekspertët e justifikojnë këtë me shkallën e lartë të vaksinimit, veçanërisht në pjesën më të moshuar të popullsisë. Kushdo që donte të vaksinohej mund ta bënte këtë në muajt e fundit. E ata që nuk duan ta bëjnë, është faji i tyre për pasojat. Të gjitha vendet skandinave kanë një sistem shëndetësor të zhvilluar dhe të digjitalizuar. Ka edhe mjaft shtretër të lirë në spitale në pavionet e kujdesit intensiv.

Soric Miodrag Kommentarbild App
Miodrag Soric

Përkundër numrit relativisht të lartë të viktimave- Shumica e suedezëve janë mjaft të kënaqur me strategjinë e tyre kombëtare kundër koronavirusit dhe vazhdojnë t’i besojnë shtetit. Ata theksojnë se pandemia ka dëmtuar ekonominë e Suedisë më pak se kudo tjetër. Ata shpjegojnë se shkollat ​​dhe kopshtet mbetën të hapura gjatë gjithë kohës. Edhe nëse një mësues sëmurej me koronavirus në muajt e fundit, për aq kohë sa simptomat ishin të kufizuara, ai mund të vazhdonte të jepte mësim. Diçka e tillë është e paimagjinueshme në vendet e tjera të BE-së, ku arsimtarët e infektuar natyrisht qëndrojnë në shtëpi, përndryshe ata do ta përhapin virusin më tej.

Nga ana tjetër, shteti social suedez mund të funksionojë vetëm me kopshte dhe shkolla të hapura. Për shkak të taksave të larta, familjet nuk kanë zgjidhje tjetër: baballarët dhe nënat duhet të fitojnë para për të mbajtur familjen. Vendbanimet në Stokholm janë të pakta dhe të shtrenjta. Gjatë ditës, fëmijët duhet të jenë nën përkujdesje në mënyrë që të dy prindërit të mund të punojnë.

Rezervimi ndaj kritikës

Në dallim nga gazetarët gjermanë, francezë ose britanikë, të cilët kritikojnë ashpër qeveritë e tyre për gabime, shtypi suedez është më i rezervuar. Ai preferon të shpjegojë dhe shpjegon në mënyrë gjithëpërfshirëse – një gazetari konstruktive që nuk e vë në dyshim gjendjen e mirë. Edhe kjo bën që suedezët e kanë më të vështirë të zbardhin gabimet e tyre në luftën kundër pandemisë së koronavirusit.

E pra është e vërtetë që suedezët janë ndryshe./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Presidenti Biden paralajmëron Rusinë për Ukrainën

Publikuar

-

Nga

Presidenti Joe Biden u zotua të premten se do ta bëjë “shumë, shumë të vështirë” për Presidentin rus Vladimir Putin që të ndërmarrë veprime ushtarake në Ukrainë, duke thënë se administrata e tij po përpilon një sërë iniciativash për të ulur agresionin rus.

Presidenti e bëri këtë paralajmërim për Presidentin Putin, ndërsa ekziston një shqetësim në rritje për shtimin e pranisë së forcave ruse në kufirin me Ukrainën dhe retorikën gjithnjë e më agresive nga Kremlini.

“Ajo çfarë po bëj është përpilimi i një sërë iniciativash, që besoj se do të jenë më gjithëpërfshirëset dhe më domethënëset, për t’ia bërë shumë, shumë të vështirë zotit Putin që të avancojë me veprimet që njerëzit shqetësohen se ai do të ndërmarrë”, u tha gazetarëve Presidenti Biden.

Ka shenja se Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini janë pranë zhvillimit të një bisede javën e ardhshme mes Presidentit Biden dhe atij rus Putin.

Presidenti Biden nuk dha detaje për veprimet që po shqyrton. Por, Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, i cili u takua të enjten me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken në Suedi, tha se Shtetet e Bashkuara kanë ngritur mundësinë e sanksioneve të reja. Ai nuk dha detaje për këto sanksione të mundshme, por sugjeroi se kjo përpjekje nuk do të jetë efikase.

“Nëse na vijnë ‘sanksione nga ferri’ të reja, ne do të përgjigjemi”, tha zoti Lavrov. “Nuk mund të mos përgjigjemi”.

LEXO EDHE:  Dilema e madhe e pazbardhur/ Koronavirusi është artificial, apo natyror?

LEXO EDHE:  Fabrikë prodhimi për vaksinat në Shqipëri/ Manstirliu zbulon se në çfarë hapash është projekti



Dallimet e thella u bënë të dukshme gjatë takimit Blinken-Lavrov. Zyrtari rus akuzoi Perëndimin se “po luan me zjarrin” duke mos marrë parasysh qëndrimin e Rusisë për zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s me vende të ish-Bashkimit Sovjetik. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kërkuar që Ukraina t’i bashkohet NATO-s, e cila ka ruajtur mundësinë e anëtarësimit, por nuk ka përcaktuar një periudhë kohore për këtë.

Sekretari Blinken tha këtë javë se Shtetet e Bashkuara “ia kanë bërë të qartë Kremlinit se do të përgjigjemi me vendosmëri, përfshirë nëpërmjet një sërë masash të forta ekonomike, të cilat nuk i kemi përdorur në të kaluarën”.

Ai nuk dha detaje për sanksionet që po shqyrtohen, por një prej tyre mund të përjashtojë Rusinë nga sistemi bankar i transfertave financiare ndërkombëtare SWIFT. Parlamenti Evropian miratoi në prill një rezolutë pa fuqi ligjore për ta përjashtuar Rusinë nga sistemi SWIFT nëse forcat ruse hyjnë në Ukrainë.

Një lëvizje e tillë do të kishte efekte të thella duke nxjerrë bizneset ruse jashtë sistemit financiar global. Mendohet se aleatët perëndimorë e kanë shqyrtuar ndërmarrjen e një hapi të tillë në vitin 2014 dhe 2015, gjatë përshkallëzimeve të mëparshme të tensioneve për Ukrainën.

Në atë periudhë, Kryeministri i atëhershëm rus Dmitry Medvedev tha se veprimi do të ishte i barazvlefshëm me “shpalljen e luftës”./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Hakerohen telefonat inteligjentë të 9-të punonjësve të Departamentit të Shtetit

Publikuar

-

Nga

Telefonat Iphone të të paktën nëntë punonjësve të Departamentit amerikan të Shtetit janë bërë objekt sulmesh kibernetike, përmes një programi përgjimi të sofistikuar të prodhuar nga kompania NSO me qendër në Izrael, sipas katër personave që kanë dijeni për këtë çështje.

Ndërhyrjet që ndodhën në muajt e fundit, nga hakerë të panjohur, kishin vënë në shënjestër zyrtarët amerikanë që shërbejnë në Ugandë, si dhe ata që merren me çështje të lidhura me këtë vend të Afrikës Lindore, thanë dy nga burimet e cituara nga agjencia e lajmeve Reuters, e cila njoftoi e para për këtë lajm.

Sulmi përbën ndërhyrjet më të gjera të njohur, tek mjetet e komunikimit që dispononojnë zyrtarët amerikanë përmes teknologjisë së kompanisë NSO.

Reuters nuk mundi të identifikonte autorët e sulmeve më të fundit kibernetike.

Grupi NSO tha në një deklaratë të enjten se nuk kishte asnjë tregues se ishin përdorur teknologjia e prodhuar nga kjo kompani, dhe tha se do të hetojë bazuar në njoftimin e agjencisë Reuters.

“Nëse hetimi tregon se këto veprime janë kryer vërtet me paisjet e NSO-së, klientëve do t’u hiqet përgjithmonë e drejta që t’i përdorin ato dhe do të ndërmerren veprime ligjore”, tha një zëdhënës i NSO-së, i cili shtoi se grupi do të “bashkëpunojë gjithashtu me çdo autoritet përkatës qeveritar dhe do të publikojë informacionin e plotë që do të marrë”.

NSO ka thënë prej kohësh se ua shet produktet e saj vetëm klientëve në fushën e zbatimit të ligjit dhe zbulimit, duke i ndihmuar ata të monitorojnë kërcënimet mbi sigurinë dhe se nuk është i përfshirë drejtpërdrejt në operacionet e përgjimit.

Zyrtarët në ambasadën e Ugandës në Uashington nuk bënë komente. Një zëdhënës i kompanisë Apple nuk pranoi të komentonte.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit nuk pranoi të komentojë mbi ndërhyrjet, por përmendi vendimin e fundit të Departamentit të Tregtisë për ta përfshirë kompaninë izraelite në një listë entitetesh, me të cilat kompanitë amerikane e kanë të vështirë të bashkëpunojnë për të bërë biznes.

Grupi NSO dhe një firmë tjetër që prodhon paisje përgjimi “u përfshinë në listën e entiteteve bazuar në arsyetimin se kanë prodhuar dhe vënë në dispozicion paisje përgjimi për qeveritë e huaja që i kanë përdorur ato për të vënë në shënjestër zyrtarë qeveritarë, gazetarë, biznesmenë, aktivistë, akademikë dhe punonjës të ambasadave ”, tha në një njoftim muajin e kaluar Departamenti i Tregtisë.

Lehtësi në identifikim

Programi i NSO-së është i aftë jo vetëm të regjistrojë mesazhe të koduara, foto dhe informacione të tjera të ndjeshme nga telefonat tek të cilat është ndërhyrë, por edhe t’i kthejë ato në pajisje regjistrimi për të monitoruar mjedisin, bazuar në manualet e produktit të analizuara nga agjencia Reuters.

Njoftimi i kompanisë Apple për përdoruesit e prekur nuk e përmendte kompaninë që ka krijuar programine përdorur.

Personat e vënë në shënjestër të njoftuar nga Apple përfshinin qytetarë amerikanë dhe ishin lehtësisht të identifikueshëm si punonjës të qeverisë amerikane, sepse ata kishin përdorur adresat emailit të Departamentit të Shtetit me ID-në e tyre të telefonave Apple, thanë dy nga personat.

LEXO EDHE:  Arti në zi/ Covid i merr jetën regjizorit të njohur

LEXO EDHE:  Plotësohet kuota/ Kalojnë 300 persona në Kapshticë, pala greke mbyll sportelet



Telefonat e tyre dhe personave të tjerë të prekur të njoftuar nga Apple dhe që ishin në vendet të ndryshme, ishin infektuar nga një defekt që Apple nuk e kishte rregulluar deri në shtator, thanë burimet.

Të paktën që nga shkurti, ky defekt në programim kishte lejuar disa klientë të NSO-së të merrnin e kontrollin e telefonave iPhone thjesht duke dërguar kërkesa të padukshme por të infektuara përmes tekst- mesazheve në pajisje, thanë studiues që kanë analizuar fushatën e spiunazhit.

Viktimat nuk kishin nevojë ta shihnin kërkesën ose të bënin ndonjë veprim, në mëmyrë që depërtimi të ishte i suksesshëm. Pasi ishte realizuar depërtimi, mund të instalohej versioni i softuerit të përgjimit të NSO-së, i njohur si Pegasus.

Njoftimi i kompanisë Apple se do të informonte të prekurit erdhi javën e kaluar në të njëjtën ditë që ajo paditi grupin NSO, duke e akuzuar atë se ka ndihmuar shumë klientë të depërtojnë në softuerin e paisjeve të kompanisë, iOS.

Në një përgjigje publike, NSO ka thënë se teknologjia e saj ndihmon në frenimin e terrorizmit dhe se ka instaluar mjete kontrolli për të frenuar përgjimin e objektivave të pafajshëm.

Për shembull, NSO thotë se sistemi i saj i ndërhyrjes nuk mund të funksionojë në telefonat me numra amerikanë që fillojnë me prefiksin +1.

Por në rastin e Ugandës, punonjësit e Departamentit të Shtetit të vënë në shënjestër përdornin iPhone të regjistruar me numra telefoni të huaj, thanë dy nga burimet.

Një zyrtar i lartë i administratës së Presidentit Biden, i cili nuk u identifikua, tha se kërcënimi ndaj personelit amerikan jashtë vendit ishte një nga arsyet që administrata po merrte masa ndaj kompanive si NSO dhe po ndërmerrte diskutime në shkallë a globale për kufizimin e përgjimeve.

Zyrtari shtoi se administrate ka vënë re “abuzime sistematike” në shumë vende që përfshijnë softuerin Pegasus të NSO-së.

Historikisht, në të shkuarën, disa nga klientët më të njohur të kompanisë përfshinin Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Meksikën.

Ministria izraelite e Mbrojtjes është ajo që miraton licencat e eksportit për kompaninë NSO, e cila ka lidhje të ngushta me komunitetin e mbrojtjes dhe atë të zbulimit të Izraelit, për të shitur teknologjinë e saj ndërkombëtarisht.

Në një deklaratë, ambasada izraelite në Uashington tha se shënjestrimi i zyrtarëve amerikanë, ishte një shkelje serioze e rregullave të saj.

“Produktet kibernetike si ky që po përmendet janë të mbikëqyrura dhe të licencuara për t’u eksportuar tek vendet e tjera vetëm për qëllime që lidhen me kundër-terrorizmin dhe krimet e rënda”, tha një zëdhënës i ambasadës.

“Dispozitat e licencimit janë shumë të qarta dhe nëse këto pretendime janë të vërteta, është shkelje e rëndë e këtyre dispozitave”, tha ai./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Kush janë të arratisurit më të kërkuar në Europë?

Publikuar

-

Nga

Trafikanti i kokainës, Joël Soudron është një ndër 62 të arratisurit më të kërkuar në Evropë, sipas një liste të publikuar të premten.

Policia thotë se ka gjurmuar 42-vjeçarin deri kur në vitin 2011 në Le Havre u zbulua 230 kg kokainë nga Guadalupa.

Sipas hetuesve, Soudron ka investuar shumë në ekonominë legale në Afrikën frëngjisht-folëse për të pastruar paratë nga trafikimi.

Në vitin 2016, ai u arrestua në Mali dhe u dënua me 6 vjet burg, për një rast tjetër për të cilin ishte dënuar edhe në Francë.

Joël Soudron arriti të arratisej në vitin 2018.



Fytyra e Soudron qarkullon mes dhjetëra individëve të tjerë, të konsideruar nga policia si më të kërkuarit në Evropë.

LEXO EDHE:  Plotësohet kuota/ Kalojnë 300 persona në Kapshticë, pala greke mbyll sportelet

LEXO EDHE:  Plotësohet kuota/ Kalojnë 300 persona në Kapshticë, pala greke mbyll sportelet

Vitin e kaluar, fushata vjetore e BE-së çoi në arrestimin e 5 prej të arratisurve të listuar. Që nga fillimi i fushatës në vitin 2016, 110 të arratisur janë arrestuar, 41 prej të cilëve janë kapur falë faqes eumostwanted.eu, ku afishohen të kërkuarit.

“Në qendër të kësaj fushate është drejtësia për viktimat”, tha Zëvendës Drejtori Ekzekutiv i Operacioneve të Europolit, Jean-Philippe Lecouffe në një deklaratë.

“Duke kontrolluar faqen e internetit më të kërkuar të BE-së dhe duke parë të arratisurit, ju mund të ndihmoni në kapjen e një krimineli”, tha Jean-Philippe Lecouffe./euronews

LEXO TE PLOTE