Connect with Us

Miliona euro pasuri me drogë/ SPAK bën lëvizjen e radhës

Aktualitet

Miliona euro pasuri me drogë/ SPAK bën lëvizjen e radhës

Publikuar

-

cna lajm aktualitet

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur kërkesën për gjykimin e çështjes penale të ndarë,  nr.36/1, të vitit 2019, në ngarkim të të pandehurve I. D., A.K., K.(P.)B., O.D., J.B., R.M., R.M (tjetër shtetas ky), A.K., M.D, akuzuar se kanë kryer veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”; “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë;

“Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal; “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”; “Grupi i strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet, 284/1, 28/4, 283/a/1 e 22, 28/4, 283/a/1, 28/4, 287/1 gërma “d”, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

LEXO EDHE:  Drogë dhe orgji/Zbulohet skandali në apartamentin e Kardinalit të afërt me Papën

Në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore, gjatë hetimit janë dokumentuar disa episode trafikimi të lëndës narkotike të sekuestruar në Shqipëri dhe Itali, në një sasi prej 6 (gjashtë) ton lëndë narkotike e llojit cannabis sativa, marijuanë, kokainë, duke i hequr organizatave kriminale të ardhura të vlerësuara në mbi 55 milion Euro, për një sasi totale prej rreth 14 milion dozash nga shpërndarja me pakicë.

Në kuadër të këtij hetimi janë sekuestruar me qëllim konfiskimin e tyre, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, subjekte tregtare, ambiente biznesi, në një vlerë rreth 5 (pesë) milion Euro.

Hetimet në lidhje me këtë procedim penal vazhdojnë për 28 persona të tjerë të arrestuar, si dhe për persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Vrasja e dy të rinjve në Tiranë/ Berisha: Gjithçka jashtë kontrollit në Narkoshtetin e vetëm në Europë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish kryemistri Sali Berisha ka reaguar pas vrasjes së dyfishtë, mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Sipas Berishës, Tirana dhe Shqipëria ndodhet në kthetrat e krimit. Ai thekson se gjithçka është jashtëkontrollit, duke e cilësuar qeverinë si narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë.



Tirana dhe Shqiperia ne kthetrat e krimit. Ekzekutohen me bresheri kallashi ne mes te Tiranes dy te rinj Ministri i Familjes gili, vili, mili me Kreun e Meduzes! Gjithçka jashte kontrollit ne Narkoshtetin e pare dhe te vetem ne Europe”, shkruan Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Të paktën 58 të vdekur nga përleshjet në një burg në Ekuador

Publikuar

-

Nga

Të paktën 58 të burgosur janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë përleshjeve që ndodhë gjatë natës në burgun Penitenciaria del Litoral në Ekuador, tha qeveria të shtunën, duke thënë se përleshjet kanë qenë mes bandave,

Burgu, që gjendet në qytetin jugor të Guajakilit, është burgu i njëjtë ku u vranë 119 të burgosur në muajin shtator, kur u zhvilluan përleshjet më vdekjeprurëse në burgjet e Ekuadorit.

Qeveria ka thënë se përleshjet kanë ndodhur në mes bandave të trafikut të drogës, që janë përleshur për kontrollin e të burgosurve.



Incidenti i fundit ka ndodhur për shkak se lideri i një prej bandave është liruar nga burgu, tha guvernatori i provincës ku ndodhet burgu, Pablo Arosemena.

LEXO EDHE:  Pesë apartamente dhe borxh me interes babait/ Gjyqtari që doli në përgjimet e Prokurorisë

LEXO EDHE:  I gjenden 88 kg drogë në makinë/Kush është ‘’i forti’’ i Përmetit që lëvizte me eskortë

“Konteksti i kësaj situate është se kur nuk ishte lideri i bandës që ka kontrollin e një pavijoni të burgut, pasi ai u lirua disa ditë më parë. Të burgosurit që ishin me grupe të tjera, dëshironin që ta merrnin pozitën e tij dhe më pas ndodhi incidenti”, tha ai në një konferencë për media.

Policia rikthen kontrollin në burgun e Ekuadorit

Ka pasur dhunë të madhe në burgjet e Ekuadorit, shtet në të cilin janë rreth 39,000 persona të burgosur. Në muajin shkurt, si pasojë e dhunës në burgje u vranë 79 të burgosur, ndërkaq 22 të tjerë në një incident tjetër në muajin korrik./REL

LEXO TE PLOTE

Kronika

Detaje të reja nga atentati në Astir/ “Audi” luksoz u ndalua nga policia 30 minuta para ngjarjes

Publikuar

-

Nga

Zbardhen të tjera detaje nga atentati i përgjakshëm që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e sotme.

Erigers Mihasi 32 vjeç dhe Armando Dumani 26 vjeç u ekzekutuan me breshëri plumbash te rrethi i Astirit.

Ata po lëviznin me një automjet tip ‘Audi’ luksoz me targa AB 008 EM, kur drejt tyre u qëllua nga një tjetër automjet gjithashtu në lëvizje.



Burime për Syri.net bëjnë të ditur se një patrullë e Policisë së Tiranës ka ndaluar ‘Audi’-n ku ndodheshin Mihasi dhe Dumani, te Universiteti Politeknik, pranë sheshit ‘Nënë Tereza’, vetëm 30 minuta përpara ngjarjes së rëndë.

LEXO EDHE:  Ish-kreu i Kushtetueses, akuzohet për fshehje të pasurisë/ Dështon seanca në GJKKO

LEXO EDHE:  I gjenden 88 kg drogë në makinë/Kush është ‘’i forti’’ i Përmetit që lëvizte me eskortë

Pas kontrollit rutinor nga uniformat, ata janë të lënë të lirë.

Më pas, Mihasi dhe Dumani kanë vijuar rrugën drejt Astirit, ku edhe në vendin e quajtur si ‘Dy rrathët’ iu bë prita me breshëri plumbash, duke i lënë të vdekur në vend.

LEXO TE PLOTE