Connect with Us

Kreu i KQZ mirëpret delegacionin e OSBE-ODIHR/ Mirënjohje për vlerësimet realiste

Politikë

Kreu i KQZ mirëpret delegacionin e OSBE-ODIHR/ Mirënjohje për vlerësimet realiste

Publikuar

-

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka mirëpritur sot Delegacionin e Misionit të Vëzhgimit të OSBE/ODIHR-it.

Celibashi i ka shprehur mir­ënjohjen Ambasadores Urszula Gacek për vlerësimet realiste të OSBE-ODIHR për aktivitetin e KQZ gjat­ë zgjedhjeve.

Celibashi shkruan se rekomandimet do të shërbejnë si pika referimi për përmirësimin e mëtejshëm të veprimtarisë KQZ.

Postimi i plotë:

Mirëpritëm sot në KQZ Delegacionin e Misionit të Vëzhgimit të OSBE/ODIHR-it të zgjedhjeve të datës 25 prill 2021, të kryesuar nga Ambasadorja Urszula Gacek.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi i gjetjeve dhe rekomandimeve të raportit përfundimtar të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, identifikimi i fushave për bashkëpunim të mëtejshëm.

LEXO EDHE:  Pamundësimi i zgjedhjeve/ Alibeaj sqaron rrugën e opozitës

Në emër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i shpreha mirënjohjen Ambasadores Gacek për vlerësimet realiste të OSBE/ODIHR për aktivitetin e KQZ-së. Theksova se rekomandimet do të shërbejnë si pika referimi për përmirësimin e mëtejshëm të veprimtarisë së KQZ-së në adresimin e shqetësimeve të ngritura në raport.

Ambasadorja Gacek nga ana e saj vlerësoi se gjetjet e pasqyruara në raport mbi veprimtarinë e KQZ-së, mund të ndihmojnë KQZ-në dhe aktorët e tjerë që të ndërmarrin hapa të tjerë specific për përmirësimin e proceseve të ardhshme zgjedhore./CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Në Kuvend do kaloj statut i ri”/ Harxhi: PD e ka humbur demokracinë, ja pse

Publikuar

-

Nga

Ish kandidatja për kryetare të PD Edith Harxhi e konsideron Kuvendin Kombëtar si të jashtëzakonshëm.

Në një intervistë për emisionin Opinion me Blendi Fevziun në Klan Tv, Harxhi deklaroi se PD ka humbur demokracinë, për aq kohë sa nuk lejon debat të lirë në parti. Sipas saj, institucioni i votës së lirë në PD është shkatërruar.

Ky është Kuvend i jashtëzakonshëm, do jetë Kuvend statutor nuk do jetë Kuvend zgjedhor. E ka thënë edhe zoti Berisha. Do të kaloj një statut i ri i PD.



LEXO EDHE:  Shqipëria merr zyrtarisht Kryesimin e OSBE/ Cakaj: Suksesi më i madh në historinë e diplomacisë

LEXO EDHE:  Shtyrja e mbledhjes së Komisionit Rregullator i KQZ/ Zbardhen prapaskenat

Ky Kuvend mblidhet me konsensus, sepse janë mbledhur 2/3 dhe do të dorëzohen në datën 9 ose 10. Në bazë të statutit duhen 30 ditë për mbledhjen e Kuvendit.

Institucioni i votës është shkatërruar në PD. Unë kam bërë disa beteja. PD i ka humbur demokracia për shumë vite. Përveç votës është edhe debati i lirë”, tha Harxhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto- Nikoll Lesi i bën make up Salianjit/ I buzëqesh kamerës me furçë në dorë

Publikuar

-

Nga

Situata politike në vend ka qenë në fokus të diskutimeve në studiot televizive, ku personazhe politik dhe analistë apo gazetarë kanë qenë të ftuar në çdo panel.

Mbrëmjen e sotme në emisionin Open po diskutohet tema “Basha dhe Kuvendi i Berishës”, ku mes të ftuarve ka qenë botuesi i Koha Jonë Nikoll Lesi dhe deputeti Ervin Salianji.

Lesi është kapur mat duke ushtruar një profesion të ri; atë të Make-up Artist!

LEXO EDHE:  Zgjedhjet në Kosovë/ Mustafaj tregon faktorët që ndikuan në fitoren e Kurtit

LEXO EDHE:  Zgjedhjet në Kosovë/ Mustafaj tregon faktorët që ndikuan në fitoren e Kurtit



Në foto, shihet momenti kur Lesi ka marrë në dorë furçat e grimit dhe po ia bën vetë makiazhin demokratit, i cili duket se i beson pasi e ka lënë veten të lirë në duart e “MUA-s”.

Fotot tregojnë Lesin që i buzëqesh kameras, ndërsa nga ana tjetër Salianji nuk e prish terezinë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

85,5% e shqiptarëve mendojnë se politikanët mbrojnë interesat e të pasurve dhe të fuqishmëve

Publikuar

-

Nga

Thuajse 9 në 10 qytetarë besojnë se politikanët nuk mbrojnë interesat e tyre, por mbështesin personat e pasur dhe të fuqishëm.

Ky mendim mbisundon pavarësisht preferencës së votuesve. Dallimet midis votuesve të Partisë Socialiste, asaj Demokratike dhe personave që nuk kanë votuar është i vogël.

Shqiptarët besojnë në mënyrë dërrmuese, (8 në 10 qytetarë) besojnë se të gjithë politikanët korruptohen kur janë në pushtet. Edhe ky opinion sundon pavarësisht preferencave partiake të votuesve.

LEXO EDHE:  Pamundësimi i zgjedhjeve/ Alibeaj sqaron rrugën e opozitës

LEXO EDHE:  Emrat që ofrojnë Rama dhe Basha në Korçë/ Zbulohen kandidatët e dy kampeve politike



Në Shqipëri duken se qytetarët kanë më shumë besim tek ndershmëria e tyre, sesa e politikanëve. Kur pyeten nëse ata vetë do të korruptoheshin po të kishin pushtet, 7 në 10 shqiptarë thonë se nuk do të korruptoheshin.

Rezultatet janë të një vrojtimi për Euronews Albania, realizuar nga MRB dhe Data Centrum, në shkallë vendi në periudhën 20-29 tetor 2021./euronews

LEXO TE PLOTE