LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kokainë dhe hashash/ Dy persona bien në “Trajektoren” e Policisë

30 Shtator 2021, 08:23, Kronika CNA
Kokainë dhe hashash/ Dy persona bien në “Trajektoren” e

Mbi 100 kg kanabis dhe 44 doza kokainë janë sekuestruar në Fier nga policia gjatë operacionit të koduar “Trajektorja”.

Në pranga kanë rënë dy persona, përkatësisht Tomorr Qallia, 45 vjeç, banues në Lalar, Patos dhe Kelmend Ferko, 48 vjeç, banues në Hoxharë, Fier.

45-vjeçarit gjatë kontrollit të banesës së tij iu gjetën 125 kg lëndë bimore kanabis sativa, ndërsa 48-vjeçarit Ferko iu gjetën 44 doza me lëndë narkotike kokainë dhe 21 doza me lëndë narkotike kanabis gati për shitje./CNA.al

Lajmet e fundit nga