Connect with Us

I zuri vendin Taulant Ballës/ Gjiknuri tregon çfarë do të bëjë më mirë se ish numri 2 i PS

Politikë

I zuri vendin Taulant Ballës/ Gjiknuri tregon çfarë do të bëjë më mirë se ish numri 2 i PS

Publikuar

-

“Për gabimet e mia flet vetëm drejtësia”/ Gjiknuri pyetet për “çunat problematikë”

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në Radari Informativ, ku ka folur për zhvillimet e fundit në parti.

Ai tha se nuk e priste këtë emërim nga Edi Rama, të cilin e zëvendësoi me Taulant Ballën.

“Nuk e prisja këtë emërim, e mora vesh në sallë. Reflektova menjëherë duke ditur rëndësinë e këtij posti. Është sfidë e re. Është një pozicion që reflekton eksperiencën time partiake. Nga kjo pikëpamje jam i kënaqur se është një sfidë për mua. Unë në ekzekutiv kam qenë por për mua është sfidë e karakterit tjetër” tha Gjiknuri.

Ndërkohë i pyetur se çfarë do të bëjë më mirë se Taulant Balla në këtë post, Gjiknuri ka thënë se për të është një sfidë dhe do të ketë një qasje të re për përditshmërinë e Partisë Socialiste.

LEXO EDHE:  Deputeti “rrëzon” draftin e PS-së/ Pse propozimi i mazhorancës i mban listat e mbyllura

“Nuk është çështja më mirë. Por në sfida mund të bëjë diçka ndryshe. Ka pasur nevojë për përditshmërinë dhe në organizimin e PS-së. Dhe kjo ka qenë ajo që ka dashur kryetari. Qoftë edhe për sfidat e reja, në mandatin e tretë që kërkon një qasje tjetër. Se një parti politike për të tretën herë është në mazhorancë. Kërkon një qasje dhe një vizion tjetër.” tha Gjiknuri/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Nga apartamenti 1 milion lekë në Tiranë në mijëra metra pyll/ Kjo është pasuria e deputetit të Bashës

Publikuar

-

Nga

Pas zgjedhjeve të 25 prillit, Kuvendit iu shtuan milionerët e rinj, të cilët zotërojnë llogari bankare dhe shtëpi me vlerë miliona lekë.

Tomor Alizoti, një nga deputetët e Bashës për qarkun e Beratit ka deklaruar në shtator të vitit 2005 ka blerë një apartament në Tiranë me vlerë vetëm 100 mijë lekë ose e thënë ndryshe 1 milion lekë të vjetra. Por kjo vlerë e deklaruar prej tij ka një diferencë të madhe në krahasim me vlerën e tregut imobiliar.

LEXO EDHE:  Mandati i tretë, ai i hakmarrjes

LEXO EDHE:  PS thyen ligjin/Nis fushatën 2 muaj para zgjedhjeve

Por nuk mbaron me kaq. 11 vite më vonë, Alizoti ka blerë një apartament po në Tiranë, me sipërfaqe 51 m2, me vlerë 65 mijë euro.



Alizoti ka në pronësi 2/24 e 850 mijë m2 pyll si dhe 2/12 e rreth 700 mijë m2 pyll.

Ndërkohë që pritet të shihet edhe se si do ndryshojë pasuria e deputetit edhe gjatë këtyre viteve si deputet i Kuvendit të Shqipërisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foltorja i përgjigjet Bashës/ “Halli i demokratëve, pazaret e tua me Ramën”

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësja e Foltores, Floriana Garo ka reaguar pas postimit të kreut në detyrë të PD, Lulzim Basha i cili më herët në një postim në rrjetet sociale shkruante se Berisha ka marrë një betejë për interesat e tij personale, ndërsa thekson se Kuvendi i vërtetë është në 18 dhjetor.

Garo thekson se halli i vërtetë i demokratëve janë pazaret e Lulzim Bashës me Edi Ramën.

 “Halli i vërtetë i demokratëve dhe i shqiptarëve janë dështimet dhe humbjet e njëpasnjëshme të peng-kryetarit që i dhuruan mandatin e tretë regjimit më të korruptuar të Europës.

Halli i vërtetë i demokratëve është shpërdorimi dhe tradhtia ndaj sakrificave të tyre për pazaret e kryetarit!



LEXO EDHE:  Veliaj rrezikon fitoren/ Pjesëmarrja në shesh dhe votat për Tiranën

LEXO EDHE:  “Individë që duhet të ishin në burg në Komisionin e Reformës ”/ PD sulmon Gjiknurin

Kuvendi Kombëtar i datës 11 Dhjetor, i mbledhur me vullnetin e mbi 5 mijë delegatëve, do të shënojë fundin e pazareve Rama – Basha dhe rikthimin e Partisë Demokratike në misionin e saj të shenjtë për rrëzimin e regjimit të Edi Ramës.

Partia Demokratike do ta realizojë këtë mision në aleancë me gjithë demokratët dhe qytetarët që kërkojnë shpëtimin e Shqipërisë përmes një PD-je më të fortë, më të hapur dhe më të bashkuar,” thuhet në reagim./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Venecia vendos “pikat mbi i”/ Pro shtyrjes së afatit të vettingut

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

“Venecia” është pro shtyrjes së afateve të komisioneve të Vettingut në Shqipëri, konkretisht KPK-së dhe KPA-së .

Burime për ABC News bëjnë me dije se Komisioni i Venecias thekson se zgjatja e propozuar e mandatit deri më 31 dhjetor 2024, mund të konsiderohet se është në përputhje me standardet evropiane.

“Komisioni arrin në përfundimin se zgjatja e propozuar e mandatit deri më 31 dhjetor 2024 mund të konsiderohet se është në përputhje me standardet evropiane” thuhet në raport.

LEXO EDHE:  Mandati i tretë, ai i hakmarrjes

LEXO EDHE:  Deputeti “rrëzon” draftin e PS-së/ Pse propozimi i mazhorancës i mban listat e mbyllura



Mandatet e komisioneve përfundojnë në 17 qershor 2022. Nga ana tjetër, pro zgjatjes së afateve për të përfunduar edhe pjesën e mbetur të magjistratëve është edhe vetë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, SHBA dhe BE.

Finalizimin e kësaj e vendos bashkimi i votave mes mazhorancës dhe opozitës dhe tashmë me dhënien e mendimit nga ana e “Venecias”, forcat politike pritet të ndërmarrin veprimin e tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE