Connect with Us

YouTube bllokon të gjitha videot me përmbajtje anti-vaksinë

Lajme

YouTube bllokon të gjitha videot me përmbajtje anti-vaksinë

Publikuar

-

/
cna lajme

YouTube do të bllokojë të gjitha videot me përmbajtje anti-vaksinë, duke shkuar përtej vendimit për ndalimin e vetëm të atyre përmbajtjeve të rremë të lidhura me vaksinat kundër COVID-19.

Shembuj të përmbajtjeve që nuk do të lejohen në YouTube përfshijnë pretendimet se vaksina e gripit shkakton humbjen e aftësisë riprodhuese dhe se vaksina e cila mbron nga fruthi, shytat dhe rubeola, mund të shkaktojë autizëm.

Një zëdhënës i YouTube-it tha se kompania do të bllokojë gjithashtu edhe ato kanale të lidhura me aktivistë të njohur kundër vaksinave mes tyre Robert F. Kennedy Jr. dhe Joseph Mercola.

Në një email për shtyp publikuar në faqen e tij në internet zoti Mercola shkruante: “Ne jemi të bashkuar në të gjithë botën, nuk do të jetojmë me frikë, do të qëndrojmë së bashku dhe do të rivendosim liritë tona”.

LEXO EDHE:  Përfundon misionin ekipi i mjekëve italianë/ Manastirliu vlerëson mbështetjen e Italisë

Në një deklaratë të tij zoti Kennedy shkruante: “Nuk ka asnjë rast në histori kur censura dhe fshehtësia janë vendosur përpara demokracisë ose shëndetin publik”.

Ky zhvillim vjen pasi YouTube dhe gjigantët e tjerë të teknologjisë si Facebook dhe Twitter janë kritikuar se nuk kanë bërë sa duhet për të ndaluar përhapjen në faqet e tyre të informacionit të rremë të lidhur me shëndetin publik.

Por ndërsa YouTube po ndërmerr masa më të ashpra ndaj dezinformatave, ai përballet me reagime në të gjithë botën. Të martën, kompania bllokoi kanalet në gjuhën gjermane të RT-së, të mbështetura nga qeveria ruse. Kompania tha se kanalet kishin shkelur politikën e saj mbi dezinformacionin ndaj COVID-19.

Të mërkurën Rusia e quajti këtë vendim si “agresion të pashembullt ndaj informacionit” dhe kërcënoi se do të bllokojë YouTube-n./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lajme

Rikthehet ‘skandalozi’ Florenc Hoxha/ “Ushtari i Lulit” kërcënon qytetarët

Publikuar

-

Nga

Florenc Hoxha

Ish-kreu i policisë Bashkiake të Tiranës, në kohën që e drejtonte Lulzim Basha, ‘skandalozi’ Florenc Hoxha, është rikthyer sërish në skenë.

Këtë herë ai është përfshirë një debat të ashpër, me gjuhë vulgare, akuza personale dhe kërcënime me disa komentues në rrjetet sociale.

E gjitha ka ardhur pas një statusi të Hoxhës në rrjetet sociale ku  shkruan se “Musolini gjatë marshimeve nëpër Itali ku mblidhte popullin dhe mbante fjalimet e tij të fameshme merrte me vete edhe tanket dhe autoblindat dhe i shëtiste nga nje qytet në tjetrin për ti krijuar idene popullit se ai kishte ushtri të pathyeshme  të mirepajisur me mijera tanke por ne fund kur i kërkoi gjeneraleve që te dergonte tere arsenalin e tyre ne abisini, ata i derguan filmimet… dhe dihet sesi shkoi fati i kësaj beteje….”duke ironizuar këshu me “Foltoren” e liderit historik të PD, Sali Berisha.

Por kjo ka sjellë revoltimin e shumë demokratëve të cilët  kanë vërshuar me komente në satusin e tij, duke i kujtuar dhe problemet me drejtësinë për protestat e zhvilluara nga opozita apo edhe dosjen ‘Babale’.

Nuk kanë munguar dhe akuzat për trafikim të lëndëve narkotike, ku një prej tyre e  akuzon për fermën e dhive dhe se ku i gjeti kaq shumë lek.

Dikush tjetër i kujton se si është rrahur në kohën kur ishte shef tek komisariati nr.3 post që ia dha Luli.

Mashtrues, servil, babale, ordiner, do përfundoni në hale të gomarit bashkë me Lulushin pasi keni shitur b*thën tek Rama”, janë disa nga komentet.

“PD është parti e madhe dhe s’mund të komandojë një ordiner si Erion Isufi, bastard pa din dhe iman”, shkruan dikush tjetër.

Ndërsa nuk kanë munguar as përgjigjet kërcënuese nga ish shefi i policisë, “Erion Isufit ti i rr*an tr*pin”, “ do ta tregoj se ku i bëra lekët kur të vij në Bilisht”, “legen, dil dhe flasim si burrat’. “ kur të vij andej do te shihemi përballë”, janë disa nga replikat e Florenc Hoxhës.

Por kush është Florenc Hoxha, ushtari i Lulzim Bashës , dhe skandalet e tij me drejtësinë

Florenc Hoxha është arrestuar në vitin 2015 nga policia e Tiranës pasi më datë 09.05.2015, në rrugën ‘’Ali Demi”, ka kanosur se do t’u prishte lokalin dhe ka goditur me grushta dhe shkelma shtetasit K.K, 35 vjeç, banues në Tiranë dhe E.K, 37 vjeç, banues në Tiranë.

Ndërsa në vitin 2014, Hoxha, është përfshirë në një përleshje, ku ka mbetur vetë i plagosur. Ngjarja ndodhi më 14 nëntor në ambientet e një lokali në Farkë të Tiranës, teksa Hoxha u qëllua me thikë nga një person, që ndodhej në një tavolinë tjetër.

Hoxha ka qenë edhe më parë pjesëmarrës në protestat e organizuara nga opozita.

Një prej tyre është edhe protesta që zhvilluan banorët e Astirit kundër projektit “Unaza e madhe”. Ish-kryetari i Inspektoriatit Ndërtimor u fotografua në krah të liderit të PD-së, Lulzim Basha. Ndërsa u arrestua në 2019 si i dyshuar për akte të dhunshme gjatë protestës së 16 Shkurtit në Tiranë.

Gjatë kohës që drejtonte Inspektoratin Ndërtimor të Tiranës, ndaj Hoxhës rëndojnë një sërë akuzash për dhunim dhe prishje të pronës së qytetarëve. Hoxha është denoncuar gjithashtu në vitin 2012 në prokurori nga një familje në Tiranë, pasi pretenduan se po u grabitej prona.

Ish-kreu i Policisë Bashkiake dhe INUV Tiranë, Florenc Hoxha, ka qenë dhe I dënuar nga gjykata me 1 vit e 4 muaj burg në vitin 2016.  Ai akuzohej për veprat penale “Shpërdorim Detyre”, për të cilën u dënua me një vit burg dhe “Plagosje e lehtë” për të cilën i dënua me 4 muaj burg.

Më 4 shkurt të vitit 2021, ai përfundoi në qeli pasi ka qëlluar dhe shkatërruar pronën e mikut të tij të ngushtë në lokalin Joart pranë zonës së Tregut Elektrik në Tiranë.

Në prill të vitit 2021 ndaloi makinën me ushqime të 36 vjeçarit Bledar Goga nga Fondacioni i Elvis Naçit i cili ishte duke çuar në Vaqarr ndihmat e dhuruara dhe e rrahu atë me grushte. Më pas u procedua penalisht.



LEXO EDHE:  Rekord infektimesh/ Kalo apel të fortë qytetarëve: Ju lutem si miku, vëllai e mjeku juaj

LEXO EDHE:  Specialistja e ISHP-së: Vaksinimi masiv do parandalojë përhapjen e versionit “Delta”

Këto janë vetëm disa nga skandalet ku është përfshirë ish drejtori i besuar i Lulzim Bashës./E.T-CNA.al


 

Ndaloi makinën me ushqime të Elvis Naçit dhe rrahu shoferin/ Procedohet penalisht Florenc Hoxha

Vazhdon marrëzia e PD/ Florenc Hoxha ndalon iftarin e shtruar nga Elvis Naçi

E vërteta/ Grushta dhe thyerje xhamash, çfarë e detyroi ish policin Florenc Hoxha të përfundojë sërish në qeli

Sherr me një person/ Ish-kreu i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha përfundon sërish në komisariat

Foto-Brohoritën “Basha ik”/ Florenc Hoxha dhunon protestuesit

Rrëzohet kërkesa/ Florenc Hoxha mbetet në burg

Florenc Hoxha dënohet me 1.4 vjet burg

LEXO TE PLOTE

Lajme

Video-Presidenti i FIA-s mbështet ndërtimin e automotoparkut në Krastë

Publikuar

-

Nga

Presidenti i FIA-s, francezi Jean Todt, ka dërguar një mesazh urimi për Shqipërinë, për iniciativën e forcimit të rregullave të sigurisë rrugore, por edhe për idenë e Automotorparkut që pritet të ndërtohet në afërsi të Elbasanit

Kryeministri Edi Rama ka ndare mesazhin e Todt, të cilin e falënderoi për mbështetjen.

“E di që Shqipëria kishte një projekt ambicioz, krijimin e një qendre kushtuar sporteve automobilistike, por edhe edukimit dhe formimit. Sigurisht, FIA e mbështet këtë nismë, që është në përputhje me përparësitë e saj për zhvillimin e sportit dhe edukimin e të rinjve, veçanërisht sa i takon sigurisë rrugore. Të gjitha këto ishin arsyet pse desha t’ju dërgoj këtë mesazh urimi si President i FIA-s dhe si i dërguar i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për sigurinë rrugore. I vlerësoj këto përpjekje dhe ju falënderoj për to”, shprehet ai.

LEXO EDHE:  Taulant Muka: Kur do vijë vaksina në Shqipëri?

LEXO EDHE:  Specialistja e ISHP-së: Vaksinimi masiv do parandalojë përhapjen e versionit “Delta”



Ky park do të shërbejë edhe si qendër eventesh indoor dhe outdoor, muzeu e atelieri RETRO, drag strip me gjatësi 1.2 km në kushte sigurie, autodrom dhe kartodrom i parë i homologuar, akademi motosporti dhe akademia e edukimit mbi sigurinë rrugore, poligone profesionale testimi, pistë offroad, helipad dhe zonë sportive mjetesh ajrore ultra të lehta”./E.T-CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Lajme

Liri Berisha: E kam njohur Nënë Terezën në moshën 15 vjeçare, si vajza me emrin Gonxhe

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Bashkëshortja e ish kryeministrit Sali Berisha, Liri Berisha ka treguar se e ka njohur Nënë Terezën në moshën 15 vjeçare, si vajza me emrin Gonxhe.

E ftuar në emisionin “Rudina” në TV Klan teksa rrëfente mbi librin e saj “Nënë Tereza në jetën time”, Liri Berisha ka treguar se e ka njohur Nënë Teerzën në një kohë që në Shqipëri nuk flitej asnjë fjalë për të.

“E kam njohur Nënë Terezën në moshën 15-vjeçare,e kam njohur atëhere si vajza me emrin Gonxhe, në një kohë kur nuk dija se çfarë shkruanin gazetat e huaja për të, kur në Shqipëri nuk flitej asnjë fjalë, nuk e njihte askush. Në thellësinë time, më çonte emri i saj tek familja dhe origjina e saj, për të cilën kisha dëgjuar të flitej me shumë nderim për atë familje.



LEXO EDHE:  Vaksina kundër Coronavirusit/ Gjermania aprovon provat e para tek njerëzit

LEXO EDHE:  Vaksina e Pfizer-it/ Kanadaja e treta që e miraton pas Britanisë dhe SHBA-ve, zbardhet se çfarë u vendos për fëmijët

Pastaj në rrugën e Kavajës ka qenë një shtëpi ku banonte motra dhe nëna e Nënë Terezës. Ne shkonim shpesh atje, aty kam njohur nënën dhe motrën e saj dhe më bënte shumë përshtypje si në familjen tonë diskutohej për ato zonjat me një lloj nderimi dhe keqardhjeje.

Një ditë, kur e pyeta mamin, kush janë ato dy gra, ajo më tha që nuk janë gra, por zonja. Atë kohë ishte e ndaluar fjala zonjë, ishte shoqe e lejuar. Pastaj më tregoi historinë e familjes së saj, për Nënë Terezën dhe si i ishte përkushtuar një misioni në Indi./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE