Connect with Us

Tërheqja e mazhorancës nga komisionet online/ Reagon Shehu: Vendim i imponuar nga rezistenca

Politikë

Tërheqja e mazhorancës nga komisionet online/ Reagon Shehu: Vendim i imponuar nga rezistenca

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar pas vendimit të mazhorancës për t’u tërhequr nga zhvillimi i komisioneve online, duke e cilësuar këtë një “tërheqje të imponuar nga rezistenca”.

Sipas deputetit kjo është një ‘prapaktheu’ e Ramës&Co nga një element i atij skenari, që synon thellimin e autokracisë dhe deformimin e demokracisë.

“Terheqja nga “Komisionet online”, terheqje e imponuar nga rezistenca! Ne fakt kjo eshte nje terheqje e maxhorances nga nje tentative per “grusht shteti” ne Kuvend!

Eshte nje rivendosje per kete ceshtje e te drejtes ligjore e kushtetuese jo vetem e opozites, por dhe e te gjithe deputeteve te Kuvendit qe u tentua tu “mbyllej” goja, e medias ne terresi qe u tentua te lihej ne terr, e opinionit publik qe ju mohua e drejta per tu informuar e ndjekur debatet e atyre per te cilet ka votuar.

LEXO EDHE:  Debati për Cakajn/ Deputeti demokrat i kërkon Ramës dorëheqjen

Kjo eshte nje “prapaktheu” e Rames&Co nga nje element i atij skenari, qe synon thellimin e autokracise, deformimin e demokracise, implementimin e modeleve te autokrateve lindore.
Nuk eshte nje “kthese” e gjere dhe e bazuar ne mirekuptimin, deshiren e Rilindjes per te korregjuar gabimet e saj e as nje shenje vete permiresimi e ndergjegjesimi.

Eshte thjesht nje terheqje momentale e imponuar nga rezistenca, nga paralajmerimi e veprimi per te mos njohur e marre pjese ne te tilla “mbledhje” pa vlere e ne kundershtim me Kushtetuten, rregulloren, edhe jo ne perputhje as me masat e pergjitheshme epidemiologjike ne vend.
Pra mos te kemi ilzione.

Rregjimi ngel rregjim, ndaj te cilit veprimet opozitare duhet te jene cdo dite e me te forta, me te vendosura e me te gjera”, thotë Shehu./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Berisha dorëzoi firmat/ Ristani: Anëtarët mund t’i shohin, jo ti marrin

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, mbrëmjen e djeshme u depozituan formularët e 4200 delagatëve për mbledhjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm Kombëtar të PD, në 11 dhjetor.

Depozitimi i firmave nuk u bë në zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm, por ato iu besuan kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka.

Sot në “ABC Live” me Juli Xhokaxhi, Arben Ristani tha se nuk ka Kuvend në botë që kontrollohet nga organe të tjera, ndërsa sa i përket firmave të dorëzuara në Këshillin Kombëtar ai tha se anëtarët mund t’i shohin, por jo ti marrin.



Lufta për demokraci po zhvillohet edhe brenda PD. E vutë re në insert të Bardhit kishte spikatje të unit, kur nuk e zgjidh unë që s’jam sekretar i përgjithshëm. Spikati uni, kur e gjithë beteja është për demokraci. S’ka kuvend në Shqipëri që kontrollohen nga organe të tjera, por kuvendet vetëkontrollohen. Organi i 2 poshtë kuvendit është këshilli kombëtar. Pikërisht këtu firma janë dhënë në këtë institucion. Nuk ka kuvend në botë që kontrollohet nga organe të tjera. Anëtarët mund t’i shohin firmat e dorëzuara por jo t’i marrin.

Nga ana tjetër kemi një konflikt interesi, kjo histori ka nisur sepse Basha është armik i  rregullave statutore, e shkel atë në çdo veprim që kryen. Shkelja e fundit, Bardhi është i vetëshpallur sepse nuk është zgjedhur sipas statutit. Zgjedhja me votë të fshehtë nuk është bërë. Këta s’mund të kenë dhe s’kanë me kushtetutë të partisë asnjë kontroll mbi Kuvendin.  Kemi disa deklarime të zotit Gjana që kontrollin e listave i quan me të patronazhistëve të PS dhe ju jep të drejtën kandidatëve që vetëm të shkojnë ti shohin pa i patur në duar. Është praktikë e konsoliduar në parti, listat jaën aty kush  të dojë mund të shkojë ti shohë por pa i marrë në dorë”, tha Ristani.

LEXO TE PLOTE

Politikë

KQZ merr vendimin për Tom Doshin

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Disa ditë më parë, Prokuroria e Përgjithshme bëri të ditur se ka mbyllur hetimet dhe ka miratuar rezultatin e verifikimit, për subjektin Tom Doshi, në kuadër të ligjit për Dekriminalizimin.

Dhe dosja i kaloi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si organ kompetent.

Ndërkohë, sot KQZ ka mbyllur procedurën, duke mos marrë asnjë vendim për Tom Doshin, me arsyetimin se ai tashmë nuk ka mandat deputeti.

LEXO EDHE:  “Lider nuk je, por bëhu burrë”/ Basha i përgjigjet Ramës: Nuk të bëjnë banditët, por dashuria për vendin

LEXO EDHE:  "Lider nuk je, por bëhu burrë"/ Basha i përgjigjet Ramës: Nuk të bëjnë banditët, por dashuria për vendin



“Jemi përballë rastit që nuk përfshihet më në sferën e ligjit të dekriminalizimit. Nuk ka mandat deputeti e as ndonjë mundësi që ta fitojë atë” tha kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi./CNA.al

Prokuroria “lan duart”/ Tom Doshi në “dorë” të KQZ-së

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha në panik nga mbledhja e Kuvendit/ “Po kryejnë një puç në PD”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duket në panik, pas mbledhjes së firmave për mbledhjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm Kombëtar, për largimin e tij.

Sot në një prononcim për mediat, jashtë selisë blu, i gjendur nën panik nga frika e shkarkimit, Basha ka “shpërthyer” në akuza ndaj Berishës.

Basha është shprehur se Berisha ka bërë tallje të madhe me demokratët dhe se po kryhet një puç në PD.



Shpresa e demokratëve nuk do të shkelet me këmbë. Më falni unë tregoj respekt për ju… Kemi një regjim përballë dhe po mbështetet në një trekëndësh. Regjimi është bërë pjesë e përpjekjes për një puç. Kemi informacione se Berisha ka bashkëpunuar me regjimin për puç në PD. Kam vetëm një thirrje për Sali Berishën: Boll harxhove kohën dhe energjitë e demokratëve. Boll ndihmove Edi Ramën. Berisha e ka një betejë personale dhe jo për PD-në,”-tha Basha.

Kujtojmë këtu se një ditë më parë, ish-kryeministri Berisha dorëzoi 4200 firma për mbledhjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm Kombëtar të PD./CNA.al

LEXO TE PLOTE