Connect with Us

Sllovenia pezullon vaksinën Johnson&Johnson

Bota

Sllovenia pezullon vaksinën Johnson&Johnson

Publikuar

-

Sllovenia ka pezulluar përkohësisht përdorimin e vaksinës së Johnson & Johnson kundër COVID-19, tha ministri i Shëndetësisë, Janez Poklukar, raporton agjencia kombëtare e lajmeve STA.

Masa e pezullimit është vendosur pas vdekjes së një gruaje të re.

Kompania Johnson&Johnson ende nuk e ka komentuar këtë vendim të autoriteteve sllovene, raporton Reuters.

“Pacientja, në të njëjtën kohë kishte mpiksje gjaku dhe gjakderdhje në tru. Kujdesi intensiv ndaj saj nuk rezultoi i suksesshëm”, tha për agjencinë STA, Igor Rigler, një neurolog në qendrën spitalore të Lubjanës.

AI kërkon dy miliardë doza të vaksinës për vendet e varfra

Ndërsa ministri Poklukar tha se ende nuk është njoftuar në detaje për rastin mirëpo vdekja e pacientes duhet të sqarohet.

LEXO EDHE:  Disa informacione mbi përgjigjet imunitare pas vaksinimit në përgjithësi

“Unë nuk mund të bëj komente, por kushtet janë plotësuar për sqarimin e të gjitha rrethanave të asaj që ndodhi”, tha ai.

Vaksina Johnson & Johnson është një nga disa vaksinat që Sllovenia po përdor në programin e saj të imunizimit kundër COVID-19.

Ky vend, deri më 28 shtator, ka imunizuar plotësisht rreth 47 për qind të popullsisë.

Sllovenia ka rreth 2 milionë banorë./rel

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Sulmi ndaj Capitol Hill/ Kush është thirrur për të dëshmuar në Kongres

Publikuar

-

Nga

E rëndë në SHBA/ Dy oficerë policie plagosen pasi një automjet përplaset me një barrikadë pranë Kapitolit

Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve që po heton sulmin e 6 janarit ndaj Kapitolit ka lëshuar dhjetëra fletëthirrje ndërsa po kërkon intensivisht informacion për origjinën e sulmit dhe veprimet, apo mosveprimet ish-Presidentit Donald Trump për ta ndalur atë.

Komisioni po punon njëkohësisht në disa drejtime, duke kërkuar dëshmitë e personave në rrethin e brendshëm të zotit Trump, rreth veprimeve të tij të asaj dite, të këshilltarëve të jashtëm, që organizuan tubimin, ku ai mori fjalën më 6 janar, si dhe të aleatëve, që hartuan strategjinë e përmbysjes së fitores së Presidentit Joe Biden. Komisioni gjithashtu po shqyrton rrethin e njerëzve pranë ish-Nënpresidentit Mike Pence dhe po merr në pyetje dëshmitarë rreth përpjekjet për t’i bërë atij presion, që të ndalte numërimin në Kongres të votave elektorale.

Komisioni pritet të lëshojë fletëthirrje të tjera, ndërkohë që disa dëshmitarë, në veçanti ata që janë më afër zotit Trump, kanë sinjalizuar se nuk do të bashkëpunojnë, ose se do të refuzojnë t’i përgjigjen pyetjeve. Sidoqoftë, ligjvënësit kanë folur tashmë me mbi 150 persona, shumica e tyre të paraqitur vullnetarisht, për rrethanat që sollën sulmin e dhunshëm nga mbështetësit e zotit Trump.

Megjithëse komisioni nuk ka autoritetin të ngrejë akuza, ose të ndëshkojë dikë për veprimet e ndërmarra, shtatë ligjvënësit demokratë dhe dy republikanë të këtij komisioni thonë se shpresojnë të përpilojnë të dhënat më gjithëpërfshirëse deri më sot, për atë çfarë ndodhi kur qindra mbështetës të zotit Trump u përplasën me policinë dhe hynë me dhunë në Kapitol, duke ndërprerë çertifikimin e fitores së zotit Biden.

Në vazhdim një përmbledhje e personave për të cilët ka lëshuar fletëthirrje komisioni, si dhe të hapave të ardhshëm të hetimit.

RRETHI I BRENDSHËM I ZOTIT TRUMP

Fletëthirrjet e para të komisionit në fund të shtatorit iu dërguan katër personave, që ishin ndër aleatët më besnikë të zotit Trump: ish-Shefit të Kabinetit të Shtëpisë së Bardhë Mark Meadows, ish-këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë Steve Bannon, ndihmësve të hershëm për komunikimin Daniel Scavino dhe Kashyap Patel, si dhe një ndihmësi të Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare, që kaloi në Pentagon në javët pasi zoti Trump humbi zgjedhjet.

Zoti Bannon i tha menjëherë komisionit se nuk do të bashkëpunonte, duke cituar një letër nga avokati i zotit Trump, duke pretenduar se bisedat e tij gëzonin imunitet dhe se nuk mund të bëheshin publike. Komisioni kundërshtoi këtë arsyetim dhe Dhoma e Përfaqësuesve votoi për ta deklaruar zotin Bannon fajtor për shpërfillje të Kongresit, dhe ia dërgoi çështjen Departamentit të Drejtësisë. Nuk është marrë ende një vendim nga prokurorët nëse do të ngrenë akuza penale.

Edhe zoti Meadows mund të gjendet fajtor për shpërfillje të Kongresit, pasi avokati i tij sinjalizoi të enjten se nuk do të dëshmojë, duke thënë në një deklaratë se këtë duhet ta vendosin gjykatat, pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti Biden do të heqë privilegjin e imunitetit ekzekutiv për dëshmitë, që ish-Presidenti Trump pretendon se është ende i vlefshëm.

Nga ai moment, Dhoma e Përfaqësuesve ka dërguar fletëthirrje të shumta për anëtarë të tjerë të mirënjohur të rrethit të brendshëm të zotit Trump, përfshirë ish-sekretaren e shtypit Kayleigh McEnany dhe ndihmësat kryesorë Stephen Miller dhe Jason Miller. Komisioni thotë se të tre personat morën pjesë në përpjekjet për të përhapur dezinformim dhe se mund të kenë qenë së bashku me zotin Trump ndërsa zhvillohej sulmi. Ky moment përbën një aspekt kyç të hetimit, pasi ende dihet shumë pak nëse presidenti bëri diçka për ta ndalur sulmin.

PERSONAT NË ORBITËN E BRENDSHME TË ISH-NËNPRESIDENTIT PENCE

Komisioni po përpiqet gjithashtu të mësojë më shumë rreth përpjekjeve për t’i bërë presion ish-Nënpresidentit Mike Pence, i cili drejtonte seancën në Kongres për çertifikimin e zgjedhjeve dhe që u rezistoi përpjekjeve agresive nga zoti Trump dhe shumë aleatë të tij, që synonin ta detyronin të përpiqej ta përmbyste procesin zyrtar, në favor të zotit Trump.

Komisioni ka dërguar fletëthirrje për Keith Kellog-un, i cili ishte këshilltari i sigurisë kombëtare i ish-Nënpresidentit Pence, duke përmendur se ai gjendej me ish-Presidentin Trump ndërsa zhvillohej sulmi dhe se “mund të ketë informacion të drejtpërdrejtë për deklaratat, apo reagimet e ish-presidentit ndaj sulmit në Kapitol”. Bazuar në disa rrëfime, komisioni beson se zoti Kellogg i bëri thirrje ish-Presidentit Trump të dërgojë një mesazh në Twitter për ta vendosur turmën nën kontroll.

Ish-zëdhënësja e zotit Pence, Alyssa Farah, ka folur me anëtarët republikanë të komisionit, Liz Cheney dhe Adam Kinzinger, si dhe ka ofruar dokumenta, thotë një person në dijeni të bisedimeve dhe që kërkoi t’i ruhet anonimiteti për t’u shprehur për këto biseda konfidenciale. Nëpërmjet disa mesazheve në Twitter më 6 janar, zonja Farah i bëri thirrje ish-Presidentit Trump të dënonte trazirat ndërsa ato po ndodhnin dhe t’i bënte thirrje mbështetësve të tij të tërhiqeshin. “Dënojë këtë tani, @realDonaldTrump”, shkruante ajo në Twitter. “Ti je i vetmi që ata do ta dëgjonin. Për vendin tonë!”.

LEXO EDHE:  Vaksinimi i personave që kanë kaluar Covid/ Alimehmeti: Të rishikohet protokolli, nuk jep mbrojtje shtesë

LEXO EDHE:  A duhet të vaksinohen fëmijët dhe gratë shtatzëna?/ Virologu sqaron qytetarët

Komisioni duket se është i interesuar të bisedojë edhe me ndihmës të tjerë të ish-Nënpresidentit Pence, shumë prej të cilëve ishin të zemëruar nga mënyra se si u trajtua nënpresidenti nga zoti Trump, të cilit ai i bëri thirrje publikisht, ndërkohë që trazirat kishin filluar, të përmbyste rezultatin, një autoritet të cilin nënpresidenti nuk e gëzonte. Disa prej sulmuesve thërrisnin emrin e zotit Pence, ndërsa hynin me forcë në Kapitol dhe bënë thirrje për varjen e tij.

STRATEGËT



Komisioni dërgoi të hënën fletëthirrje për disa nga bashkëpunëtorët e zotit Trump, të cilët u përfshinë nga afër në përpjekjet e tij për të përmbysur zgjedhjet dhe të cilët përpara sulmit u mblodhën në një dhomë të ashtuquajtur “shtab lufte”.

Ndër këta aleatë të zotit Trump janë: juristi John Eastman; ish-këshilltari i sigurisë kombëtare Michael Flynn; Bernard Kerik, për të cilin komisioni thotë se pagoi për dhomat e hotelit që shërbyen si qendra komandimi përpara sulmit të 6 janarit; Bill Stepien, menaxher i fushatës së vitit 2020 për rizgjedhjen e zotit Trump; si dhe Angela McCallum, ndihmëse kombëtare ekzekutive për fushatën Trump.

Në një letër drejtuar zotit Flynn, i cili është vetëdeklaruar dy herë se gënjeu FBI-në dhe që më vonë u fal me dekret nga ish-Presidenti Trump, komisioni citon një takim të dhjetorit 2020 ku zoti Flynn dhe pjesëmarrës të tjerë “diskutuan për sekuestrimin e makinerive të numërimit të votave, për shpalljen e një emergjence kombëtare, për aktivizimin e disa fuqive për situatat e emergjencës së sigurisë kombëtare, dhe për vazhdimin e përhapjes së mesazhit se zgjedhjet e nëntorit 2020 ishin njollosur nga manipulimi i gjerë”.

Edhe avokati Eastman mendohet se mori pjesë në hartimin e strategjive për përmbysjen e fitores legjitime të zotit Biden dhe se filloi të kontaktojë për këtë autoritetet e shteteve amerikane.

NDIHMËSA TË TJERË TË SHTËPISË SË BARDHË

Të martën, komisioni dërgoi fletëthirrje për disa ndihmësa të Shtëpisë së Bardhë. Disa prej tyre ishin ndihmësa të nivelit më të lartë dhe të tjerë i përkisnin nivelit të ulët apo të mesëm të stafit që mund të kenë parë aktivitetin e zotit Trump ndërsa trazirat po përshkallëzoheshin.

Ndihmësat e Shtëpisë së Bardhë të thirrur nga komisioni janë: asistenti i tij personal Nicholas Luna, për të cilin komisioni thotë se mund të ketë qenë i pranishëm gjatë një telefonate të ish-Presidentit Trump me ish-Nënpresidentin Pence ku i bënte presion të mos çertifikonte fitoren e zotit Biden; asistentja speciale Molly Michael, për të cilën komisioni thotë se dërgoi informacion për manipulimin zgjedhor “individëve të ndryshëm sipas udhëzimit të Presidentit Trump”; si dhe zëvendës ndihmësin Ben Williamson, një këshilltar i lartë për shefin e stafit Meadows.

Fletëthirrje të tjera iu dërguan zëvendës shefit të stafit Christopher Liddell, i cili ndodhej në Shtëpinë e Bardhë më 6 janar dhe sipas njoftimeve shqyrtoi mundësinë e dorëheqjes; si dhe drejtorit të personelit John McEntee dhe asistentes speciale Cassidy Hutchinson, të cilët komisioni thotë se gjendeshin gjithashtu në Shtëpinë e Bardhë, si dhe në tubimin e zhvilluar atë ditë.

DEPARTAMENTI I DREJTËSISË

Komisioni i dërgoi fletëthirrje këtë javë ish-zyrtarit të Departamentit të Drejtësisë, Kenneth Klukowski, që mendohet se komunikoi me Jeffrey Clark, një ish-nënprokuror i përgjithshëm, për një letër që zoti Clark kishte hartuar ku i bëhej thirrje zyrtarëve në shtetin Xhorxhia të vononin çertifikimin e rezultateve të votimit në atë shtet për shkak të manipulimit të pretenduar.

Komisioni thotë se zoti Clark dhe zoti Klukowski biseduan përpara një takimi më 3 janar në Shtëpinë e Bardhë, gjatë të cilit ish-Presidenti Trump shtroi haptazi mundësinë e zëvendësimit të Prokurorit të Përgjithshëm Jeffrey Rose me zotin Clark. Zoti Rosen dhe drejtues të tjerë në departament kishin hequr dorë nga pretendimet e rreme për manipulim.

Komiteti thirri zotin Clark në tetor dhe ai u paraqit për një dëshmi javën e kaluar, por nuk pranoi të dëshmonte, pjesërisht bazuar në pretendimet e ish-Presidentit Trump për privilegjin ekzekutiv.

ORGANIZATORËT E TUBIMIT

Si pjesë e hetimit të tij mbi origjinën e trazirave të 6 janarit, një fokus i panelit ka qenë tubimi masiv i zotit Trump që u mbajt atë mëngjes dhe vazhdoi edhe pas fillimit të sulmit ndaj Kapitolit.

Të përfshirë në një listë prej 11 fletëthirrjesh në shtator ishin Amy dhe Kylie Kremer, themeluese të “Women for America First”, një grup që ndihmoi në organizimin e tubimit; Cynthia Chafian, një organizatore që dorëzoi kërkesën e parë për leje për tubimin; Caroline Wren, e cila komisioni thotë se ishte renditur në dokumentet e lejes për mitingun e 6 janarit si “Këshilltare VIP”; dhe Maggie Mulvaney, për të cilën paneli thotë se ishte renditur në kërkesën për leje si “Drejtuese VIP”./VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Bllokadë në Holandë, qeveria e Rutte rikthen masat pas rritjes së infektimeve

Publikuar

-

Nga

Baret dhe restorantet në Holandë do të mbyllen më herët, ndërsa eventet sportive do të mbahen pa spektatorë në kuadër të një bllokade të pjesshme tre javore që do të vendoset në vend.

Masa në fjalë synon të frenojë rritjen e shpejtë të rasteve të infektimeve me COVID, që ka çuar në mbushjen e spitaleve në mbarë vendin.

Infektimet kaluan kuotën e 16 mijë njësive për të dytën ditë rresht, duke kaluar rekordin e mëparshëm prej 13 mijë rastesh të konfirmuara, i regjistruar dhjetorin e vitit të kaluar.

Mediat holandeze kanë bërë të ditur se bllokada, e para në Evropë që nga përfundimi i stinës së verës, do të hyjë në fuqi mbrëmjen e së shtunës.

Njerëzve do t’u kërkohet të punojnë nga shtëpia, ndërsa spektatorët nuk do të lejohen të ndjekin as ndeshjen e kombëtares holandeze kundër Norvegjisë që luhet ditën e martë për kualifikimet e botërorit “Katar 2022”.

LEXO EDHE:  Karta e vaksinimit/ Bino: Tregon që je i mbrojtur, këta persona nuk do kryejnë karantinë

LEXO EDHE:  Vaksinim i detyruar për mësuesit/ Drejtoria e Arsimit Parauniversitar sqaron mesazhin



Ndërkohë, shkollat, teatrot dhe kinematë do të mbeten të hapura.

Banorët në qytetin jugor të Bredës deklaruan se i mirëpresin masat e reja, ndërsa fajësuan personat e pavaksinuar për rritjen e infektimeve.

“Sa për njerëzit përgjegjës, ne duhet t’i trajtojmë ata ndryshe. Nuk mund të lejojmë që vendimet të merren duke u bazuar tek njerëzit e pavaksinuar, apo që s’duan të vaksinohen. Nuk duhet të jetë kështu”, shprehet një qytetar.

Ndërkohë, mbetet e paqartë nëse qeveria holandeze do të miratojë një rekomandim politik të panelit të këshilltarëve kundër pandemisë, për të kufizuar aksesin në vendet publike të personave që janë vaksinuar tërësisht, apo që kanë kaluar COVID-in./euronews

LEXO TE PLOTE

Bota

SHBA dhe vendet europiane anëtare në KS dënojnë Bjellorusinë për krizën në kufirin me Poloninë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, dënuan Bjellorusinë të enjten për atë që ata e quajtën “instrumentalizim cinik i emigrantëve”, ndërsa tensionet po vlojnë përgjatë kufirit të Polonisë me Bjellorusinë.

“Ne (Shtetet e Bashkuara Britania, Estonia, Franca, Irlanda, Norvegjia dhe Shqipëria) e dënojmë instrumentalizimin e orkestruar të qenieve njerëzore, jetët dhe mirëqenia e të cilëve janë vënë në rrezik për qëllime politike nga Bjellorusia, me synimin për të destabilizuar vendet fqinje dhe kufirin e jashtëm të Bashkimit Evropian dhe për të larguar vëmendjen nga shkeljet e saj në rritje të të drejtave të njeriut”, tha ambasadori i Estonisë, Sven Jürgenson, në emër të shtatë vendeve perëndimore.

Vala e emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afganistani u rrit ndjeshëm, pasi Bashkimi Evropian vendosi sanksione ndaj Minskut, i cili në muajin maj detyroi uljen e një avioni komercial që fluturonte mbi territorin bjellorus. Autoritetet arrestuan një gazetar të opozitës bjelloruse dhe të dashurën e tij, me të zbritur nga avioni.

Tani mijëra emigrantë që kanë udhëtuar legalisht në Bjellorusi, po përballen me një fat të pasigurt dhe temperatura të ulëta përgjatë kufirit me Poloninë.

Të martën, Polonia mbylli një vendkalim kufitar me Bjellorusinë pasi emigrantët u përpoqën të kalonin në territorin polak.

Vendet evropiane dhe baltike akuzojnë presidentin bjellorus, Aleksandër Lukashenko, për joshjen e emigrantëve në vendin e tij dhe më pas lehtësimin e udhëtimit të tyre në kufi, për t’i dërguar në Poloni, Lituani dhe Letoni. Emigrantët shtrojnë kërkesa për strehim kur arrijnë në vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Kjo taktikë është e papranueshme dhe kërkon një reagim dhe bashkëpunim të fortë ndërkombëtar për ta mbajtur Bjellorusinë përgjegjëse”, tha ambasadori Jürgenson. “Ajo dëshmon se regjimi i Lukashenkos është shndërruar në një kërcënim për qëndrueshmërinë rajonale”.

LEXO EDHE:  Vendimi i çuditshëm/ Nëse vaksinohesh, merr kupon falas për ta shpenzuar në shtëpi publike

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i Ramës për studentët/ Tritan Shehu i përvishet kryeministrit

“Sigurisht, tani ka një lojë të zhvendosjes së fajit nga Bashkimi Evropian“, u tha gazetarëve zëvendës ambasadori i Rusisë në OKB, Dmitry Polyanskiy. “Ata duan ta paraqesin Bjellorusinë dhe ndonjëherë edhe Rusinë, si autorë të kësaj krize”.



Moska është aleati më i ngushtë i Minskut.

Zv/ambasadori Polyanskiy tha se Minsku nuk ka as arsye ekonomike dhe as politike për të parandaluar emigrantët të vazhdojnë rrugëtimin e tyre.

Ata nuk kanë arsye për t’i kthyer (emigrantët) në vendet nga kanë ardhur”, tha ai. “Kjo do të ishte një shkelje e plotë e çdo konvente ndërkombëtare”.

Nga frika se mund të shndërrohet në një front të ri në këtë krizë, Ukraina, e cila nuk është anëtare e BE-së, do të dërgojë 8,500 ushtarë dhe policë si dhe 15 helikopterë, për të ruajtur kufirin e saj me Bjellorusinë, tha të enjten agjencia e lajmeve Reuters.

Thirrje për uljen e tensioneve

Kombet e Bashkuara bënë thirrje për uljen e tensioneve në kufirin Bjellorusi-Poloni.

“Jam e tmerruar që një numër i madh emigrantësh dhe refugjatësh vazhdojnë të mbeten në një situatë të dëshpëruar në temperatura të ulëta në kufirin Bjellorusi-Poloni”, tha të mërkurën Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet. “U bëj thirrje shteteve të përfshira të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të ulur tensionet dhe për të zgjidhur këtë situatë të patolerueshme në përputhje me detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut dhe refugjatëve”, tha ajo.

Agjencitë e OKB-së për refugjatët dhe migracionin kanë thënë vazhdimisht se përdorimi i emigrantëve dhe refugjatëve si mjete politike është për të ardhur keq dhe duhet të marrë fund.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian, po shqyrton vendosjen e sanksioneve të reja./VOA

LEXO TE PLOTE