LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Saimir Hoxha shpallet “Dëshmor i Atdheut”/ Qeveria nxjerr vendimin për trajtim financiar të familjes së efektivit

29 Shtator 2021, 11:21, Aktualitet CNA
Saimir Hoxha shpallet “Dëshmor i Atdheut”/ Qeveria nxjerr

Nënkomisari i Lezhës, Saimir Hoxha, i cili një ditë më parë humbi jetën në krye të detyrës,  është shpallur sot ?Dëshmor i Atdheut? me vendim qeverie.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka thënë se familjarët do të trajtohen menjëherë financiarisht nga shteti.

Gjithashtu ai tha se për fëmijët është e garantuar trajtimi shëndetësor falas dhe benefitet e tjera.

??Siç e dini, dje humbi jetën në mënyër tragjike në krye të detyrës nënkomisari Saimir Hoxha. Morëm vendimin ëpr shpalljen ?Dëshmor i Atdheut? nënkomisar. Qeveria mori vendim për trajtimin e menjëhershëm financiar të familjarëve. Me marrjen etitullit, kur të hyjë në fuqi ligji i ri që miratuam në mbledhjen e parë të kësaj qeverie ato do të trajtohen, posaçërisht fëmijët si fëmijë në përkujdesje të Republikës.  Kjo do të  thotë  se fëmijët do të marrin një trajtim deri në 18 vjeç dhe nëse vijojnë shkollën e lartë deri në 25 vjeç do të marrin pagë prej 170% të pagës së nënkomisarit. Jo vetëm kaq, do të marrë trajtim falas shëndetësor dhe benefitet si rezultat i statusit ?Dëshmor i Atdheut? të babait të tyre. Sigurisht fëmijëve do u mungojë babai i tyre, por në asnjë moment gjatë gjithë jetës së tyre nuk do i mungojë përkujdesja nga shteti?, është shprehur Çuçi./CNA.al

Lajmet e fundit nga