Connect with Us

“Popull racist, STOP”/ Revoltohet keq Mikela e “Përputhen”

Horoskopi

“Popull racist, STOP”/ Revoltohet keq Mikela e “Përputhen”

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Mikela, konkurrentja e “Përputhen”, ka bërë një reagim në lidhje me disa komente drejtuar asaj të cilat e cilesojnë si “rome”.

Mikela, me të drejtë i konsideron këto komente raciste dhe për këtë arsye ka vendosur të reagojë.

Nëpërmjet një postimi në Instastory ajo ka bërë një reagim duke dhënë edhe mesazhin se njerzit vlerësohen jo nga pamja por nga shpirti.

cna lajm show

Nuk e dija që jemi popull kaq racist, përpos ofendimeve që dihet nuk jam në pëlqimet e të gjithëve, ofendimi që më ka tërhequr vëmëndjen është “gabele”, “jevgë”. Si tregoheni kaq racist more njerëz. Unë nuk jam rome, dhe po të isha do e pranoja me krenari dhe do e thoja publikisht. Njeriun nuk e bën ngjyra, e bën zemra. Nëse do të isha rome çfarë?? Nuk duhet të dal, nuk duhet të flas, nuk më lejohet të kem një jetë si gjithë të tjerët? Ju lutem thoini STOP këtij racizmi dhe largoni mllefet, mbusheni jetën tuaj me pozitivitet. Të jesh rom nuk është as turp dhe as ofendim, jemi njerëz të barabartë. Duajeni veten siç jeni dhe përpiquni të realizoni të gjitha ëndrrat tuaja”, përfundon reagimin e saj konkurentja e “Perputhen”.

LEXO EDHE:  Reagimi i vajzës kur fiksimi i ulet pranë në autobus

Ajo ka gjetur edhe mbështetjen e Ritvanës e cila gjithashtu e ka shpërndarë në Instagramin e saj dhe ka shkruar “STOP paragjykimeve për pamjen e jashtme”./CNA.al

cna lajm show

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 4 nëntor 2021

Publikuar

-

Nga

cna horoskop

Dashi

Udhëtimet e këndshme dhe takimet shoqërore do t’ju mbajnë të relaksuar dhe të lumtur. Një fqinj mund t’ju kërkojë hua sot. Ju këshillojmë të kontrolloni besueshmërinë e tyre përpara se t’ua jepni. Bëni gjëra që do t’ju bëjnë të ndiheni të lumtur, por përpiquni të qëndroni jashtë çështjeve që nuk ju takojnë. Jeta juaj e dashurisë do t’ju sjellë diçka vërtet të mrekullueshme sot.

Demi

Sot mund të keni nevojë të diskutoni rreth investimeve financiare dhe kursimeve me anëtarë të tjerë të familjes. Këshillat e tyre do të jenë të dobishme për të përmirësuar situatën tuaj financiare. Sjellja në mënyrë diktatoriale me anëtarët e familjes do të çojë vetëm në debate dhe pakënaqësi.

Binjakët

Do të dukeni mjaft tërheqës gjatë ditës së sotme. Mund të ketë zhgënjim në jetën tuaj të dashurisë, por tregohuni të duruar. Dikush mund ta shtyjë bashkëshortin/bashkëshortin tuaj të grindet me ju. Përgjithësisht do të jetë një nga ato ditët kur gjërat nuk do të ecin sipas dëshirës suaj.

Gaforrja

Angazhimi me fëmijët tuaj do t’ju falë kënaqësi pa fund sot. Romanca do të jetë emocionuese, ndaj kontaktoni personin që doni dhe bëjeni sa më të bukur ditën. Mos u shqetësoni për fjalët e atyre që nuk janë të rëndësishëm në jetën tuaj.

Luani

Dita e duhur për të filluar një program të ri për përmirësimin e shëndetit. Miqtë tuaj mund t’ju zhgënjejnë në një moment kur keni më shumë nevojë për ta. Mund të keni një darkë romantike me të dashurin tuaj në mbrëmje.

Virgjëresha

Sot është ditë kur pushimi është i rëndësishëm, pasi kohët e fundit jeni përballur me shumë presione. Argëtimi do t’ju ndihmojnë të relaksoheni. Mund të jeni të ndjeshëm ndaj vërejtjeve të bëra nga i dashuri/e dashura juaj sot. Kontrolloni emocionet dhe shmangni çdo gjë që çon në një situatë të pakëndshme.

LEXO EDHE:  Reagimi i vajzës kur fiksimi i ulet pranë në autobus

LEXO EDHE:  Reagimi i vajzës kur fiksimi i ulet pranë në autobus



Peshorja

Hiqni dorë nga çdo qëndrim kokëfortë. Do të jeni më të lumtur për këtë, pasi këto mendime thjesht po ju pengojnë. Ju dhe bashkëshorti/bashkëshortja juaj do të krijoni disa kujtime të mrekullueshme në jetën tuaj martesore sot.

Akrepi

Sot mund t’ju pushtojë një ndjenjë pasigurie. Ekziston mundësia që të grindeni me bashkëshortin/bashkëshorten për një çështje parash. Dikush me të cilin jetoni mund të jetë i mërzitur me sjelljen tuaj të rastësishme dhe të paparashikueshme.

Shigjetari

Sot është koha e përsosur për të vënë në provë idetë e reja. Do të kaloni momente mjaft romantike me partnerin/partneren dhe ai/ajo mund t’ju thotë diçka të cilën nuk e prisnit aspak sot. Sa i përket aspektit profesional, parashikohet një ditë e mbarë.

Bricjapi

Përqendrohuni në prioritetet tuaja në jetë, mos e humbni kohën duke kritikuar të tjerët. Sot biznesmenët e kësaj shenje duhet të shmangin personat që kërkojnë ndihmë financiare. Dashuria, shoqëria dhe lidhja do të jenë në rritje.

Ujori

Duhet të jeni të durueshëm me fëmijët, ose me ata që janë më pak me përvojë se ju. Të vepruarit sipas pasioneve tuaja romantike mund të mos jetë e përshtatshme sot. Bashkëshorti/bashkëshortja juaj mund të duket se është shumë i/e zënë për t’u kushtuar vëmendje nevojave tuaja.

Peshqit

Do të ndiheni më nervozë se zakonisht gjatë ditës së sotme. Shëndeti i një anëtareje femër të familjes mund t’ju shkaktojë shqetësime. Pjesëmarrja në një aktivitet të mirëqenies sociale do t’ju ndihmojë të ndiheni mirë me veten.

LEXO TE PLOTE

Horoskopi

Puna, dashuria dhe paratë/ Zbuloni të pathënat e këtij Nëntori

Publikuar

-

Nga

cna lajme horoskopi

Horoskopi, sipas Meri Gjinit

Dashi

Ata që janë strategë të mirë dhe nuk funksionojnë në mënyrë impulsive do të dalin të fituar. Nuk duhet të harrojnë se është i rëndësishëm tre vjeçari që kanë përpara pasi do të përcaktojë ecurinë e tyre për shumë gjatë. Duhet të marrin lapsin në dorë dhe të jenë organizatorë të mirë për idetë e zhvillimit profesional, për të zgjeruar bazën ekonomike. Avash avash, do të ndihen pak më mirë, optimistë dhe të sigurt. Kanë paqe dhe një gjendje të qetë, të sigurt brenda ambienteve të shtëpisë, e cila nuk ka qenë në pikën më të fortë nga fundi i Gushtit.

Demi

Ka zhvillime të forta në dy drejtimet si personale dhe emocionale. Në pjesën e dytë, Venusi do t’i ndihmojë të marrin buzëqeshjen maksimale. Sa i përket zhvillimeve profesionale, do të duhet të kontrollojnë tonacionin sepse kanë tendencë për të menduar se bashkëpunëtorët kanë plane pas kurrizit. Kjo shkakton një situatë të tensionuar në raport me njerëzit që punojnë. Kur të vijë Hëna e plotë do tëe qartësohen totalisht se çfarë po ndodh. Ata që merren me tregti, kanë një muaj të mirë dhe do të zgjasë deri me 15 Dhjetor.

Binjakët

Ky vit ka qenë më i mirë se vitet e mëparshme. Janë mësuar t’i kenë gjërat e qarta dhe të shohin se çfarë po ndodh përreth. Mund të kenë pak ankth në punë, në shtëpi dhe duhet të tregohen të kujdesshëm me shëndetin por vetëm në ditët e para, nfa data 28 Tetor deri në 10 Nëntor. Bëni një organizim të mirë të çështjeve në shtëpi. Te puna,merreni pak shtruar sepse mund të veproni në mënyrë të nxituar dhe mund të dilni jo fort mirë. Kontaktet dhe bashkëveprimet do të jenë në pikën maksimale nga data 19 deri në vazhdimësi. Disa do të kenë kontakte të rëndësishme sidomos ata që kanë lindur në dhjetëditëshin e tretë.

Gaforrja

Do të jenë më mirë me fizikun e tyre, do të jenë larg çdo rreziku. Në pjesën e familjes, edhe pse kanë pasur luhatje, në nëntor do të stabilizohen. Duket sikur e gjejnë mbështetjen nga miqtë, si në strategji apo në mënyrën se si do të zhvillohen profesionalisht. Do të jenë të rrethuar naga ata që do të japin idenë apo zhvillimin konkret. Do të jetë një periudhë e mirë për Gaforren.

Luani

Duhet të shfrytëzojnë sharmin, bukurinë, pjesën e të ndjerit i drejtpërdrejtë për çështje të profesionit dhe vetëbesimit që nuk i mungon. Në pjesën e punës, lëvizjet në ditët e para do t’i kenë të ngurtësuara por kur shkëputen nga hyrja e vështirë e Diellit, zhvillimet e punës do të jenë të rëndësishme. Ata që kanë anulime, pengesa, ide të dyta, që kanë ngelur peng, do të kenë zhvillime këtë muaj dhe ecuria do të përshpejtohet në fund të Dhjetorit. Duhet të kenë kujdes në raportin në çift dhe të jenë partneri më i ngrohtë i mundshëm.

Virgjëresha

Strategjitë iu shkojnë, organizimi iu shkon, detajistë janë. Duan të tregojnë prezencë por maturia dhe pjesën e organizimit dhe ndërtimit të strategjisë dinë ta bëjnë shumë mirë. Është një muaj që do t’i zhvillojë shumë në strategjitë e zhvillimit drejt datës 29 Dhjetor. Me ardhjen e planetit të fatit, strategjia duhet të jetë e ndërtuar dhe ky moment është 31 Tetori- 15 Dhjetori. Kjo është periudha më e mirë e tyre për të bërë degëzimet. Vensui zgjeron bazën e prodhimit të tyre dhe se si do të ndihen me ekonominë e tyre. Venusi shkon shumë dhe për qartësim, kanë ngurteësim në momentet e pars, por janë të qartë se çfarë kërkojnë dhe emocionalisht. Me fizikun, janë më mirë por nuk do të mungojnë dhe shqetësimet nga njerëzit që kanë rreth e qark.



Peshorja

Me largimin e Marsit, të lindurit e kësaj shenje do të jenë më të lehtësuar. Lehtësirat vijnë më në brendësi të muajit se në pjesën e parë. Idetë që kishin me punën, që kanë folur apo prekur ide për zhvillimet e tyre deri për vitin e ri, do t’i kenë mundësitë nga data 6-7 dhe në vazhdimësi. Mund të marrin mjë formë me te konkretizuar dhe pse fillimet i presin kur hëna të jetë e plotë te Demat. Kujdes me jeten personale.

LEXO EDHE:  “Unë e kam fajin”/ I penduar Mevlani tregon se ku ka gabuar me Ledjanën

LEXO EDHE:  “Hiqni dorë nga ndryshimi i Kushtetutës”/ Rama nuk i kursehet nënkryetarit të CDU/CSU: Deklarim zhgënjyes!

Akrepi

Muaji i tyre është me një hyrje të rëndësishme. Kanë shumë ndërhyrje planetare për t’i ndihmuar në drejtimin që ata udhëheqin. E para është komunikimi, duhet të zbusin komunikimin. Do të bëjnë një organizim të mirë me punën dhe bashkëpunëtorët. Kjo duhet të vijë nëpërmjet paqes, jo situatave të tensionuara dhe momentale. Duhet të nxjerrin natyrën e tyre më të mirë. Kanë një çështje pune të rëndësishme që do të qartësohet dhe do të jetë e prekshme në datën 19. Shumë pak kujdes për çështjet e fizikut në familje.

Shigjetari

Një muaj i thjeshtë, është periudha që do të marrin vesh se si ndihen në raportet personale, në çift. Me Venusin në Bricjap lind nevoja e zgjerimit ekonomik, e të ndjerit mirë me gjërat që kanë. E sigurt janë udhëtimet, shkolla, studimet dhe pjesa akademike. Ata që merren me çështje kërkimore në përgjithësi kanë një periudhë të mirë deri me 29. Ky muaj fsheh takime të papritura me njerëz të rëndësishëm në zhvillimet ekonomike dhe profesionale. Këto kontakte, dhe biseda që do të bëhen, do të jenë produktive drejtpërdrejt me kalimin e marsit te ata në mesin e dhjetorit. Familja do të vazhdojë të jetë prioritet.

Bricjapi

Te Bricjapi është Plutoni dhe Venusi, hyrje që do të kenë ndikim. Do të shënojë periudhën më të mirë në zhvillimin e vetvetes, i kanë më të qarta gjërat praktike. Luftërat që kanë bërë që nga 2017-a, kanë arritur t’i vendosin në vijë të drejtë. Ky muaj do t’ju japë mundësinë që gjërat që i kanë mbajtur të jenë të qeta dhe pa ngarkesa. Duket sikur iu shkon shumë për shtat zgjerimi por pa zëra të fortë. Do të jenë mirë por pa u shprehur entuziast. Do të futen ne pikëpyetje të mëdha sa i përket Venusit. Nëse janë në kërkim dhe janë beqarë, duhet t’i mbajnë sytë hapur.

Ujori

Të lindurit e 10 ditëshit të tretë do të jenë shumë afër prekjes së ëndrrës së tyre. Një pjesë e mirë që kanë lindur me planetin e fatit mund të kenë dhe bingon e jetës. Planeti i fatit bën që të marrin maksimumin. Kush ka nisur gjënë që është e vërtetë për ta do ta mbajë dhe do të përshpejtohet ndërtimi. Kush nuk ka nisur gjënë e duhur, duket sikur do të ketë një mbyllje. Duhet të pastrojnë hapësirën dhe vizionin për atë që duan të ndërtojnë. Shumë pak kujdes deri në datën 5 me pjesët e fizikut të vet. Do të kenë mbyllje të mira për çfarëdo problematike që mund të kenë mbartur që nga data 24 Mars.

Peshqit

Peshqit nuk heqin dorë. Kështu do të tregohen këtë muaj. Vetëbesimi është në pikën më të lartë. Universi do t’i bëjë të besojnë se munden sepse kanë intuitë dhe perceptim emocional të lartë. Ky Mars te Akrepi dhe kjo hënë e re, tregon se e lexojnë mirë energjinë përreth tyre dhe bëjnë që të ndihen të sigurt. Në profesion, do të ketë lodhje e cila do të zgjerohet. Ankthi do të jetë pjesa nga 4-19 por nuk ka të bëjë me gjëra konkrete. Venusi shkon shumë dhe emocionalisht, në shpirt duket siguria dhe qëndrueshmëria, edhe pse jo me elokuencën e duhur, por ka siguri. Do të kenë një muaj të bukur, aktiv dhe do të përfundojë para se të nisë sepse ka ritëm shumë të shpejtë./ABC

LEXO TE PLOTE

Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 3 nëntor 2021

Publikuar

-

Nga

cna lajme horoskop

Dashi

Presioni nga eprorët në punë do t’ju shqetësojë. Njerëzit që drejtojnë biznese të vogla mund të marrin këshilla të vlefshme nga dikush i afërt dhe kjo do të rezultojë me përfitim financiar. Dikush me të cilin jetoni do të mërzitet nëse keni shpërfillur përgjegjësitë në shtëpi.

Demi

Do të jetë një ditë e dobishme për të bërë gjëra që përmirësojnë shëndetin tuaj. Edhe pse të ardhurat tuaja do të jenë të qëndrueshme sot, një rritje e shpenzimeve do t’ju vështirësojë kursimin e parave. Disa njerëz do të priren të premtojnë më shumë sesa mund të japin, ndaj mos mbani shpresa plotësisht tek ata.

Binjakët

Personat që janë ende beqarë ka gjasa të takojnë dikë të veçantë sot. Por përpara se të ndërmerrni hapa, thjesht jini të qartë për statusin e marrëdhënies së përsonit në fjalë. Tregohuni më të kujdesshëm në vendin e punës.

Gaforrja

Dikush mund t’ju shqetësojë, por mos lejoni që një gjendje e tillë t’ju pushtojnë. Shqetësimet dhe ankthet e panevojshme mund të jenë dëshpëruese dhe në fund mund të rezultojnë në probleme shëndetësore. Sot, të gjitha paratë që fitoni do të jenë si rezultat i punës dhe përpjekjes suaj. Bashkëshorti juaj do të ndihmojë për të sjellë ndryshime pozitive në jetën tuaj

Luani

Mbështetja e një personi me ndikim do të rrisë besimin ndaj jush. Edhe pse sot mund të shpenzoni para për të argëtuar miqtë tuaj, kjo nuk do të ndikojë shumë në gjendjen tuaj aktuale financiare. Shmangni ndarjen e çështjeve personale me të njohurit e rastësishëm.

Virgjëresha

Nipërit dhe mbesat do të jenë burim kënaqësie për ju sot. Nëse doni të martoheni me të dashurin/dashurën tuaj, atëherë duhet të flisni me të sot. Mos e humbni kohën vetëm duke bërë plane, por filloni edhe ti zbatoni ato.

LEXO EDHE:  Sara tërheq deklaratën për Gelianin/ Arjan Konomi bën komentin epik

LEXO EDHE:  “Unë e kam fajin”/ I penduar Mevlani tregon se ku ka gabuar me Ledjanën



Peshorja

Mbrëmja juaj do të karakterizohet nga emocione të përziera, duke ju shkaktuar tension dhe ankth. Megjithatë gëzimi dhe lumturia juaj do të tejkalojnë çdo ndjenjë zhgënjimi që mund të përjetoni. Sot mund të merrni disa vendime të rëndësishme për të forcuar biznesin tuaj.

Akrepi

Do të ndiheni të shqetësuar nga ngjarjet e fundit në jetën tuaj. Meditimi dhe joga do të jenë të dobishme për përfitime shpirtërore dhe fizike. Nëse keni marrë para nga një i afërm, sot mund t’ju kërkohet ta ktheni huanë me çdo kusht.

Shigjetari

Natyra juaj e mirë do t’u sjellë lumturi të tjerëve sot. Të qenit inovativ do t’ju sjellë para shtesë. Ndriçojeni ditën e të dashurit/dashurës suaj duke organizuar një mbrëmje të veçantë.

Bricjapi

Mos u tregoni tepër sentimental me të dashurin/dashurën tuaj sot. Do të keni mjaft kohë për veten tuaj këtë të mërkurë. Mund të keni një moment të vështirë me anëtarët e familjes, por në fund të ditës do të ngushëlloheni nga dashuria e bashkëshortit/bashkëshortes suaj.

Ujori

Mund të jeni të mbingarkuar nga planet që keni për ditën e sotme. Të lindurit e kësaj shenje mund të përpiqen të gjejnë një zgjidhje të besueshme për një problem që ju mundon prej kohësh. Muzika dhe pijet e mira do të jenë pjesë e mbrëmjes me bashkëshortin/bashkëshortën tuaj.

LEXO TE PLOTE