LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Policia e politizuar dhe e lidhur me krimin”/  Dritan Demiraj jep alarmin

29 Shtator 2021, 06:26, Aktualitet CNA
“Policia e politizuar dhe e lidhur me krimin”/  Dritan Demiraj

Ish-Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj, ka dhënë alarmin se ngjarja e rëndë që ndodhi dje në Lezhë, duhet të shërbejë për rritjen e masave parandaluese dhe goditjen e krimit në të gjitha strukturat e tij qofshin ato lokale, në nivel qarku apo kombëtare dhe rajonale.

?Ngjarja e rëndë e ndodhur në Lezhë ku u vra nga një kriminel i rëndomtë me armë oficeri i policisë së shtetit dhe kolegu jone n/komisar Sajmir Hoxha është një krim i rëndë që e çon ne 225 numrin e oficerëve të policisë të rënë në krye te detyrës.

Kjo ngjarje e rëndë duhet të shërbejë si një këmbanë alarmi për rritjen e masave parandaluese dhe goditjen e krimit në të gjitha strukturat e tij qofshin ato lokale, në nivel qarku apo kombëtare dhe rajonale?, shkruan Demiraj në rrjete sociale.

Sipas tij, Policia e Shtetit ka nevojë emergjente që të reformohet, riformatohet dhe rigjenerohet.

?Prej kohësh kemi parë një polici krejtësisht të politizuar, të lidhur me krimin, e përfshirë në trafiqe dhe krejtësisht e paaftê të godasë grupet kriminale.

Le të shërbejë ky krim i shëmtuar për një transformim tërësor të kupolës së policisë, duke filluar nga drejtori i përgjithshëm, duke patur si parim kryesor jo sa vota kanë siguruar gjatë zgjedhjeve të fundit, por shërbimin ndaj komunitetit, sigurinë publike dhe jo shërbimin e radhës për partinë në pushtet.

Policia duhet të reformohet, modernizohet, trajnohet, shpërblehet financiarisht e mbështetet nga i gjithë spektri politik dhe shoqëria Shqiptare.

Me këtë rast i shpreh ngushellimet më të thella familjarëve, miqve dhe kolegëve tanë për humbjen e oficerit të policisë Sajmir Hoxha.

Ti rrojnë fëmijët dhe u prehtë në paqe Dëshmori i Atdheut Sajmir Hoxha?, shkruan Demiraj./CNA.al

Lajmet e fundit nga