Connect with Us

“Më futi duart në fyt dhe më rrahu”/ Arratiset nga Shqipëria, suedezi që dhunoi të dashurën

Kronika

“Më futi duart në fyt dhe më rrahu”/ Arratiset nga Shqipëria, suedezi që dhunoi të dashurën

Publikuar

-

cna lajme kronike

Gjykata e Sarandës, një ditë më parë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për  ndryshimin e masës së sigurimit për shtetasin suedez Sebastian Lichota Buinski, 33-vjeç.

Ky i fundit dyshohet  se ka rrahur  shtetasen  suedeze Edith Lena Monique Bjornklev, 31-vjeç.

I dyshuari fillimisht i ishte lënë nën masën  “detyrim paraqitje” dhe “ndalim dhe detyrim i qëndrimit në një vend të caktuar”.

Por Buinski e ka thyer këtë masë dhe nuk është paraqitur në organin e akuzës, gjë që ka vënë në lëvizje Prokurorinë.

Pas kontrollimit të sistemit TIMS rezulton se i dyshuari është larguar jashtë vendit.

Tashmë ai është shpallur në kërkim, ndërkohë që në fuqi mbetet masa e “arrestit me burg”, ndryshuar së fundmi.

Ngjarja

Më datë 01.09.2021, rreth orës 21.00, pasi ka përfunduar frekuentimin në një restorant, çifti suedez ka frekuentuar shëtitoren e qytetit të Sarandës, ku gjatë së cilës midis tyre ka nisur një debat me bazë xhelozie.

Në vijim çifti suedez është kthyer në apartamentin e marrë me qira, apartament ky i gjendur “në një pallat të gjendur përballë restorant “L….”.

Por edhe këtu debati ndërmjet të dashuruarve ka vijuar më tej, debat i degjeneruar më vonë në veprime dhunë fizike që shtetasi suedez Sebastian Lichota Buinski ka ushtruar ndaj të dashurës së tij, shtetases suedeze Edith Lena Monique Bjornklev, çaste për të cilat, në kallëzimin e saj të datës 01.09.2021, ora 22.40, raportojnë mediat.

LEXO EDHE:  Kroacia dëbon refugjatët me "pak dhunё"

Kjo e fundit thekson “sa hymë brenda në apartament, i dashuri im e mbylli portën dhe më shtyu mua, më kapi nga fyti me të dy duart dhe më shtyu mbrapsht deri në krevat, më shtriu në krevat me forcë, më hipi sipër, duke mos i hequr duart nga fyti dhe unë nuk merrja dot frymë. Me njërën dorë mori jastëkun dhe më zuri frymën”.

Por me kaq veprimet e shtetasit suedez Sebastian Lichota Buinski janë ndërprerë, çaste për të cilat, në kallëzimin e saj, shtetësja suedeze Edith Lena Monique Bjornklev thekson “duke parë që unë po humbisja ndjenjat i dashuri më la të lirë dhe mori telefonin dhe më mbylli në dhomë dhe unë nuk kisha nga të dilja”.

E gjendur në këtë situatë, nga ballkoni i apartamentit, shtetësja suedeze Edith Lena Monique Bjornklev ka kërkuar ndihmë, rrethanë për të cilën qytetarë anonimë kanë njoftuar Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Sarandë.

Të njoftuar për ngjarjen sa më sipër, forcat e policisë kanë mbërritur në aprtamëntin ku ish akomoduar çifti suedez, duke bërë shoqërimin e tyre në Komisariatin e Policisë Sarandë, ku shtetësja suedeze Edith Lena Monique Bjornklev është kontaktuar nga Oficeri i Policisë Gjyqësore pranë këtij komisariati, para të cilit ajo ka parashtruar kallëzim penal./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Rrëzohet aksidentalisht në banesë/ Humb jetën 61-vjeçari në Vlorë

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 17:00 në Vlorë, ku një 61-vjeçar ka ndërruar jetë aksidentalisht.

Burime policore bëjnë me dije se shtetasi me inicialet Th. P., 61 vjeç, banues në Vlorë, dyshohet se është rrëzuar në banesë dhe për pasojë ka humbur jetën.



LEXO EDHE:  Dhunë, vjedhje dhe mashtrim/ Arrestohen 5 persona në Tiranë

Po vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve që kanë çuar në këtë ngjarje fatale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Abuzoi seksualisht me mbesën e tij/ Vihet në pranga 50 vjeçari

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 50 vjeçar, pasi dyshohet se ka ambuzuar seksualisht me mbesën e tij, 27 vjeçe.

Po ashtu, uniformat blu të Durrësit kanë arrestuar edhe tre persona të tjerë, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vihen në pranga 4 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi F. B., 18 vjeç, banues në Gramsh dhe u procedua penalisht shtetasi F. B., 19 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në ambientin ku qëndronin, iu gjetën dhe iu sekuestruan një sasi lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, 1 grirëse lënde narkotike, nje sasi farash të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe një dorezë metalike.

LEXO EDHE:  Fier/ 14 vjeçarja kallëzon babanë për ngacmim seksual

LEXO EDHE:  Dhuna ndaj protestuesve/ Reagon Partia Demokratike



Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasi V. Xh., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit F. H., 50 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose kujdestari”, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij 27 vjeçe, kundër dëshirës së saj.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 34 vjeç, banues në Peqin, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Policia italiane sekuestron 423 kg drogë/ Prangosen 16 persona, mes tyre dhe shqiptarë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Një sasi prej 423 kg drogë është sekuestruar nga Policia Italiane, si dhe janë vënë në pranga 16 persona.

Mediat italiane bëjnë të ditur se mes të arrestuarve janë edhe katër shtetas shqiptarë.

Mëoshet se në operacionin e koduar “La Valletta”, morën pjesë shumë forca policore dhe hetues, ndërsa në trafikun e drogës dyshohet se janë implikuar shtetas me nënshtetësi italiane, malteze dhe shqiptare.



Sipas mediave, droga dyshohet se vinte nga Shqipëria e Malta e më pas, shpërndahej në zonën e Siçilisë dhe Lombardisë në Itali.

LEXO EDHE:  Fier/ 14 vjeçarja kallëzon babanë për ngacmim seksual

LEXO EDHE:  “E vrave fëmijën...”/ Pamje rrëqethëse, nëna rreh në mënyrë makabre vajzën 3-vjeçare

Po ashtu, media në fjalë ka mundur të identifikojë shqiptarët e përfshirë. Bëhet fjalë për, Fatjon Kuka, Emiljano Hoxhaji, Eriseld Hoxhaji dhe Ledi Hoxhaji. Shqiptarët Emiljano, Eriseld dhe Ledi Hoxhaji, kishin në grup, rolin e sigurimit të mallit të sjellë nga Shqipëria.

Ato më pas, ia shisnin personave të tjerë në Itali drogën e siguruar. Nuk bëhet e ditur se si ra në gjurmët e policisë ky grup kriminal, por ajo që nënvizohet, është fakti se hetimet janë zhvilluar në harkun kohor të disa muajve.

LEXO TE PLOTE