Connect with Us

Manastirliu hedh poshtë zërat për skandencën e vaksinave anti Covid

Shëndeti

Manastirliu hedh poshtë zërat për skandencën e vaksinave anti Covid

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka hedhur poshtë të gjitha dyshimet se vaksinat e porositura janë afër datës së skadencës.

Sipas saj nuk ka asnje logjikë ku të mbështeten dyshime të tilla se vaksinat mund të jenë të skaduara, pasi është i vetmi medikament që është prodhuar në një situatë pandemie dhe emergjencë globale.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë,  Manastirliu u shpreh se per blerjen e 500 mijë dozave, Qeveria shqiptare ka shpenzuar 6 milion dollarë.

Vendim i për kryerjen e pagesës për mbi 500 mijë doza të vaksinës Pfizer që do të vijnë deri në dhjetor, që do i shtohen programit të vaksinimit, përmes këtij akti bëhet i mundur pagesa prej 6 milionë dollarë për të gjithë këto doza që do të plotësojnë nevojat.

LEXO EDHE:  “Nuk bëj eksperiment me trupin tim”/ Gjuzi refuzon të bëjë vaksinën anti-Covid

Ne kemi garantuar deri më tani sigurimin për plotësimin e nevojave përmes një portofoli të diversifikuar dhe deri më tani kanë mbërritur më shumë se 2 milionë doza vaksine dhe 1.7 milionë janë kryer.

Qeveria nuk po ndalet për vijimin e dazave të tjera ndërkohë që ne po vijojmë punën për rritjen e mbulesës vaksinale, për të treguar se i gjithë sistemi mjekësor është angazhuar në lidhje me përmbushjen e vaksinimit.

Në një takim që kryeministri Rama ka pasur me drejtorin ekzekutiv të PFizer është bërë i mundur sigurimi i dozave të vaksinave edhe për vitin 2021”, ka thënë Manastirliu./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

Metoda e re që frenon 95% përhapjen e COVID-19

Publikuar

-

Nga

Origjina e Covid/ Lindi nga natyra apo njeriu?

Një çamçakëz antiviral i projektuar posaçërisht mund t’i shtohet kërkimit të mjeteve efektive për ndalimin dhe çrrënjosjen e pandemisë.

A mund të nënkuptojë një çamçakëz fundin e pandemisë COVID-19? Shkencëtarët amerikanë po krijojnë një çamçakëz posaçërisht për të kontrolluar koronavirusin SARS-CoV-2. Dr. Grace C Roberts shpjegon se si funksionon dhe përgjigjet se çfarë duhet të presim.

Pyetja pas çamçakëzit të parë me aktivitet antiviral ishte nëse përqendrimi i lartë i provuar i virusit në pështymën e pacientëve me infeksion COVID-19 mund të reduktohej në një mënyrë të thjeshtë, duke ndihmuar kështu në kufizimin e përhapjes.

Në fund të fundit, kjo nuk është hera e parë që çamçakëzë të veçantë përdoren për të promovuar shëndetin, veçanërisht shëndetin oral. Studimet kanë treguar se përtypja e çamçakëzit me kalcium dhe bikarbonat natriumi (sodë buke) është efektive kundër sëmundjeve orale dhe baktereve patogjene.

Si funksionon?

Sipas një studimi të publikuar në Molecular Therapy, veprimi i çamçakëzit bazohet në mekanizmat e përdorur nga koronavirusi për të hyrë në trup. Në veçanti, virusi përdor enzimën konvertuese angiotensin-2 (ACE-2), një proteinë specifike në sipërfaqen e qelizave specifike në trup. Studiuesit prodhuan një çamçakëz me përqendrime të larta të proteinave të tilla nga bimët, me qëllim që të lidhnin virusin me to dhe jo me qelizat e gojës, duke reduktuar kështu ngarkesën virale në zgavër.



Për të kontrolluar veprimin e tij, ata mblodhën mostra të pështymës nga pacientët me koronavirus dhe i përzien me copa pluhuri të çamçakëzit. Rezultatet treguan se nivelet e virusit në pështymë u reduktuan.

LEXO EDHE:  “Mosmirënjohje e turpshme ndaj miqve të Shqipërisë”/ Berisha ‘bën për ujë të ftohtë’ Ramën

LEXO EDHE:  Aksidenti i Tinka Kurtit/ Reagon ministrja e Shëndetësisë

Vetëm 5 mg çamçakëz redukton ndjeshëm hyrjen e virusit në qeliza, ndërsa 50 mg redukton ngarkesën virale me 95%. Për më tepër, formulimi rezultoi efektiv kundër një pseudovirusi të padëmshëm me një strukturë të ngjashme me virusin korona për sa i përket majës së proteinës, duke e penguar atë të hyjë në qeliza, shkruan ABC News .

Ky është një studim fillestar i cili nuk kryhet në kushte reale por në kushte laboratorike. Mjedisi oral mund të ndryshojë midis pacientëve, kështu që lindin pyetje nëse ndryshimet në temperaturë dhe diversitetin mikrobik do të ndikojnë në efektivitetin e çamçakëzit.

Nuk dihet nëse çamçakëzi do të ishte efektiv kundër varianteve dhe mutacioneve siç është Omicron, megjithëse është qetësuese që shtamet e reja përdorin të njëjtin mekanizëm për të infektuar qelizat.

Çamçakëzi është krijuar për të reduktuar rrezikun e transmetimit nga bartësi i koronavirusit që e përtyp atë tek individët e shëndetshëm dhe jo si një masë paraprake për individët jo të infektuar. Megjithatë, derisa kërkimet e mëtejshme të konfirmojnë suksesin e formulimit inovativ, Dr. Roberts arrin në përfundimin se ai mund të veprojë si një masë mbrojtëse shtesë gjatë procedurave dentare, por edhe në kombinim me masa të tjera si përdorimi i maskës.

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“Mbi 90% e të shtruarve të pavaksinuar”/ Brataj paralajmëron shtrëngim masash

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skender Brataj  ka lënë të hapur mundësinë për shtrëngim masash nëse do të jetë e nevojshme.

I ftuar në “Kjo Jave” Brataj u shpreh se Green Pas është mënyra më efikase dhe nëse merret si masë duhet të monitorohet.

Më tej Brataj tha se mbi 90% e të shtruarve në spitale janë të pavaksinuar.

Komiteti i Ekspertëve monitoron situatën epidemiologjike dhe bëhet vlerësimi i masave lehtësuese dhe shtrënguese. Ne bëmë një rikujtesë të masave që janë  në fuqi, ora policore, distanca etj për të ardhur tek vaksinimi nga personeli mjekësor, edukatorët, shërbimet publike.



LEXO EDHE:  Vaksinimi masiv/ Ja sa doza Pfizer kanë mbërritur në Rinas

LEXO EDHE:  Vaksinimi i mësuesve/ Manastirliu publikon shifrat

 Vaksinimi do kohën e vet. Personat që kanë role publike duhet të vaksinohen. Shtetet e tjera kanë ndërprerje nga puna, detyrim i atyre profesioneve për vaksinën.

Nëse do të jetë e nevojshme do të shtrëngojmë masat.  Nëse vendoset Green Pass duhet të monitorohet.  Green Pass është një nga masat më efikase. Nuk ka pasur asnjë kompikacion nga vaksinat. Mbi 90% e të shtruarve janë të pavaksinuar”- tha ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Studimi/ Omicron përhapet më shpejt se variantet e tjera të Covid

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Varianti Omicron mund të përhapet më shpejt se variantet e tjera të Covid sepse ndan një material gjenetik me virusin e ftohjes së zakonshme dhe është më infektues tek fëmijët, kanë pohuar shkencëtarët.

Një studim i udhëhequr nga Kembrixh, firma e analitikës së të dhënave me bazë në Massachusetts, Nference, tregon se lloji përmban një sekuencë gjenetike të zakonshme në viruse të tjera, duke përfshirë ato që shkaktojnë ftohjen e zakonshme, si dhe në gjenomin e njeriut.

Kjo mund të nënkuptojë se virusi transmetohet më lehtë, ndërsa shkakton vetëm sëmundje të butë ose asimptomatike, shkruan CNA.al.

Ndërkohë, zyrtarët e Afrikës së Jugut paralajmëruan se pranimet më të larta në spitale midis fëmijëve gjatë valës së katërt të infeksioneve në vend duhet të nxisin vigjilencën, por jo panik, nëse infeksionet e deritanishme do të jenë të lehta.

LEXO EDHE:  “Tani kemi një studim për vaksinën anti Covid”/ Mjekja në Gjermani këshillon qytetarët

LEXO EDHE:  Ish-deputeti thirrje qeverisë: Mos bëni tregti me testimet dhe vaksinat



Një numër i madh foshnjash me Covid muajin e kaluar në Tshëane, zona metropolitane që përfshin kryeqytetin Pretoria, ngritën shqetësime se varianti Omicron mund të përbëjë rreziqe më të mëdha për fëmijët e vegjël sesa variantet e tjera të koronavirusit.

Sipas Daily Mail, shkencëtarët ende nuk kanë konfirmuar ndonjë lidhje dhe kanë paralajmëruar se faktorë të tjerë mund të jenë në lojë.

Shkencëtarët nuk e dinë ende nëse Omicron është më infektues se variantet e tjera, nëse shkakton sëmundje më të rënda apo nëse do të kalojë Delta si varianti më i përhapur. Mund të duhen disa javë për të marrë përgjigjet e këtyre pyetjeve./CNA.al

LEXO TE PLOTE