Connect with Us

Foto-Pamjet e fundit të Saimir Hoxhës gjallë/ Në mes të hashashit që i mori jetën

Kronika

Foto-Pamjet e fundit të Saimir Hoxhës gjallë/ Në mes të hashashit që i mori jetën

Publikuar

-

cna lajme kronike

Saimir Hoxha, efektivi i antidrogës në Lezhë, humbi jetën dje, pas një aksioni policor antidrogë në Ishull, Lezhë.

Para se plumbat ti merrnin jetën Hoxa, është fotografuar, duke shkulur e djegur dhe shkatërruar rrënjët e kanabisit.

Në fotot e bëra për efekt dokumentimi të aksionit dhe që kanë dalë sot, shihet nënkomisari Hoxha i cili sëbashku me kolegët po kryenin aksionin anti—drogë./CNA.al

LEXO EDHE:  Aparati fotografik që printon foto pa përdorur bojë

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Detaje të reja nga atentati në Astir/ “Audi” luksoz u ndalua nga policia 30 minuta para ngjarjes

Publikuar

-

Nga

Zbardhen të tjera detaje nga atentati i përgjakshëm që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e sotme.

Erigers Mihasi 32 vjeç dhe Armando Dumani 26 vjeç u ekzekutuan me breshëri plumbash te rrethi i Astirit.

Ata po lëviznin me një automjet tip ‘Audi’ luksoz me targa AB 008 EM, kur drejt tyre u qëllua nga një tjetër automjet gjithashtu në lëvizje.



Burime për Syri.net bëjnë të ditur se një patrullë e Policisë së Tiranës ka ndaluar ‘Audi’-n ku ndodheshin Mihasi dhe Dumani, te Universiteti Politeknik, pranë sheshit ‘Nënë Tereza’, vetëm 30 minuta përpara ngjarjes së rëndë.

LEXO EDHE:  S’ka vetëm Amber Rose ka dhe Kim Kardashian

LEXO EDHE:  “Bashkë do t’ia dalim mbanë”/ Mjeku i njohur mesazhe inkurajuese në krye të detyrës

Pas kontrollit rutinor nga uniformat, ata janë të lënë të lirë.

Më pas, Mihasi dhe Dumani kanë vijuar rrugën drejt Astirit, ku edhe në vendin e quajtur si ‘Dy rrathët’ iu bë prita me breshëri plumbash, duke i lënë të vdekur në vend.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video-Atentati në Astir/ Makina e bërë “shoshë” nga plumbat, largohet nga vendngjarja

Publikuar

-

Nga

Kryeqyteti u trondit  nga një vrasje e dyfishtë mbrëmjen e sotme, ku Erigers Mihasi dhe Armando Dumani u ekzekutuan me kallashnikov, teksa lëviznin me makinë në zonën e Astirit.

CNA.al ka mundur të sigurojë dhe pamjet kur makina luksoze e bërë “shoshë” nga plumbat largohet me karotrec nga vendngjarja.

Atentatorët, besohet se kanë qëlluar me kallashnikovë nga një mjet tjetër në lëvizje, e më pas, janë larguar në drejtim të “Ish sheshit Shqiponja”.

LEXO EDHE:  FOTO/ Reklamat më të fuqishme të 2016

LEXO EDHE:  Video-Artan Hoxha nxjerr pamjet në mes të natës/ “Bosët” nisin boshatisjen e call centerave

Ndërkaq, vlen të përmendet se dy viktimat ishin emra të njohur për drejtësinë. Mihasi ka qenë mik i ngushtë me ish-policin e vrarë Santiago Malko dhe dyshohet se ishte përfshirë në një grabitje me armë në banesën e prindërve të Elton Çiços, si dhe ishte përfshirë në sulmin në kompleksin “Eiffel”.



Po ashtu, edhe Dumani ishte një person i skeduar pasi akuzohet për një sërë vjedhjesh me armë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Atentati që tronditi kryeqytetin/ Policia bën lëvizjen e menjëhershme

Publikuar

-

Nga

Një vrasje e dyfishtë tronditi mbrëmjen e sotme kryeqytetin, ku Erigers Mihasi, 32 vjeç e Armando Dumani, 26 vjeç u ekzekutuan me kallashnikov teksa lëviznin me makinë në zonën e Astirit.

Pas ngjarjes policia e Tiranës dhe Elbasanit është ngritur në këmbë, duke ngritur pika të shumta kontrolli.



Burime bëjnë me dije se në dalje të autostradës Tirane-Elbasan, te zona e quajtur rrethotullimi i shijonit, forca të shumta policore po ndalojnë dhe kontrollojnë makina dhe persona të dyshimtë, të cilat mund të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorëve të krimit të dyfishtë./CNA.al

LEXO TE PLOTE