Connect with Us

BE-ja mund t’ua kthejë vizat disa vendeve të Ballkanit

Bota

BE-ja mund t’ua kthejë vizat disa vendeve të Ballkanit

Publikuar

-

Disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian janë të shqetësuara për numrin e madh të personave që nuk plotësojnë kushtet për të aplikuar për azil, që vijnë nga shtetet, për të cilat BE-ja ka hequr regjimin e vizave.

Në një dokument të brendshëm të Presidencës sllovene të BE-së, që është përgatitur me kërkesë të shteteve anëtare, përmenden shembuj të shumtë të keqpërdorimit të udhëtimit pa viza dhe kërkesave të pabazuara për azil. Raste të tilla ka pasur me shtetas edhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor si Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, por edhe nga Moldavia, Ukraina dhe Gjeorgjia.

Von Cramon kritikon Francën për qëndrimin rreth heqjes së vizave për Kosovën

Franca është ankuar për numrin e madh të azilkërkuesve nga Shqipëria.

“Ne ndajmë vlerësimin e Komisionit Evropian, posaçërisht në rastin e Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, për të cilat, liberalizimi i vizave ka shkaktuar një rritje të madhe të migrimit ilegal dhe kërkesave të pabazuara për azil në Francë”, kanë thënë autoritetet e Francës.

Franca ka shprehur shqetësim edhe për politikën e vizave të Serbisë për vendet e treta dhe ka kërkuar që të punohet me Beogradin, që të përshtatë politikat e tij me ato të BE-së.

Edhe më herët, disa shtete të BE-së kishin tërhequr vërejtjen se ardhja pa viza apo edhe me viza e qytetarëve të vendeve të treta në Ballkanin Perëndimor, paraqet rrezik për migrim ilegal në BE. Shteti i Francës ka përsëritur këto shqetësime.

Disa shtete kanë kërkuar që përshtatja e politikës së vizave për shtetasit e huaj me politikën e BE-së të bëhet një prej kushteve që mund të çojë deri në suspendimin e liberalizimit të vizave.

LEXO EDHE:  Shënim/ Këta janë çmendur që të gjithë

Republika Çeke dhe Belgjika kanë shprehur shqetësim për rritjen e madhe të azilkërkuesve nga Maqedonia e Veriut dhe Moldavia. Ndërkaq, Austria ka shprehur shqetësim edhe për ardhjen e shtetasve të Bangladeshit në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të cilët më pas hyjnë në shtetet e BE-së.

Edhe Berlini ka shprehur shqetësime për shkeljen e rregullave në Gjermani nga shtetasit e huaj. Këto raste janë në rritje sidomos për qytetarët nga Shqipëria dhe Serbia, që kryesisht kanë të bëjnë me qëndrim në shtet më shumë se 90 ditë, aq sa është e lejuar sipas rregullave të liberalizimit të vizave.

Gjermania ka kërkuar nga Komisioni Evropian që “opsioni i suspendimit të liberalizimit të vizave të jetë real”.

BE-ja kundër migrimit të pakontrolluar nga Afganistani

Bashkimi Evropian ka në fuqi të ashtuquajturit “mekanizma për suspendimin e liberalizimit të vizave”, por kjo deri më tash nuk është përdorur. Më 2019, Holanda kishte kërkuar që të kthehej regjimi i vizave për Shqipërinë, por ky propozim nuk kishte kaluar pasi Komisioni Evropian kishte vlerësuar se nuk kishte kushte për një gjë të tillë.

Sipas mekanizmave që ka në fuqi BE-ja, vizat mund t’iu hiqen atyre shteteve nga të cilat ka rritje të migrimit ilegal, keqpërdorimit të së drejtës për qëndrim pa viza dhe të cilat nuk ndërmarrin masa për të adresuar këto probleme.

Disa shtete anëtare të BE-së kanë më shumë probleme me qëndrimet ilegale dhe azilkërkues nga vendet e Evropës Lindore, të cilave u janë hequr vizat ,si Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia, ndërsa tjerat me vendet e Ballkanit Perëndimor, sidomos me Shqipërinë dhe Serbinë./rel

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

“Global Gateway”/ BE ofron 30 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor

Publikuar

-

Nga

Komisioni Evropian ka paraqitur këtë të mërkurë iniciativën “Global Gateway”, ku synohet të mobilizojë 300 miliardë euro investime në periudhën 2021-2027.

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen tha si pjesë e përpjekjes për t’u rikuperuar pas pandemisë, synohet të ridizenjohet se si lidhet bota.

“Do të mbështesim investime të zgjuara në infrastrukturë cilësore, duke respektuar standardet të larta sociale dhe ambientale. Global Gatewey është një strategji se si Evropa mund të ndërtojë më shumë lidhje elastike me botën”, tha Von Der Layen.

Investimet do të shkojnë për sektorët e klimës dhe energjisë, transportit, infrastrukturës digjitale, shëndetësisë si dhe edukimit.

Do të jenë 135 miliardë euro fonde të garantuara për investime në projektet e infrastrukturës, ku deri në 18 miliardë euro do të jenë grante nga buxheti i BE. Ndërsa institucionet financiare kanë planifikuar deri në 145 miliardë euro volum investimesh.



Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi tha se projekti nis me fqinjët e BE, duke përmendur Ballkanin Perëndimor, Lindjen dhe fqinjët në pjesën jugor.

LEXO EDHE:  BE-ja paralajmëron vendet që rekomandojnë doza shtesë të vaksinës

LEXO EDHE:  Lufta ndaj Covid/ BE: Shqipërisë i kemi dhuruar 4.2 milionë euro pajisje mjekësore

“Për Ballkanin Perëndimor, plani ka përcaktuar një paketë investimesh prej thuajse 30 miliardë euro, sa 1/3 e GPD së gjithë rajonit. Fondi do të ofrohet si grante dhe hua për 7 vitet e ardhshme”, tha Varhelyi.

Projekti për investimit në Ballkanin Perëndimor përfshin ndërtimin e hekurudhave dhe rrugëve për lidhjen e të gjithë kryeqyteteve në rajon me njëri-tjetrin dhe BE ku mes projekteve kryesore janë “Autostrada e Paqes” dhe “Autostrada Blu”.

“Autostrada e Paqes” përfshin ndërtimin e 39 km rrugë për të lodhur Nishin me Ploçnikun në jug të Serbisë. Autostrada do të lidhë Nishin me Prishtinën në Kosovë dhe më pas do të vazhdojë në Tiranë dhe për të përfunduar në Durrës. Ndërsa projekti tjetër “Autostrada Blu” parashikon lidhjen e vijës bregdetare nga Kroacia, Malin e Zi dhe Shqipëri./euronews

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Borrell bën thirrje që Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut

Publikuar

-

Nga

Palët duhet të kthehen në tavolinën e bisedimeve, tha përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, derisa foli rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë nga Riga e Letonisë ku po mbahet  takimi i ministrave të jashtëm të shteteve anëtare të NATO-s.

“Sa i përket Kosovës dhe Serbisë, kemi pasur shumë tensione gjatë verës. Situata është më e qetë së fundi. Por ka nevojë që dialogu të rikthehet sepse nuk ka rrugë tjetër për ta stabilizuar situatën”, tha Borrell duke folur para mediave, në prag të takimit,  raporton REL.

Bisedimet për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë kanë filluar qysh në vitin 2011. Që nga ajo kohë janë arritur një sërë marrëveshjesh, porse shumica prej tyre nuk janë zbatuar në praktikë.

Së fundmi  pengesë në dialog u bë marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovës. Qëllim i dialogut thuhet të jetë arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e obligueshme për të dyja palët.

LEXO EDHE:  Integrimi në BE/ Fleckenstein jep lajmin e mirë për Shqipërinë

LEXO EDHE:  Lajm i keq nga BE?/ Samiti i Berlinit i mbyll dyert Shqipërisë



Tutje sipas Borrellit, Ballkani Perëndimor është rajon strategjik për BE-në derisa në këtë kontribuon fakti që një pjesë e shteteve të këtij rajoni tashmë janë anëtare të NATO-s.

Borrell foli edhe rreth situatës në Bosnjë e Hercegovinë (BeH) duke thënë se ka tendenca që në këtë shtet të zhbëhen 26 vjet të paqes dhe stabilitetit.

Situata politike në BeH është përkeqësuar pasi udhëheqësi serb i Bosnjës, Millorad Dodik, kërcënoi me ndarjen e Republika Sërpskës – entitet i banuar me shumicë serbe – nga pjesa tjetër e vendit.

Ai po ashtu kërcënoi se serbët e BeH mund të tërhiqen nga ushtria e përbashkët e vendit. Dodiku zuri këtë qëndrim pas miratimit të ligjit i cili ndalon mohimin e gjenocidit në Bosnje./euronews

LEXO TE PLOTE

Bota

Rihapet debati për abortin në Shtetet e Bashkuara

Publikuar

-

Nga

E drejta e gruas për të ndërprerë shtatzëninë është rikthyer përsëri në qendër të vëmendjes në Shtetet e Bashkuara. Gjykata e Lartë do të shqyrtojë të mërkurën një ligj të vitit 2018 të shtetit Misisipi, që do të ndalonte shumicën e aborteve pas javës së 15 të shtatzënisë. Në pikëpyetje po vihet vendimi historik i Gjykatës së Lartë të vitit 1973, në atë që njihet Roe kundër Wade, ku thuhet se gratë gëzojnë të drejtën kushtetuese për të ndërperë shtatzëninë në gjashtë muajt e parë.

Çështja para Gjykatës së Lartë ka të bëjë me një ligj të shtetit të Misisipit për të ndaluar shumicën e aborteve pas javës së 15 të shtatzënisë.

Por çështja ka marrë një rëndësi më të madhe, pasi prokurori i shtetit i ka kërkuar Gjykatës ta shfrytëzojë këtë rast për të shfuqizuar vendimin e saj të vitit 1973 që lejonte abortin.

Përbërja e Gjykatës së Lartë ndryshoi pas emërimit të tre anëtarëve konservatorë nga Presidenti Donald Trump. Deri më sot Gjykata e Lartë nuk i ka lejuar shtetet të ndalojnë abortet përpara javës së 24 të shtatzënisë.

LEXO EDHE:  Kur Rama kërcënon Europën si intelektual i pavarur

LEXO EDHE:  Kur Rama kërcënon Europën si intelektual i pavarur

Drejtoresha e një klinike abortesh në Memfis, Nikia Grayson, shpreh shqetësimin se ndryshimi i ligjit për të ndaluar abortin mund të ketë efekte negative.



“Druhemi se gratë do të ndërmarrin veprime të dëmshme për të ndërprerë shtatzëninë që mund të jetën fatale pë to.”

Në Xhakson të Misisipit, klinika e vetme e abortit është më e ngarkuar se kurrë. Ndërsa protestuesit përjashta u bëjnë thirrje grave që të mos i japin fund shtatzënisë.

Puna në klinikën e abortit është shtuar për të trajtuar gratë nga Teksasi, pas hyrjes në fuqi në atë shtet të ligjit që ndalon shumicën e aborteve pas javës së gjashtë të shtatzënisë.

Instituti Guttmacher, një organizatë kërkimore që mbështet të drejtat e abortit, thotë se nëse bie vendimi i vitit 1973, ose dobësohet, 21 shtete kanë ligje, ose amendamente kushtetuese, që do të ndikonin në ndalimin e abortit./voa

 

LEXO TE PLOTE