LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Balluku: Kemi miratuar një sërë shpronësimesh/ "Nisim punën për unazën e Kavajës dhe Korçës"

29 Shtator 2021, 11:36, Ekonomi CNA
Balluku: Kemi miratuar një sërë shpronësimesh/ "Nisim

?Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka depozituar disa projektvendime, sidomos shpronësime. Shpronësim për të vazhduar punimet në unazën lindore të qytetit të Kavajës. Gjithashtu kemi aprovuar sot, vazhdimin për shpronësimin e punimeve në unazën e Korçës, kjo rrugë krijohet jo vetëm për trafikun, por për t?u dhënë akses qytetarëve?.

Kështu ka deklaruar sot, gjatë mbledhjes së Qeverisë, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Përveç unazës së Kavajës dhe Korçës, do këtë edhe disa projekte të tjera që do të vijohen pa problem, pas vendimit për shppronësimin e zonave të caktuara.

?Dua të përmend këtu dhe vendimin që kemi marrë për shpronësimin e një zone që kaluar për TAP. Në të ardhmen ajo do të luajë një rol të rëndësishëm, sepse do të jetë TAP pjesë e projektit që kemi nisur. Ne kemi hedhur hapat për TEC-in e Vlorës. Ndërkohë, gjithashtu kemi bërë shpronësimin e një sheshi në fshatin e Bogës. Një nga fshatrat më piktoreske turistikë, e për shkak të gjitha reformave gjatë këtyre zonave. Gjithashtu, dua të ndalem në një tjetër shpronësim të miratuar sot, kjo në aksin Tiranë-Elbasan, kjo na çon afër një projekti që ka marrë një afat të gjatë për t?u realizuar?, ka thënë Balluku./CNA.al

Lajmet e fundit nga