LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e nënkomisarit/ Klodiana Lala zbardh lidhjet e Aldi Ramës me dy personat në makinë

28 Shtator 2021, 20:56, Kronika CNA
Vrasja e nënkomisarit/ Klodiana Lala zbardh lidhjet e Aldi Ramës me dy

Gazetarja investigative, Klodiana Lala ka folur për rrethanat e ngjarjes në Lezhë, ku mbeti i vrarë efektivi Saimir Hoxha.

Ajo ka deklaruar se në makinë ku ndodhej Aldi Rama kanë qenë tre persona. Njëri nga to, Kristian Sheri, ishte miku i tij , ndërsa Armando Marku ishte një konsumues lëndësh narkotike që rrinte me to.

?Në rrugën e kthimit është konstatuar një automjet me 3 persona. Policia nuk ishte në drejtim të tyre. Ka qenë i ndaluar. Është konstatuar edhe një cigare hashash e shtypur. Të tre kanë dalë jashtë. Kjo zonë është e mbrojtur nga kamera. Kristan Sheri ishte mik, ndërsa Armando Marku është gjendur me to pasi ishte konsumues lëndësh narkotike?, ka thënë Lala.

Më tej Lala tha se efektivi ka marrë një plumb në gjoks dhe një në qafë. Ajo ka theksuar se ky i fundit nuk e ka pasur pistoletën në brez gjatë përplasjes.

 ?Hoxha ka marrë një plumb në gjoks dhe një në qafë. Saimir Hoxha nuk e ka pasur pistoletën në brez. Nuk kanë pasur antiplumb. Kjo zonë është e mbrojtur nga kamera. Aldi Rama është lënë fillimisht në arrest në burg, dhe më pas ëhstë zbutur në arrest shtëpi” ka thënë Lala./ CNA.al

Lajmet e fundit nga