Connect with Us

Vrasësi i nënkomisarit qëllon helikopterin e forcave të policisë/ Vijon aksioni për kapjen e tij

Kronika

Vrasësi i nënkomisarit qëllon helikopterin e forcave të policisë/ Vijon aksioni për kapjen e tij

Publikuar

-

/

Oficeri i krimeve, Saimir Hoxha është ekzekutuar me armë zjarri në Lezhë, gjatë një operacioni antidrogë.

Si autor i dyshuar për vrasjen e tij është skeduluar Aldi Rama 21 vjeç.

RENEA është vënë në kërkim të autorit, të cilin e ka lokalizuar dhe po zhvillon operacionin për kapjen e tij, ndërkohë sipas Report Tv, autori ka rritur të qëllojë edhe drejt helikopterit të RENEA-s.

Të dhënat e fundit flasin se Saimir Hoxha, ka qenë me 4 kolegë të tij kur kanë ndaluar një automjet i cili dyshohet me targa të vjedhura dhe i kanë bërë me shenjë të ndalojnë.

LEXO EDHE:  Detaje nga vrasja e Klodjan Rashës/ Ishte djali i vogël i familjes, ngjarja 100 metra larg shtëpisë së tij

Autori Aldo Rama  rezulton të ketë qenë i ndaluar në vitin 2018 për herë të parë për prodhim dhe shitje narkotikësh, ndërsa në vitin 2020 është ndaluar sërish parë mbajtje pa leje e armëve të ftohta./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Arrestohen tre persona në Durrës/ Policia jep detajet

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 3 persona për vepra të ndryshme penale. Përmes një njoftimi për media, blutë e Durrësit bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi F.D 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:

LEXO EDHE:  Vettingu në Policinë e Shtetit/ MB bën njoftimin e rëndësishëm

LEXO EDHE:  Denoncimi i STOP/ Policia sekuestron dhe zhduk armën e gjahut

I. F., 55 vjeç, banues në fshatin Budull, Krujë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. Ç., 25 vjeç, duke shkaktuar vetëm dëme materiale;



V. M., 31 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Merreni seriozisht, do të jem i ashpër me ata që abuzojnë”/ Gledis Nano iu “tërheq veshin” policëve

Publikuar

-

Nga

cna lajjme aktualitet

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Gledis Nano mori pjesë në analizën vjetore të punës së strukturave që operojnë në qarkun e Gjirokastrës.

Nano ka vlerësuar punën dhe përkushtimin e këtyre strukturave dhe rezultatet e arritura në drejtim të krimeve kundër personit e pronës, në goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, trafiqeve dhe kontrabandës, si dhe në parandalimin e kontrabandimit të migrantëve që hyjnë ilegalisht nëpërmjet kufirit grek.

Gjithashtu Nano ka theksuar se viti 2022 është viti i sfidës për parandalimin e kultivimit të kanabisit dhe për këtë kërkoi angazhim maksimal nga të gjithë strukturat, për të parandaluar kultivimin e kanabisit, zero kanabis në 2022, pasi kjo është sfidë personale e tij dhe e strukturave që drejton. Nano është shprehur se nuk do të tolerojë asnjë punonjës policie që do të implikohet në veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike apo të përkrahjes së autorëve që kultivojnë bimë narkotike, trafikojnë apo shërndajnë lëndë narkotike në doza.

Merreni seriozisht dhe godisni çdo element që tenton të shesë drogë pranë shkollave, lokaleve e kudo.

Do të jem avokati mbrojtës i punonjësve të ndershëm të Policisë, të cilët përbalten padrejtësisht, por do të jem dhe shumë i ashpër me të gjithë ata punonjës që do të abuzojnë me detyrën, që performojnë në komunitet sjellje të pahijshme deri në arrogancë, duke u treguar qytetarëve që ne jemi padronët tuaj. Ne jemi shërbërtorë të qytetarëve dhe këtë mos e harroni kurrë”, ka thënë Nano.

LEXO EDHE:  Zhduket prej 13 ditësh biznesmeni në Tiranë/ Policia shoqëron mikun e tij

LEXO EDHE:  Detaje nga vrasja e Klodjan Rashës/ Ishte djali i vogël i familjes, ngjarja 100 metra larg shtëpisë së tij



Më tej Nano ka theksuar se parandalimi i krimeve kundër personit dhe pronës në qarkun e Gjirokastrës është shumë i rëndësishëm për rritjen e parametrave të sigurisë.

Gjithashtu si shumë të rëndësishme, ka vlerësuar edhe marrëdhënien mes Policisë dhe qytetarëve.

“Punoni fort, respektoni qytetarët, ofroni shërbim sa më cilësor, përgjigjuni në kohë, parandaloni konfliktet, parandaloni krimin e rrugës, rrisni sigurinë rrugore dhe jam i bindur se në qoftë se do të realizoni këto prioritete, do të keni mbështetjen maksimale të qytetarëve.

Jam i kënaqur që dëgjova nga prefekti i qarkut, që puna e strukturave të Policisë Gjirokastër është e vlerësuar nga qytetarët, besimi i qytetarëve është rritur ndaj strukturave të Policisë që operojnë në qarkun e Gjirokastrës dhe ky është një ogur i mirë për të vazhduar që gjatë vitit 2022, ta fitojmë akoma më shumë këtë besim, për të bashkëpunuar më mirë.

Performanca e çdo punonjësi të Policisë do të vlerësohet së pari nga qytetarët, nga mënyra se si do silleni dhe si do t’u ofroni shërbimin atyre, duke filluar nga pikat doganore, policia rrugore, patrullat e përgjithshme, pra të gjitha strukturat të jenë në unison, duke patur në plan të parë qytetarin dhe të vlerësojmë se jemi këtu vetëm për t’i shërbyer qytetarit”, është shprehur Nano./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Me thikë duke kërcënuar/ Ndalohet 35 vjeçari që po tentonte të vidhte argjendarinë

Publikuar

-

Nga

Shërbimet e Policisë janë njoftuar sot se një shtetas po tentonte të vidhte në një argjendari në bulevardin “Dyrrah”, në Durrës, nën kërcënimin e një thike.

Menjëherë pas informacionit të marrë është organizuar puna dhe falë veprimeve të shpejta e profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, u bë e mundur kapja në flagrancë dhe arrestimi i shtetasit L. B., 35 vjeç, banues në Kavajë, i cili nëpërmjet kërcënimit me një armë të ftohtë (thikë), ka tentuar të vjedhë bizhuteri të ndryshme në argjendari.

LEXO EDHE:  Sekuestrohen armë dhe municione luftarake/ Çarmatoset 31 vjeçari  

LEXO EDHE:  Fotolajm/Policia ne ndjekje te krimit



Është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e ftohtë ( thikë) e përdorur nga autori./CNA.al

LEXO TE PLOTE