LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SPAK kërkon rigjykim për Tahirin/ Klodiana Lala zbardh detaje nga seanca

28 Shtator 2021, 09:51, Aktualitet CNA
SPAK kërkon rigjykim për Tahirin/ Klodiana Lala zbardh detaje nga

Ka përfunduar seanca në Gjykatën e Lartë për procesin në ngarkim të ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se dy prokurorët e SPAK kërkojnë kthim për rigjykim në Shkallën e Parë dhe provat të shqyrtohen edhe një herë nga GJKKO.

Ndërkohë avokati e ish-Ministrit, Maks Haxhia ka kërkuar që kjo çështje të shqyrtohet në Apelin e GJKKO.

Pasi janë dëgjuar palët, Gjykata e Lartë pritet të dalë me vendim në orën 13.00 të ditës së sotme.

Sipas gazetares Lala, Gjykata e Lartë tashmë ka dy opsione, ose të prishë vendimin e Apelit të GJKKO dhe gjykimi të bëhet me një tjetër trup gjykues ose të lërë në fuqi vendimin dhe çështja e Tahirit të shkojë prap në Shkallën e Parë./CNA.al

Lajmet e fundit nga