Connect with Us

Saimir Tahiri, triumfon ndaj SPAK/ Gjykata e Lartë zbardh vendimin

Politikë

Saimir Tahiri, triumfon ndaj SPAK/ Gjykata e Lartë zbardh vendimin

Publikuar

-

Gjykata e lartë ka zbardhur vendimin e marrë sot për ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish zyrtarin e lartë të Policisë, Jaeld Çela.

Në njoftimin e Gjykatës, jepet e gjithë ecuria e çështjes që që kur është dorëzuar pranë Gjykatës së Lartë, përfshirë atë se çfarë ka ndodhur edhe më herët në shkallët e tjera të gjyqësorit.

Njoftimi i Gjykatës së Lartë

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, në datën 28.09.2021, ka marrë në shqyrtim, në seancë gjyqësore, çështjen me palë; Dorëzues Rekursi: S.T. dhe J. Ç. dhe Kërkuese: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, me vendimin nr. 60, datë 19/09/2019, ka vendosur:

 Deklarimin fajtor të të pandehurit S.T. për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim. Në bazë të nenit 406, paragrafi i parë, të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit S.T., për shkak të gjykimit të shkurtuar, i ulet një e treta e dënimit me burgim dhe dënohet përfundimisht me 3 (tre) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i vuajtjes së dënimit me burgim për të pandehurin S.T. dhe vënien e tij në provë për një afat prej 3 (tre) vjet, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale, duke urdhëruar që i pandehuri të mbajë kontakte me shërbimin e provës. Heqjen e të drejtës të pandehurit S.T. për të ushtruar funksione publike, për një kohë prej 3 (tre) vjet, bazuar në nenin 35 paragrafi i dytë të Kodit Penal.

Deklarimin fajtor të të pandehurit J.Ç. për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe dënimin e ti j me 5 (pesë) vjet burgim. Në bazë të nenit 406 paragrafi i parë të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit J.Ç., për shkak të gjykimit të shkurtuar, i ulet një e treta e dënimit me burgim dhe dënohet përfundimisht me 3 (tre) vjet e 4 (katër) muaj burgim. Heqjen e të drejtës të pandehurit J.Ç. për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 3 (tre) vjet.

 Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka vendosur deklarimin e pafajshëm të të pandehurve të mësipërm për veprat penale të Trafikimit të narkotikëve, në bashkëpunim, dhe të Grupit të strukturuar kriminal.

Pas ankimit të ushtruar nga prokuroria dhe të pandehurit, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 16, datë 26.6.2020, ka vendosur

Prishjen e vendimit nr. 60, datë 19/09/2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, aktualisht Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe dërgimin e akteve në atë gjykatë, një trupe tjetër gjykuese.

LEXO EDHE:  Skandali / Gjyqtarja Fida Osmani rrëfen si i bën gjyqet në ajër dhe merr vendime në avion

Pasi e shqyrtoi çështjen ne tërësi dhe dëgjoi parashtrimet dhe kërkesat e prokurorit dhe avokatëve të të pandehurve, Kolegji Penal i Gjykatës, vërejti se:

 Çështja e përbërjes së rregullt të trupit gjykues është çështje thelbësore e parimit të gjykatës së caktuar me ligj si pjesë e procesit të rregullt ligjor. Gjyqtari, që në bazë të Kodit të Procedurës Penale ka shkaqe papajtueshmërie sipas nenit 15 të këtij Kodi, nuk mund të jetë pjesë e një trupe gjyqësore e cila mund të japë një vendim të konsideruar të ligjshëm.

 Cilësimi i ndryshëm ligjor i fakteve për të cilat akuzohen të pandehurit mund të kryhet nga gjykata me vendimin përfundimtar, aq më tepër kur ai nuk është një cilësim juridik më i rëndë.

 Kolegji vërejti se nuk ka patur mosrespektim të dispozitave për ushtrimin e ndjekjes penale nga prokurori dhe pjesëmarrjen e tij në procedim.

 Pretendimet e tjera, në rekurset e paraqitura nga të gjykuarit, që kanë të bëjnë me vlerësimin e provave të paraqitura nga prokuroria në kërkesën për gjykim Kolegji konsideron se analiza dhe çmuarja e provave është atribut i gjykatave të faktit dhe si të tilla nuk janë objekt i shqyrtimit në Gjykatën e Lartë; aq më tepër që çështja në shqyrtim është zhvilluar me procedurën e gjykimit të shkurtuar, çka do të thotë se palët në gjykim kanë qenë dakord me aktet e fashikullit hetimor të prokurorit.

 Përsa i përket kërkesës së të gjykuarit J.Ç., për zëvendësimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, Kolegji vëren se masa e sigurimit si e tillë është trajtuar në Gjykatën e Lartë dhe, me Vendimin nr. 218, datë 03.07.2020, është vendosur mospranimi i rekursit të paraqitur kundër vendimit nr. 18 akti, datë 19.05.2020, të Gjykatës se Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Kërkesa e të gjykuarit J.Ç., që pretendonte veprime procedurale për marrjen e provave, siç është caktimi i një eksperti ose grupi ekspertësh mjekoligjorë për të verifikuar diagnozat mjekësore, vlerësohet si një kërkesë e papranueshme për sa kohë që Gjykata e Lartë nuk është një gjykatë fakti por është gjykatë ligji. Duke vërejtur mos ndryshimin e kushteve, kritereve dhe nevojave të sigurimit për të cilat është vendosur masa e sigurimit “Arrest në burg”, duke e shqyrtuar në referencë të Kodit të Procedurës Penale, Kolegji nuk mund ta pranonte kërkesën.

 Nga sa më sipër, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi:

  1. Prishjen e Vendimit nr. 16, datë 26.6.2020, të Gjykata së Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në këtë gjykatë me tjetër trup gjykues.
  2. Rrëzimin e kërkesës së të gjykuarit J.Ç.,për zëvendësimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Policia e Shtetit e angazhuar për përmbushjen e prioriteteve”/ Gledis Nano: Jemi në shërbim të qytetarëve

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ishte i pranishëm sot në prezantimin e buxhetit 2022 për Ministrinë e Brendshme.

Në fjalën e tij, Nano theksoi se Policia e Shtetit ka pësuar një reformim të thellë dhe po vijon të reformohet me qëllim një shërbim më të mirë ndaj qytetarëve.



Po ashtu ai theksoi se sot Policia e Shtetit është më e trajnuar dhe me besueshmëri më të lartë tek qytetarët…vijon

LEXO TE PLOTE

Politikë

Braçes nuk i del inati me Ramën/ Vazhdon të bëjë opozitarin me Qeverinë

Publikuar

-

Nga

Deputetit të PS, Erion Braçe duket se nuk i del inati me kryeministrin Edi Rama, pas largimit të tij nga detyra si zv.kryeministër.

Kështu Braçe vijon të bëjë rolin e opozitarit, duke kritikuar politikat e Qeverisë.

Ndërsa dje hodhi kritika për vaksinimin, sot Braçe në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, foli për disa shqetësime dhe problematika me të cilat sipas tij po përballen bujqit në vend.

Gjatë fjalës së Braçe tha se sektori i bujqësisë është një ndër të cilët ka me shumë vështirësi dhe problematika.

Ai gjithashtu theksoi se i gjithë problemi vjen nga paqëndrueshmëria e politikave qeverisëse.



Ti shtosh një tjetër hall që vjen nga apo paqëndrueshmëria e politikave qeverisëse është shumë. Kudo mund të mbajë struktura por të bujqësia nuk mban. Ju e njihni fare mirë. Problemi i i parë është qëndrueshmëria e politikave në bujqësi e skemave të mbështetjes. Të paktën ta dijë bujku se kush do të jetë politika e mbështetjes për të. Po ashtu politikat e taksimit janë të paqëndrueshme dhe nuk e ndihmojnë prodhimin në fshat. Nëse qeveria apo qeveritë kanë bërë shumë mirë që kanë mbështetur pikat e grumbullimit, në anën tjetër taksimin nuk e ka ndihmuar. Është momenti të ulemi me qëllim t’i japim fshatit atë që i takon. Ju keni shumë të drejtë që shtoni para, por a mjaftojnë ata para? Shihni shifrat e tremujorit të dytë është i vetmi sektor që nuk ka rritje. Ata pronarët e fabrikave që vijnë këtu janë në hall vërtet, nuk e shtyjnë dot më duke i gënjyer. Nuk mban më…Po shikoja disa lajme që duan nesër të mbyllin të gjitha pikat e grumbullimit, po bujqit çfarë do të bëjnë…Po me prodhimin që është në se serë çfarë do të bëhet?”,- tha Braçe./CNA.al

“Zgjohet” Braçe/ “Shikon minj” në spitalin e Lushnjës

Braçe bën rolin e Opozitarit/ Kritika për vaksinimin: Italia i la jashtë derbit ‘kokëboshët’

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Do rrëzojmë çdo mur”/ Mesazhi i fortë i Metës: Të triumfojë demokracia

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot përvjetorin e shembjes së Murit të Berlinit.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se çdo mur që na ndan sot nga Europa e Bashkuar, është i destinuar të shembet.

Çdo mur, që na ndan sot nga Europa e Bashkuar, është i destinuar të shembet!



LEXO EDHE:  Biznesmeni padit kryebashkiaken e Shkodrës/ Voltana Ademi përfundon në SPAK

Liria, të drejtat dhe dinjiteti njerëzor, demokracia dhe shteti i së drejtës do të triumfojnë padiskutim!

Të bashkuar rreth këtyre vlerave do të afrohemi më shpejt drejt Europës!

Gëzuar përvjetorin e Shembjes së Murit të Berlinit!”-shkruan Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE