Connect with Us

“Po mjaft o mjaft bëtë kot!”/ Artan Fuga mesazh të fortë: Kjo është e turpshme

Politikë

“Po mjaft o mjaft bëtë kot!”/ Artan Fuga mesazh të fortë: Kjo është e turpshme

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Akademiku dhe profesori i Universitetit të Tiranës, Artan Fuga ka reaguar me tonë të ashpra, në drejtim të klasës politike në Shqipëri, për të cilët thotë se bëjnë cirk në Kuvendin e Shqipërisë dhe luajnë teatër për të treguar se tensioni pushtet – opozitë është i fuqishëm.

Në një postim në rrjetet sociale, Fuga i cilëson qesharake dhe të turpshme sjelljet e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Vazhdon cirku në Kuvendin e Shqipërisë.

E turpshme.

Dhe duam të na pranojnë në BE.

Mbledhjet e komisioneve dështojnë se shumica qeveritare i do mbledhjet online, kurse opozita i do në sallë me prani fizike.

Qesharake.

A thua se nuk mund të bëhen mbledhjet hibride, pra kush dëshiron të jetë online dhe ata që duan të jenë në sallë dhe të komunikojnë lehtësisht midis tyre.

Luajnë me qytetarët për të treguar se tensioni pushtet – opozitë është i fuqishëm!

Cfarë katastrofe. Edhe hotelet më të rëndomta në Tiranë e kanë teknologjinë që OJF po të duan bëjnë takime hibride!

Edhe adoleshentët e dinë fare mirë se kjo është një flluckë sapuni!

Sidomos kur opozita sapo i shprehu para dy a tri ditësh mbështetjen e fortë qeverisë për qendrimin e saj lidhur me çështjen e targave në Kosovë. A thua se qeveria jonë do t’i shpallte luftë Serbisë dhe duhej mobiliziuar i gjithë kombi pa dallim feje, ideje a bindjeje politike.

Të etur për të manifestuar opozitarizëm pa përmbajtje, të etur për t’u treguar me zell bashkë – unifikimi.

Po mjaft o mjaft bëtë kot!”-shkruan profesor Artan Fuga./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Foto/ Festa e Flamurit “pajton” Ramën dhe Metën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama duket se kanë bërë “paqe” sot, me rastin e Festës së Flamurit.

Pas përplasjeve, sot Rama dhe Meta kanë lënë mënjanë “mëritë”, dhe janë shfaqur krah njëri-tjetrit, në ceremoninë e ngritjes së Flamurit në Vlorë, në kuadër të 109 vjetorit të Pavarësisë.



Gjithashtu në Vlorë në kuadër të Ditës së Flamurit ndodhet edhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

LEXO EDHE:  Pezullimi i Malajt nga detyra/ Zbardhen arsyet që çuan në këtë vendim

LEXO EDHE:  PD mbledh Kuvendin Kombëtar/ Zbardhet mesazhi drejtuar anëtarsisë

Ndërkaq pas ngritjes së Flamurit presidenti Meta, kryeministri Rama, kryetarja e e Kuvendit dhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli kanë kryer ritet e kësaj ceremonie, për Pavarësinë e vendit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rilindja e PD-së, një premtim i mbajtur i Edi Ramës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Situata brenda Partisë Demokratike duket vërtetë kaotike. Përplasje, teza të ndryshme. “Do fitojë “Foltorja”, do qëndrojë Lulzim Basha, do mbajë vulën, do shkojë në gjykatë, ka Kuvend me 11, ka Kuvend me 18, debate, “Lulzim-pengu”, Berisha po shkatërron PD-në për interesat e tij.

Njerëzit e Lulit që janë të pakët dalin e artikulojnë sulme ndaj Berishës. Ky i fundit që nuk ndalet, dhe nuk sulmon askënd veçse Lulzim Bashën dhe me termin “shoqata Basha-Bardhi”.

Duket se shqiptarët, sytë tek opozita që do të duhej të ishte shpresa, tashmë po shikojnë një opozitë që po rilind.

Kujtojmë këtu se në vitin 2013, gjatë fushatës së asaj kohe, Lulzim Basha Edi Rama deklaroi se me ardhjen e Rilindjes në pushtet do të rilindte edhe Partia Demokratike.

Mesa duket është një nga premtimet e vetme të mbajtura të Edi Ramës, sot pas tetë vitesh të tij në pushtet. Ai ka investuar qartazi në këto tetë vite që të “rilindë” Partia Demokratike.

Dhe për këtë patjetër që po e ndihmon, pa asnjë diskutim Lulzim Basha, i cili ka kapur selinë, nuk e lëshon vulën, humbet, humbet dhe vetëm humbet. Qëndron, qëndron dhe vetëm qëndron kryetar. Kuptohet qartazi që Partia Demokratike të “rilindë”, të jetë në aleancë me Edi Ramën dhe ky i fundit të marrë çka i jep kryeministri atij, por edhe njerëzve afër tij.

LEXO EDHE:  “Vetëm 82 deputetë legjitimë”/ Muç Nano: Meta nuk mund të vërë në diskutim Kuvendin, ia ka dekretuar ligjet

LEXO EDHE:  Ndryshimet në Kodin Penal/ Meta i drejton kërkesën urgjente Kuvendit

Sot, Opozita është po aq e akuzuar për korrupsion sa edhe vetë qeveria, për “thelat” që i jep kryeministri.

Nënkryetarë të lidhur në pazare dhe para të fituara nga marrëveshja e lidhur me qeverinë. Familjarë të Lulzim Bashës që shtojnë xhirot. Vetë Basha është akuzuar për gjobë vënie, për shtim vilash, e kështu me radhë.

Prandaj duket e qartë se kemi një opozitë që po rilind, me kryetar Lulzim Bashën, që qëndron në atë detyrë thjeshtë dhe vetëm për të garantuar pushtetin e Edi Ramës, i cili tashmë e ka mbajtur premtimin për rilindjen e Partisë Demokratike.



Shqipëria duket se nuk rilindi. Vështirë për t’u mbajtur ky premtim.

Por, rilindja e PD-së është e qartë dhe Lulzim Basha po e kryen mëse miri misionin e tij./CNA.al

50 hijet e Lulzim Bashës

Dokumentet/ Të gjithë oligarkët paguajnë kunatin e Bashës

Ekonomia shqiptare në krizë/ Bizneset e kunatit të Bashës, lulëzojnë

Pazaret Rama-Basha/ Si i kërkon 20% kreu i PD-së kryeministrit

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foltorja e Berishës/ Zbulohet kur dhe ku do të mbahet takimi i radhës me demokratët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Pas takimit në Laç, ish kryeministri, Sali Berisha, Foltoren e radhës do ta mbajë në Devoll, në qendrën kulturore të Bilishtit.

Takimi do të mbahet ditën e Premte, me datë 3 Dhjetor, në orën 17:00 ku do të takojë demokratët dhe demokratet e Devollit.

Ditën e Premte, datë 3 Dhjetor 2021,  ora 17.00, në Qendrën Kulturore Bilisht, zoti Sali Berisha do të mbajë foltoren me demokratët dhe qytetarët e Devollit për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, dhe më të hapur”, thuhet në njoftim.

LEXO EDHE:  “Shpërthen” Budina/ Flet për interesa mafioze dhe kriminelë

LEXO EDHE:  "Vetëm 82 deputetë legjitimë"/ Muç Nano: Meta nuk mund të vërë në diskutim Kuvendin, ia ka dekretuar ligjet



Kujtojmë se Berisha ka nisur kohë më parë lëvizjen e tij për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur.

Deri më tani ka zhvilluar takime në qytete të ndryshme të Shqipërisë, ku ka ngjallur shpresën për një ringritje të Partisë Demokratike pas 8 vitesh në opozitë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE