Connect with Us

Nesho: Mesazhet që duhen kuptuar nga vizita e Ursula Von der Leyen në Ballkan

Aktualitet

Nesho: Mesazhet që duhen kuptuar nga vizita e Ursula Von der Leyen në Ballkan

Publikuar

-

/

Turi i vizitës së Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen në Ballkan është mesazh i qartë se perspektiva e këtij rajoni është Bashkimi Evropian.

Kështu u shpreh ish-ambasadori i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) Agim Nesho.

Sipas tij, përsëritja e mesazhit për Ballkanin dhe integrimin e tij në BE vjen pas largimit të kancelares së Gjermanisë Angela Merkel, e cila në detyrën e saj ka qenë e investuar në çështjet dhe problematikat që ka Ballkani Perëndimor.

“vizita diplomatike dhe mesazhet që donte të përcillte Presidentja e Komisionit Evropian është një mesash i perspektivës europiane të Ballkanit dhe kjo është çështja kryesore pas largimit të kacelares Angela Merkel. Ky tur i saj, tepër pozitiv dhe i rëndësishëm, ka parasysh të japë mesazhin e mbështetjes së këtyre vendeve dhe perspektivës së qartë të tyre”, tha Nesho në intervistë për Euronews Albania.

Ai hodhi kritika për kryeministrin Edi Rama duke thënë se gjuha që përdori në konferecën  e përbashkët me znj. Von der Leyen ishte me “përmbajtje agresive” ndaj Bashkimit Evropian.

LEXO EDHE:  Austria do të dhurojë një milion doza vaksinash për Ballkanin Perëndimor

“Ne pamë kryeministrin, i cili ndjehet i plotfuqishëm në përfaqësimin e Shqipërisë dhe në shumë raste u tregua skeptik, i hapur, në ato kundërshti dhe mosveprim të një Evropë të bashkuar, e cila nuk mund të zgjidhë problematikën e saj, por krijon një hendek në Ballkan”, shtoi ai.

Diplomati shqiptar thotë se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë përgjegjësitë e tyre sa i takon vonesave për t’u përafruar me Bashkimin Evropian.

“Vetë presidentja ishte e qartë, nuk ka vonesa, por kishte kulturën dhe diplomacinë e shprehjes së mesazhit. Ajo nuk erdhi me shkop, por BE vepron mbi bazën e vlerave dhe principeve mbi të cilat është krijuar. Ky proces i integrimit vjen nga vullneti i popujve të Evropës Juglindore, nuk është një kërkesë që Evropa e shpreh”, theskoi ai, duke shtuar se BE-ja vijon të mbështesë fuqimisht Procesin e Berlinit, proces ky,  i cili synon nxitjen e bashkëpunimit gjithëpërfshirës të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme

Ditën e sotme, moti parashikohet me vranësira dhe kthjellime në mëngjes, ndërsa gjate ditës kryesisht i kthjellët.

Parashikohet prezencë mjegulle e dendur nëpër lugina si dhe ngrica të forta në akset rrugore.



Era do të fryjë, me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-8m/sek, duke u pasuar nga valëzim në dete i forcës 2 deri 3 ballë kryesisht në Jon. Të pranishme do jenë dhe ngricat e forta në akse rrugore./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zjarr në mesnatë në një qendër studimore për fëmijë/ Nuk dihen shkaqet

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Me datë 18.01.2022, rreth orës 01:00, në rrugën “Thoma Koxhaj”, ka rënë zjarr në një qendër studimi për fëmijë, ku ka vetëm dëme materiale.



Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Vizita e Erdogan në 17 janar/ Milo fajëson qeverinë

Publikuar

-

Nga

cna politike

Hisoriani dhe ish-Ministri i jashtëm Paskal Milo ka komentuar ardhjen e Erdogan në Tiranë në datën 17 janar që ka përkuar me datën e vdekjes së Skënderbeut.

Ndërsa nuk dinte të thoshte nëse kjo ka patur një simbolikë pas, Milo tha në emisionin Opinion nga Blendi Fevziu se ishte përgjegjësi e protokollit shqiptar dhe se kjo datë mund të ishte shmangur.

Unë që kur e mësova e bëra asociacionin. Mendoj që është përgjegjësi e protokolleve shtetërore. Një vizitë zyrtare e këtij niveli diskutohet para se të shpallet data dhe kjo negociohet mes përfaqësuesve të shtetit, portokolli i shtetit. Këtu nuk ka faj përfaqësia turke, fajin e ka përfaqësia shqiptare.



LEXO EDHE:  Zbulohen SMS-të e reja/Si kërkoi favor seksual ish-gjyqtari i Beratit

LEXO EDHE:  “Jam penduar, dënimin e kisha hak, jashtë do rifilloj jetën”/ Mesazhet e forta nga burgu i grave

Sepse një përfaqësues shqiptar, e di ose duhet ta dijë dhe është turp nëse nuk e di që në 17 Janar…

Mund të ishte evituar nëse ata që merren me këtë punë e dinin dhe t’i thoshin palës turke: Meqë ka sensibilitet në Shqipëri për këtë datë, le të gjejmë një datë tjtër. Një ditë para ose pas”, tha Milo.

LEXO TE PLOTE