LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mjeku Beltoja: Vaksinimi duhet bërë, efektet anësore më të vogla se të mirat që sjell

28 Shtator 2021, 14:39, Aktualitet CNA
Mjeku Beltoja: Vaksinimi duhet bërë, efektet anësore më

Mjeku Alban Beltoja ka sugjeruar që të bëhet vaksinimi ndaj Covid-19. I ftuar në News 24, Beltoja ka siguruar që efektet anësore të vaksinimit janë shumë të vogla në raport me të mirat që sjell për organizmin.

Më tej Mjeku theksoi se Italia ndodhet në një situatë më të favorshme se sa Shqipëria sa i përket ecurisë së COVID-19.

Sipas Beltojas, për 2 javët e ardhshme në Shqipëri, do të rriten numri i fataliteteve, ndërsa shtoi se situata do të normalizohet shpejt.

 ?Numri i fataliteteve do të mbetet i lartë dhe do të vonojë të reduktohet, pasi kjo ka ndodhur dhe në Itali. Pas uljes së infektimeve, për një periudhë disa javore, më pas ka vijuar dhe ulja e fataliteteve. Duhet gati 1 javë ose 2 javë që të normalizohen këto shifra.

Situata në Shqipëri është më keq se në Itali. Nga këndvështrimi im janë dy faktorë, e para ka të bëjë me mosmbajtjen e ritmit të vaksinimit dhe masave parandaluese, një ndër të cilat është dhe mbajtja e maskave në ambientet e mbyllura.

Vaksinat, edhe nga ato më të mirat, kanë një efikasitet deri në 95% në mbrojtje nga sëmundjes. Mbetet gjithmonë një 5% që ngelet e ndjeshme ndaj virusit sepse nuk prodhon imunitet, apo mbrojte siç duhet. 

Plus edhe fakti që të dhënat e fundit po tregojnë që vaksina po e humbet efikasitetin aq më shumë sa kalon koha e vaksinimit, këto 2 aspekte, mund të bëjnë të mundur që edhe ndërmjet të prekurve të ketë të vaksinuar me 2 doza që paraqesin forma të rënda. Unë i referohem shifrave të Italisë. Nga muaji qershor, ne kemi të shtruar në repartet COVID, 7 deri në 8 persona, të gjithë të pavaksinuar”, tha ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga