LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I akuzuar për abuzim seksual/ Këngëtari i njohur shpallet fajtor

28 Shtator 2021, 07:21, Lifestyle CNA
I akuzuar për abuzim seksual/ Këngëtari i njohur shpallet fajtor

R.Kelly, këngëtari i njohur amerikan u akuzua për drejtimin e një rrjeti i cili punësonte ose shantazhonte gra dhe adoleshente për seks. Jo vetëm kaq por ky rrjet ka qënë prezent për dekada të tëra.

Gjykata me një juri të Nju Jorkut ka shpallur këngëtarin fajtor për të gjitha akuzat, raporton France24.

Një fakt tjetër shqetësues është se rasti i tij u shty për më shumë se një vit nga pandemia e koronavirusit. Kjo mbi të gjitha nënkupton se sistemi i drejtësisë nuk funksionon ashtu siç duhet.

Por nga ana tjeter, shpallja e një abuzuesi të tillë fajtor,shihet gjerësisht si një moment historik për lëvizjen #MeToo: një levizje kundër abuzimit seksual, dhe denoncimit të tij, ku shumica e akuzuesve janë adoleshente./CNA.al

Lajmet e fundit nga