LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekzekutohet efektivi i antidrogës/ Kush fshihet pas trafikantëve që shkrepën armët?

28 Shtator 2021, 10:15, Aktualitet CNA
Ekzekutohet efektivi i antidrogës/ Kush fshihet pas trafikantëve

Saimir Hoxha, 44 vjeç, me detyrë oficer krimesh në Policinë e Lezhës, është ekzekutuar mëngjesin e sotëm, ndërsa ishte në krye të detyrës.

Fillimisht u raportua se Hoxha ka qenë gjatë një operacioni antidrogë, në momentet kur është qëlluar me armë zjarri dhe është hedhur në kanal.

Por më vonë në media kanë dalë në dritë rrethana të reja.

Sipas të cilave thuhet efektivi Hoxha ka qenë në makinën e Policisë, sëbashku me shefin e krimeve dhe një tjetër efektiv.

Ata janë qëlluar me breshëri plumbash sapo janë pikasur nga trafikantët.

Sot, krimi nuk ka goditur vetëm një punonjës policie, dy apo tre,  por të gjithë policinë e shtetit.

Sot trafikantët e drogës treguan se kush e bën ligjin dhe derdhën plumba ndaj policit, i cili ka dalë në mëngjes nga shtëpia për të mos u kthyer më kurrë.

Sido që ka ndodhur ngjarja, ajo që duhet të jetë këmbanë alarmi është se sot, kemi një polic të vrarë më shumë.

Droga, kanabisi, prej kohësh janë prezent në Shqipëri. Kujtojmë këtu denoncimet e shumta dhe të njëpasnjëshme me fakte dhe prova nga gazetari investigativ Artan Hoxha.

Saimir Hoxhën ndoshta do ta bëjnë dëshmor, po për gjakun e tij në krye të detyrës, koha ka treguar se askush nuk do të japë llogari.

Saimir Hoxhën nuk e vrau një roja parcele kanabisi apo një grup trafikantësh, por ata që janë pas tyre, pronarët e vërtetë të drogës, të cilët nuk dihet se nga ç?kolltuk e zyrë e mallkojnë edhe për së vdekuri Saimir Hoxhën që iu trazoi punën./CNA.al

Lajmet e fundit nga