Connect with Us

Çudirat e makinave të policisë/ Në letra figuron “Renault”, në targa “Volkswagen”

Denoncim

Çudirat e makinave të policisë/ Në letra figuron “Renault”, në targa “Volkswagen”

Publikuar

-

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” bëri një vëzhgim në Komisariatin e policisë Shkodër dhe Fier.

Shumica e makinave, që hynin brenda parkimit të komisariatit Shkodër, ishin me targa të huaja, ndërsa disa të tjera qarkullonin me targa, që nuk ekzistojnë.

Një rast ishte një makinë pa paguar taksa që prej vitit 2014, një tjetër rezultoi e çregjistruar përgjithmonë, një veturë tip “Golf 4” figuron me taksa të papaguara që prej vitit 2015, në letra e regjistruar si “Renault”, ndërsa targat e vendosura janë “Volkswagen”.

LEXO EDHE:  Lufta kundër trafikut të drogës/ Priten shkarkime, komisariatet që do preken

Në Fier, kryesonin makinat me taksa të papaguara prej një viti ose me targa të huaja, një ndryshim në krahasim me komisariatin e Shkodrës./tvklan

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Denoncim

“Do të të vras, mbys fare”/ Banori me skizofreni kërcënon fëmijët

Publikuar

-

Nga

Disa banorë në një lagje të Bashkisë Dimal, ose Urës Vajgurore, iu drejtuan emisionit “Stop” në Tv Klan për ndihmë, pasi fqinji i tyre, një burrë 54-vjeçar, po i shqetësonte dhe po kërcënonte fëmijët se do t’i vriste, ose do t’i mbyste.

Rasti i 8-vjeçarit në Fier, i cili u masakrua prej fqinjit, ka bërë, që qytetarët të sensibilizohen për këtë rrezik.

54-vjeçari, i divorcuar dhe baba i dy fëmijëve, jeton vetëm me të ëmën, pasi familja e braktisi për shkak të dhunës. Prej së paku 10 vitesh, ai ka shfaqur shenja të çrregullimeve të shëndetit mendor.

Gazetari: Fëmijët nuk luajnë fare këtu?

Banorja: Po kemi frikë se çfarë do të ndodhë, mos dil përjashta i them unë fëmijës se kam frikë se të del e të vret.

Fëmija: Ne kur dalim aty na bërtet, thotë fjalë të pista e na shan. Na kërcënon duke thënë se do të të vras. Ndihem i frikësuar.

Banori: Nuk dimë se çfarë do të bëhet nesër, ai ka nevojë për ndihmë.

Fëmijët: Mua më thotë mos luaj aty, na çmend, vetëm kur luaj aty me top më ngacmon. Më bërtet. Kur ai na bërtet, largohemi.



Gjatë emisionit u publikua videoja kur 54-vjeçari është regjistruar në një bisedë e sipër teksa shan dhe kërcënon ju dyshohet se iu drejtohet fëmijëve të kësaj lagjeje.

54-vjeçari: Mos e shqep më gojën. More vesh? Do të të vij në 2 të natës te shtëpia me dhunë dhe do të çoj mu në lumë. Do të të mbys, do të të marr zvarrë. Mos e zgjat fare. Do të hap atë rënën do të të fus brenda, komplet siç je

Emisioni “Stop” e referoi këtë rast në Komisariatin e Policisë Dimal, duke bërë një kallëzim.

LEXO EDHE:  Përplasja me policinë / Kush janë të “fortët” e Don Boskos, sa drogë u sekuestrua

LEXO EDHE:  Përplasja me policinë / Kush janë të “fortët” e Don Boskos, sa drogë u sekuestrua

Në polici thanë, se ishin në dijeni të këtij rasti, por nuk kishin denoncim zyrtar. Pas ndërhyrjes së emisionit “Stop”, u mor prej mjekut të lagjes rekomandimi, për ta dërguar 54-vjeçarin pranë mjekut psikiatër në Spitalin e Beratit, ku konkluduan se ai vuan nga skizofrenia. Më pas, personi në fjalë u transferua për mjekim në Spitalin Psikiatrik të Vlorës.

Gazetari: Ju kanë marrë ndonjëherë në telefon, që ky person…?

Polici: Për fëmijë, jo. Për shqetësim në lagje, po. Ka vajtur policia, e ka qetësuar.

Gazetari: E zëmë sikur po e sjell unë për herë të parë si gazetar, si do të veproni ju tani dhe në vazhdim, për ta trajtuar si problem?

Polici: Në momentin, që vjen dikush, që të paraqesë një shqetësim, deklarimi merret me shkrim, sepse nuk mund ta marr unë dot në ajër.

Gazetari: E bëj unë me firmë denoncimin, unë si gazetar, meqenëse ndoshta, banorët nuk e kanë guximin. /tvklan

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Shezlonget shërbejnë si krevate, “holokaust” në kopshtet e Sarandës

Publikuar

-

Nga

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” në Tv Klan është ndalur në situatën e kopshteve në Sarandë.

Një qytetar kërkon të regjistrojë djalin 3-vjeçar në kopsht, por përballet me kushtet skandaloze. Fëmijë të vegjël flenë në shezlongë të përshtatur si krevatë.

Në kopshtin “Soros” numër 2, vetë personeli pranon se fëmijët flenë, luajnë e hanë në të njëjtin ambient dhe nuk kanë vend as për krevatë. E njëjta situatë është edhe në kopshtin numër 4, ku nuk kanë ardhur akoma krevatët për fëmijët.

Qytetari: Kam djalin për ta regjistruar.

Kopshti nr.2: Ku e ke djalin?

Qytetari: 3 vjeç.

Kopshti nr.2: E ke në çerdhe?

Qytetari: Jo s’e kam regjistruar.

Kopshti nr.2: Këtu janë zënë vendet që në qershor, jo tani. Kështu që ti vitin tjetër do ta sjellësh.

Qytetari: Po jo, këtu më thanë që janë kushtet më të mira.

Kopshti nr.2: Kushtet më të mira i ke tek 1-shi, me krevat të mirë, me dhoma, me të tëra. Ne i kemi në shesh.



LEXO EDHE:  Molotov shkollës/ Policia shoqëron 9 protestues

LEXO EDHE:  Aksident në Korçë/ Makina humb kontrollin dhe përmbyset

Qytetari: Si në shesh?

Kopshti nr.2: Si? Jo në shesh mo, në krevate kështu, po shezlonge si ato të parat.

Qytetari: Po këto të detit, mo?

Kopshti nr.2: Sorosi ka sjellë disa shezlongë kështu të mirë, të mbajtur mirë, por që në krahasim me këta, jo se s’janë të mirë, këta janë shumë të mirë, por më të mirë janë ata.

Qytetari: Ku i çoni këto, për të ngrënë, ku hanë?

Kopshti nr.2: Këtu hanë, këtu pijnë, këtu luajmë me një vend i kemi. Krevat s’kemi, vend s’kemi.

Qytetari: Po këto, pse s’mi tregove një çikë, këto klasat e kështu mo vëlla, si i keni?

Kopshti nr.2: Po ja mo, klasën hajde shihe këtu ti se njësoj i ke!

Qytetari: Po këtu luajnë ata, domethënë në mëngjes?

Kopshti nr.2: Shiko, ne kemi një orar të reduktuar dhe ka një rregullore të brendshme se si veprojmë për lojrat./tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Falsifikohen dëftesat e shkollës në Fier/ Fiks Fare zgjidh problemin e 50-vjeçares!

Publikuar

-

Nga

Fiks Fare denoncoi falsifikimin e dëftesave të një shkolle në rrethin e Fierit, ku disa ish-nxënës nuk figurojnë në regjistrat dhe numrat e amzës.

Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua Ardiana Plaku, 50 vjeçe, e cila jeton aktualisht në Greqi. Ajo thotë se ka përfunduar shkollën 8-vjeçare (aktualisht 9-vjeçare) në fshatin Hamil të Fierit, por në numrin e amzës së saj del një person tjetër. Thotë se ka ndjekur shkollën “Trifon Prifti”, në vitet 1978-1986, por tashmë shkolla i thotë se nuk e ka përfunduar ciklin 8 vjeçar, por dikush tjetër.

“Unë banoj në Greqi dhe këtu kam përfunduar shkollën e gatimit. Dhe më duhet një vërtetim me nota që kam mbaruar shkollën 8-vjeçare. Kam bërë autorizim te vëllai im dhe ka shkuar te drejtoresha që është tani. Ka kërkuar një vërtetim që unë kam mbaruar shkollën 8-vjeçare. Dhe ajo i ka thënë do ta jap. Pastaj i tha këtu është bërë një shkelje. Në emrin tim figuron një person tjetër. Në regjistrin qendror, kur mbaron 8-vjeçarja, ato kalojnë më duket në një regjistër qendror që kemi mbaruar shkollën 8-vjeçare me nota. Numri i amzës është i gjithi që figuron emri im nga klasa e parë dhe nuk e di deri në ç’vit që ajo nuk na e tha” thotë Ardiana.

Më tej shton se ka disa muaj që ajo dhe familjarët e saj shkojnë pranë kësaj shkolle, por s’kanë marrë zgjidhje. Nga ana tjetër, vëllai i saj Fredi Plaku thotë se ka që në muajin qershor që sorollatet lartë e poshtë po s’i kanë dhënë zgjidhje. Ka takuar disa herë drejtoreshën e shkollës, e cila i ka treguar këtë problem. Madje, drejtoresha i ka thënë se është në dijeni të këtij problemi dhe se ka bërë edhe një kallëzim penal.



Pas kësaj ankese, gazetarët shkojnë në shkollën “Trifon Prifti”, aktualisht 9 – vjeçare, në fshatin Hamil të Njësisë Administrative Dërmenas Fier. Por, drejtoresha e shkollës nuk pranon që të japë shpjegime. Drejtoresha pohon se këto informacione i ka Drejtoria Arsimore e Fier. Por, edhe kjo e fundit nuk kishte informacione. Fiks Fare pyeti në Zyrën Arsimore të Fierit për problemin e Ardianës, ndërsa mori një përgjigje se “amzat janë dokumente shkollore që krijohen, plotësohen, dhe shërbehen nga institucionet arsimore dhe janë detyrë e sekretarit të institucionit arsimor”.

LEXO EDHE:  Molotov shkollës/ Policia shoqëron 9 protestues

LEXO EDHE:  Aksident në Korçë/ Makina humb kontrollin dhe përmbyset

Në përgjigjen me shkrim, ZVA Fier thotë se drejtoria e shkollës i është drejtuar me nje kallëzim penal Prokurorisë Fier me dyshimin se disa dokumente shkollore, nr e amzës, janë të falsifikuar. “Në këto kushte, drejtoria e shkollës ka pezulluar dhënien e dokumenteve shkollore që u përkasin këtyre amzave ku rezulton të jetë e regjistruar edhe Ardiana Plaku” vijon Zyra Arsimore. Shkolla e pranon se ka pasur falsifikime, për të cilat ka bërë edhe një kallëzim penal. Ndërkohë, në fund të përgjigjes, Zyra Arsimore thotë se qytetarja mund të bëjë kërkesë dhe do të pajiset sa më shpejtë me vërtetimin shkollor.

Pas interesimit të “Fiks Fare”, qytetarja mori dëftesën e shkollës. “Dërgova vëllanë se vetë nuk jam në Shqipëri dhe ajo i tha se është bërë një shkelje. Ka lajmëruar prokurorinë dhe do ta zgjidh këtë çështje tha ajo dhe pas 1 jave do t’ju kthej përgjigje. Vajti vëllai, me fotografitë e mia, me prokurën që i kisha bërë, dhe e mori dëftesën pa asnjë problem. Dhe pa ndihmën tuaj s’do kisha bërë gjë. Ndihma juaj ishte shumë, shumë, shumë e vlefshme dhe shumë e madhe. Ju falenderoj! Falenderoj shumë Fiks Fare që më ndihmuan dhe mora deftesën time dhe jam ktu ku jam” përfundon Ardiana./tch

LEXO TE PLOTE