LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Çështja Tahiri”/ Gjykata vendos sot për "fatin" e ish-ministrit të Brendshëm

28 Shtator 2021, 08:04, Kronika CNA
“Çështja Tahiri”/ Gjykata vendos sot për

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-kreu i policisë së Vlorës, Jaeld Çela dalin sot para Gjykatës së Lartë.

Tahiri dhe Çela kundërshtojnë vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, për rikthimin e çështjes së tyre për rigjykim.

Tahiri ka mbërritur në Gjykatën e Lartë i shoqëruar nga avokati Maksim Haxhiaj. Ish-drejtori Çela i cili ndodhet në paraburgim nuk është shoqëruar në ambientet e Gjykatës së Lartë. Ai përfaqësohet nga dy avokatët e tij. Gjykata e Lartë nuk ka lejuar prani të gazetarëve, duke u justifikuar me masat anti-covid.

Kujtojmë këtu se ish-ministri është dënuar nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda për shpërdorim detyre, me 3 vite shërbim prove. Po ashtu, me 3 vite e 4 muaj burg u dënua edhe Jaeld Çela.

Të dy u akuzuan për trafik droge në kuadër të grupit kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj.

Kujtojmë se ish-kreu i Policisë së Vlorës u vetëdorëzua në polici në maj të 2020-ës, pas dy vitesh në arrati, ndërsa akuzohet për veprat penale ?Kultivim i bimëve narkotike?, ?Trafikim i bimëve narkotike? dhe ?Grup i strukturuar kriminal?./CNA.al

Lajmet e fundit nga