Connect with Us

Basha një humbës serial/ Nishani për ‘Foltoren’ e Berishës: Besoj në seriozitetin e kauzës së tij

Politikë

Basha një humbës serial/ Nishani për ‘Foltoren’ e Berishës: Besoj në seriozitetin e kauzës së tij

Publikuar

-

cna lajme politike

Ish-presidenti Bujar Nishani duke folur për folu për zhvillimet në PD, theksoi se është bashkuar me “Foltoren” e Berishës, sepse beson në seriozitetin e kauzës së tij.

“I jam bashkuar Foltores së Berishës, për të pasur një PD të bashkuar, ndryshe, të reformuar, të modernizuar. Jam bashkuar me Foltoren e Berishës, për seriozitetin e kauzave të tij. Duhet të mblidhet Kuvendi Kombëtar. Jam bashkuar me ata demokratë që duan demokraci në PD.

Duhet që rivendosen strukturat e Partisë Demokratike. Lulzim Basha është humbës serial i PD-së. Basha ka mbështetje më të ulët sesa subjekti politik, pra Partia Demokratike. PD ka nevojë për shumë ide, por nuk ka nevojë për çarje, por për bashkim. Berisha është individi që duhet ta nisë këtë proces. PD ka dy rrugë sot ose do të vazhdojë që të jetojë në këtë kënetë ose do që të ketë proces bashkimi e demokratizimi”, u shpreh Nishani ne Syri tv./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Berisha mbyll Foltoren në Sarandë/ Zbulohet takimi i rradhës

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka përmbyllur Foltoreen e tij në Sarandë, ku njoftoi se të martë do të takohet me demokjratët e Fushë Krujës.



Mes brohoritjeve dhe ovacioneve, qindra demokratë në Sarandë mbështetën ish liderin e tyre, ku kërkuar edhe largimin e Lulzim Bashës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kërcënoi anëtarët e Kryesisë/ Berisha ftesë live Ina Zhupës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nga ‘foltorja’ e Sarandës, ish-kryeminsitri Sali Berisha i është kthyer presioneve nga ana e deputetes Ina Zhupa ndaj anëtarëve të kryesisë së degës për të mos marrë pjesë në foltoren.

Ish-kryeministri Berisha u ka sugjeruar anëtarëve të kryesisë që të ftojnë deputeten dhe ta prezantojnë atë me firmat e demorkatëve për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në 11 dhjetor.



Çfarë do ju sygjeroja juve pasi tani e keni marrë ju drejtimin e partisë deri në zgjidhjen e krizës. Takoni deputeten tuaj pasi ajo është një zonjë e nderuar, hajde urdhëroni së bashku ti shohim të gjitha firmat e demorkatëve të Sarandës që kanë bërë fushatën tënde dhe janë bërë cop për ju. Ku është avokati Spiro, të përshëndës dhe këtë bëni ju, urdhëroni zonjë dhe me të gjithë kështu të veprojmë. Ne i kemi deputetë ata dhe i duam. Por një gjë jua them këtu, ky sistemi i primareve është jetik, deputeti nuk është as i Lulzim Bashës as i Sali Berishës. Ai është deputeti juaj është i qytetarëve. Ai nuk konceptohet kush që të thotë jam deputeti i Lulzim Bashës apo i cilitdo. Ndaj avokat të sygjeroj, që shoqërisht ta ftosh që të shofi listë. Do të vijë ajo, kështu jemi ne demorkatët”, tha Berisha.

LEXO TE PLOTE

Politikë

LSI shton sulmet ndaj Bashës/ Zbulon planin e fshehtë me Ramën në 25 prill

Publikuar

-

Nga

Lëvizja Socialiste për Integrim ka vijuar sulmet në drejtim të kryeopozitarit Lulzim Basha.

Pas Monika Kryemadhit dhe Petrit Vasilit, mbrëmjen e sotme ka reaguar edhe ish deputetja  ekësaj partie Silva Caka.

Në një intervistë për Report Tv, Caka u shpreh se Lulzim Basha kishte bërë plan me Edi Ramën për izolim të LSI në zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa shton se nuk ka pasur zyrtarisht asnjë propozim nga PD për numër mandatesh.



Çdo parti ka struktura ka kryetarë të cilët diskutojnë me njëri-tjetrin, në Shqipëri është bërë e rrugës nëse nuk ka një komunikim strukturash partish ka një komunikim kryetarësh i cili merr më pas rrugën ligjore.  Nuk kemi pasur një propozim zyrtar që ne të përfshiheshim në një listë të përbashkët apo që të propozoheshin një numë ri caktuar mandatesh. Të dalin në media individë të cilët pavarësisht faktit që mund të jetë publik, por nuk nënkuptojnë asgjë në sensin e vendimmarrjeve të mëdha brenda partisë, por kur kjo nuk vjen nga një fuqi vendimarrëse, ky propozim nuk merret në konsideratë.

Nuk mund ta justifikojnë gjithë humbjen, që e patëm edhe të përbashkët. Nuk mund të justifikohet duke thënë se i ofruam LSI-së vende të sigurta në listë. Nuk mund të bëjë pis LSI-në as Gaz Bardhi as Lulzim Basha, i kemi qëndruar të gjitha kauzave të Lulzim Bashës. Dogjëm mandatet që të bënim Lulzim Bashën kryeministër. Zotëria jepte garanci se kishte garanci nga pala gjermane për zgjedhje të parakohshme.

Deri në një moment të caktuar u pa një frymë bashkëpunimi e më pas u shkëput me thikë. Daljet në terren nuk u bënë kurrë të përbashkëta. Edhe në Kombinat kemi dalë vetëm për ti dhënë protagonizëm Bashës. Kjo u pa si dobësia, ose ka qenë një plan i mirëmenduar për të sulmuar dhe izoluar sa më shumë LSI. Po kuptohet shumë qartë që ishte një qartë i mirëmenduar e gjithë aleanca nuk ka qenë as me Gjermanët, as me BE-në as me SHBA, por me Edi Ramën. Këto po më duken si njerëz që po luftojnë me mullinjtë e erës, por armikun”, tha Caka./CNA.al

LEXO TE PLOTE