135 milionë euro investime në sektorin e banimit/ Programi i përbashkët për efiçiencën energjetike në Ballkanin Perëndimor

28 Shtator 2021, 14:42, Aktualitet CNA
135 milionë euro investime në sektorin e banimit/ Programi i

Për më pak se katër vjet, më shumë se 9,000 familje në rajonin e Ballkanit Perëndimor kanë investuar mbi 45 milionë euro në teknologjitë për kursimin e energjisë, siç janë, pompat termike, dritaret e reja apo panelet diellore, dhe e gjithë kjo falë Programit Rajonal për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër (GEFF).

Këto përmirësime kanë rezultuar në zvogëlimin e emetimeve të CO2 për më shumë se 12,000 ton në vit, gjë që është baras me largimin e 7,700 makinave nga rrugët.

GEFF në Ballkanin Perëndimor është themeluar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) me mbështetjen e donatorëve, dhe siguron linja të specializuara të kredisë për individë, së bashku me grante të cilat i financon Bashkimi Evropian (BE), për investime në efiçiencën e energjisë. Programin së bashku e financojnë Ministria Federale e Financave e Austrisë, dhe donatorët dypalësh në kuadër të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF) .  Ky është pjesë e Programit Rajonal për Efikasitet Energjetik (REEP) për Ballkanin Perëndimor dhe zbatohet në partneritet me Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë.

Pas zbatimit të suksesshëm të programit në nivel rajonal ? i cili para pak kohe, saktësisht në mars të vitit 2021, është zgjeruar edhe për Malin e Zi – si edhe rritjes gjithnjë e më të madhe të interesimit për financimin e efiçiencës energjetike, fondet e GEFF janë rritur nga 85 në 135 milionë EURO, kurse gjatë vitit 2022  planifikohet zgjerimi i mëtejmë i programit. Fondet do të jenë të disponueshme përmes institucionevee lokale financiare dhe  do të mundësohen për një numër edhe më të madh të familjeve në rajon që ta përmirësojnë  efiçiencën e energjisë në shtëpitë e tyre.

Aleksandra Vukosavleviq, drejtoreshë e BERZH-it  për institucione financiare për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për Evropën Lindore, deklaroi:? Jemi jashtëzakonisht të kënaqur  që mbështetja jonë ia ka mundësuar një numri të madh të familjeve në Ballkanin Perëndimor që të investojnë në përparimin e efiçiencës energjetike në shtëpitë e tyre, gjë që ka sjellë reduktimin e emetimit të gazrave të dëmshme, por edhe uljen e shpenzimeve të energjisë elektrike. Lufta kundër ndotjes së ajrit dhe ulja e intensitetit të energjisë janë prioritetet kryesore në rajon dhe ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetjen përmes GEFF-it si një nga shtyllat tona kryesore për sektorin e banimit.”

Individët të cilët duan të investojnë në efikasitetin e energjisë mund të aplikojnë për linjat e specializuara të kredisë në institucionet financiare lokale partnere. Pas përfundimit të suksesshëm të investimit, individët do të marrin stimuj në formën e granteve të BE-së në vlerën deri 20 për qind të shumës së kredisë. Kontributi i deritanishëm i BE-së me këtë program është 27 milionë EURO për program si mbështetje e individëve në Ballkanin Perëndimor që kanë investuar në teknologji efikase energjetike, me çfarë këto investime janë bërë të arritshme për qytetarë.

Richard Masa, shef i sektorit, Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor, Komisioni Europian, deklaroi: ?Komisioni Europian është gati të mbështesë zbatimin e Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Në kuadër të fondeve të programit IPA III, është planifikuar ndarja e 500 milionë euro veçanërisht për këtë qëllim. WBIF do të mbështesë  zbatimin e Agjendës së Gjelbër me gjelbërimin e investimeve të mëparshme dhe të ardhme në të gjithë sektorët si edhe dhënien e përparësive investimit në teknologjitë të cilat mund ta përshpejtojnë tranzicionin e gjelbër.”

Leander Treppel, drejtor i bordit të EBRD për Austri, ka thënë: “Austria e mbështet fuqishëm GEFF-in në Ballkanin Perëndimor për të promovuar investimet e individëve në efiçiencën energjetike  dhe që t?u mundësohet  individëve dhe familjeve të varfëra që t?i shohin përparësitë nga këto investime, njëkohësisht duke i kontribuar përmirësimit të qëndrueshëm, ekologjik dhe të pranueshëm të shtëpive dhe luftës kundër ndryshimeve klimatike.”

Programi gjithashtu ka ofruar mundësi për bashkëpunimin e me më shumë se 4,000 prodhuesve dhe shitësve të teknologjive të gjelbra dhe shumë efikase në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Shitësit janë paraqitur në Selektorin e teknologjisë, në katalogun online  në internet të produkteve eficiente të para-aprovuara, të arritshme në të gjitha 6 tregjet e Ballkanit Perëndimor. Katalogu është i disponueshëm përmes faqeve të internetit GEFF (Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbi) dhe përfshin produkte të tilla si izolimi termik, kaldajat me efikasitet të lartë, pompat e nxehtësisë, kolektorët diellorë ose ngrohësit diellorë për ujë të nxehtë dhe sistemet fotovoltaike. Selektori i teknologjisë mundëson kërkimin më të lehtë të teknologjive dhe shërbimeve dhe e nënkupton listën e shitësve përkatës.

Ngjarja online është organizuar me qëllim që të festohet suksesi i programit GEFF dhe që t?u dorëzohen shpërblimet  institucioneve financiare partnere dhe shitësve. Gjatë ngjarjes u mbajt edhe një panel diskutimi mbi gjelbërimin e mëtejshëm të ekonomive të rajonit, në përputhje me Agjendën e Gjelbër të BE-së dhe me Planin Ekonomik dhe Investues për Ballkanin Perëndimor.

Violeta Kogalniceanu, shefe e Sektorit për Infrastrukturë dhe Efikasitet Energjetik, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, deklaroi: ?Suksesi i programit GEFF në Ballkanin Perëndimor është dëshmi se investimet në efiçiencën energjetike të individëve e paguajnë vetveten përmes kursimeve që i realizojnë. Përveç kësaj, suksesi i arritur dëshmon se programi i mirë, i cili e kombinon me mençuri dialogun për rregulloret, përkrahje teknike, gatishmëri të BERZH-it që t?u japë hua institucioneve financiare partnere, si edhe grantet nga fondet e BE, në formën e stimujve, mund të kenë ndikim të dukshëm në treg.”

Si mirënjohje me përpjekjet e përbashkëta të donatorëve të GEFF-it, institucioneve financiare partnere, prodhuesve dhe shitësve të teknologjive të gjelbra, BERZH ju dhuroi donacion prej 1,000 pemësh që do të mbillen në mbarë rajonin gjatë vjeshtës së vitit 2021. Ky shpërblim i gjelbër para se gjithash u shpreh mirënjohje për rezultatet e arritura 18 institucione financiare partnere të cilat janë përfshirë gjatë fazës së parë të programit dhe të 32 shitësve më aktivë dhe më të përkushtuar.

 

 

Lajmet e fundit nga